DR.MATHIEU AREF: SHQIPTARËT KËSAJ EUROPE I DHANË DY QYTETËRIME TË MËDHA, ATË GREKE (NËPËRMJET PELLAZGËVE) DHE ATË ROMAKE (VIA ETRUSKËVE)

Paris, 28. 03. 2014 – Sapo ktheva nga pushimi kam përkthyer në shqip peticionin që dërgova në Bashkimin Europian, në gjuhën frenge. Me këtë rast dëshiroj të them këtu se, këtë tekst e kam bërë jo vetëm si historian i specializuar në lashtësinë e Europës, por si një adept i të drejtave të njeriut dhe në veçanti si patriot shqiptar. Në fakt unë nuk jam n’ato njerëz që heqin dorë me lehtësi ose që mohojnë zanafillën stërgjyshore…
* * *
PETICION – PËR INTEGRIMIN E SHQIPËRISË NË BASHKIMIN EUROPIAN
Për të katërtën herë Bashkimi Europian ka hedhur poshtë kandidaturën e Shqipërisë për të hyrë në këtë federatë, emër i cili sot nuk është i përshtatshëm. Unë nuk guxoj të mendoj se ky refuzim është i kushtëzuar nga çështjet “teknike ose funksionale”. Kjo ashpërsi të bënë për të menduar për një lloj albanofobie të gjeneruar nga vende thellësisht anti’shqiptare? Sidoqoftë kjo përngjan mirë si në një skandal ose në një orkestrim nga disa, kundër këtij vendi të vogël, por popull i madh që i dha kësaj Europe (ajo që është aktualisht duke e hedhur poshtë) të dy qytetërimet më të mëdha, atë greke (nëpërmjet pellazgëve) dhe atë romake (via Etruskëve)! Sipas të gjithë autorëve grek të lashtë, Pellazgët ishin paraardhësit e grekëve dhe jo stërgjyshërit e tyre. Autorët e lashtë nga të cilët – Hekateu i Miletit, Herodoti ( I, 56, 57, 143, 145, 146, 147 e të cilëve, II, 51, V, 69, VII, 95, VIII, 44, 46, 48, 93, IX, 26,), Thukididi (I, 3, 6, IV, 109) dhe tragjedianët (Eskili, Sofokliu dhe Euripidi) pohojnë se pellazgët ishin banorët e parë të asaj që do të bëhej Helladë. Në Iliada (XVI, 233, 234) Homeri a nuk i kualifikon «Hyjnorë» Pellazgët dhe Zeusin «Pellazg» dhe a nuk fliste për ekzistencën e «një gjuhe të perëndive» (Iliada, 401 406, II, 59-811 à 815)? Sa për Etruskët (Tirenjanët ose Tursânët të grekëve) ata kanë qenë pjesë të të njëjtit grup etnolinguistik pellazg. Pasardhësit e tyre të fundit në Ballkan ishin Trakët në lindje dhe Ilirët në Perëndim. Shqiptarët janë pasardhës të drejtpërdrejtë të Trako-ilirëve i vargut të fundit pellazg që rrjedh nga parahistoria Europiane. Ilirët, sipas autorëve të lashtë, a nuk ishin vëllezër gjaku të Keltëve? Në të vërtetë, sipas Apianit (2 Iliria, Maqedonia II) Keltosi (ethnonimi Kelt) Illyriosi (eponimi ilir) dhe Galosi ose Galasi (ethnonimi Gael) janë vëllezër nga Galatae dhe Polifemi (Kiklops apo gjigant i egër). Apiani merr këtë legjendë nga Theokriti (shekulli III para erës sonë, Idilët, kapitull VI dhe XI). Polibi thotë (Historia, II, 7, 5 ) se Keltët dhe ilirët janë nga e njëjta familje etnike.

Të gjitha këto vendet europiane që mohojnë europianizmin e kombit shqiptar injorojnë çdo gjë të këtij populli. Ata kanë okultuar origjinën e tij të lashtë dhe të shkëlqyer dhe vetëm kanë mbajtur një kujtim të përzgjedhur të një të kaluare që është e dobët për të thënë pesë shekujt e sundimit osman (nga shekullit XV’të sikur ndodhi edhe për gjitha vendet e Ballkanit) nën zgjedhën e të cilës një pjesë e madhe e popullsisë u konvertua në Islam. Ata gjithashtu kanë kujtesë pothuajse një gjysmë shekulli të diktaturës komuniste, që e zhyti Shqipërinë në një izolim me të madh dhe në një lloj përgjumjeje e cila u bë e dëmshme për çdo pikëpamje. Së fundi, ata kanë në kujtesë bistakët njerëzore që sulmuan varkat për të lundruar drejt Italisë dhe në Perëndim, e cila personifikonte lirinë dhe Eldoradon. Natyrisht të gjitha këto elita politike të Bashkimit Europian bëjnë sikur harrojnë se, para shekullit të pesëmbëdhjetë i tërë kombi shqiptar ishte i besimit krishterë (katolikë dhe ortodoksë), ky komb që ishte konvertuar në krishterim nga Shën Pali në shekullin e parë pas erës sonë para se të shkonte në anën tjetër të Adriatikut, për të kthyer të gjithë Italinë ndaj krishterimit. Ata injoruan të kaluarën e tij prestigjioze parahelene. Me gjithë këto, elitat e tyre politike (sh. XIX, XX, XXI), përveç mungesës së kulturës në lidhje me të, kanë qenë të abuzuar edhe nga shumë pseudo-shkencëtarë (historianë, helenistë, arkeologë dhe gjuhëtarë) që rrëmbyen ose shtrembëruan historinë e vërtetë të lashtë të gjithë gadishullit Ballkanik, Egjeut dhe Azisë së Vogël. Në të vërtetë pas shumë gjurmësh të gabuara, analizash të rreme, të devijuara dhe të larguara nga rruga e vërtetë, historia parahelene e Greqisë u cungua, dhe vetëm e pranuara përgjithësisht ka mbizotëruar dhe vazhdon edhe sot.
Në vitin 1968, dmth për gati pesëdhjetë vjet, unë ndërmora studime dhe kërkime shumëdisiplinore të cilat çuan në botimin e dy librave (2003 dhe 2004 për botimin frëngjisht dhe 2007 dhe 2008 për botimin shqip) dhe paraqitjen e një teze të doktoraturës në Sorbonne/Paris IV në vitin 2012. Historiografia moderne e Greqisë është mbërthyer në një prej këtyre kafshëve ideologjike dhe ka marrë thjesht një rrugë të gabuar, më të errët dhe ka cunguar historinë e Greqisë parahelene dhe arkaike për arsyet e mëposhtme .
• Duke besuar në një Luftë të Trojës e zhvilluar në shekullin e dymbëdhjetë para erës sonë. Kjo datë është themeluar në një mënyrë arbitrare, pa ndonjë dëshmi historike, nga Eratostheni, një matematikan grek i shekullit të tretë para Krishtit (gjithë autorët klasik nuk e njihnin këtë datë). Ky fakt ka udhëhequr në besimin e një lashtësie greke të hershme dhe që gjurmët e historisë së tyre janë gjerësisht para asaj lufte. Prandaj që nga data e kësaj lufte trojane hipotetike historianët modern i kanë bazuar të gjitha datat e tjera të historisë greke. Ndërkohë që të gjithë shkrimtarët e lashtë të shekujve të gjashtë dhe të pestë para Krishtit injoruan ekzistencën e një “civilizimi mikenian” – të shpikur nga pseudo arkeologu Heinrich Schliemann – si dhe ekzistimin e kësaj date . Të vetmit mikenian, për ta, kanë qenë thjeshtësisht “banorët” e “qytetit” të Mikenës. Këto autorë të lashtë konsideruan Pellazgët si të vetmit paraardhës të tyre dhe jo stërgjyshërit e tyre.
Duke marr parasysh Linearin B si gjuhë greke të lashtë, ndërsa në kohën e këtij shkrimi (që rrjedhon nga lineari A i Kretës) Helenët nuk kishin hyrë në historinë e vendit – i pushtuar shumë më vonë.
Ventris-i dhe Chadvik-u nuk kanë përfshirë, në kuadrin e studimeve dhe hulumtimeve të tyre, gjuhë të tjera (shqipen, për shembull) por vetëm gjuhën greke dhe nuk mendonin se mund të kishte gjurmë të rëndësishëm të pellazgjishtës së lashtë nga e cila rrjedh greqishtja e lashtë dhe aq më tepër shqipja moderne. Përkundër zbulimit të tyre ata nuk kanë ndryshuar perspektivën që kemi për historinë greke. Në të vërtetë deshifrimi i Linear-it B varet nga natyra fragmentare dhe të njëanshme të materialeve të përdorura në punën e tyre të deshifrimit të Linear B. Fjalët dhe emrat e përdorura në këtë shkrim (të frymëzuar nga lineari A i Kretës), nuk janë tekste letrare dhe nuk na tregojnë asgjë për kulturën apo historinë e asaj kohe. Shpesh aty ndodhen repertore ose inventare llogaritare e të gjitha llojeve prodhimi, të papërpunuara ose të prodhuara duke përfshirë disa emra që rrjedhin nga emra apo fjalë shpesh të huaj dhe jo mikenian (për shkak të tregtisë së ndryshme). Kështu Shtrirja filologjike dhe gjuhësore mbetet, për këtë arsye, mjaft e kufizuar . Duhet shënuar, megjithatë, se emrat e hyjnive parahelene të mitologjisë ishin tashmë në vulat e Kretës që nga koha e palatëve (~ 2000 ~ 1700). Duhet të theksohet se shumica e onomastikës së poemave epike shpjegohen më tepër në dialektin gegë të Shqipërisë së veriut se në gjuhën greke.
Duke nënçmuar madje errësuar plotësisht rolin e rëndësishëm që luanin Pellazgët në shfaqjen e qytetërimit grek.
Mos theksimin e mjaftueshëm për rolin e etruskëve (grup i njëjtë etnik me pellazgët) në shfaqjen e qytetërimit romak .
Duke mos bërë asnjë lidhje në mes të etruskëve, pellazgëve, trako-ilirëve dhe shqiptarëve të sotëm.
Duke mos marrë parasysh shumë shkrime të lashta të shekujve të gjashtë dhe të pestë para Krishtit (Homeri në Iliadën, Hekateu i Miletit, Hellanikos i Lesbosit, Herodoti, Thukididi dhe Tragedianët, etj.) që kanë shpallur me zë të lartë se, vetëm Pellazgët ishin paraardhësit e grekëve dhe jo stërgjyshërit e tyre.
Duke errësuar origjinën e Iliadës dhe Odisesë: poezi të traditës gojore parahelene dmth pellazge. Këto poezi janë modifikuar, ndryshuar apo manipuluar për t’i shërbyer çështjes dhe interesave pushtuesve helene (historikisht të ndodhur pas shekullit të tetë para Krishtit), të vendit që do të bëhej Greqi (Hellad), i quajtur më parë “Pelaszgia” .
Duke lënë pas dore studimin e thellë të historisë dhe gjuhës së Pelaszgëve që u përhapën nga dy brigjet e Danubit deri në detin Mesdhe (që përfshin Kretën dhe ishujt të Egjeut) dhe nga Adriatiku (madje deti tirenian) deri në Azinë e Vogël.
Linguistika moderne u shpërfaq në mënyrë të gabuar në një ideologji indo-europeaniste. U krijua, artificialisht, një gjuhë virtuale e quajtur “indo-europiane” (dhe në të njëkohësisht, u krijua një popull “hipotetik”, i quajtur indo-europiane). Pastaj janë përpjekur për të bërë krahasime të shumta në mes gjuhëve të lashta (greke dhe latine me origjinë Europiane) dhe gjuhë të huaj (aziatike) dhe të tjera më të fundit (gjuhët sllavo-bullgare dhe fino-ugriane ose uralo-altaike që përfshinë hungarishtën, finlandishtën, Estonishtën) dhe lidhjen e bërë me sanskritishtën (shkruar në shekullin e gjashtë para Krishtit dhe shkrime bashkëkohore me greqishten e kohës të Pizistratit) ose Tokharishtën (më e re). Kishte, natyrisht, shumë ndërhyrje në mes të gjitha këtyre gjuhëve (nga forca e gjërave, mbipopullimit, lëvizjet e popullsive, pushtimet e ndryshme, tregti, etj.). Por gjuhëtarët në sistemin e tyre krahasimor nuk kanë marrë parasysh faktorin kronologjik të të gjitha gjuhëve të studiuara dhe të historisë së pandarë në secilin nga këto gjuhë. Megjithatë, studimi i kësaj përzierje heterogjene nuk do të çojë në një kuptim më të mirë të gjenezës së një gjuhe europiane, që është për të thënë, një “gjuhë amtare” me zanafillë në gjuhën greke dhe latine që kanë ndikuar gjuhët të ardhur relativisht vonë në Evropën lindore si, balto-sllave (shekulli i gjashtë dhe i shtatë pas erës sonë) dhe fino-ugriane (si për shembull gjuha hungareze që u shfaq rreth shekullit dhjetë/njëmbëdhjetë pas erës sonë.
• Pakujdesia ose injorimi i historisë së gjuhëve, injorancës apo fshehjes së origjinës së vërtetë të grekëve (via Pellazgëve) dhe latino-romake (via Etruskëve) çoi gjuhëtarët që të mos bëjnë asnjë lidhje midis gjuhës shqipe (dialekti gegë dhe tosk – që rrjedhin nga trako-ilirishtja) dhe paraardhëses së saj etno-gjuhësore “pellazgjishten e lashtë” (duke përfshirë etruskishtën, frigjishtën që janë shumë të afërt me trako-ilirishtën). Ky është drejtimi që duhet marrë, për të kërkuar këtë gjuhë amtare të Europës dhe, si pasojë, për të gjetur “vatërin fillestare” (jo nga India-kështu termi artificial “Indo” u lidh me termin “europiane”). Disa autorë bashkëkohorë si JP. Mallory dhe Colin Renfrew janë përpjekur të merren me çështjen e “vatërës fillestare” pa pas mundësinë për me zgjidhur përfundimisht këtë problem. Në përfundim shumica e gjuhëtarëve, shumë të fragmentuar dhe të mbyllur në disiplinën e tyre, në kuadrën e studimeve dhe hulumtimeve të tyre, kannë neglizhuar pjesën historike, etno-gjuhësore dhe kronologjike në lidhje me çdo ghuhë të studiuar.
* * *
Unë do të shtoja se organet zyrtare europiane kanë planifikuar për të pranuar kandidaturën e Serbisë, ndërsa serbët në veçanti dhe sllavët përgjithësisht u shfaqën në Ballkan në shekullin e VI/VII pas erës sonë. Ata zunë dalëngadalë të gjitha trojat që i përkisnin fiseve pellazge, si Ilirët, Thrakët, Dardanët, Triballët, Panonianët, Agrianët, etj. Pastaj për sa u përket hungarezëve (Magjarëve) ata janë shfaqur në Panoninë ilire rreth shekullit të dhjetë pas erës sonë. E gjithë kjo për të thënë se ilirët dhe trakët autokton ekzistojnë në Ballkan të paktën prej Neolitit.
Pas këtij prezantimi mbetet vetëm të shpresojmë se elitat politike të Bashkimit Europian do të jenë të informuar mirë dhe do të kuptojnë pse ky shtet i vogël i perendimit ballkanik meriton të marrë pjesë midis popujve të Bashkimit Europian, aq sa kombet e tjerë të kësaj Europe, që përdorë nivele shpejtësije të ndryshme.

…………………….

LEXONI PETICIONIN NË GJUHËN FRENGE:
Pétition de Mathieu AREF Paris, France: Intégration de l’Albanie à l’Union Européenne

http://www.change.org/fr/p%C3%A9titions/union-europ%C3%A9enne-int%C3%A9gration-de-l-albanie-%C3%A0-l-union-europ%C3%A9enne

===============================

SHTOJCË E PASHTRIKU.ORG

MathieuAREF, Docteuren Histoireet Civilisationdel’Antiquité
http://nationbicephale.com/interviews/questions-a-mathieu-aref-docteur-en-histoire-et-civilisation-de-lantiquite.mik
* * *
DR.ARIF MATI (MATHIEU AREF): PELLAZGËT DHE GJUHA E TYRE
https://pashtriku.org/index.php?kat=45&shkrimi=2231
* * *
PASHTRIKU: ARIF MATI – DOKTOROJ NË UNIVERSITETIN E SORBONËS
https://pashtriku.org/index.php?kat=64&shkrimi=753
* * *
SHERADIN BERISHA: DR.ARIF MATI NË PRISHTINË SHPËRFAQI LASHTËSINË PELLAZGJIKE TË SHQIPTARËVE
https://pashtriku.org/index.php?kat=47&shkrimi=1009
* * *

ARIF MATI: SHQIPËRIA (HISTORIA DHE GJUHA) ODISEJA E PABESUESHME E NJË POPULLI PARAHELEN
https://pashtriku.org/index.php?kat=45&shkrimi=773
* * *
ARIF MATI: PELLAZGËT ANTIK EGZISTONIN DHE EGZISTOJNË EDHE SOT NËPËRMJET SHQIPTARËVE
https://pashtriku.org/index.php?kat=45&shkrimi=845

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura