Prishtinë, 16 dhjetor 2017: Nga literatura dhe burimet bëhet fjalë për një kishë të vogël e të cilën kinse e paska ndërtuar një serb i panjohur ne shekullin e XIV. Realiteti dhe të dhënat për këtë kishë flasin krejt ndryshe, kur dihet se kjo kishë ishte një faltore e vogël pa pronar të saj deri në vitin 1954. Në këtë periudhë konfiskohen pronat e familjes së Boletineve dhe i dhurohen kësaj faltoreje në vitin 1956, kur edhe shpallet si Manastir Ortodoks i grave, duke ndërhyrë me ndërtime të objekteve tjera gjatë viteve 1990 e deri me tani. Kontesti gjyqësor në mes familjes Boletini dhe Manastirit për këto prona ende nuk është i mbyllur. Të dhënat nga terreni lënë të kuptojmë se kjo faltore ishte një kishës e vogël e familjes së Buletineve ose një faltore e vogël për komunitetin hebre që gjatë shekullit XIX familja Boletini e kishte sjellë në fshatin e tyre për të ndihmuar në udhëheqjen e biznesit të njohur që kishte familja Boletini në atë kohë. Si dëshmi mund të merren varrezat e hebrenjve në Zhazhë dhe vetë emri i një hebreu të serbizuar që e mbante emrin Avram i cili e kishte shtëpinë ngjitur me këtë faltore dhe shumë pranë Kullës së Boletineve, më përkatësisht te “Guri i Tupanit”, vend ky prej nga familja Buletini me tupan i sinjalizonte banorët përreth në raste festash apo tubimi tjetër.
Nga disa autorë shkruhet se në këtë lokacion takohen religjionet krishtere, ai ortodoks dhe ai katolik, duke nënkuptuar “Manastirin e Sokolicës” dhe Kishën Katolike në Trepçë. Këto të dhëna janë shumë të dëmshme për historinë e popullatës autoktone shqiptare, kur tani më kemi të dhëna të bollshme dhe është dokumentuar me burime të shumta historike prania e komunitetit shqiptar katolik në qytetet më të skajshme lindore të Dardanisë, si: në Nish, në Prokuple, në Vrajë, në Leskoc etj., por dhe prania e kishave dhe e këtij komuniteti shumë të fuqishëm në arealin e Artanës, Trepçës dhe qyteteve tjera mesjetare që atë kohë i kishin të themeluara edhe komunat katolike në këto qytete.
Të dhënat materiale dhe burimet historike për territorin e sotëm të Kosovës dhe më gjerë, ku jetonte popullata autoktone shqiptare, dëshmojnë bindshëm që popullata shqiptare që nga ndarja e kishës më përkatësisht nga viti 1054, i kishte përqafuar të dy konfeksionet, atë ortodokse dhe katolike dhe kishte bashkëjetuar me to deri në shekullin XIX-XX, kur besimtarët e besimit ortodoksë, nën ndikimin e propagandës së Patriarkales së Stambollit, kishës serbe, greke dhe ruse, përfundimisht u asimiluan në shekullin XIX.
Duhet të theksojmë se për Manastirin e Sokolicës madje edhe në literaturën dhe në burimet serbe vetë autorët serbë dëshmojnë se ky objekt i kultit vetëm duke filluar nga viti 1956 ka filluar të quhet “Manastir i Grave”. Ofrojmë disa dëshmi nga autorët serbë për këtë kishë.
Makarija: Monaštvo na KiM nije uznemireno ni uplašeno – Blic
www.blic.rs/…/Makarija-Monastvo-na-KiM-nije-u…
Nov 25, 2011 – Sokolica je ženski manastir od 1956. godine. Nalazi se u brdima desetak kilometara od Zvečana, okružen albanskim stanovništvom, a najbliže …
Obilazak manastira u Raškoj oblasti i na Kosmetu – Srbija za …
www.srbijazamlade.rs/…/obilasak-manastira-u-raskoj-…
Od 1956 god. Sokolica je ženski manastir. Danas je ona poznata kao važno središte ikonografije i fresko slikarstva. Igumanija Makarija je pored svog doktorata …
Manastir Sokolica – Zvrk
www.zvrk.rs/…/manastiri/sokolica/index.htm
Manastir Sokolica nalazi se na padinama brda Sokolice u blizini Kosovske Mitrovice. … Od 1956. Sokolica je ženski manastir. Danas je ona poznata kao važno …1
– Manastiri i Sokolicës, Publikimi në revista serbe ku shkruan se kjo kishë e vogël është shpallur Manastir i Grave në vitin 1965
Për manastirin e Sokolicës, Gazeta e përditshme “Tema” e datës 11.4.2011, që botohet në Tiranë, e ka botuar artikullin: “Murgeshat serbe mësojnë shqip”, duke i dhënë një rëndësi mësimit të gjuhës shqipe për murgeshat e këtij manastiri, në mënyrë që të bisedojnë me fshatarët myslimanë, të cilët vijnë për t’u lutur tek statuja e Shën Mërisë. Mes tjerash, në artikull shkruhet se myslimanët nga mbarë Kosova vizitojnë Manastirin e Sokolices, sepse besojnë që skulptura e shekullit të 14-të e Zonjës së Bekuar, mund të kurojë fëmijët shurdhmemecë dhe të ndihmojnë çiftet pa fëmijë të mbesin shtatzënë.
Statuja e Shën Mërisë
Nga shumë burime dhe kujtime të popullatës shqiptare është vërtetuar se pas pushtimit të Kosovës në vitin 1912, kjo statujë në mes të dy luftërave botërore është bartur prej kishës katolike të Trepçës për në Boletin. Nga tradita e besimit të krishterë dihet se këto statuja i përkasin ritit katolik perëndimor.
Nga ky artikull po veçoj fjalët e Mati Makarias për AFP, kur thotë se ne i lejojmë të luten në “Allahun” e tyre, sikurse ne në “Zotin” tonë! Manastiri është i vendosur në malet në të dalë të qytetit të ndarë etnikisht të Mitrovicës, ku marrëdhëniet midis të krishterëve ortodoksë dhe shqiptarëve myslimanë janë të tensionuara, shkruan në këtë artikull. Në këtë shkrim përmendet Mustaf Kelmendi si vizitor i rregullt në manastir.
Nga të dhënat e cekura më lart, mendoj se shkrimi përmban të dhëna propaganduese për “shërbimet e bamirësisë” që kinse ky manastir po i bën popullatës shqiptare myslimane në Kosovë.
Bazuar nga të dhënat e këtij shkrimi, Mati Makarija e ofendon popullatën shqiptare të Kosovës me fjalinë kur thotë se ne i lejojmë të luten në “Allahun” e tyre, kurse ne lutemi në “Zotin” tonë! Shtohet pyetja cili është “Zoti i serbëve” e “Allah i shqiptareve”, dhe kujt i shërben kjo ndarje, kur dihet se shqiptarët Zotin e quajnë Zot para grekëve të lashtë dhe para serbeve të formuar si popull nga ndikimi i propagandës pansllaviste ruse në shekullin e XIX?
Pjesë nga artikulli, Murgeshat serbe mësojnë shqip, botuar në gazetën “Tema” në Tiranë
Artikulli përfundon me fjalinë, ku jep të dhëna për manastirin e restauruar të Sokolicës e të ndërtuar kinse në Mesjetë, të zbukuruar me pllaka guri të prera me kujdes dhe e konsideron si një nga pikat kryesore të arkitekturës mesjetare ortodokse në Kosovë!
Nga literatura serbe vërehet se kisha e vogël dhe pa pronar është shpallur “Manastir i Grave”, në vitin 1956. Nga burimet tjera dhe të dhënat në terren kuptojmë se bëhet fjalë për një kishë të vogël të familjes Boletini, që pas myslimanizmit, ia japin në shfrytëzim një hebreu. Kisha ishte në pronat e familjes Boletini, andaj në vijim ofrojmë dokumente me të dhëna lidhur me konfiskimin e pronave të kësaj familje pas Luftës së Parë Botërore, dhe kërkesat e familjarëve për t’i kthyer pronat e tyre.
Dokumentet për pronësinë e familjes BoletiniTabela 5. Konfiskimi i pronave të familjes Boletini2