DR.QAZIM NAMANI: CILA ËSHTË E VËRTETA PËR PREJARDHJEN KOMBËTARE TË HULUMTUESIT ‘SERB’ ATANASIJE UROSHEVIÇIT? (5)

Prishtinë, 11 qershor 2020: Për ti sllavizuar shqiptarët, vllahët dhe disa familje që nga Korça e Voskopoja, në fund të shekullit XIX ishin vendosur në Lipjanë dhe disa vendbanime tjera të Kosovës, gjatë shekullit XIX u ndërtuan shkolla fillore serbe.

 

 

Shkollat fillore serbe të ndërtuar gjatë shekullit XIX, në Lipjan dhe Graçanicë, kjo shtëpi që përfaqson banesën qytetare shqiptare të shekujve XVIII e XIX, është rrënuar nga pushteti serbë.

Pasi në qytetin e Gjilanit nuk kishte shkolla në gjuhën shqipe, edhe Urosevici, shkollën fillore e kreu ne gjuhen serbe në qytetin e tij te lindjes. Pas mbarimit të shkollës fillore në vitin 1910, e vazhdojë shkollën e mesme turke në qytetin e Prishtinës. Lufta e Parë Ballkanike e gjeti atë në klasën e dytë në shkollën e mesme turke. Pasi ndërpritet mësimi në shkollën turke, ai kthehet në qytetin e tij të lindjes.

Mbishkrimi në objektin e shkollës serbë në Prishtinë në vitin 1959, dhe faksimile për faqet përmbledhëse të librit shkollorë të Kosovës, i vitit 1884 në Prishtinë.

Urosevic, në vitet shkollore 1913/14, i vazhdon mësimet në shkollën e mesme serbe në Shkup. Ai në Shkup u regjistrua në klasën e dytë dhe e mbaroi me sukses. Për shkak të Luftës së Parë Botërore, ai detyrohet të ndërpresë mësimet dhe të kthehet në familje. Pas mbarimit të Luftës së Parë Botërore, ai e vazhdoi shkollimin në Shkup, ku shkollën e mesme e mbaroi në vitin 1922 dhe u regjistrua në Fakultetin Filozofik në këtë qytet, në degën Gjeografi dhe Etnologji. Ai i mbaroi studimet në 1926, dhe më pas ishte asistent i paspecifikuar në këtë fakultet; Më 1927 (pasi mbaroi shërbimin e tij ushtarak), ai u zgjodh asistent në të njëjtin fakultet, ku mori doktoraturën në 1929. Gjatë viteve tridhjeta të shekullit XX, nuk kemi ndonjë të dhënë për aktivitetet e tij, por sipas të gjitha gjasave, aktivitetet e tij ishin punë profesionale, me të cilat ishte ngarkuar nga pushteti. Siç shihet ai gjatë Mbretërisë serbo-kroate –Sllovene, kishte marrë edhe gradë ushtarake, sepse gjatë Luftës së Dytë botërore, ishte oficer rezervë i ushtrisë së Mbretërisë, dhe arrestohet nga gjermanët, i cili lirohet me 10 prill të vitit 1945.
Pas lirimit të tij, ai u zgjodh profesor i asocuar në Fakultetin Filozofik në Beograd, dhe në fund të vitit 1946 u transferua në Shkup në Fakultetin Filozofik, ku në vitin 1950 u bë profesor i plotë. Urosevici dha kontribut me hapjen e fakultetit në Prishtinë. Ai doli në pension në vitin 1964, por puna dhe veprimtaritë e tij nuk u ndalën këtu.
Nga viti 1971 deri në 1973, ai ishte drejtori i Institutit Etnografik të Akademisë Serbe të Shkencave dhe Arteve në Beograd. Urosevici vdiq në 17 tetor 1992, në Beograd ku edhe është varrosur.
Urosevici ka lënë disa publikime, kryesisht të punuara në terren për shume treva e vendbanime të Kosovës. Sidomos shënime të hollësishme ka lënë për Anamoravën, duke e përfshirë Gjilanin dhe qytetet tjera në rrafshin e Kosovës. Ka lënë pa botuar, rezultatet e hulumtimit për zonën e Llapit.
Nga jeta e tij është shumë me interes të dihet si ndodhi që Urosevici, në vitin 1910, të vijojë mësimet në gjuhën turke në Prishtinë. A ndikuan dajët e tij nga Vushtrria që ky të vijojë mësimet në gjuhën turke në Prishtinë.
Babai i Atanasije Urosevicit, Kosta ishte një abadžija (Zhguntar, ai që mbaron, shet dhe punon me zhgun). Nga veprimtaria e babës së tij mund të kuptojmë se ai ishte një zejtar dhe tregtar i pasur në qytetin e Gjilanit. Nëna e tij quhej Mara dhe ishte nga familja e famshme Qamili në Vushtrri). Shikuar nga aspekti ekonomik shihet se të dy këto familje ishin të pasura. Sipas të gjitha gjasave të dy këto familje ishin me origjinë shqiptare që me kohë për interesat e ekonomike të tyre familjare e kishin përqafuar besimin islam.
Të shohim se kush ishin dajët e Atanasije Urosevicit: E ëma e Urosevicit Mara, ishte bijë ë familjes së Ali Agë Qamilit nga Vushtrria. Për familjen Qamili në qytetin e Vushtrrisë nuk ka të dhëna të sakta, se kush ishin, nga vinin dhe përkatësinë e tyre kombëtare. Ajo që dihet se kjo familje jetonte në një shtëpi të bukur, dhe shumë luksoze për kohën e ndërtimit në qendër të Vushtrrisë. Kjo shtëpi për shkak të vlerave historike dhe arkitektonike, pas Luftës së Dytë Botërore ishte marrë në mbrojtje si monument kulture.
Për të siguruar më shumë informata për këtë familje dhe shtëpinë e tyre në Vushtrri, i kontaktova kolegët e mi të profesionit Bedri Xhemën, Burim Rexhepin dhe Jeton Sallahun. Me ndihmën e tyre fillova të mbledhë informatat e para për këtë familje.
Bedri Xhema si një njohës i mirë i objekteve dhe trashëgimisë kulturore në komunën e Vushtrrisë, më njoftojë se kjo familje, shtëpinë e ka pasur afër Entit për Punësim në qytetin e Vushtrrisë. Shtëpia ishte dy kate e ndërtuar me tulla dhe kishte dritare të mëdha. Objekti ishte i mbuluar me qeramidhe tradicionale dhe e kishte një oborr prej 6 ari. Në oborr fare pranë shtëpisë ishte qeshma, e cila përdorej vetëm nga kjo familje. Sipas Bedriuit, kjo shtëpi më parë kishte qenë e një begu shqiptar, i cili pas pushtimit të Kosovës ishte dëbuar në Turqi, pasta jai objekt ju dha në pronësi familjes Qamiloviq. Ajo qka mund të them më shumë për këtë familje, mendohet se ka origjinë nga Trepça.
Pas vitit 2000 kjo shtëpi ishte planifikuar që të shndërrohet në muze etnografik të qytetit, por ndërkohë është djegur.
Shtëpia kishte vlera dhe në hapësirat e brendshme, fasada ishte me plotë dekorime, dhe kur është djegur janë vërejtur tubat e qeramikës të kanalizimit dhe të ujësjellësit. Një anëtar të kësaj familje Mishko Qamiloviqin, Bedriu e kishte pasur drejtor në shtëpinë e Kulturës në Vushtrri. Bedriu atë e kujton për njeri të arsyeshëm, dhe se lente përshtypje se kishte frikë nga ajo që bënin serbët në Kosovë. Bedriu kujton se në kohën kur është marrë vendimi për largimi e librave në gjuhën shqipe nga biblioteka e qytetit, me sugjerime të Bedriut, Mishko kishte vendosur që mos ti largojë librat në gjuhën shqipe, edhe pse më vonë serbët e kishin larguar nga puna. Fqinjë të parë e kishte Shaban Zekiqin.
Jeton Sallahu, në librin e tij të botuar: Çështje të historisë së Vushtrrisë me rrethinë, e ka përmendur shtëpinë e familjes Camilovic, por me të dhënat që i kishte marrë prej Bedri Xhemës. Jetoni kujton rrëfimet e Bedri Xhemës, se kur serbët e paskan larguar fotografinë e Hasan Prishtinës, Mishko Qamiloviqi ishte mërzitur mjaftë shumë.
Burim Rexhepi, përmes një mikut të tij nga Vushtrria, ka marre disa informata për Misko Camilovicin. Misko Camilovic paska deklaruar se familja e tij është familja më e vjetër e qytetit të Vushtrrisë. Po ashtu sipas Camilovicit, pas tyre si familje e vjetër në Vushtrri paskan qenë Vllajiqët. Burimi, paska marrë informata se kjo familje e kishte pasur edhe një shtëpi tjetër përballë çerdhes së fëmijëve në qytetin e Vushtrrisë.
Nëse kjo është e vërtet atëherë ne kemi burime se në shekullin e XVII, se në qytetin e Vushtrrisë nuk fliteshin fare gjuhët sllave, andaj edhe kjo familje nuk mund të ishte sllave.

Dëshmi të publikuara për strukturën e popullatës së Vushtrrisë, gjatë vizitës së Evlija Çelebiut, në shekullin XVII.

Evlija Çelebiu, kur e vizitojë këtë qytet, për strukturën e popullatës së qytetit të Vushtrrisë shkruan se popullata nuk dinin të flasin gjuhët sllave, por ata flasin në gjuhën shqipe dhe turke.
Siç shihet Misko Camilovici, duhet të jetë nipi i Ali Agë Qamilit, por të dhënat e vërteta për këtë familje mund të zbulohen vetëm pas deklaratave të tij.
Nga literature serbe mësova se në fund të shekullit XIX, dy vëllezër shqiptar nga fshati Batair, rrethi i Mitrovicës, kishin kryer disa vjedhje dhe plaçkitje te disa familje në atë rajon. Kryesisht nëpër disa fshatra kishin vjedhur kafshë të ndryshme. Gjatë vjedhjeve ata edhe kishin krijuar shpesh herë edhe incidente më armë duke plagosur disa fshatar. Ali Agë Qamili, detyrohet që ti takojë këta hajdut dhe i detyron që ti kthejnë të gjitha kafshët e vjedhura te familjet e dëmtuara. Ky rast kishte ndodhur në vitin 1898, nga letrat që Stojan Novakovici ja kishte dërguar Tefik Pashës, rreth incidenteve gjatë kësaj periudhe në mes të myslimanëve dhe ortodoksëve në Kosovë. Nga këto letra kuptojmë se Stojan Novakoviqi, për çdo incident që ndodhte në mes të ortodoksëve dhe shqiptarëve mysliman, në trevat shqiptare brenda territorit të P. Osmane, ai e lajmëronte edhe Spiridon Gopçeviçin në Beograd.
Siç po shihet rasti paska ndodhur në vitin 1898, kur Ali Agë Qamili i paska detyruar hajdutët që ti kthejnë bagëtitë e vjedhura.
Ajo që më bënë kureshtar të di është sepse po në këtë vit lindë Atanasije Urosevici, dhe e ëma e tij Mara ishte nga familja bejlerë Qamili e Vushtrrisë. Atëherë lindë pyetja se a quhej Mara me këtë emër në vitin 1898, dhe a ishte Mara e krishterë apo myslimane? Gjithashtu është me interes të dihet se familja e Urosevicit, në vitin e lindjes së tij, a ishte e krishterë apo ishte myslimane? Këto dilema mund të hiqen vetëm nëse kane vullnet familjarët e Ali Agë Qamilit ta thonë të vërtetën, edhe pse tash janë serbizuar.
Bazuar në këto dëshmi të mbledhura në terren, si dhe nga literature në gjuhën serbe, mund të arrijmë në përfundim se familja e Atanasije Urosheviqit, ishte familje shqiptare katolike, autoktone nga fshati Tullarë, afër Medvegjës, e cila si e krishterë, për shkak të një ngatërrese u shpërngul në fshatin Rahavicë të komunës së Dardanës.
Gjyshi apo baba i Atanasije Urosheviqit, në gjysmën e parë të shekullit XIX, prej Rahavicës shpërngulet në qytetine Gjilanit. Kjo familje integrohet mjaftë mirë në qytetin e Gjilanit, islamizohet dhe fillon të ushtrojë me sukses veprimtarinë tregtare e zejtare, për përpunimin dhe shitjen e zhgunave. Duke qenë familje më zë në qytetin e Gjilanit, kjo familje lidhë miqësi po ashtu me familjen e njohur të Ali Agë Qamilit, në qytetin e Vushtrrisë.
Atanasije Urosheviqi, pasi u arsimua në shkollën serbe, nga pushteti i asaj kohe u detyrua, që kryesisht të merret me origjinën e familjeve të trevave shqiptare, të Anamoravës dhe rrafshit të Kosovës. “Studimet e tij kishin për qëllim që popullata ortodokse serbe të përshkruhet si popullatë autoktone, në këto treva, ndërsa ajo katolike të përshkruhet se vërshuan nga malësia e Shqipërisë drejtë veriut në tokat serbe”.
Megjithatë prapë nga studimet e tij, prapë mundë të gjinden informata të rëndësishme për të hulumtuar të vërtetën e popullatës shqiptare në këto treva.
Mbetet e pa kuptueshme pse vetëm të dhënat e mbledhura prej tij në trevën e llapit mbetën të pa botuara deri më sot. Sigurisht se në shënimet e tij ka mjaftë shumë argument se në këtë rajon, deri në luftërat ballkanike, nuk jetonte asnjë familje serbe.
Me pushtimin e Kosovës gjatë luftërave ballkanike, të dy këto familje për ta ruajtur pasurinë e tyre, dhe që të mos shpërnguleshin në Turqi, u detyruan që të serbizohen. Raste të tilla të serbizimit të familjeve shqiptare në Kosovë, në këtë periudhë janë të shumta. Sipas dëshmive të terrenit, këto familje gjatë sundimit serbë ishin në vëzhgim të rreptë të pushtetit, dhe nuk guxonin ta përmendnin identitetin e tyre kombëtar as para fëmijëve të vet.
Aleksandër Lambert, një historian, dhe drejtor akademik i “School of International Training” në Gjenevë, është autor i disa librave dhe artikujve në fushën e politikave ndërkombëtare, relacioneve mes shteteve dhe popujve, të filozofisë politike, të politikës së sigurisë dhe lidhjeve civile-ushtarake.
Lambert që në rini, e ka vizituar Shqipërinë, dhe ka filluar të bëjë studime për çështjen shqiptare. Për ta njohur sa më mirë çështjen shqiptare ai ka hulumtuar dokumente të shumta për shqiptarët në Arkivin e Lidhjes së Kombeve Gjenevë.
Duke hulumtuar për shqiptarët, dhe personalitete të rëndësishme që dolën nga gjiri i këtij populli, Aleksandre Lambert shkruan se nuk është e rastësishme që shumë shqiptarë kanë shkëlqyer gjatë periudhave të ndryshme të historisë, duke drejtuar perandori dhe shtete, si dhe kanë lënë emrin e tyre në fusha të ndryshme të shkencave në disa vende të botës.
Lambert, në studimet e tij bënë një kritikë, ndaj shteteve më të fuqishme të botës, duke e përshkruar kontributin e madh që e dhanë shqiptarët për qytetërimin dhe civilizimin e njerëzimit.
Në të vërtetë pas mundjes së turqve në luftën ruso-turke, shtypi ndërkombëtar filloi punën për të injoruar shqiptarët duke i ndërruar emrin gadishullit të dikurshëm të Ilirisë të banuar që nga kohët parahistorike dhe deri në ditët e sotme nga fiset ilire (shqiptarët). Nga ndikimet e shumta të qarqeve dhe lëvizjeve të formuara në Evropë kundër shqiptarëve, Gadishullin Ilirik e pagëzuan me emrin e ri, Gadishulli i Ballkanit, nga vargu i maleve Ballkan që fillon prej Detit të Zi.
Shqiptarët dhe boshnjakët me origjinë ilire që e kishin, pranuar fenë islame, u injoruan nga pjesa më e madhe e diplomacisë konservatore evropiane. Evropianët i shihnin si rrezik për kulturën dhe qytetërimin perëndimor, andaj edhe filluan që ti quajnë me termin pexhoratif “turq” për t’i cilësuar si turq, edhe pse si popull më kulturë të lashtë dhe gjuhë krejtësisht të ndryshme, shqiptarët asgjë nuk i lidhte me osmanët.
Evropa ka mbështetur dhe ka zmadhuar tokat e Greqisë, të Serbisë dhe të Malit të Zi, në kurriz të shqiptarëve. Asnjëra nga fuqitë e mëdha evropiane nuk e ka mbështetur çështjen shqiptare.
Me të drejtë Lambert thotë se shqiptarët kanë një histori që nuk e njohin as vetë. dhe në tre shekujt e fundit Evropa, anashkaloj duke mos i mbështetur të drejtat e tyre, por duke krijuar mundësinë e sllavizmit dhe greqizmit të popullatës autoktone shqiptare dhe vllahe.
Pra siç shihet nga fuqitë e mëdha të kohës, asimilimi dhe shkrirja në popuj tjerë të popullatës autoktone shqiptare dhe vllahe, ishte bërë platformë politike dhe ushtarake në Evropë.
Shqiptarët për të mbijetuar, në trojet e veta autoktone, duhet thelluar studimet për lashtësinë, identitetin dhe kulturën tradicionale, duke ofruar para obinjonit ndërkombëtar argumente bindëse shkencore për autoktoninë dhe lidhjet e hershme kulturore dhe fqinjësore me popujt e lashtë tjera të Mesdheut.
Për tu realizuar kjo është e nevojshme një lëvizje kulturore mbarë kombëtare, e mbështetur në burime shkencore dhe e përkrahur nga qarqet politike e akademike shqiptare.
Sidomos studimet duhet shtuar për vllahët dhe bashkëjetesën e tyre me shqiptarët, që nga sundimi romak e deri në shekullin XX, kur nga ndikimet e politikës pansllaviste ruse, këto dy komunitete u keq përdorën nga politika, për ti shtyrë kah asimilimi dhe vrasja mes sojit të vet…
Vet shtrirja e vllahëve prej trevave ilire, duke filluar në perëndim, që prej Sllovenisë së sotme, e deri në Detin Mesdhe edhe Detin Jonë, dëshmon për një popullatë ilire të romanizuar gjatë sundimit romak, e cila me kohë humbi disa tipare karakteristike tradicionale ilire, por që mbijetojë dhe u zhvillua, krahas popullatës tjetër ilire e cila i mbijetoj romanizimit të plotë deri në ditët e sotme.
Se cila është lidhja e këtyre familjeve arbërore e vllahe me familjet dhe fiset shqiptare në trevat veriore të Shqipërisë, na tregon Aleksa Bogosavleviqi në librin e tij ‘O arnautima” të botuar në qytetin e Nishit në vitin 1897.
Ja si e përshkruan afërsinë e shqiptarëve dhe vllahëve, Aleksa Bogosavleviqi, një vllah i serbizuar i cili në librin e tij “O Arnautima” duke thënë për shqiptarët shkruan: Si është ky popull, lexuesit do të lexojnë nga librat, por besimi im është, se shpesh gjithçka që na vjen nga Arnautët, ndodh vetëm sepse ne nuk bindemi fare, ose ajo që na ndan është një kodër e vogël, ata ishin fqinjët tanë më të afërt që nga kohërat e lashta. Sepse ata na i morën pas shpërnguljes fatkeqe të vitit 1690 vatrat tona të vjetra, Tek ata ka mjaftë gjak tonin. Ne jemi më shumë shqiptar i një fisi për nga gjaku, dhe vëllezër për nga vuajtja, sidomos me Drenicas, Rugovas Lumbardhët, Shkodranët, Dibranët, Malësorët, Llapjanët e shumë të tjerë, të cilat ndahen në 9-10 fise. Ata janë kushërinjtë e serbëve të besimeve ortodokse dhe katolike, duke pretenduar prejardhje fisnore me anë të gjakut, zakonit, festave dhe fisit.

Dëshmi se si e përshkruan afërsinë e shqiptarëve vllahët (tani të serbizuar), autori i librit “O Arnautima” Aleksa Bogosavleviqi, me origjinë vllahe.

Siç shihet te ky tekst i shkruar gjatë shekullit XIX, nga një vllah, kuptojmë se tërë Gadishulli Ilirik i veriut ishte i banuar me popullatë arbërore dhe vllahe. Po ashtu këtu vërehet çartë se serbët u formuan si etnitet dhe komb në këtë shekull duke përfshirë shqiptarët e asimiluar nga të gjitha trevat dhe fiset veriore të Gegërisë.
Pra formimi i shteteve sllave, në trevat veriore shqiptare ishte projekt rusë, i iniciuar gjatë shekujve XVIII e XIX, nga lëvizja pansllaviste që u themelua në Parisë, që e udhëhiqnin polakët dhe rusët, por që u përkrahën edhe nga francezët, prusët dhe gjermanët tjerë verior.
Sipas rrethanave politike dhe historike që kanë ndodhur në Gadishullin Ilirik pas pushtimit osman, e sidomos prej shekullit XVII, kur Rusia u bë faktor i rëndësishëm politik dhe ushtarak në trojet tona fillojë procesi i dhe sllavizimit dhe greqizmit të popullatës arbërore dhe vllahe.
Nga këto të dhëna arrijmë në përfundim se: As komb dhe as etni Serbe nuk ka eksituar në mesjetë! Serbia u krijua si entitet politik në shekullin e XIX, duke e asimiluar popullsinë shqiptare dhe vllahe.
Serbët e sotëm kurrë nuk kanë pasur shtet, as identitet etnik, para shekullit XIX – Servia emër rajoni në shërbim dhe jo emër etnie.
Gjatë shekullit XVIII, sipas projekteve pansllaviste në pjesën qendrore të gadishullit me qendër në Smederevë, së pari u krijua një grup politik ortodoksësh që e quanin veten serb, e të cilët kishin përkrahje të fortë nga Rusia dhe Patrikana e Stambollit. Nga kjo platformë politike duke e asimiluar popullatën arbërore dhe vllahe të besimit ortodoks dhe në dëm të trojeve shqiptare u formua kombi dhe shteti politik serb.
– FUND –
_________________
DR.QAZIM NAMANI: CILA ËSHTË E VËRTETA PËR PREJARDHJEN KOMBËTARE TË HULUMTUESIT ‘SERB’ ATANASIJE UROSHEVIÒªIT? (4)
https://pashtriku.org/?kat=60&shkrimi=10138

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura