Pashtriku, 19 nëntor 2019: Përshëndetje mik im – Sheradin,
Monadat ishin nimfa të fushave/fshatrave të ritit dioniziak. Ata merrshin pjesë në festat romake të Bakuzit. Këto dy figurina janë tipike «etruske». Statujet e vogla të monadave ishin mjaft të përhapura në Antikitet, por janë statujat etruske që ishin më të çmuara dhe më të përhapura. Në atë kohë ekzistonte një lloj tregtie me statuja të përcjellura nga udhëtimet e ndryshme dhe kontaktet midis popujve.
Duhet theksuar se «Dionizi ishte hyjniu me i vonshëm i Panteonit të Olimpit (ishin vetëm 12, nganjëherë ky ishte i përjashtuar). Sipas historianëve të Antikitetit riti i Dionizit (Bakuzi i Romës, Bakantët, bakanalet romake, etj) u përhap rreth shekullit VII/VI para erës sonë.
Autori Teofrasti (shek.III para erës sonë) shkruan në librin e tij (IV – Historia e Bimëve) se Dionizi lindi në malin Meros (Pakistani i sotëm) dhe është i vetmi zot i lindur nga një i vdekshëm (njeri jo hyjnor). Origjina e Dionizit është mjaft e diskutueshme dhe e përzier me të gjitha llojet e interpretimeve ose manipulimeve, etj, etj. Ditën e mirë. Bashkangjitur një pikturë muri me dy monada etruske.
____________
KUSH ËSHTË AREF MATI (METHIEU AREF)
Aref Mati (Mathieu Aref) ka lindur me 1 mars 1938 në Kajro të Egjiptit, nga një familje me origjinë shqiptare nga Mati. Prindërit e tij rrjedhin nga dy familje të shquara që në kohën e Skënderbeut (Canameti, Stafa, Preni nga babai dhe Lala, Kola, Lufi nga nëna). Shkon në Paris në vitin 1961, për t’ia kushtuar më pas 30 vjet të jetës së tij studimore dilemës së madhe rreth prejardhjes apo jo indo-europiane të gjuhës dhe kombit shqiptar. Aref Mati në vitin 2003 botoi në gjuhën franceze librin: ”Albanie (Historie et langue) ou l’incroyable odyssée d’un people préhellénique”, ndërsa në vitin 2007 këtë libër e boton edhe në gjuhën shqipe: ”Shqipëria” (historia dhe gjuha) Odiseja e pabesueshme e një populli parahelen”, Tiranë, Plejad 2007 (608 faqe). Mati ka botuar edhe veprën: “Greqia (Mikeanët = Pellazgët) ose zgjidhja e një enigme, Paris 2004”, teorinë e së cilës në vija të përgjithshme e shpërfaq edhe në këtë vëllim. Më 03 Janar 2012, në Universitetin e Sorbonës Aref Mati mbrojti tezën e doktoraturës me titull: “Kërkime mbi Pellazgët, si origjinë e civilizimit grek”. Këtë tezë e mbrojti me sukses përpara jurisë prej 3 anëtarëve: 1. Dominique Briquel, Profesor në Universitetin Paris – Sorbon, i cili ishte edhe drejtuesi i temës. 2. Charles Guittard, Profesor në Universitetin Paris – Nanterre (Paris X) dhe 3. Guillaume Bonnet, Profesor në Universitetin e Bourgogne (Dijon). (Përgatiti: Sh.Berisha)