EVLIJA ÇELEBIU: UDHËTIMI NËPËR SHQIPËRI

Prishtinë, 4 shkurt 2019: (Analizë e veprave) “Evlija Celebiu në Shqipëri” Përgatitur nga Robert Elsie – Evlija Çelebi, “Shqipëria 350 vjet më parë” nga përkthyesi Sali Vuçiterni.
I. Evlija Òªelebiu ( të dhëna biografike dhe vepra e tij)
Evlia Çelebi bin Dervish Muhammed Zali, lindi me 10 Muharram 1020H /1025 H, që korrespondon me 16 Mars 1611 ose 1616 në Onkaban Turqi.

Emri i tij i parë është i panjohur, Evlja është pseudonimi i tij, të cilin ai e kishte marrë nderimin për emrin e udhëzuesit të tij, ose imamit të tij. Ishte udhëtar dhe kronist turk. Ai u bë i njohur për të dhënat e vëzhgimet që botoi rreth vendeve ku kishte udhëtuar. Ishte bir i një argjendari të oborrit perandorak, ai u edukua në Stamboll. Njihej edhe me emrin Dervish Mehmet Zılli. Shkrimet e para të tij ishin në formë shënimesh të marra gjatë udhëtimeve nëpër Stamboll, në të cilat përshkruheshin ndërtesat, tregjet, zakonet dhe kultura. Udhëtimin e parë jashtë vendit e bëri më 1640. Shënimet e udhëtimit përfshijnë një periudhë 40 vjeçare dhe përmblidhen në një vepër prej 10 vëllimesh, të quajtur Sejahatname (Libri i udhëtimeve). Thuhet se ai vdiq gjatë tridhjetës së fundit të vitit 1095 H / 1684 pas Krishtit. Dhe për një periudhë afro dyzet vjet nga viti 1050 H / 1640 pas Krishtit, dhe ndoshta edhe para kësaj, deri në 1087 H / 1676.

Evlija Çelebiu (1611-1684)

Shoqëria shqiptare nën sundimin osman, në gjysmën e dytë të shekullit XVIII, ishte profilizuar si shoqëri me shkallë relativisht të lartë të integrimit në Perandorinë Osmane. Në këtë periudhë administrata osmane ende i përmbahej parimit të decentralizimit të pushtetit, duke u lënë shumë komptenca në dorë autoriteteve lokale. Ky pushtet real në duart e feudalëve vendas, qe njëri nga motivuesit e kalimit të tyre në fenë islame, sepse në atë mënyrë ata ruanin pozitat e dikurshme, dhe fitonin pozita të reja, në varësi nga shërbimet që kryenin për Portën e Lartë.
Shekujt XVI e XVII u karakterizuan si periudhë kohore e zgjerimit territorial të Perandorisë Osmane, ashtu që në atë ekspansion dhe dinamizëm të përgjithsëm të Perandorisë Osmane, edhe roli i feudalëve dhe spahijve shqiptarë ishte evident. Meqë popujt e tjerë ballkanas, bullgarët, serbët, grekët dhe rumunët, të cilët si edhe shqiptarët u gjetën nën sundimin osman, u treguan më pak entuziast në aspektin e integrimit në shtetin e ri, shqiptarët dolën në plan të parë dhe u identifikuan si faktori më i besueshëm për Portën e Lartë. Kjo farë epërsie administrative dhe psikologjike e elitës ushtarake, politike dhe feudale të shqiptarëve, bëri që të motivohej edhe theksimi i identitetit etnik të shqiptarëve, sepse ai paraqiste një përparësi për përparimin e shpejtë në hierarkinë e pushtetit, për shkak të lojalitetit të manifestuar nga shumica prej tyre.
Në këtë mënyrë erdhi deri te rikompaktësimi i ri etnik i shqiptarëve, të cilët në shekujt XI-XIV qenë para dekompozimit nga dhuna dhe asimilimi serb e bizantin. Pas dy shekujve të integrimit në Perandorinë Osmane, Berati dhe Elbasani kishin arritur një shkallë më të lartë të integrimit dhe të zhvillimit social e kulturor në Perandorinë Osmane. Udhëpërshkruesi osman, Evlia Çelebi, i cili përshkoi viset shqiptare në vitet 1666-1670, lidhur me jetën kulturore letrare të kohës, ka lënë një dëshmi shumë mbresëlënëse: “Poetët, shkrimtarët dhe oratorët e këtij vendi janë njerëz me kulturë të lartë e me studime të plota. Ata nuk çajnë krye për doktrinën fetare, por në sjellje janë shumë të kujdesshëm. Për arsye se në atë qytet kishte një numër të madh të poetëve dhe një jetë letrare të zhvilluar. Elbasani në atë kohë quhej “shtëpia e poetëve”. Ky udhëpërshkrues ka shënuar edhe disa vargje që kishte hasur të shënuara në hyrjet e pallateve të bujarëve shqiptarë, çka vërteton edhe pohimin e një lloj mecenati ndër këta bujarë.
Arsimimi i numrit aq të madh të të rinjve në gjuhën osmane dhe në gjuhën arabe, ndjenja edhe prirja e pasanikëve ndaj poezisë dhe ambienti stabil social, pashmangshëm e bënte një komunitet të madh, që ishte i etshëm për dije dhe më të aftë që të kuptonin edhe letërsinë që shkruhej në gjuhën shqipe me alfabetin arab, atë që quhet poezia alamiado. Një numër i konsiderueshëm i të rinjve që mbaronin medresetë në qytetet shqiptare, si ato të Beratit e Elbasanit po edhe të qyteteve të tjera, shkonin për studime të larta në Stamboll, në Egjipt dhe në shkolla të larta gjithandej hapësirave të Perandorisë Osmane. Në këtë mënyrë, numrit të konsiderueshëm të të rinjve që kishin mbaruar medrese në vend, u shtoheshin edhe ata që kryenin studimet e larta dhe që ktheheshin në vendlindjet e tyre. Raste të tilla janë edhe poetët më përfaqësues të poezisë shqipe alamiado, Nezim Frakulla, Hasan Zyko Kamberi, Muhamed Çami Kyçyku, etj.
Një ndikim të rëndësishëm në theksimin e identitetit etnik, gjuhësor dhe kulturor të shqiptarëve që kishin pranuar Islamin, kësaj here në raport me turqit, do ta ketë pasur edhe kriza që e tronditi Perandorinë Osmane pas disfatës ushtarake të Vjenës në vitin 1683. Disfata e Vjenës shënoi fundin e ekspansionit ushtarak dhe ekonomik të osmanëve dhe fillimin e një procesi të gjatë të krizave ekonomike, sociale, administrative e që do të rezultonin edhe me shfaqjen e konfikteve etnike dhe lindjen e lëvizjeve nacionale të popujve të sunduar.
Meqë pushtimet e vendeve të reja më nuk paraqitnin një bazë për financimin e shtetit, administrata perandorake iu kthye rikonfigurimit social dhe administrativ të shtetit. Shteti filloi t’ua merrte tokat spahinjve dhe t’ua shiste feudalëve më të pasur. Kjo shkaktoi krizë sociale për shumë shtresa të popullsisë dhe e hapi shtegun e krijimit të formacioneve më të mëdha feudale, që kishin një organizim dhe administrim lokal, por mjaft të centralizuar.
Krijimi i Pashallëkut të Shkodrës (1786-1831) dhe i Pashallëkut të Janinës (1786-1822), që erdhën si rezultat i këtij procesi të ri të rikonfigurimit social dhe administrativ të shtetit, pati ndikimet e veta në shpalosjen më të theksuar të identitetit etnik dhe gjuhësor shqiptar. Këto tërësi të mëdha administrative, që i dobësuan lidhjet me Stambollin, bënë që njerëzit më shumë të lidheshin me administratën lokale dhe me problemet vendore. Kjo shkëputje relative nga Stambolli dhe nga kultura që vinte prej andej në gjuhën persiane, arabe dhe osmane, bëri që të kishte pranueshmëri më të madhe edhe poezia alamiado në gjuhën shqipe, si dhe aktivitetet letrare që u zhvilluan në qytetet shqiptare, veçmas në Berat dhe në Elbasan. Alamiadistët shqiptarë krijonin qerthuj lokalë letrarë në qytetet shqiptare, ku poezia e tyre kishte një receptim solid. Madje, ky ambient ishte i mbarsur edhe me pasione dhe me konflikte të shumta, që janë karakteristikë për mentalitetet shqiptare, por që mund të thuhet se vinte edhe si rezultat i një dimensioni social të aktiviteteve letrare. Thënë më thjesht, poetët alamiadistë në një farë mënyre siguronin ekzistencën nga puna letrare e tyre, e kjo shtonte edhe konkurencën dhe pasionet. .
II. Trevat shqiptare në vepren e Evlija Òªelebiut
Duke u bazuar në rendësinë që ka udhtimi i këtij udhëtari jo vetem për turqit i cili mbeti një thesar i madh letrar, por edhe për shumë kombe tjera ngase përmbledh një dokument historik, gjeografik, ekonomik etj. Në pjesën që ka të bëjë me Shqipërinë dhe trojet shqiptare në përgjithësi, si shkrime të rralla që lirshëm mundë të thuhet se gjenden në shumë pak biblioteka përbën një monument madhështorë për shumë studiues të sotshëm apo të së ardhmës.
Evlia Celebiu ka dhënë çdo detaj nga ato që i ka zënë syri, lartësinë e maleve, madhësinë e qyteteve e të katundeve, ka matur me kujdes gjatësinë e gjerësinë e fortesave, e xhamive e kishave, ka përshkruar me interesim të plotë e pa mungesa ndërtesat e kohës, ka vëzhguar me kujdes jetën e popujve, gjuhën, fenë, zakonet. Ai mbetet më me vlerë nga të gjithë turistët tjerë për shumë karekteristika, përveç mundësive si dhe pushtetit të atëhershëm i shtrirë gjithëandei, Ai, pjesën më të madhe të jetës ja kushtoi udhëtimit duke prek çdo cep të dinastis Otomane.
Në veprën e Evlia Celebiut, Shqipëria para 350 vjet më parë, përshkruhen këto vende si:
Kështjella e Delvinës, themelues ishin Spanjollët, pastai kaloi në dorë të Venedikasëve, e më vonë në duart e Sulltan Bajazitit, e krejt në fund i ngarkuar për këtë vend ishte Ajaz Pasha Shqiptar për nga Gjaku.
Pastai Gjirokastra me shumë ndërtesa të ndërtuara nga venedikasët, pasi gjindet figura e Shën Markut e cila simbolizon Venedikun .
Pastai Qyteti i Peshkëpisë, me 300 shtëpi e ndërtuar me gurë të gdhendur me një mjeshtëri të rrallë, për të vazhduar në Zharovinë. Zharovina me 100 shtëpit e bukura, dhe vreshta e kopshte në breg të një liqeni dhe me plot kulla në kufirin e prefekturës së Janinës.
Pastai në Qytetin e Delvinakut me 400 shtëpi, dhjet kisha të gjithë shqiptarë të besimit katolik, pastai gjashtë orë rrugë vie Libohova, Libohova me 200 shtëpi me rasa me popullësi shqiptare të besimit Islam me një xhami, një mesxhid, e një han e banjë. Pastai në një distanc rreth tre orë ecje nëpër male vije katundi i Luzatit i vili i përket Tepelenes, aty bashkohen lumi vijo me atë të Gjirokastrës, lumi Vijo ka burimin nga malet e Korçës e të trikallës dhe nga bjeshkët e Camërisë, ku në drejtim të Perendimit rreth dy kilometra tutje nëpër prroje e lugina vjen Tepelena.
Tepelenë do të thotë Kaptin – Shpuar Kështjella e Tepelenës me një pllak të fortë krejtësishtë guri e ngjajshme me atë të Astregonit në breg të Danubit, me 80 katunde. Varoshi i Tepelenës me 200 shtëpi të mbuluara me rrasa e kashtë nuk ka shkoll e as Banjo as institute të tjera për veç një xhamie dhe i rrethuar me kopshte.
Pastaj ngjajshëm me rrugtimin 3 orësh vie Kështjella e Skraparit. Skrapari me 47 katunde dhe me kështjell të çuditshme e ndërtuar qysh në kohën Romake e ngritur mbi një kodrinë me një portë të vetme në krejt atë perimetër rreth 1000 hapa siç thotë autori.
Në anën tjetër më në Perendim të tij vjen Kështjella e Përmetit po ashtu e ndërtuar nga Romakët, perimetri i saj rreth 200 hapa me një liqenë të cilit nuk i pakësohet kurrë uji.
Ndërsa në drejtim të veriut nëpër Dobrunë nga ku duket edhe Berati.
Berati me Fortesën madhore e Beligradit Shiptarë (Berati) njihej si kryevend i prefektit të Vlorës, me 120 katunde, i gatshëm me ushtarë më të zgjedhur dhe trima. Fortesa e Beratit njihet me një perimetër 2600 hapa e ndërtuar mbi një shkëmb të egër.
Varoshi një Katund i madhë ndodhet jashtë mureve të Kështjellës së Beratit me 5 mijë shtëpi të mbuluara me tjegulla, dhe plot me vreshta e lulishte me kopshte, me 30 faltore për muslimanë.
Në jug të Beratit ndodhet mali i Tomorrit me një gjatësi siç përshkruan autori 5-6 ditë larg
Qyteti i Vlorës nuk ka asnjë Fortes edhe pse një fortes njihet si Fortesa e Vlorës .
Vlora me 1 mijë shtëpi ndodhet mbi një fushë të lulëzuar me vreshta e trandafila, limon e portokalli, Ullinj, sheg e Fiq, ndërsa ndërmjet Vlorës e Detit ndodhet Katundi i Zvernecit, me 150 shtëpi kryesishtë të krishterë.
Durrësi ose siç përshkruhet zonja mbi qytetet e tjera, me një Fortesë të ndërtuar nga Grekët,dhe me bollëk nga kripa për exsport me shekuj.
Kavaja Qytet ky ngjitur me Durrsin ka 73 katunde dhe 400 shtëpi, dhe një fushë pjellore buzë detit, me plot vreshta e kopshte.
Nusja e Botës Elbasani
Elbasani si Ajntepi që është nusja e Anadollit, ashtu është për Shqipërinë Elbasani ”nusja e Shqipërisë”. Autori përpos këtyre vendeve sjell rrëfime edhe për Ohrin, Strugën, Qyteti i Resnjes, Pogradecin, Starova, Prespa, Manastiri, Mitrovica, Vuçiterna, Prishtina, Kaçaniku, Shkupi, Kumanovën, Lezha, Shkodra, Bushatin, Podgoricën, Kotorrin, Tivarin, Ulçinin, Spasin, dhe Gjakovën.
III. Vështrim Seminarik të Evlian Òªelebiu sipas përkthimit të Robert Elsie
Nuk mundemi të anashkalojmë kontributin që dha në këtë fushë Robert Elsie përkundrazi për ne mbetet burimi i referencës.
Në fushën e albanologjisë, Robert Elsie i është kushtuar fillimisht letërsisë shqiptare. Ndër botime të hershme të tij janë: Dictionary of Albanian Literature (Fjalor i letërsisë shqiptare), Uestport (Westport), Konektikat 1986, dhe History of Albanian Literature (Histori e letërsisë shqiptare), Boulder, Colorado 1995, në dy vëllime. Kjo vepër e fundit doli në shqip me titullin Histori e letërsisë shqiptare, Pejë 1997, dhe polonisht me titullin Zarys historii literatury albanskiej (Pasqyra e historisë së letërsisë shqiptare), Torunj 2004. Ai është marrë më shumë gjatë dhjetëvjeçarit të parë të shekullit të njëzetë fushën e historisë, por ne do të ndalemi vetëm në librin në fjalë i cili është referenca kryesore e këtij studimi, për Përshkrimet e Çelebiut për qytetet dhe fshatrat shqiptare na zbulojnë të gjitha elementet e një kulture të përpunuara hollë e nga e cila vetëm pak gjurmë kanë shpëtuar gjatë rrjedhave të histories.
Elsie ka botuar – në bashkëpunim me Robert Dankoff (Universiteti i Çikagos) – dhe ka përkthyer nga osmanishtja pjesët e veprës Sejahatname të udhëtarit osman Evlija Çelebi (1611-1683) që flasin për trevat shqiptare: Evliya Çelebi in Albania and Adjacent Regions (Evlija Çelebi në Shqipëri dhe në viset fqinje), Lajdën (Leiden) 2000, libër që doli edhe në shqip në vëllimin Evlija Çelebiu në Shqipëri dhe në viset fqinje, Tiranë 2008. Udhëtari për të cilin flet Elsie prek shumë fusha që jan mjaftë domethënse dhe kto mbresa ruhen në veprën dhjetëvëllimëshe në gjuhën turke të titulluar SEJAHATNAME .
Për dallim nga Libri “Shqipëria 350 Vjet më pare” Botimi i dytë – Horizont Tiranë, 2000, përkthimi Sali Vuçiterni, për pjesën e parë të këtij punimi sollëm disa nga përshkrimet që na sjell ky libër, i cili përqendrimi këtu është më shumë në Kështjella dhe vende, qytete etj. Por disi më pak përfshirës nga ajo që do të gjejmë në librin “Evlija Celebiu në Shqipëri dhe në viset fqinje: Kosovë, Mal I Zi, Oher” të përkthyar nga Roberti.
Këtu vepra na jep imësisht itineraret e shtegtimeve të tij, ndër to, mes shumë Betejave përshkrime të sakta të detajuara, rreth pazareve, kalave, xhamive, shesheve të dëfrimit, rrugët etj.
Libri është i ndarë në tre pjesë, dhe ky rrugëtim përfshinë Kosovën, Shqipërinë e Veriut dhe Malin e Zi, dhe në pjesën e fundit përfshihet Shqipëria e Jugut.
Është mjaft interesante përshkrimi dhe detajet e sajuara në këtë vepër kur përshkruhet rrugëtimi për në Kosovë, e para nga fakti se po flitet për gjysmën e shekullit XVI saktësishtë vitin 1660, dhe e dyta detajet që sjell ky udhëpërshkrim.
– Nëpër Kosovë ose siç përshkruhet (prej këndej Novi Pazarit)
Kalaja e Mitrovicës ky qytet u pushtua nga vet Gazi Hudavendigari Sulltani Murati i biri i Gaziut Orhan, i cili u vra gjatë betejës së Fushë Kosovës tinzërisht nga një i pa fe i shtirë si lajmëtar, iu afrua Sulltanit për t’i puthur dorën, dhe më të afruar nxorri dorën (mjetin Luftarak) dhe e vrau. Nga kjo ngjarje si vendim i dinastis Osmane merret që Sulltani rrin ulur në fron dhe lajmëtari puth një mëngë të gjatë qepur rrobës mbretërore, duke u ruajtur mirë në të dy anët. Për shkak të kësaj ngjarje edhe kalaja e Mitrovicës quhet Kalaja Ogurzezë dhe gjindet në pikën e skajshme përendimore të rrafshit të Kosovës mbi të nuk ka ndonjë pik tjetër më të lartë.
Pastaj përshkruhet rrugëtimi për banorët e Vushtrrisë si rumeliotë, pjesa më e madhe flasin shqipën e turqishten, e jashtë këtij qyteti brigjeve të lumit llap vjen rrafshi i Kosovës në drejtim të jugut, aty është tyrbja e Sulltan Shehidit, Gazi Hadavendigar.
Pastaj më në lindje Prishtina u pushtua nga Sulltan Murati i më 1389, siç përshkruhet ky qytet gjindet në verilindje të rrafshit të Fushë Kosovës, me 2060 shtëpi njëkatëshe dhe dy katëshe, me 12 faltore gjashtë nga to xhami, një në Pazar dhe të tjerat xhami lagjesh. Ka Medrese, shkolla hadithi, shkolla fillore, teqe dervishësh, 11 hane. Hani Haxhi Beut gjendet në Kronogram u ndërtua më 1623, ka edhe hane të tjera, ka Hamame në Pazar gjendet Hamami i Sulltan Mehmed Pushtuesit, u bë i njohur dhe vend shërues si rrjedhoj e një njeriu të shejt. Ishte mbyllur 40 ditë dhe kishte lutur Zotin “o Zoti im, gjetë shërim çdo i sëmurë që hyn këtu”. Edhe sot e kësaj dite të gjithë ata që kanë brenga vinë këtu për shërim. Gjithashtu fal klimës së mirë të gjitha vashat dhe djemt e këtij qyteti kishin emër në trevat Osmane për bukuri.
Pastaj përshkruhet Dobratini me 500 shtëpi, i bukur si fshat me natyrë e gjelbërime, pastaj përmendet qyteti i Gjakovës e deri te Kaçaniku – të Arratisurit, ky vend mori emrin Kaçanik nga Fjala Turke Kacanlar (të arrestuarit) që më pas mori trajtën Kaçanik. Më pas përmendet Shkupi e kështu me radhë.
Pjesa II Shqipëria e veriut dhe Mali i Zi 1662.
Tirana – qyteti ka të gjitha dhe në një fushë të hapët ka xhami, Hane, Hamame, Pazare, Vreshta, e kopshte. Më pastai përmendet Lezha me faltoret e saj dhe Hamame, Kalaja, lumenjët, shkollat, dyqanet etj.
Pastai Shkodra e njohur si Iskenderie Shqiptare Shkodra, sepse në atë kohë në Perandorinë Osmane njiheshin tre Iskenderi ose Aleksandri, ajo e Brigjeve të mesdheut një ndales karavani larg Halebit, e dyta Aleksandria e Egjiptit dhe kjo e Shkodrës.
Në veri të saj larg rreth dy orë kambë vjen qyteti i Bushatit.
Pastaj në pjesen e Malit të Zi përmendet Podgorica që bënte pjesë në sanxhakun e Shkodrës.
Përmendet kalaja me ngjyrë trandofili e Ulqinit, e cila ndodhet në skaj të zonës kufitare. Ulqini rrjedh nga fjala Ylgyn e shndërruar në Ulqin. Kjo kala është ndërtuar nga Spanjollët dhe më pas e marrur nga Venedikasit.
Shqipëria e Jugut 1670
Përmendet detajet e Kalas që gjindet në këtë vend, së bashku me përshkrimin e rrethinës së saj. Qyteti jashtë Kalas është Varoshi, me një pasuri natyrore të bollëshme.
Gjithashtu përmendet Kalaja e Gjirokastrës që në Greqishtë i thuhet Kalasë, sepse themeluesi i saj ishte i biri i Filipit njëri nga mbretërit Grek.
Në Gjirokastër e cila ka një klimë të shëndetshme, sa që po ti dilte dikujt ndonjë puqërr ose Ciban në trup të gjithë thojnë se ka Murtajën, dhe rrishin të distancuar që të gjithë nga ai person, por për çudi njerëzit këtu arrin moshën edhe në 170 vjet.
Nga zakonet e Gjirokastrës kanë edhe këtë quid, kur ju vdes dikush e vajtojnë deri në 50 vite.
Pastai përmendet Berati ose Beligradi i Shqiptarëve ku ne për të kemi shkruar në pjesën e parë të këtij materiali, e cila nuk ndryshon nga libri i parë në përkëthim.
Krejt në fund përmendet qyteti i Korçës, i cili vije rreth 8 orë larg në juglindje të Pogradecit.
***
Konkluzioni:
Udhtari i njohur turk Evlija Òªelebiu, mbetet për Shqipëtarët dhe më gjerë një burim të dhënash parësor dhe i pa krahasueshëm. Autori që bëri këtë punë me përkthimin e tij dhe solli në gjuhën shqipe gjithashtu ka një merit të veçantë, dhe duhet të ketë një tretman të madhë, për njohje ndaj punës së tij edhe pse ai tash më nuk gjindet në mesin tonë. Libri i Udhëtimeve – Sijahetname, do të mbetet ende referenc kryesore për ne, nga vet fakti se përfshinë shumë fakte historike të detajuara aq bukur. Sjell një pasqyrë për ne ndaj të kaluarës Shqiptare në përgjithësi. Këtu vepra na jep imësisht itineraret e shtegtimeve të tij, nder to, mes shumë Betejave përshkrime të sakta të detajuara, rreth pazareve, kalave, xhamive, shesheve të defrimit,rrugët etj. Për veç kësaj sjell për ne zakonet, traditat, sjelljet, cilësitë, veçoritë, karakterin, duke vënë në pahë të kaluarën Shqipëtare të të gjitha viseve të asaj kohe. Shqipëria dhe shqiptaret në tërësi – nga Evlija Òªelebiu – është jashtëzakonishtë e begatë dhe e mirëqeversur, me një kulturë mjaft të zhvilluar, që na bënë të mburremi me këtë të kaluar . Ajo që na del në shesh është se, me kalimin e kohës përgjatë historisë për fat të keq shumë pak dhe në mënyrë tragjike vetëm pak gjurmë kanë shpëtuar gjatë rrjedhave të historisë.
Përgatitur nga: Elmedina Ismajli – Prishtinë 2019

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura