Dr.Qazim Namani: Pushtimi i trojeve shqiptare deri në Durrës nga ushtria serbe gjatë vitit 1912 dhe luftërat ballkanike (1)

Prishtinë, 26 Prill 2020: Fejton Ekskluziv: Kraleva në Serbi, në Vitin 1784 i kishte vetëm 11 shtëpi serbe, dhe 89 Shqiptare!
Për shtrirjen e shqiptarëve edhe në pjesën qendrore të Serbisë gjatë shekullit XVIII e XIX, gjejmë burime të shkruara edhe nga autorët serbë (shih fig.1). Duke ditur se në këtë periudhë nuk kishte popullatë turke që jetonin nëpër qytetet e Ballkanit, mund të pohojmë se pjesa dërrmuese e banorëve të rajonit ishte me origjinë shqiptare. Mendoj se politika ruse dhe serbe sipas platformës së tyre i shfrytëzonin shqiptarët ortodoks që tani kishin hyrë në fazën e sllavizmit, pasi që ata e dinin gjuhën, traditën dhe depërtonin te liderët dhe feudalët shqiptarë pa asnjë problem. Fatkeqësisht liderët shqiptar në mungesë të platformës kombëtare dhe unitetit, nuk i kanë kuptuar në hollësi hilet e politikës ruso-serbe, dhe përmes këtyre njerëzve i zhvillonin bisedimet për çështjet më të rëndësishme në rajon.

Fig. 1. Dëshmi nga literatura serbe, se Kraleva në vitin 1784, i kishte vetëm 11 shtëpi serbe dhe 89 shqiptare.
Në ndikimin e politikës ruse dhe Kishës Ortodokse Serbe, në fund të shekullit XIX dhe fillim të shekullit XX, nacionalizmi serbë një shkallë të urrejtjes ndaj popullit shqiptar dhe pushtimit osmanë të trevave të Ballkanit. Siç mësojmë nga literatura serbe deri në vitin 1834, kishte pasur shumë pak banorë serbë. Bazuar në regjistrimin e parë të shtëpive në vitin 1834, menjëherë pas fitimit të autonomisë, vërejmë se në Beograd shtëpi serbe dhe të hebrenjve ishin regjistruar 769 shtëpi apo 25%, nga numri i përgjithshëm i shtëpive në qytet, por për një periudhë të shkurtër, në vitin 1846, numri i shtëpive për këto dy komunitete shtohet në 1720 apo në 45% nga numri i përgjithshëm (shih fig, 2).

Fig. 2. Dëshmi nga literatura serbe për regjistrimin e shtëpive në Beograd, gjatë vitit 1834 dhe 1846
Po ashtu nga burimet e kohës është e ditur se gjatë kësaj periudhe në qendrën e Beogradit jetonin hebrenjtë dhe shqiptarët, andaj me qenë se numri i serbëve ishte shumë i vogël, gjatë regjistrimit të shtëpive dhe popullatës në fillim për ta shtuar numrin e serbëve, me ta përfshiheshin edhe hebrenjtë e më vonë edhe vllahët.
Shumë nga vllahët që ishin vendosur për të jetuar në Beograd, ishin nga vendbanimet shqiptare si: Janina, Elbasani, Manastiri, Ohri, Nishi, e Shkupi, (shih fig.3).

Fig.3. Dëshmi nga literatura serbe për shkuarjen e vllahëve në Beograd nga qytetet shqiptare
Nga literatura serbe, kuptojmë se pas autonomisë serbe e deri në vitin 1867, nuk kishte ndonjë politikë, për ndryshimin e strukturës së popullatës që ishte koncentruar gjatë atyre viteve në Beograd. Deri në këtë kohë në Beograd ishin koncentruar, banorë të ndryshëm, që flisnin gjuhë të ndryshme, dhe kishin tradita të ndryshme, sa që edhe nuk kuptoheshin mes veti. Pas këtij viti u ndërmorën disa veprime politike, për asimilimin dhe serbizimin e pjesëtarëve të komuniteteve tjera që i vendosën për të jetuar në Serbi (shih fig. 4).

Fig. 4. Dëshmi nga literatura serbe se deri në vitin 1867, në Beograd kishin shkuar për të jetuar shumë komunitete që flisnin gjuhë të ndryshme dhe kishin tradita të lloj-llojshme.
Autorët serbë duke u bazuar në dokumentet historike të arkivit të Beogradit dhe literaturës për kujtimet e qytetarëve të vjetër të Beogradit, ka mjaft emra. Po e përmendim që është Arnautovi Ilija, që ishte kolonel dhe oficer i shquar, është quajtur ashtu sepse kishte ardhur nga jugu, prej trevave shqiptare. Nga kjo kuptojmë se oficerët e parë të ushtrisë serbe, pjesa dërmuese kishin origjinë shqiptare që kishin shkuar në Beograd nga trevat shqiptare (shih fig. 5).

Fig. 5. Argumente nga literature serbe se shumë oficer të ushtrisë serbe gjatë krizës lindore kishin origjinë shqiptare
Përveç ushtrisë nga trevat jugore shqiptare, kishin shkuar për të jetuar në Beograd, edhe njerëz me profesione të ndryshme (shih fig, 6).

Fig. 6. Dëshmi për shumë qytetarë të Beogradit, që kishin shkuar nga trevat jugore dhe kryenin profesione të ndryshme.
Nga territori i Maqedonisë së sotme në Beograd kishin shkuar, një numër i madh i banorëve, me origjinë shqiptare të besimit ortodoks që me kohë u serbizuan (shih fig. 7).

Fig. 7. Dëshmi për shkuarjen e qytetarëve për të jetuar në Beograd, nga trevat e Maqedonisë së sotme.
Siç do të shohim më vonë, këta shqiptarë që në këtë periudhë u vendosën në Beograd, e të cilët u serbizuan, dhe hynë në strukturat ushtarake serbe, ata i bënë krimet më të mëdha ndaj popullatës shqiptare, gjatë krizës lindore, dhe krimet më të rënda në të gjitha fushatat ushtarake që i zhvilloi Serbia më vonë ndaj popullit shqiptar.
Në dy dekadat e fundit të shekullit XIX, në Serbi u krijuan organizata të shumta rinore dhe institucionale që luftonin mes veti edhe për ta marrë pushtetin.
Në gusht të vitit 1901, një grup oficerësh të rinj, të udhëhequr nga kapiteni Dragutin Dimitrijevi Apis, e themeluan organizatën çetnike “Dora e Zezë”, ky ishte një grup konspirativ i organizuar kundër dinastisë së Obrenoviçëve.

Foto, 1 dhe 2. Bandat e çetnikëve serbë që gjatë vitit 1905-1908, vepruan kundër shqiptarëve të Maqedonisë së sotme
Nga kjo organizatë e fshehtë që vepronte në Shkup, u kryen krimet më të rënda ndaj popullatës myslimane shqiptare. Shqiptarët nga aksionet e pjesëtarëve të kësaj organizate u masakruan në mënyra të ndryshme. Shqiptarët në vazhdimësi ishin të ndjekur, të vrarë, të dhunuar, dhe shpeshherë nga aksionet e bandave të tyre kufomat e shqiptarëve të vrarë hidheshin në lumin Vardar.

Foto 3. Banda e çetnikëve serbë e themeluar në Prilep, dhe Foto 4. Banda e çetnikëve serbë e themeluar në Manastir
Vasilije Trbic, ishte një çetnik serbë, i cili gjatë vitit 1908, me bandën e tij, i kishte masakruar banorët shqiptar në fshatin Braillovë e Desovë, në komunën e Dellovës, që shtrihet në pjesën qendrore të Maqedonisë afër Prilepit. Në Braillovë nga plaçkitja që kishte bërë në familjet shqiptare ai e ndërtoi një kullë. Gjatë masakrës, të gjallë e kishte lënë vetëm një foshnje në djep. Foshnja ishte një vajzë të cilën e kishte veshur në rroba serbe dhe në djep e kishte lëshuar në mes të fshatit. Pranë djepit ai e kishte shkruar dhe parullën se prej tash këtu do t’rriten vetëm foshnje serbe. Ajo foshnje e kishte emrin Emine, ishte një vajzë nga fshati Desovë e familjes Bajraktari. Familjarët shkuan natën e morën vajzën, të cilën e rritën, por nga presionet e shumta nga pushtetarët sllav, që kërkonin ti martonin me dhunë vajzat e kësaj familje me çetnik serbë, ajo detyrohet të shpërngulet në Turqi. Përveç masakrave të shumta që kryen ndaj familjeve shqiptare, këta çetnik cenuan edhe nderin familjarë të shqiptarëve në këto anë, duke marrë për gra vajzat e shqiptarëve. /

Foto 5. Dëshmi e masakrave të kryera në Preshevë gjatë vitit 1913
VIJON …

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Postime të Lidhura