SHERADIN BERISHA: KUJDES NGA GËNJESHTRA, DËMTON MARRËDHËNIET NJERËZORE!

Pashtriku, 3 janar 2021: Nuk thuhet kot, se gënjeshtra i ka “këmbët e shkurtra” dhe “hundën e gjatë”, dhe si e tillë nuk mbetet pa u zbuluar!
Gënjeshtra është një mashtrim i madh që shkatërron çdo marrëdhënie njerëzore! Prandaj duhet të jemi të kujdesshëm, të mos gënjejmë?!
Çka thonë dijetarët për gënjeshtrën?!
1. “Fjalët e rreme nuk janë thjesht të këqija në vetvete, por ato molepsin edhe shpirtin me të keqen.” – filozofi i antikitetit, Sokrati 469 – 399 p.e.s);
2. “Nuk ka mëkat më të turpshëm se të gënjesh ata që besojnë në ty”. – shkrimtarja italiane, Melania Gaia Mazzucco 1966…;
3. “Gënjehet vetëm ai që beson”. – shkrimtari italian, Giulio Cesare Croce, 1550 1609;
4. “Më mirë një e vërtetë e vogël se një gënjeshtër e madhe”, – thotë gjeniu i pikturës, Leonardo Da Vinci, 1452 – 1519;
5. “Në gojën e gënjeshtarit edhe e vërteta bëhet e pabesueshme”. – dramaturgu spanjoll, Jacinto Benavente, 1866 – 1954;
6. “Më mirë të humbësh me parime se të fitosh me gënjeshtra”. – politikani australian, Arthur Calwell, 1896 – 1973;
8. “Në vendin e gënjeshtrave, e vërteta është një sëmundje”. – shkrimtari italian, Gianni Rodari, 1920 – 1980;
9. “Ai që s’di të gënjejë, mendon se të gjithë thonë të vërtetën”. – romancieri i shquar, Franz Kafka (ka lindur më 3 korrik, 1883 në Pragë të Austro-Hungarisë, sot Republika Çeke; vdiq më 3 qershor, 1924 në Vjenë të Austrisë).
***
Gënjeshtra të zë rob, e vërteta të çliron! Prandaj ta themi të vërtetën, sepse kur e vërteta nuk është e lirë, atëherë edhe liria nuk është e vërtetë!

____________
DITURIA DHE PADITURIA!
Diku e kam lexuar se: “sa më e madhe është padituria, aq më të ngurta janë mendimet”.
Nuk duhet të pretendojmë se i dimë të gjitha!
“Ajo që dimë është një pikë ujë, ajo që nuk dimë është një oqean”, ka thënë shkenctari i shquar anglez, Isak Njutoni (1643 – 1727).
Në këtë kuadër, thënia e filozofit të antikitetit, Sokratit (469 – 399 p.e.s): “unë e di një gjë, që s’di asgjë”, tregon qartë se, njeriu ka dije të kufizuar, ndërsa mosdija është e pakufishme, ashtu sikurse pafundësia e universit me shumë të panjohura!

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura
Read More

KOLË BERISHA

Kolë Berisha, veprimtar dhe kontribuues i çmuar  për  lirinë, pavarësinë dhe demokracinë në  Kosovë Nga Gjekë Gjonaj, Ulqin…