DR.SC. ILMI VELIU: KRUSHEVA SHQIPTARE

Kërçovë. 06. 09. 2015: Më 2 gusht 2015 në Krushevë u mbajtë tribuna shkencore kushtuar ngjarjeve të 2 gushtit 1903. Nga Shkupi na u paraqit Anton Sereçi, personalitet shumë i njohur publik, përfaqësues i shqiptarëve katolikë në Shkup dhe antar i këshillit për organizimin e manifestimeve kushtuar Krushevës dhe kërkoi nga unë që të merrja pjesë në kët tubim shkencorë. Edhe historiani i mirënjohur i Manastirit, (babai i historisë për shqiptarët e Iliridës), prof.dr.Reshat Nexhipi nguli këmbë që unë të merrja pjesë atje dhe të prezentoja fakte e dokumente arhivale se Krusheva që sot nuk ka asnjë shqiptar, ka qenë e themeluar nga shqiptarët, ku më vonë nga Voskopoja kanë ardhur vllehët dhe nga Galiçniku shqiptarët ortodoksë-mijakët. Personat në sallë, të cilët ishin persona me tituj shkencorë dhe poste të larta politike e shtetërore, i hapën sytë e veshët dhe mbetën shumë të hutuar kur udhëheqësi i tribunës shkencore tha: ,,Zonja dhe zotëri, të nderuar të pranishëm, fjalën e ka Ilmi Veliu, doktor i shkencave të Historisë dhe drejtor i Muzeut të Kërçovës i cili do të na lexoi punimin e tij shkencorë me titull =Shqiptarët e Krushevës dhe kontributi i tyre në shpalljen e Republikës së Krushevës=,,.

– Dr.Sc.Ilmi Veliu –

Mbretëroi një heshtje mortore. Nga sytë e të pranishmive shihej një habi po edhe një pyetje shumë e madhe…se kush na çenka ky far historiani që merr guximin të përmendë shqiptarët e Krushevës tash kur në Krushevë nuk guxon kush të prezentohet si shqiptar.
Pasi i përshëndeta të pranishmit, thash….këtë që do ta lexoj unë dhe atë që do ta dëgjoni ju, nuk janë fjalë të miat por dokumente e shkrime që i kanë berë vetë maqedonasit e vllehët në 100 vitet e fundit e që pastaj ato shkrime janë zhdukur ose fshehur në podrumet e arhivave të ndryshme, këtu në Maqedoni. Jam i gatshëm të debatoj me të gjithë ata që nuk do të pajtohen me zbulimet dhe tezat e mia ose kanë diçka për të pyetur, treguar apo plotësuar.
Ja dokumenti i parë…

(Danço Zografski,Kruçevskata Republika, Skopje, 1948, str. 7)
Popullata në Krushevë, në kohën e kryengritjes, përbëhej nga maqedonët, vllehët dhe shqiptarët. Të parët kanë ardhur shqiptarët. (dmth janë themeluesit I.V.) Shenimi është marrë nga autori maqedonas, Danço Zografski, Republika e Krushevës, Shkup, 1948, faqe.7.

Dokumenti nr.2. Zografski, citirano delo, str.7;
Shqiptarët që jetonin në Krushevë e rrethinat më të afërta të saja, nga të cilët një pjesë e konsiderueshme ishën të krishterë, ishin të mësuar që eksistencën e tyre ta siguronin me punë krijuese dhe në mënyrë të qetë. (duke u marrë me tregëti e zanate te ndrshme) e që poashtu ishin të diskriminuar nga pushteti otoman….. Zografski, vepër e cituar, f. 7.

Dokumenti,nr.3. Zografski, citirano delo, str, 26
Kjo eshtë ftesa që u eshtë berë shqiptarëve vendas, popullatës jomaqedonase të Krushevës me rrethinë e që quhet ,,Manifesti i Republikës së Krushevës,, : Të dashurit kojshi: turqë, shqiptarë e myslimanë… Nëse në Krushevë nuk ka pasur shqiptarë (turqisht – arrnautë), si që thonë historianët e sotëm maqedonas, atëherë kujt i është drejtuar kjo thirrje nga kryengritësit. Përse kryengritësit i quajnë shqiptarët ,,kojshitë tonë të dashur,,. Ku janë sot këta kojshi të dashur të maqedonasëve. Përse nuk kanë guxim të paraqiten dhe pranojnë se janë shqiptarë ortodoksë.

Dokumenti,nr.4. Zografski, citirano delo, str, 27
,,Nëse edhe ju na konsideroni si vellezërit tuaj dhe na e duani te mirën,,. Pra shqiptarët kanë qenë aty prezent dhe janë konsideruar si vellezër të vllehëve e maqedonasve. D. Zografski, ibid.
Dokumenti,nr.5: За време на 10-дневната Крушевска република востаниците испратиле повик главно до Albanci i Makrdonci od Islamska veroispovest, како: “Манифест на Крушевската република”. Манифестот имал za цел да гi убеди Albancite i Makedoncite Muslimani дека востанието не било кренато против нив, туку против жестоката османлиска тиранија. Koco Topuzoski ,,Nikola Karev,, 1877-1905, Skopje, 2008, strana 100.
Gjatë kohës që zgjatën dhjetë ditët e Republikës së Krushevës, kryengritësit kishin derguar thirrje kryesisht deri te shqiptarët dhe maqedonët muslimanë, dokument i njohur në Histori si ,,Manifesti i Republikës së Krushevës,,. Manifesti ka pasur për qëllim ti bindë shqiptarët dhe maqedonët myslimanë se kryengritja nuk ka qenë e organizuar kundër tyre por kundër tiranisë osmane. Ky shënim eshtë marrë nga autori maqedonasKoço Topuzoski, Nikolla Karev 1877-1905, Shkup, 2008, faqe 100; dhe eshtë për tu quditur se këtë e ka shenuar një autorë jo shqiptarë dhe keta thenie maqedonet e sotem i kanë fshehur dhe nuk lejojnë të përdoren ne librat shkollore ose fakultete, që të mos shihet se edhe në Krushevë ka pasur shqiptarë si që ka në Prilep, Manastirë, Prespë, Ohër, Veles etj…

Dokumenti,nr.6, Përgjigje e shqiptarëve….
Angel Dinev, “Ilindenskata Epopeja” Prilep, 1954. str, 2
Kjo eshtë përgjigjeja që shqiptarët e Krushevës ua kanë dorzuar kryengritësve të cilin e ka shenuar autori maqedonas Angell Dinev, Ilindenska Epopeja, Prilep,1954, faqe.2. Ja çka thonë shqiptarët…. Të dashur kojshi… Nga letrat tuaja që na i kini derguar, kuptuam se ju nuk jeni njerëz të këqinjë dhe se nuk i kini leshuar shtepitë tuaja për të sulmuar popullatën e qetë si kur ne dhe se jini ngritur kunder njerëzve të këqinjë dhe hyqymetit….. Ky shënim (dokument) vjen nga një autor jo shqiptar dhe vjen pyetja se përse nuk ka vlerë për historianët e sotëm maqedonas. Përse keta shenime nuk prezentohen para popullatës maqedonase dhe në librat shkollore.

Dokumenti,nr.7. D. Zografski, citirano delo, str. 22,
Gjashtëdhjetë përfaqësues nga të tre popujt që jetonin në qytet, zgjodhën qeverinë e përkohshme e quajtur ,,udhëheqësia e qytetit,, ose ,,Këshilli i qytetit,, nga të gjithë antarët e nacionaliteteve të ndryshme që e përbenin popullatën e Krushevës. Në krye të përbërjes së Këshillit të qytetit ose ,,Qeverisësëpërkohshme,, u emruan 6 përfaqësues nga tre nacionalitetet më të mëdha të Krushevës, maqedonë,vllehë dhe shqiptarë. Antarët e zgjedhur në këtë këshillë ishin keta persona dhe i kryenin këta detyra..:
1.Dinu Vangjel, kryetar i Këshillit dhe udhëheqes i gjyqit.
2.Gjorgji Çaçe, sekretar shtetrorë dhe përgjegjës i rekfizitëve…
3.Teohar Neshkov, arkatar dhe pergjegjes i finansave
4.Hristo Çurçiev, shef i policisë së qytetit
5.Dimitar Sekullov, prodhimi dhe ushqimi
6.Nikolla Balju, udhëheqës i sanitetit….. Sipas autorit Zografski, nga 60 antarët e Këshillit të qytetit, 20 kanë qenë shqiptarë dhe 20 vllehë e 20 maqedonas. Nga keta 60 vetë janë zgjedhur 6 antarë qekanë formuar qeverinë e përkohshme, nga te cilët 2 kanë qenë shqiptarë, 2 vllehë dhe 2 maqedonas. Do të thotë se shqiptarët kanë qenë prezent në mënyrë të barabartë me vllehët dhe maqedonasit të cilët atëherë kanë mbajtur mbiemra me ,,ev,, si bullgarët dhe soti kanëkëthyer me ,,oski,, si rusët, çekët e polakët.

Dokumenti,nr.8 Koco Topuzoski “Nikola Karev” 1877-1905, Skopje, 2008, strana 103.
E falënderojmë autorin maqedonas, Koço Topuzoski i cili na jep informatën që eshtë shumë me rëndësi për mua dhe tezën time se në Krushevë ka pasur shqiptarë dhe se te njejtit nuk duhet te frikohen e turpërohen por të paraqiten dhe prezentohen se janë shqiptarë, si që beni Branko Manajlloski e Sinadinoski. Pra Koço thotë se sekretari shtetërorë,Gjorgji Çaçe (Gjergji)…me përkatësi nacionale ishte shqiptar, ishte i bindur se ishte shqiptar dhe fliste gjuhën shqipe…. Para se te fillonte kryengritja ishte ne gyrbet ne Bullgari…. I ulët nga trupi por i mbushur me energji dhe puntor shumë i madh…. Kur e permbysen sulltanin ne Stamboll, ai ne mes te Krushevës mbajti nje fjalim ne gjuhen shqipe… Të përsërisim edhe njëherë se ky shënim nuk eshtë marrë nga autor shqiptar por nga Koço Topuzoski, vepra Nikolla Karev, 1877-1905, e botuar në Shkup në vitin 2008, faqe 103. Maqedonët e sotëm nuk munden ta kuptojnë dhe pranojnë se personat me emra Gjergj, Nikollë, Pjetër, mund te jetë të përkatësisë shqiptare. Maqedonët e sotëm pretendojnë se shqiptarë mundet te jetë vetëm ai që quhet Hasan e Hysen dhe jo Gjergj e Pjetër.

Dokumenti nr.9. Angel Dinev,”Ilindenskata Epopeja” Prilep, 1954. str, 2;
Vendëbanimet që i përmend autori, Nerovë dhe Zajaz, nga ku kanë ardhur armët dhe municionet, kanë qenë dhe janë pastër shqiptare por autori i ngaterron me turqit sepse bëhet fjalë për shqiptarë myslimanë. Në Nerovë të Krushevës dhe Zajaz të Kërçovës asnjëherë nuk ka pasur popullatë turke. Edhe sot ka sllavë që i llogarisin shqiptarët mylimanë si turq, po edhe vetë shqiptarët deri vonë janë prezentuar si turqë, sepse kanë qenë më pakë të persekutuar nga pushtetëmbajtesit serbë, malazezë, maqedonas,etj. Autori i lartëpërmenduar na informon se shqiptarët u kanë ndihmuar shqiptarëve kryengritës të Krushevës me armatime e municione duke shpresuar se pas tërhekjes së Turqisë nga Ballkani, me ndihmën edhe të Austrohungarisë, do të krijohej shteti shqiptarë, përkrah Greqisë, Bullgarisë e Serbisë, duke i përfëshirë të gjitha trojet shqiptare ku do të bente pjesë edhe Krusheva. Në Krushevë shqiptarët ishin pjesëmarrës të kryengritjes dhe organizatorët kryesorë. Ata nuk luftonin as për Bullgari e as për Maqedoni e Serbi por për Shqipërinë Etnike, territorin e të cilës Turqia e quante ,,Arrnautistan,,..

Dokumenti,nr.10 Angel Dinev, str, 2;
Sejfedini nga fshati Kajlarë, Sula nga fshati Palorë dhe të tjerë, e ndihmonin armatimin e popullatës (shqiptare I.V.) Shqiptarët kanë berë armatosjen e shqiptarëve të Krushevës që të luftonin për Shqipëri dhe jo armatosjen e bullgarëve e maqedonasve qe kanë luftuar për Bullgari e Serbi.

Dokumenti, nr.11. Danco Zografski,’Makedonskiot Taen Revolucioneren Komitet’ Skopje, 1954, str.26
Ky eshtë shënimi që ka një vlerë shumë të madhe për ne shqiptarët e që e arsyeton pjesëmarrjen e shqiptarëve në Kryengritjen e Ilindenit dhe armatosjen e kryengritësve. Vlerën edhe më shumë ia shton emri i autorit i cili nuk eshtë shqiptarë. Ja përkëthimi i dokumentit:
Pasiqë Maqedonia eshtë e banuar nga kombësi të ndryshme, Komiteti i kryengritjes deklaron se nuk do ti japë përparësi asnjërës kombësie që jeton në Maqedoni. Nuk do ti ashpërsojë e radikalizojë antagonizmat nacionale dhe (komiteti-qeveria e perkohshme) do të mundohet ti organizojë në një trup të përbashkët në luftë për rrëzimin e pushtetit turk dhe pasi ajo te arrihet, vendimin e mëtutjeshëm se çka do te bejnë, do ta kenë në dorë vetë nacionalitetet që jetojnë në Maqedoni. Ata pra do të vendosin vetë, nese do ti bashkohen ndonjë shteti amë (kojshi) apo do të organizojnë një shtet të pa varuar.
Ky dokument i shkruar nga nje autorë joshqiptarë e që argumenton se shqiptarët që kanë marrë pjesë në Kryengritjen e Ilindenit dhe kanë marrë pjesë ne shpalljen e krijimin e Republikës së Krushevës, vërteton se atyre u eshte premtuar e garantuar edhe nga bullgarët po edhe nga Austrohungaria se pas tërhekjes se turqeve nga Ballkani shqiptarët e Maqedonisë (Ilirida) do të munden ti bashkohen një shteti amë Shqipërisë dhe sllavomaqedonet Bullgarisë. Këtë e them për ata historianë shqiptarë e sidomos Arben Llalla i cili në shkrimin e fundit shqiptarët e Maqedonisë, që kanë marrë pjesë në këtë kryengritje po edhe ne shpalljen e Republikës së Krushevës dhe formimin e qeverisë së përkohshme, i quan shfercera, hajdutë e shitës armësh. Fati ishte i keq për shqiptarët sepse pas 1918 perandoria qe u ndihmonte (Austrohungaria) humbi luftën dhe u shkatërrua, kurse Evropa i mbeti besnik vendimit të më hershem qe shqiptarët të mbeteshin te coptuar dhe te pushtuar nga Serbia, Greqia, e Mali i Zi. Llallë i nderuar, lexo dhe analizo këtë dokument po edhe shenimet tjera qe i kane lene vete maqedonasit ku do te shohish dhe bindesh se shqiptarëve u eshtë premtuar nga të gjitha forcat antiosmane se pas rënies së Turkut, do të kenë të drejtën vetë të vendosin se kujt shteti ballkanik do ti bashkohen ose të vendosin te formonin shtetin e tyre te pavarur-Shqipërinë Etnike. Dihet pra se shqiptarët nuk do te vendosnin ti bashkohen Serbisë, Greqisë apo Bullgarisë por do të vendosin të shpallnin shtet të pavarur -Shqipërinë si që u shpallë më 1912 me ndihmën e Austrohungarisë.
Edhe Gjatë luftës së II Boterore shqiptarët i bindi Evropa qe te luftonin perkrahë sllavomaqedonasve, serbeve, malazezëve e kroatëve dhe ne fund do tu lejohej të zgjidhnin, nëse do të krijohej një federatë ballkanike ose ata do të formonin shtetin e tyre shqiptarë ne te gjitha trojet shqiptare. Ky ishte edhe shkaku qe brigadat shqiptare luftuan deri ne Srem e Zagreb dhe i lan eshtart e tyre atje. Në atë kohë, kur marredheniet shqiptaro-jugosllave ishin te mira, ushtria jugosllave këndonte ne marsh…,,Rodila je majka tri sina, Enver Hoxhu, Tito i Stalina..,, Dhe ti Llallë i dashur edhe për ata ushtarë të Shqipërisë që i lan eshtrat në Srem do të thuash se ishin hajdutë, shfercerë e shitës arnësh.
Teza ime e bazuar ne informatat qe i kane dhenë vetë autorët joshqiptarë, qofshin ata maqedonas, vllehë apo bullgarë eshtë se Krusheva si vendëbanim eshtë e themeluar nga vetë shqiptarët, ku më vonë erdhën aty vllehët nga Voskopoja e Shqipërisë e mijakët (shqiptarët ortodoksë) nga Galiçniku; dhe se ata morën pjesë në Kryengritjen e Ilindenit, ishin organizatorët kryesorë, shpallën Republikën e Krushevës si pjesë të Shqipërisë dhe jo të Bullgarisë, apo Serbisë si qe mbeti pas vitit 1918. Ata nuk ishin shfercerë e shitës armësh por luftëtarë për liri dhe Shqipëri Etnike.
Ishin vllehët ata që më përkrahen në këta teza te miat. Plaku 85 vjeçar u ngrit dhe tha…,,taka e sinko kako shto velish ti. Pola Krushevo se vika Albanska mahalla. Ima grobni spomenici napishani na albanski jazik,.Vlasite i Albancite se borea zaedno i zhivea zaedno…..Ashtu eshtë biri im, si qe thua ti….Gjysma e Krushevës quhet ,,Mehalla e Shqiptarëve,,. Ka varre me mbishkrime shqiptare. Maqedonet iu gjuajten atij. Filloj nje debat i paparë. U tha aty se nuk bejne as mijakët, as bersjaket, as cincarët e as shopat. Unë mora rrugën nga Krusheva shqiptare drejt Kërçovës gjysëm shqiptare duke e pershendetur Anton Sereçin ne Shkupin e maqedonizuar dhe Reshat Nexhipin ne Manastirin e vdekur për shqiptaret…

 – Kontakti me autorin: [email protected].

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura