DR.SADRI RAMABAJA: BASHKIMI I KOSOVËS ME SHQIPËRINË, INTERES JETIK I KOMBIT, JO ALTERNATIVË E KUSHTËZUAR

Prishtinë, 20 prill 2017: Deklaratat e kryeministrave të dy Shqipërive tona, e para, janë antihistorike, meqë as njëri e as tjetri procesin dhe vullnetin e bashkimit të shqiptarëve nuk e kanë tapi të veten; e dyta, janë, krejt iracionale dhe tepër larg frymës politike që po jetojmë.
Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë politike, që ne në Kosovë me të drejtë e cilësojmë shpesh Shqipëria londineze, meqë është produkt, pothuajse torzo e trungut kombëtar, që e prodhoi Konferenca e Londërs (1913), në portalin Politico.eu (http://www.politico.eu/article/albania-prime-minister-edi-rama-eu-faces-nightmare-if-balkans-denied/) deklaroi se nëse nuk anëtarësohemi në BE, atëherë do t’i hapet rruga bashkimit të Shqipërisë londineze dhe asaj ahtisariane (Kosovës).
Në pyetjen e gazetrit nëse do të bëjë një bashkim me Kosovën në mënyrë të njëanshme, Rama është përgjigjur: “Jo, sepse mënyra e vetme për të ruajtur paqen në Ballkan është që shtegu drejt BE-së të jetë i hapur, që perspektiva të jetë e qartë dhe që ndjenjat karshi BE-së të jenë pozitive”. Më tej, ai ka vazhduar: “Askush nuk do të shohë drejt unioneve më të vogla. Të gjithë duan që të bashkohen në Unionin e madh. Por nëse nuk ka shpresë, nuk ka perspektivë dhe nuk ka hapësirë, atëherë bashkimet e vogla mund të ndodhin”, ka thënë Rama.
Kaq ishte e mjaftueshme që në Beograd të shpërthejë gjithë ai vlug shoven i njohur për ne. Kjo valë reagimesh (http://www.kurir.rs/vesti/politika/vulin-rama-pretnjama-ratom-hoce-da-uceni-eu-clanak-2789513), që shpërfaqin iracionalitetin politik të klasës politike serbe, kishte paksa edhe gjuhën e demagogjisë brenda, meqë ata vazhdojnë tutje ta cilësojnë Kosovën si pjesë të integritetit të shtetit serb dhe rrjedhimisht kundërshtimin e bashkimit të mundshëm të Kosovës me Shqipërinë e konsiderojnë si obligim kushtetues!
Ky qëndrim iracional, që de fakto shtë burim i krizës permanente mes dy kombeve me një histori të gjatë përplasjesh, për ambientin politik të Evropës Juglindore është i njohur, por tendenca për ta manipuluar Perendimin, përmes alarmit për gjoja krijimin e Shqipërisë së madhe dhe rrezikun që po na paraqitkërka ky bashkim i shqiptarëve, duket një lloj karikature e epokës së fashizmit e rinkarnuar nga racizmi serb.
Për ata që përcjellin reagimet e kësaj nytare të politikanëve ët Europës Juglindore, befasia e radhës është gjithësesi ajo që ju shakton deklarata e Isa Mustafës, kësaj mumje të titizmit jugosllav, që është ringjallur dhe katapultuar në krye të Republikës ahtisariane.
“Deklarata e Ramës për bashkim është populliste – bashkohemi në BE”, shprehet figura e kryemjerimit politik të Kosovës!
“Ne nuk e kemi orientimin që të bëjmë bashkime tjera, përveç Bashkimit Evropian. Edhe nëse s’na pranojnë për dere, do të hyjmë për dritare”, potencon tutje Mustafa në Rubikon të KTV-së!

Këto deklarata të kryeministrave të dy Shqipërive tona, e para, janë antihistorike, meqë as njëri e as tjetri procesin dhe vullnetin e bashkimit të shqiptarëve nuk e kanë tapi të veten; e dyta, janë edhe në rrafshin e pastër politik, krejt iracionale dhe tepër larg frymës politike që po jetojmë.
Ata duhet ta kenë përfundimisht të qartë se bashkimi i shqiptarëve nuk është, nuk do të jetë dhe nuk mund të bëhet për inat të këtij apo atij, i kushëtzuar apo alternativë e ndërlidhur me integrimin apo jo në BE, ai është proces historik i pakthyeshëm tashmë pas çlirimit dhe pavarësisë së Kosovës, meqë fundja është interes vital i Kombit.
Gjithësesi se ecja drejt integrimit në BE, e mbi të gjitha pozicionimi i qartë politik e gjeostrategjik i shqiptarëve për integrim në strukturat euroatlantike, do ta ndihmojë dhe përshpejtojë këtë proces, por ai nuk duhet të paraqitet si kusht alternues!
Në Europë tashmë janë thelluar diskutimet politike e akademike se çfarë BE-je do të kemi. A do të kemi më pak BE apo më shumë Europë; më të integruar në trajtn e një Federte Europiane apo, më të shlirë, tutje një bashkim shtetesh-kombe, si një Konfederatë, ku pozicioni i disa shteeve nacionale do të jetë më i privilegjuar etj; a do të kemi një Europë të dy shpejtësive integruese me bërthamën dhe periferin e saj etj.
Në këtë kaudër ky qëndrim i kryeministrav tanë është i përshtirë politikisht dhe tërësisht i pa shije. Nëse i pari, Edi Rama, këtë deklaratë e bën për të paralajmruar Brukselin se me sjelljet e tij ndaj shteteve të Evropës Juglindore, duke ua shtyrë integrimin në E në kalendrat greke, rrezikon katrahurën e radhës, me çka ai mund të konsiderohet edhe si avokati më i mirë i të ardhmes së Evropës Juglindore, ka të drejtë; duke vazhduar deklaratën me shprehjen e alternativës kushtëzuese që lidhet me procesin e bashkimit të Kosovës me Shqipërinë, duke tërhequr sërish me të drejtë alarmin për qëndrimin dihotomik të Brukselit ndaj Kosovës, meqë qytetarët e saj janë të vetmit europian që mbahen të getoizuar, ai ngatrron vetëveten dhe gjakimin për t’ u dëshmuar si lider.
Bashkimin e Kosovës me Shqipërinë nuk duhet vënë në konteste të tilla alternativash: ose na integroni në BE, ose Kosova bashkohet me Shqipërinë! Ky taktizim politik mund të keqkuptohet edhe nga miqtë tanë, si lojë politike e rrezikshme!
Por, për ironi të fatit, këtij taktizimi politik të Ramës, ia vë pikën mbi I Isa Mustafa, tek shprehet se “deklarata e Ramës për bashkim është populliste – bashkohemi në BE”! Si për të çimentuar faktin se vije nga shkolla e Kumrovcit ai vazhdon tutje: “Ne nuk e kemi orientimin që të bëjmë bashkime tjera, përveç Bashkimit Evropian. Edhe nëse s’na pranojnë për dere, do të hyjmë për dritaree!”
Ky pinjoll i titizmit, madje merr të drejtën të flasë edhe në emrë të popullit, duke u shprehur në shumës “Ne nuk e kemi orientimin që të bëjmë bashkime tjera, përveç Bashkimit Evropian.”
Një deklaratë e tillë e një kryeministri normal në një shtet normal, do të kualifikohej si vetëvrasje politike. Dorëheqja, në këso rastesh, do të ishte jo e mjaftueshme!
Bashkimi i shqiptarëve nuk bëhet për t’ jua prish a ndreq qefin a oreksin politik dikujt në Europë! Ky bashkim është e drejtë historike, natyrore, politike dhe fundja interes jetik i shqiptarëve. Këtë proces, do të ishte detyrë e kryeministrave ta prezentojnë si të tillë, por jo të luajnë me këtë të drejtë me vokabularin e interesave politike të ditës të këtij apo atij grupimi politik në Prishtinë, Beograd, në Bruksel a gjetkë.
Vetëm me shqiptarët e bashkuar, në një Federatë Shqiptare të dinnjitetshme, të barabartë me kombet tjera, krijohen balancat e shteteve-kombe dhe mundësitë reale të prosperimit të ekuilibruar si rajon drejt BE-së.
Fundja këtë bashkim duhet parë dhe prezantuar edhe si interes europian.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura