Prishtinë, 29 Maj 2020: Në vitin 1868 u formua këshilli arsimor për ndihmë shkollave dhe mësuesve serb në trevat shqiptare që ishin në sundimin e Perandorisë Osmane. Shkollat laike serbe në atë kohë punonin sipas planit e programit të shkollave të Serbisë duke përdorur tekste të njëjta, organizim, metodat e mësimit dhe administrimit. Në trevat shqiptare u hapën shkolla të reja me mësuesit që i sillnin nga rajonet sllave. Nikolla Musolini, ishte një mësues që kishte ardhur nga Kroacia për të dhënë mësim në shkollat fillore serbe që ishin hapur në Kosovë.
Në këto shkollat serbe që u hapën në Kosovë, nxënësit fitonin njohuri më të mëdha se në disa shkolla në Serbi.
Siç e cekëm me qëllim të serbizimit të ortodoksëve, në këto shkolla këndoheshin këngë nacionaliste dhe trimërie për serbë, në mënyrë që të shtohet morali i nxënësve për Serbinë.
Përveç shkollave laike serbe që ishin hapur në shumë vendbanime të Kosovës, në qytetin e Prizrenit ishte hapur edhe shkolla kishtare “Bogoslavija” me qëllim që ti përgatitë mësuesit dhe klerikët e rijë për të punuar në Kosovë.
Gjatë kësaj periudhe Patriarkana e Stambollit, e cila ishte mjaftë shumë e privilegjuar nga sulltani ishte në kundërshtim me kishën ortodokse serbe, dhe nuk lejonte që të mbaheshin lutjet në gjuhën serbe në kishat më të mëdha në qytetin e Prizrenit.
Po ashtu nga vet burimet serbe mësojmë se që nga viti 1830, kur Serbia e fitojë autonominë e deri në vitin 1896, kishat në Prizren, Ferizaj dhe Lipjan ishin në duar të grekëve, ndërsa pas vitit 1896, dëbohen klerikët grekë, dhe në kishat ortodokse emërohen klerikë serbë. Pra deri në këtë kohë kisha e Shën Premtes në qendër të qytetit ishte në duar të klerikëve grekë.
Dëshmi nga autorët serbë se në pjesën dërmuese të kishave ortodokse në territorin e Kosovës, deri në vitin 1896, liturgjia mbahej në gjuhën greke.
Mitropolia e Prizrenit gjatë kësaj periudhe ishte në duar të klerikëve grekë dhe Patriarkanës së Stambollit, por gjatë gjysmës së dytë të shekullit XIX, nga aktivitetet e politikës ruse e sidomos të Jastrebovit, tri kisha të qytetit të Prizrenit, u përvetësuan dhe u rinovuan, pas renovimit të këtyre kishave, klerikët sllav, lutjet i filluan në gjuhën serbe, për të vetmin qëllim, që tani e kishin shndërruar në platformë politike, serbizimin e vllahëve në qytetin e Prizrenit.
Dëshmi nga burimet serbe se deri në vitin 1892,se vetëm në tri kisha të Prizrenit, lutjet mbaheshin në gjuhën serbe.
Duke i pas parasysh të gjitha këto fakte, nuk qëndron ajo që shkruhet në biografinë e Urosevicit, kinse familja e tij, si dhe shumë familje tjera prej Prizrenit lëvizën, për të kërkuar kushte më të mira për jetesë dhe punë, ose për ta fshehur origjinën e tyre nga shqiptarët, siç shkruhet në burimet serbe!
Në fakt këtu nuk kemi asgjë tjetër, vetëm se një përpjekje e ulët, për ta fshehur origjinën shqiptare të familjes së Urosevicit, dhe shumë familjeve tjera serbe sot në Kosovë, të cilat u serbizuan pas pushtimit të Kosovës në luftërat Ballkanike.
Nga kjo që shihet, as që ka kuptim të mendohet, se ka diçka të vërtet nga ajo që shkruhet në biografinë e tij, se kinse familja e Urosevicit, nga frika e shtypjes dhe hakmarrjes së shqiptarëve, prej Prizrenit apo edhe Hoçs së Madhe, vjen për të jetuar në trevën e Anamoravës.
Po ashtu në biografinë e tij gjejmë edhe të dhëna se familja e tij, ishte e lidhur ngushtë me disa vendbanime në zonën veri-lindore të Artanës si: Stanishor, Ropotovë, Kololeq, Rajonoc, Strelicë e Rahavicë. Kjo e dhënë të shtynë me menduar, se familja e Urosecicit, në këto fshatra i kishte të afërmit e vet më të ngushtë, por që vet kjo familje nga këto anë, gjatë shekullit XIX, ishte vendosur për të jetuar në qytetin e Gjilanit.
Shikuar pozitën gjeografike, të fshatrave të përmendur në biografinë e Urosevicit, dhe duke u bazuar në tregimet gojore, të popullatës shqiptare të kësaj ane, arrijmë në përfundim se familja e Anastasje Urosevicit ishte me origjinë shqiptare nga fshati Tullarë sot komuna e Medvegjës. Burimet historike dëshmojnë se, fshati Tullarë deri në kohën kur u pushtua nga Serbia në vitin 1878, kishte qenë i banuar vetëm me popullatë shqiptare. Bazuar në rrëfime gojore, familja e Urosevicit, për shkaqe të një konflikti që e kishte pasur në Tullarë, në fillim të shekullit XIX, e kishte braktisur fshatin dhe ishte vendosur në fshatin Rahavicë, në veri të Strezocit në komunën e Dardanës. Gjyshi apo baba i Urosevicit, prej Rahavicës ishte shpërngulur në qytetin e Gjilanit, duke i lënë familjarët tjerë në Rahavicë.
Rahavica është një fshat i vogël malorë, që kufizohet me shume fshatra, që me kohë kishin popullatë shqiptare si Krilevën, Zajqecin, Hajkobillen e tj. Po ashtu ky fshat kufizohet edhe me Vananeshin dhe Gregjenikun, fshtra këto të populluara me popullatë ortodokse shqiptare, të cilat u serbizuan gjatë shekullit XX.
Dëshmi nga shkrimi i Uroseviqit për serbët e Rahavicës, për të cilët shkruan se kishin ardhur nga fshati Tullar
Për fshatrat e malësisë së Galabit të kësaj ane, janë të njohura takimet dhe lojërat tradicionale shqiptare për ditën e Shën Gjergjit, që mbahej çdo vit te vendi i quajtur “Lerthat” në Gregjenik. Gregjeniku ishte fshat i njohur që e kishte edhe kishën e vet ortodokse. Në këto takime dhe gara, që u mbajtën deri në vitet shtatëdhjeta të shekullit XX, merrnin pjesë banorët e të gjitha fshatrat myslimane dhe ortodokse të kësaj ane.
Po ashtu për fshatin Vaganesh, edhe sot ruhen rrëfimet e familjeve shqiptare, se në atë fshat gjatë shekullit XIX u vendos një familje shqiptare nga fshati Marec. Këtë e pohon edhe vet Urosevici në librin e tij, kur thotë se para 170 viteve një familje nga Tirinca dhe një tjetër nga Mareci, u vendosën në këtë fshat.
Me qenë se këto familje shqiptare, ende se kishin pranuar islamizimin, me kalimin e kohës, pas pushtimit të Kosovës nga serbët u serbizuan. Dy familje shqiptare të serbizuar nga ky fshat, në vitin 1929, u vendosën në tokat e dy familjeve shqiptare nga fshati Krilevë, që u shpërngulën për në Turqi. Këto familje serbe, me familjet shqiptare në fshatin Krilevë dhe Marec, ishin në lidhje gjaku, dhe deri në vitin 2000, jetuan pranë njëri tjetrit, pa pasur ndonjë konflikt që vlen të përmendet.
Po ashtu për këto fshatra, shkruan edhe vet Uroshevici, i cili ndër tjera për Rahavicen thotë, se aty nuk ka banorë të moçëm, por para ardhjes së banorëve të rijë në këtë fshat, banorët më të vjetër ishin shqiptarët. Me siguri që banorët shqiptar, më parë mund të ishin vendosur në toka më pjellore, në Dardanë, Gjilan apo edhe vende tjera. Pra nga vet Urosevici, dëshmohet se fshati më parë kishte qenë i banuar me shqiptar, dhe kjo ka mjaftë shumë rëndësi për të ndriçuar të vërtetën e këtij fshati. Pas shqiptarëve që kishin qene në atë fshat, aty janë vendos familjet serbe Stojkovic, por pas vitit 1878, në këtë fshat u vendosën edhe shqiptar muhaxhir shkruan Urosevic. Po ashtu Urosevic shkruan se anëtarët e familjes Stojkovic që tani në Rahavicë numëronin 11 shtëpi, para 140 viteve, kishin ardhur prej fshatit Tullarë, kinse prej presioneve të shqiptarëve në atë fshat.
Kjo e dhënë përputhet tërësisht me rrëfimet e shqiptarëve, se pikërisht në fillim të shekullit XIX, një familje shqiptare pas një konflikti në fshatin Tullarë, u detyrua ta braktisë fshatin, dhe u vendos në Rahavicë. Meqenëse popullata e kësaj ane ende se kishte pranuar islamizimin, kjo familje që jetoi në Rahavicë me kohë është serbizuar.
Nga puna hulumtuese në terren kemi mësuar se, popullata e fshatrave të Dardanës, Gjilanit dhe Artanës, që kishte jetuar para luftërave ballkanike në këto anë, që sot njihet si popullatë serbe, ishte me origjinë shqiptare, por që u serbizuan pas pushtimit të Kosovës nga serbët.
Po ashtu nga hulumtimet në terren është vërtetuar, se popullata shqiptare e malësisë së Galabit, kishte qenë e krishterë, ku disa vendbanime kishin qenë të besimit katolik dhe disa tjera të besimit ortodoks. Procesi i islamizimit të plotë të kësaj treve, kishte zgjatur deri në vitin 1912. Ruajtja e besimit të krishterë deri në gjysmën e dytë të shekullit XIX, në rrethinën e Gjilanit, ishte bërë e mundur sepse Gjinollët e Gjilanit dhe të Vrajës, kryesisht ishin martuar me gra ortodokse, madje edhe vet Gjinollët, ndërtuan kisha për ortodoksët në këto anë. Po ashtu është e ditur se Gjinollët ishin të përpiktë, në zbatimin e fermanëve osmane, ku lejoheshin privilegje të shumta për ortodoksët.
P. Osmane i kishte nënshkruar disa fermanë, pas humbjes së luftës kundër Rusisë në vitin 1812, andaj kjo dëshmon se ortodoksët edhe në rrethinën e qyteteve ku sundonin Gjinollët, nuk kishin presione nga shqiptarët.
Nga shumë trungje familjare të hulumtuara në këto anë, dëshmia për paraardhësit e tyre katolik, ruhet prej brezit të gjashtë, e të disa familje deri në brezin e tetë. Kjo dëshmon bindshëm që deri në shekullin XIX, edhe përkundër pushtimit qindra vjeçar nga P. Osmane, malësia e Galabit të epërm, mundë të shkelej vetëm me fushata dhe ekspedita të mëdha ushtarake, sepse gjatë gjithë kohës kontrolloheshin nga shqiptarët dhe këto vise ishin të pa kalueshme edhe për zyrtarët turq.
Me shpalljen e reformave të tanzimatit, ku identifikimi i popullit bëhej sipas religjionit, me të vetmin qëllim asimilimin dhe shkrirjen e popullatës së lashtë ilire në popuj tjerë, prandaj ky ishte projekti më antishqiptar i përgatitur nga Rusia e vendet evropiane në bashkëpunim me P. Osmane.
Tani sipas këtij projekti, të gjithë u lëshuan në gjah, kundër një popullate të pa mbrojtur, duke bërë garë mes veti, se kush po mundet të vras dhe asimiloj sa më shumë shqiptar. Natyrisht se me këto reforma, nuk u pajtua popullata shqiptare, dhe për këtë arsye me të drejtë, parashtruan kërkesa për të drejta kulturore e autonome në trojet e tyre.
P. Osmane nuk e plotësoi asnjë kërkesë të shqiptarëve, andaj popullata pa marrë parasysh religjionin, u bashkua në kryengritje të armatosur kundër P. Osmane.
Në vitin 1843, kurë porta e lartë, e proklamojë “Hatisherifin e Gjylhanes” në Kosovë, kjo nuk u prit mirë nga popullata shqiptare, menjëherë filluan trazirat dhe popullata u ngrit në kryengritje. Zemërimi i madh i shqiptarëve ishte shtuar, kur përveç shtimit të madh të taksës, regrutimit të dhunshëm të shqiptarëve në ushtrinë osmane, porta e lartë fillojë zëvendësimin e zyrtarëve shqiptar, me funksionar dhe zyrtar osman, dhe fillojë shtimin e masave represive, për islamizimin e popullatës, dhe osmanizmin e administratës në trojet shqiptare.
Ushtria e rregullt e sulltanit, e dërguar në trojet shqiptare, ndërmerrte masa çnjerëzore, dhe bënë presion shumë të madh, ndaj kriptkatolikve shqiptar në Shqipërinë veriore, me qëllim që të shtoi zhvillimi e procesit të islamizimit të popullatës shqiptare.
Një numër i madh i popullata shqiptare në viset veriore, edhe pas shumë sakrificave deri në këtë periudhë, ju kishin përballuar të gjitha presioneve të pushtetit osman, që kishte ndërmarrë për islamizimin e dhunshëm të shqiptarëve.
Pas shpalljes së reformave të reja, ku identifikimi i kombit bëhej sipas religjionit, shqiptarët e islamizuar detyroheshin të regjistrohen si osmanlinj. Pjesa tjetër, dërmuese e shqiptarëve të kësaj ane, për ti shpëtuar këtij procesi, u detyruan të regjistrohen si bullgar, serbë dhe kroat.
Kjo ndjekje e shqiptarëve nga malet e Galabit, kishte ndodhur për shkak të pjesëmarrjeve të tyre në kryengritje, andaj kundër tyre dhe u morën masa të ashpra nga ushtrisë osmane. Po ashtu një numër i madh, i familjeve shqiptare ortodokse, nga fshatrat e Artanës, Dardanës, Gjilani, Preshevës, Vrajës, Leskocit dhe viseve tjera shqiptare, gjatë kryengritjeve të viteve dyzeta të shekullit XIX, u detyruan të shkruhen si jo shqiptar.
Është me rëndësi të ceket se, gjatë gjithë kryengritjeve shqiptare, që u zhvilluan gjatë shekullit XIX, popullata shqiptare, kriptokatolike e zonave më të thella veriore shqiptare, u bashkuan me kryengritësit shqiptar, pa marrë parasysh se kush i udhëhiqte kryengritjet, pashallarët apo klerikët mysliman shqiptar. Kjo u dëshmua, edhe gjatë kryengritjes së Mustafa Pash Bushatliut, dhe më vonë edhe nën udhëheqjen e Dervish Carës.
VIJON …
___________________
DR.QAZIM NAMANI: CILA ËSHTË E VËRTETA PËR PREJARDHJEN KOMBËTARE TË HULUMTUESIT ‘SERB’ ATANASIJE UROSHEVIêIT? (1)
https://pashtriku.org/?kat=60&shkrimi=10081