FATBARDHA DEMI: EMRI KOMB, ‘PASAPORTA’ PARAHISTORIKE E ARBËRVE (Pjesa I)

Tiranë, 03. 02. 2017: The truth will make you free! – John , viii. 32
Kur ndodh ndonjë fatkeqsi, si pasojë e veprimeve të vetë njeriut, populli ynë shprehet se: “I nxori sytë me duart e veta”. Ky është edhe rasti i keq-përdorimit të emrtimit KOMB, nga ana e studiuesve, gazetarëve apo analistëve shqipetarë (pa përgjithsuar) pasojë e së cilës ka qënë shtrëmbërimi i fakteve të historisë sonë të lashtë dhe moderne. Për të qartësuar arsyet e këtij mendimi, po e filloj shkrimin me frazën e marë nga shkrimi “Koncepti i kombit” i N.Spahiut : “… Me zgjedhjen e Barak Obamës për President të SHBA-ve, kombi amerikan ka dëshmuar se më nuk është një komb mono-racor por është bërë një komb multi-racor”. (1)
Pa u zgjeruar mbi faktin, se shteti Amerikan asnjëherë nuk ka qënë “mono-racor”(një racor) dhe fjala Komb, historikisht ka përfaqësuar vetëm një gjini fisesh, vihet re se autori e përdor këtë fjalë për 50 shtetet që kanë formuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA, në gjuhën shqipe dhe USA, apo Etats-Unis në anglisht). Për sa më sipër, është shtrëmbëruar jo vetëm realiteti demografik dhe historik amerikan, por edhe ay gjuhësor e historik shqipetar, me barazimin Komb = Shtet (Nacion).
“Një specialist i vërtetë – shprehet gazetari i njohur italian Marco Travaglio – për të analizuar apo komentuar një fakt, dëshiron së pari ta njohë atë nga të gjitha anët dhe pastaj dëshiron ta studiojë, të lexojë libra, të mendohet mbi të…”. (2) Pra le të ndjekim këshillën e tij.
I. Kuptimi gjuhësor / historik i fjalëve Komb-Nacion dhe Shtet
Mbi përdorimin e drejtë të fjalës Komb në përkthimet nga gjuhë të huaja, le të shfletojmë Fjalorët, të cilët përfaqësojnë mendimin shkencor në fushën e gjuhësisë.
– Në Fjalorin e Gjuhës Shqipe (2006 ) pika 2. lexojmë: Kombi – m. spec. Shtet, vënd. Lidhja e Kombeve. Organizata e Kombeve të Bashkuara.(3) (L’Organizzazione delle Nazioni Unite, ONU)
– Në Fjalorin frëngjisht-shqip (1989) : Nation – komb / National – kombëtar ; territoire national-territor kombëtar ; shtetas, armée natinale, ushtri kombëtare/ Nationalité – kombësi.
– Në Fjalorin italisht-shqip (Tiranë1986) : Nazionalita –kombësi, shtetësi
– Në Fjalorin shumë-gjuhësh të Google-it (internet), që mbështetet në botimet e Albanologjisë zyrtare kemi : Shqip – Kombi /Gjermanisht –nation /Anglisht-nation /Frëngjisht – nation, etj. (4)
Që fjala e huaj “nacion” nuk përfaqson gjuhësisht fjalën “komb” të gjuhës shqipe, e tregon përdorimi i saj në botimet e huaja. Në jetëshkrimin e Nën Terezës lexojmë: Mother Teresa (From Wikipedia, the free encyclopedia) Nationality – Yugoslavian citizen (1943–1948); Indian citizen (1950–1997); Albanian citizen (1991–1997) (5)
Këto të dhëna dëshmojnë së shënjtorja jonë, Gonxhe Bojaxhi, e cila e pohonte vetë përkatësinë e saj shqipetare, ka patur qytetarinë e shteteve përkatëse, por do të ishte një fakt i pakuptimt për çdo shqipetar, në rast se do të shprehemi se ka patur tre kombësi.
Shëmbulli i mësipërm (i N.Spahiut), tregon mungesën e njohjes nga ana e autorit, të kuptimit gjuhësor dhe veçanrisht atij historik, të fjalës shqipe – Komb, dhe të atyre të huaja – Shtet apo Nacion. Për të luftuar këtë “sëmundje”, nga shtatë njohjet që duhet të kenë autorët e studimeve apo të përkthimeve mbi fjalët, sipas Faik Konicës, po veçoj tre kryesoret:
1) Njohjen leksikore – vlerat objektive ose të përherëshme të fjalëve;
2) Njohja etimologjike – kërkimi i atësisë së fjalëve;
3) Njohja thelbësore – kërkimi gjenealogjik i fjalëve. (6)
Me qënëse në gjuhësinë dhe masmedian shqipetare, fjala Komb përdoret shpesh e barazvlefshme me fjalët e huaja Shtet dhe Nacion, do të na duhet të ndjekim rrugën e “tre njohjeve” që na këshillon F.Konica.
I. Kuptimi gjuhësor dhe historik i fjalës Shtet dhe Nazion, në Fjalorin e gjuhës shqipe dhe ato të huaja
Fjalori i gjuhës shqipe (2006) :
Shtet – m. Organizatë politike e klasës sunduese të një vëndi, e cila ka për qëllim të mbrojë interesat e kësaj klase dhe rendin ekzistues, nga klasat e forcat kundërshtare brënda vëndit dhe nga armiqtë e jashtëm.(7)
Oxford Advanced Learner’s Dictionary of Current English AS Hornby 1977 Great Britain : State – quhet vëndi i një grupi të organizuar politikisht, i kontrolluar nga një qeveri … . (8)
Larousse – dictionnairës francais : . État – Shoqëri politike rrjedhojë e ngulitjes mbi një territor të përcaktuar me kufij, i një grupi njerëzor që çfaqin karakter pakashumë me tipare homogjene (të njejta) kulturorë dhe të drejtuar nga një pushtet i institucionalizuar.(9)
Origjina e fjalës shtet, si në gjuhën shqipe edhe ato europiane, vjen nga gjuha latine «status» e cila tregon formën e qeverisjes (forme de gouvernement) (10) dhe përfaqëson një organizëm politik, brënda kufijve gjeografikë të përcaktuar.
Historikisht shteti ka qënë «prodhim» i luftrave apo marrëveshjeve politike. Këtu nuk bën përjashtim as Shteti shqipëtar, prandaj është gabim shkencor (edhe për arsye të tjera që, për të mos u zgjatur nuk do t’i përmëndim) të zëvëndësohet me fjalën Komb, i cili nuk është krijuar si një administrim ligjor e politik i shqipetaro-arbërve dhe nuk ka lindur nga ndonjë luftë apo marrëveshje ndërkombëtare. Edhe origjina e fjalës “nacion” vjen nga gjuha latine «natio-onis», nga folja «të lindësh» dhe në shkencën historike dhe të politikës, ajo përdoret me kuptimet e mëposhtme.
Fjalori i gjuhës shqipe: Nacional mb.-shih Kombëtar ~Ë. Çështja nacionale. Problemi nacional. Lëvizja nacionale. (11)
Oxford Advanced Learner’s Dictionary of Current English AS Hornby 1977 Great Britain : Nation – quhet vëndi që përfshin një grup njerëzish që kanë të njejtën gjuhë, kulturë dhe histori, që jetojnë në një hapësirë të caktuar nën një qeveri.(12)
Dictionnaire de français Larousse : Nation – Një bashkësi njerëzish që jetojnë në një territor të caktuar, që kanë një origjinë, histori, kulturë dhe tradita, ndonjëherë edhe gjuhë të përbashkët dhe që formojnë një bashkësi politike. (13)
Duket sikur fjala “nacion” ka disa tipare të përafërta me fjalën “komb”, siç është origjina, historia, kultura dhe gjuha. Por, faktet historike dëshmojnë se, kuptimi i fjalës “nacion” i periudhës moderne të shoqërisë njerëzore përcaktonte shtetin, dhe jo rrallë e gjejmë në formën “Shteti-Nacion” duke mos përfshirë etnin, traditat, folklorin dhe origjinën e përbashkët.
Kështu, Akademia franceze e vitit 1694 emërtonte nacion: “një bashkësi të banorëve të të njejtit shtet, që jetonin në të njetin truall, dhe përdornin një gjuhë”. (14)
Afro dy shekuj më vonë, Ernest Renan (Joseph Ernest Renan,1823-1892) në një Konferencë të mbajtur në Universitetin e Sorbonës, do të mbante kumtesën e titulluar “Çfarë është një Nazion ?”(1882) sqaronte se: Faktori etnografik nuk ka luajtur rol në formimin e nacioneve moderne. Franca është keltike, iberike, gjermanike. Alemanja është gjermanike, keltike dhe sllave, Italia është vëndi etnikisht më i trazuar. Galët, Etruskët, Pellazgët, Grekët, pa folur për një sasi tjetër etnish, që kryqëzohen në një përzierje të padallueshme. Ishujt Britanik, në tërësinë e tyre, na dëshmojnë një përzierje të gjakut keltik dhe gjerman, pjesët e së cilës është vështirë të përcaktohen (…) Anglia, Franca, Italia, janë ato me gjak më të trazur (…). Njeriu nuk është skllav as i racës, as i gjuhës së tij, as i besimit të tij, as i rrjedhës së lumenjve, as i drejtimit të kreshtave të maleve. Një bashkësi e madhe e njerëzve, me forcën e shpirtit dhe ngrohtësinë e zëmrës, krijonë një ndërgjegje morale e cila emërtohet një Nacion. (15)
Për të njëjtën pyetje, “Çfarë është Nacioni?” udhëheqësi i ardhshëm i BRSS, J.V.Stalin, i cili gjatë emigracionit në Vjenë ishte njohur me filozofinë perëndimore për këtë temë, në një artikull të tij (1913) sqaronte se “Nacioni, para së gjithash është një bashkësi e caktuar e njerëzve. Një bashkësi jo racore dhe as etnike.” (16)
Për rjedhojë, në kohët moderne “nacioni” në të vërtetë përfaqësonte një organizim ekonomik dhe administrativo-politik të një shteti të caktuar (qoftë ay monarkik, republikan apo një partiak).
Problemi më i madh ishte se popullsia e Nacioneve europiane, duke qënë e trazuar (multi-etnike), që fliste gjuhë dhe dialekte të ndryshme brënda të njejtit vënd, nuk e ndjente veten shpirtërish të bashkuar. Në shtetin francez të vitit 1900, vetëm 50% e banorëve flisnin frëngjishten si gjuhë të nënës. (17) E njëjta gjëndje ishte edhe në shtetet e tjera. Për ta bërë më të qartë panoramën e popullsive të Europës moderne në kohën e formimit të nacioneve, F.Konica përmënd një krahasim shumë të goditur nga studimi “Ne europianët” të Julian S.Hakslit dhe A.C.Hedonit: “Europa ka qënë një kazan i vërtetë përzierje dhe ajo që ka dalë jashtë prej tij, duhet të ketë qënë shumë e ndryshme nga ajo që është hedhur brënda”. (18)
Një popullsi e tillë, siç vërejtën filozofët e shekullit 18-19, nuk mund të “lidhej” shpirtërisht me shtetin për të realizuar projektet e tij ekonomike dhe gjeopolitike , për të cilat ishte edhe krijuar. Pra nevojitesh të krijohej NJË gjuhë, traditë folklorike, origjinë dhe paraardhës historikë të përbashkët. Kjo detyrë ju ngarkua Universiteteve, Akademive të porsakrijuara dhe intelektualëve më të shquar të sejcilit vënd.
Vëndin parësor në këtë “rindërtim” e zuri krijimi i gjuhës së shtetit (standartit) , bazuar mbi dialektin “e grupit politikisht sundues” dhe krijimeve artificiale të fjalëve, nga ana e poetëve dhe gjuhëtarëve, e cila u përhap nëpërmjet programeve shkollore dhe përdorimit në administratë dhe kulturë. Kjo valë, që përfshiu të gjithë shtetet europiane, veçanërisht ato të rejat që lindën nga përmbysja e Perandorisë Osmane, solli zhdukjen graduale të dialekteve dhe gjuhës së familjes, deri dhe krijimin e gjuhëve të reja.
“Kjo (dukuri-shën im) nuk kish të bënte vetëm me gjuhët për të cilat është e dukshme pjesa e sajesës – pohon Patrik Geary (libri) – si gjuha ukraine, bullgare, sërbe, kroate, sllovene, lituane, ebraike, norvegjeze, irlandeze, hollandeze, rumune, por edhe në një mënyrë më të hollë, në gjuhën gjermane dhe italiane. (19)
Janë intelektualët të ndikuar nga mendimi i Herderit, pohon studiuesja franceze M.Thiesse (libri), ata që iu futën “ndërtimit të gjuhëve”. (20)… Janë të shumta gjuhët e sotme nacionale europiane, që nuk ekzistonin në të vërtetë përpara shekullit 19. (21) Nga kjo panoramë gjuhësore e Kontinentit europian, studiuesja arin në përfundimin se në shtetet e sotme “nuk ekziston në të vërtetë një gjuhë, që mund të ketë vlerën e simbolit kombëtar”. (22)
I vetmi popull i Europës së kohëve moderne, që nuk u përfshi në këtë valë “rindërtimi” të vetvetes, që kishtë një gjuhë si simbol kombëtar, një traditë shumë të pasur folklorike dhe njohjen e origjinës së tyre nga lashtësia, ishin shqipetaro-arbërit. Shumë studiues të huaj vunë në dukje se kjo gjuhë ishte shumë e lashtë dhe ishte ruajtur mrekullisht edhe në ditët e sotme. Por, sipas tyre, kjo vinte nga prapambetja e madhe e shqipetarëve, mungesa e zhvillimit kulturor dhe sidomos jetesa e izoluar nga Bota moderne.
Ky arsyetim mbështetet edhe nga studiues shqipetar edhe sot: “Të qëndruarët larg nga gjithë bota, nga dituritë, nga qytetëria, nga tregëtia, me një fjalë, të rojturit si të egërë nëpër malet u ka ruajtur e shpëtuarë Shqipëtarëvet gjuhën’e kombësinë”. (P.Zheji libri)(23)
A ishte populli ynë, një bashkësi fisëesh “barbare” që jetonin në thellësi të maleve, pa patur lidhje me botën e qytetruar apo kishte arsye të tjera?
Për këtë tezë jo të saktë historike, F.Konica na sjell dëshminë e studiuesit Emilian Shuflajit, që e njihte më mirë Shqipërinë mesjetare, i cili pohon se: “në atë periudhë (shk XIV) të historisë së saj Shqipëria nuk ka qënë prapa vëndeve të tjera europianë, në mënyrën e jetesës dhe në përparimin e përgjithshëm. Vëndi ishte më tepër një zgjatim kulturor e tregëtar i Italisë, sesa një krahinë nën ndikimin bizantin”. (24)
Shumë trajtime të pasakta historike dhe të çështjeve të ditës, shkaktohen vetëm nga kuptimi i gabuar gjuhësor dhe historik, në Fjalorët shqip dhe ato dy gjuhësh, i fjalës komb=shtet=nacion. Në shkrimin e Fatos Lubonjës “Kosova midis dy flamujsh”(2007) lexojmë: Kombi nuk është një gjë e dhënë njëherë e përgjithmonë dhe e pandryshueshme, dhe as saktësisht e përkufizueshme, por kemi një proces historik komb-formimi. Dhe në këtë proces rol të rëndësishëm luan politika. Sikurse thotë Gellneri “kombet në të vërtetë nuk ekzistonin, ato lindën prej lidhjes së politikës me kulturën”. (25)
Përdorimi i frazës së studiuesit të shoqërisë moderne, Ernest Gellner (1925 – 1995) është i gabuar, sepse ai nuk e kishte fjalën për “kombin”, kuptimin historik të të cilit as nuk e njihte. “Peërkthimi” i bërë nga autori i shkrimit, solli një trajtim të gabuar të temës së ditës, por edhe shtrembërimin e historisë së formimit të Kombit shqipetar. Për të qartësuar përdorimin gjuhësor dhe historik të fjalës Komb, do ndjekim një rrugë të pashkelur nga Albanologjia dhe studimet e huaja, siç është …
II- Origjina parahistorike e emrit – Komb
Në një nga shkrimet e herëshme të mija mbi lashtësinë e Kombit shqipetaro-arbër, jam shprehur se, origjina e popullsisë sonë shkon deri në zanafillën e krijimit të shoqërisë së parë euro-afro-aziatike, ndonëse emërtimi “Komb” (i shqipetarëve) është i kohëve të reja. Kjo lajthitje vinte nga mungesa e njohurive mbi natyrën simbolike dhe besimtare, me të cilën, njëriu primitiv e pajisi gjuhën e tij, trashëgimtare e së cilës është gjuha që flet sot populli ynë. Kjo natyrë e veçantë e gjuhës shqipe, zbulimi i së cilës i përket gjenisë së Petro Zhejit, çfaqet e pandryshuar dhe në gjithë madhështinë e saj, sidomos në emërtimet e shumta të popullit tonë (Alban, Iperiot – nga është formuar edhe emri Shqipetar, Ilir, Arbër) , ku bën pjesë edhe emri KOMB.
Në dialektin e Çamërisë, kur duam të lidhim dy a më shumë fije, i themi “bëje kom”. Edhe në Fjalorin e gjuhës shqipe (2006) tek fjala Kom, lexojmë:
Komb – Lidhje e shtrënguar e dy pjesëve a e dy anëve të një filli, të një litari etj. ose e dy cepave të një shamie, pëlhure etj.; nyje. E lidhi komb. Zgjidh kombin. 2. Nyje druri, gdhë.
Komb – Bashkësi e qëndrueshme njerëzish, e formuar historikisht në bazë të bashkësisë së gjuhës, të territorit, të jetës ekonomike dhe të formimit psikik, që shfaqet në bashkësinë e kulturës. Kombi shqiptar. (26)
Rrënja zanafillore e falës “komb” është «kom», sepse në gjuhën shqipe kemi fjalë, që shprehin bashkësinë apo lidhjen me këtë rrënjë, si: kom-unë, kom-shi. Edhe shumë fjalë të reja në gjuhët e huaja, bazohen tek kjo rrënjë, kuptimi i së cilës shpjegohet vetëm në shqip, si: kom-unikim/lidhje mes njerëzve, kom-binat/ lidhja e shumë funksioneve apo objekteve; kom-pozim; kom-promis/midis shumë mendimeve ; kom-erc /lidhje ekonomike; kom-pani/bashkësi njerëzish, etj.
Në vështrim të parë, duket se fjalët “kom” dhe “komb” nuk kanë asnjë gjë të përbashkët. Por duke i parë në kuptimin filozofik, mund të themi se, ajo që i bashkon është ideja e «lidhjes». Me këtë ide, sot mund të shprehim një numër të madh lidhjesh, duke filluar nga ato më të thjeshtat, si të dy fijeve, copave, etj., deri tek lidhjet midis njerëzve, të familjes, shoqërisë, popujve, ato ekonomike, politike, të dukurive fizike e kështu me rradhë. Këtë përdorim kaq të gjërë, në dukuri nga më të ndryshme, kjo ide e ka fituar gjatë zhvillimit historik të shoqërisë njerëzore.
Por në «ditët e para» të bashkësive fisnore, fjala “kom-b” (grafikisht) shprehte vetem nje IDE simbolike BESIMTARE , siç do ta shikojmë më poshtë.
Sipas studiuesit të besimeve të lashta Mircea Elade: “Simbolet janë gjithmonë pluri-dimensionalë (me shumë kuptime, përdorime-shën im) … ato solidarizojnë (bashkojnë, përputhin-shën im) disa realitete në dukje krejt heterogjene (të pangjashme – shën im), duke i referuar tek i njëjti realitet që, duke qënë më i thelli, është në të njëjtën kohë edhe arsyeja e fundme e të qënurit të tyre… » (27)
Po cili është ky “realitet i njejtë” dhe “më i thelli”, që e ruan fjala “komb” e gjuhës shqipe dhe, për çfarë arsye populli ynë e ka emërtuar veten me të?
Për t’i dhënë përgjigje pyetjes së mësipërme, duhet së pari të hyjmë në “lëkurën” e njeriut primitiv, në kohën kur u bë e domosdoshme të tregonte, jo me gjeste por me fjalë, objektet dhe veprimet e tij. Në atë kohë fjala “kom/b” tregonte LIDHJEN.
Fjala “lidhje” është jashtzakonisht e lashtë. Këtë na e dëshmon gjuha sanskrite, ku në kuptimin e lidhjes – sipas P.Zhejit – ndodhet “pjesa thelbësore, e pastër e këtij operatori, dmth “li”, si psh në fjalën upa-li,ose në fjalën abhy-li (u ba li, â ba li) pjesë kjo që ka dhënë në latinisht le-gare, në frëngjisht li-er, etj.” (28)
Por lë të vijojmë arsyetimin tonë (të hamëndësuar) mbi vëzhgimet e njeriut primitiv. Kur lidhim dy pjesë të litarit apo copave, pa e bërë nyjen, lidhja nuk mund të arihet. Pra LIDHJA arihej vetëm kur bëhej NYJA, (veprimi i lidhjes përfundon me nyjen) e cila në shqip emërtohet KOMB. Për rrjedhojë, fjala lidhje = komb=nyje, janë veprime të pandashme dhe nuk kanë kuptim pa njëra tjetrën. Edhe sipas trajtimit nga P.Zheji, këto fjalë simbolike, shprehin të njejtin mit besimtar (që nuk do të trajtohet këtu). Fjala “nyje” është përdorur më vonë, në të kundërt, sot do ta emërtonim veten me të.
Pas një kohe jashtzakonisht të gjatë, kur paraardhësit tanë mësuan të lidhnin, me ndihmën e nyjes sendet që e rrethonin, kuptuan se mund të bënin veprime mbi mundësitë fizike të trupit të tyre. Kjo forcë u arit me ndihmën e veglave të para të punës dhe të mbrojtjes si: çekiçi, harku, mjetet për ngritjen dhe tërheqjen e peshave, etj., që ngjalli adhurimin e tyre, duke menduar se përmbanin “forcën hyjnorë”. D.Gaetano Maria Monforte (Antichità Creche, Napoli, 1823) pohonte se: “Në rast se do të kujtohemi, pjesa më e madhe e riteve, e ceremonive që u përkisnin kulteve, e kishin origjinën e tyre nga zakonet dhe veprimtaria jetësore e njeriut”.(29)
Duke vëzhguar sjelljen e zogjve dhe të kafshëve (si psh. kastorit) të cilët i ndertonin foletë apo pritat në rrjedhën e ujit, duke bashkuar barishtet dhe degët e pemëve, ata mësuan të thurnin dhe të lidhnin, duke formuar nyjet. Kjo “shpikje” e lehtësoi shumë sigurimin e ushqimit, mbulimin e trupit, ndërtimin e kasolleve që zëvëndësuan shpellat dhe të gardheve për t’u mbrojtur. Për rrjedhojë, lidhja e nyjes, u vesh me një petk hyjnor.
Figurina, si ajo e fotos poshtë, gjënden jo rrallë në objektet arkeologjike të Gadishullit tonë, ku “artistët” e lashtë kanë shprehur aritjen më të rëndësishme të botës së gjallesave: të menduarit. Në këtë periudhë, njeriu besoi në idenë e Krijuesit qiellor dhe “e lidhi” veten me të, me anën e Nyjes-hyjnore.

Një çast meditimi në Gadishullin pellazgjik. Kultura Pre-Cucuteni 4750-4500 pK .(30)

– VIJON –

______________
FATBARDHA DEMI: EMRI KOMB, ‘PASAPORTA’ PARAHISTORIKE E ARBËRVE (Pjesa I)
https://pashtriku.org/?kat=45&shkrimi=6104
***
FATBARDHA DEMI: EMRI KOMB, ‘PASAPORTA’ PARAHISTORIKE E ARBËRVE (Pjesa II – e fundit)
https://pashtriku.org/?kat=45&shkrimi=6105

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura