Tiranë, 25 shtator 2018: Cfare beni keshtu more njerez te mire.
Pse corodisni veten dhe te tjeret dhe vazhdoni te grindeni duke mbetur perseri ne udhekryq.
Cfare dini ju me shume per perspektiven e rajonit dhe cila eshte rruga me e mire e zgjidhjes ne interesin tone kombetar.
Mos shisni vetem patriotizem, por parashtroni alternativa me te mira me fuqi vendimarrese.
A e beni dot kete?
Ju kujtoni se politikat behen shesheve te Europes apo rrjeteve sociale, vetem duke tundur flamurin tone Kuq e Zi dhe duke u perbetuar per atdhetarizem?
Kjo eshte njera ane e mire, por thellohuni, ndaluni per nje moment, degjoni me shume, ruani gjakftohtesine, mbeshtetuni ne shpatullat e njeri tjetrit dhe merrni vendimin me te drejte.
Te bojkotosh sot referendumin ne Maqedoni, do te thote qe indirekt te rreshtohsh ne mbeshtetje te qellimit te politikes ruse, e cila per interesat e saj, nuk e do kurre Maqedonine ne NATO.
Ndihmojeni sa te mundni me marrezine tuaj kete lloj politike, sepse ajo ka nevoje edhe per kete mbeshtetje, te cilen e merr falas.
Cfare paradoksi!!
Cfare jeni duke bere, duke mbjelle percarje dhe pasiguri, ne nje kohe qe kemi nevoje te faktorizohemi politikisht ne institucionet nderkombetare.
Mblidhni mendjen dhe mos gaboni, sepse koha do t’iu denoje rende per kete marrezi qe e shperndani pa u menduar dy here.
Kush jeni ju dhe cfare perfaqesoni me keto mendime pa asnje zgjidhje tjeter dhe qe s’te cojne askund?
Eshte momenti te ulemi dhe te degjojme me kujdes e besim njeri tjetrin dhe te marrim vendimin e duhur.
Bejeni kete sa jeni ne kohe.
Perspektiva e shqiptareve dhe vleresimi i tyre, shume me mire sa deri tani, do te jete vetem me Maqedonine brenda NATO-s dhe me tej BE-se.
Zoti na falte nese gabojme, por Shqiperia dhe Kombi kurre jo. Faleminderit. Respekt.
Sulejman Abazi NESHAJ
Tirane 26 shtator 2018.
Postime të Lidhura
DR.EMIN KABASHI: POPUJT QË NUK LUFTOJNË PËR LIRI, ZHDUKEN
Pashtriku, 6 tetor 2020: Mehmet Hajrizi, Histori e një organizate politike dhe demonstratat e vitit 1981, Toena, Tiranë,…
KUDUSI LAMA: UÇK-ja, RAPORTI I DICK MARTIT DHE GJYKATA SPECIALE (I)
Tiranë, 5 gusht 2020: Bashkëluftëtarët e djeshëm, me politikë kundër veprës së vet Në çdo rast kur sulmohesh,…
SHERADIN BERISHA: LETËR NGUSHËLLUESE PËR FAMILJET GËRVALLA – ZEKA, NGA BURGU I HEILBRONIT, JANAR 1982
Pashtriku, 25 shkurt 2021: Pas vrasjes së Jusuf Gërvallës, Kadri Zekës dhe Bardhosh Gërvallës (më 17 janar 1982)…
PREND BUZHALA: RRËFIMI I PËRBASHKËT PROMETHEIK I LIRIDASHËSVE SHQIPTARË
Pashtriku.org, 7 dhjetor 2017: (Agim Sylejmani: “Rrëfime nga burgu”, Libri i parë, botoi Shoqata e të Burgosurve Politikë…