FARUK DAKAJ: SHËNDETËSIA E SËMURË

Prizren, 20. 09. 2013 – Sa është gjendja e mjerueshme në shëndetësi e kupton vetëm atëherë kur je pacient dhe gjendesh i shtrirë aty ku askush nuk dëshiron të jetë. Shëndeti është në nivel kur ke sistem të shëndetësisë të mirrëfilltë. Gjendja e sotme tek ne flet ndryshe, pacientët aty shkojnë për t’u shëruar, shpeshëherë ndodh e kundërta, nga aty nuk mund të dalin as si pacient bile, pra, shpeshëherë dalin si kufoma në sandëk si pasoj e moskujdesit nga ana e mjekëve aty. Pasojat e kësaj gjendje kanë adresë, spitalet tona shpeshëher mund t’i gjesh të pajisura shumë pak me barna të nevojshme, sepse drejtorët e spitaleve dhe disa nga mjekët kanë nevojë për furnizim për ordinancat e tyre private, kjo më së miri mundësohet nga spitalet ku ata shërbejnë, po, sepse nga aty i marrin pa pagesë fare, në shumë raste terminet për kontrolla nga spitalet i transferojnë për në ordinancat e tyre private.
Mjekët kujdestar nëpër spitale në shumicën e rasteve kujdesen për pacientin vetëm pasi t’i mbushet gusha”. Fut në xhep disa të holla nga ana e familjarëve të pacientit, tek pastaj kujdesi për të është në nivel ndërsa për këtë ende askush nuk jep përgjithësi. Përgjigjen për këtë gjendje askund tjetër nuk mund ta kërkojmë, është Ministria e Shëndetësisë dhe vetë ministri Agani dhe ministrat tjerë të mëparshëm, të cilët vazhdimisht e kanë neglizhuar këtë fenomen në spitalet tona dhe në përgjithësi në shëndetësinë tonë.

Vlen të theksohet se vetëm në Komunën e Prizrenit spitali dhe qendrat tjera të mjekësisë familjare kontollohen nga njerëz të lidhur me pushtetin ose nga vetë familjarët e pushtëtarëve lokal, të cilët mjekësinë familjare njëmend e kanë shndërruar në mjekësi familjare, pasiqë vetëm atyre u shërbehet me zell në këto institucione shëndetësore, pasiqë janë të vetë familjarëve të tyre. Në veçanti në spitalin e Prizrenit për pacientët përkujdesje ka vetëm nëse i jep të holla mjekut (e korrupton), ose ia bënë një telefonatë shefit të grupit të këshilltarëve të PDK-së Afrim Avdaj, që ky i fundit të intervenoj tek mjekët kujdestar në spital për një tretman më të veçantë për pacientët e caktuar, kjo pastaj përkthehet në votë, natyrisht se po! Kjo është edhe logjika e pushtetarëve të sotëm, të cilët pushtetin e fitojnë me logjikën e klientelizmit, pra, për pushtet dhe kundër shtetit.
Qytetari i Kosovës ka nevojë për shëndetësi dhe arsim të mirëfillt, sepse vetëm kështu mund të kemi koka të mençura dhe koka të shëndosha, deri tash patëm arsim dhe shëndetësi të brishtë, andaj edhe kemi pushtetarë të pa ditur që çdo ditë e më shumë vendin tonë e shpiejnë drejtë një humnere të pakthim, e vjedhin dhe plaçkisin sikur të mos ishte e tyre, mbase edhe nuk mund të jetë e tyre, sepse ata me milionat e tyre mendojnë edhe të mos jetojnë në Kosovë. Duhet ta kemi arsimin dhe shëndetësinë në nivel që më pastaj të prodhojmë edhe pushtetarë të ditur, për të pasur këtë nuk mundemi ta bëjmë me këta që i kemi sot, sepse janë kundër çdo gjëje që i thuhet vlerë. Mjekëve tanë nuk u mungon profesionalizmi, atyre u mungon sistemi i mirë dhe kushtet e mira për punë, kjo gjë mundësohet nga organet shtetërore që deri më tani ka munguar dhe me gjasë nuk do te ndodh fare deri atëherë kur kupolla e shtetit tonë udhëhiqet nga njerëz të cilët mendojnë vetëm për familjet e tyre dhe vetëm për shëndetin e fëmijëve të tyre.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura