DR.PËLLUMB XHUFI: ‘ZAJEDNICA’ NJË ISHULL I LULËZUAR BRENDA NJË KOSOVE TË VARFËR!

Pashtriku.org, 04. 11. 2015: Historiani dhe diplomati nga Shqipëria, Pëllumb Xhufi, në emisionin “Dritare” të Rudina Xhungës, ka rradhitur të këqijat e “Zajednicës” për shtetin e Kosovës. Sipas Xhufit veprimet e opozitës në Kuvendin e Kosovës janë një e keqe më e vogël sesa të këqijat që do të sjellë “Zajednica”.
Ai madje thotë se Asociacioni i Komunave Serbe do të ketë një zhvillim të madh ekonomik, pasi që do të ketë mbështetjen e Serbisë dhe do të kontrollohet drejtëpërdrejtë nga Qeveria e saj.
“Zajednica do të jetë një ishull i lulëzuar brenda një Kosove të varfër. Mos u çuditni që pas disa viteve shqiptarët e Kosovës për të hyrë në komunat serbe duhet të tregojnë pasaportën”, – thotë Xhufi.
Ai madje thotë se këto privilegje për minoritetin serb janë dhe në kundërshtim me konventat ndërkombëtare për liritë dhe të drejtat e minoriteteve.

Pëllumb Xhufi si historian tregon se marrëveshjet më të pista në histori janë bërë në muajin e gushtit.
“Marrëveshja për Asociacionin është realizuar në gusht dhe si historian mund të them se marrëveshjet më të pista në historinë e njerëzimit janë realizuar në këtë muaj”.
Poashtu ai thekson se me marrëveshjen e krijimit të Asociacionit të Komuanve Serbe fiton vetëm Serbia, pasi që kjo marrëveshje është bileta e saj drejt BE-së.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura