E VËRTETA DHE GËNJESHTRA SI ILUZION I SË VËRTETËS!

E VËRTETA DHE GËNJESHTRA SI ILUZION I SË VËRTETËS!

Nga Sheradin Berisha, Pashtriku – 29 korrik 2021

1. Gënjeshtarët e ndërtojnë iluzionin e së vërtetës mbi bazën e përsëritjes së gënjeshtrave. Ata mendojnë se përsëritja e bën të “vërtetë” gënjeshtrën! “Përsëriteni një gënjeshtër shumë shpesh, dhe ajo bëhet e vërtetë”, ishte ky një sllogan që shpesh i atribuohet mjeshtrit të propagandës naziste, Jozef Gebelsit (1897 – 1945)

2. Nuk duhet harruar faktin se, kauza nuk ndërtohet mbi bazën e gënjeshtrës! Babai i pacifizmit, Mahatma Gandhi (1869 – 1948) si udhërrëfyes në rrugëtimin e tij politik ka pas thënien: “E vërteta kurrë nuk e dëmton një kauz të drejtë.”

3. Mos hesht kur dëgjon e lexon gënjeshtra! Pse? Sepse “kur e vërteta zëvendësohet me heshtje, heshtja është gënjeshtër.” – ka thënë shkrimtari rus, Yevgeny Yevtushenko (1932 – 2017).

4. E vërteta hulumtohet duke dyshuar! Në këtë kontekst, filozofi i shquar francez, Rene Descartes (1596 – 1650), thotë: “Nëse dëshironi të jeni një kërkues real i së vërtetës, është e domosdoshme që të paktën një herë në jetën tuaj të dyshoni, sa më shumë që të jetë e mundur, në çdo gjë.”

5. Kur e thua të vërtetën mos u brengos çka thonë gojëligët! Filozofi dhe mendimtari i shquar i botës antike, Aristoteli (384 322 p.e.s) mendon se: “Njeriu mendje lartë më shumë duhet të brengoset për të vërtetën se sa për atë se çfarë mendojn të tjerët.”

6. Ndërkaq filozofi tjetër i antikitetit dhe studenti i Sokratit (470-399 p.e.s), Platoni (427 – 347 p.e. s), thotë: “Nuk duhet kurrë ta nderoni njeriun më shumë se të vërtetën.”

7. Ai që e di të vërtetën nuk gënjehet as nuk jeton me iluzione!  Në këtë kuadër filozofi i shquar gjerman, Friedrich Nietzsche (1844 – 1900) me të drejt thotë: “Ndonjëherë njerëzit nuk duan të dëgjojnë të vërtetën sepse nuk duan që iluzionet e tyre të shkatërrohen”.

8. Djallëzia!!! Nietzsche në një moment gjatë ligjerimit i pyet studentët:”Çfarë është djallëzia (?) çfarëdo që del nga dobësia”, ishte përgjigjia e tij!

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura