Ejup Ajdini: Estetikë e poetikës shpirtërore

Tetovë, 25 mars 2021: (Vështrim letrar për përmbledhjen poetike” Krahnezë” nga Valdeta Dulahi, e cila është në botim esipër nga Syth, Tetovë 2021)
“Të gjithë poetët janë mistak” shkruante poetja italiane Cesarina Vighy, prandaj edhe ky libër fillon me një ndjenjë sa reale, po aq edhe mistike /me qenë dallëndyshe / e me vrapu përherë pas diellit.
Edhe pse e re, Valdeta Dulahi vjen në letrat tona me një poezi thellësisht mestike dhe me frymëzime të qarta, e cila lidhet ngusht me jetën,truallin dhe dëshirat jetësore për vendin dhe rrethin jetësor ku ajo jeton dhe vepron. Ambienti i Tetovës, veçmas katundi i lindjes, Veshalla, që gjendet në thellësi të maleve të Sharrit, e orientojnë poeteshën tonë nga qasja, sa reale, po aq mistike për tokën e zakoneve, dhe traditave të moçme e deri te madhështia qiellore e atyre maleve magjepëse. Thamë mistike, pasi, kur tëfutesh në botën poetike të Valdetes, do të thotë të zhytesh në shpirtin mistik të atyre anëve, që nuk i ke parë dhe nuk i ke përjetuar brenda trojeve shqiptare.

Valdeta Dulahi, albanologe

Me librin Krahnezë të poeteshës brilante dhe me stilin e saj të veçantë krijues, unë si lexues i rregullt i saj, kuptova se çdo lexues pasionant i poezisë do të surprizohet dhe do të fascinohet me paraqitjen e saj poetike, forcën krijuese, figurat e pastra stilistike, mesazhet e qarta e të thella dhe në veçanti melodia poetike që e shoqëron këtë përmbledhje poetike. E quajta surprizë, pasi rrallëherë ndodh që një poet, apo poeteshë në moshë të re dhe me librin e parë poetik, të vijë me kaq bagazh të përgatitur në fushën e artit poetik.
Poezia e Valdete Dulahut në këtë libër poetik përfaqësohet me 56 poezi, të cilën i ka ndarë në katër cikle: Apoteozë, Me motivet tona, Shënjim dhe Dilli i bebzave, që vjen para lexuesit tanë si një tablo me përmasa të konsiderueshme të ndjenjës poetike dhe mendimit kritik letrar. Kjo vepër hapet me një simbolik të ideuar mirë dhe fillon me ciklin Apoteozë, ku përcillen vargjet poetike sikur e shohim poeten duke fluturuar vertikalisht mbi hapsirat qiellore të Tetovës, por gjithmonë sytë nga Veshalla e sajë e dashur, nga e cila u brumos fort poetikisht dhe me magjinë mistike të jetës, kulturës dhe traditave malësorçe të atyre anëve, me ndjenjë ilirie dhe me një misticizëm shpirtëror, që dalëngadalë rikthehet në jetën reale.
Kjo poezi na duket qiellore dhe me imazhe të pikturuara, me pak fjalë,por me shumë mendime të thella shpirtërore, sa filozofike e estetike, po aq edhe mistike. Poezia është plot ide, ku të befason stili lakonik, figurat letrare që janë të shumëta. Me mjeshtri të rrallë hyn në botën e thellë të njeriut. Poezia e saj flet edhe për njeriun e pangopur, me të cilin edhe perënditë bien në dilema, pasi njeriu filloj të bëhet hileqar në këtë botë:

E veçanta është se shpesh e përdorë tezën mbi antitezën, ku edhe mbretëron larmia e aspekteve të jetës.Me këtë ajo edhe vetëveten e vë në sprova të tilla.Autorja jo vetëm që e kërkon shqiptarinë e saj të brumosur me shpirtin e pastër të Zotit, por e ka vështirë deri te idealet e saj, pasi bota i duket plot padrejtësi, e që nga këto padrejtësi hidhërohenzotat, kësisoj, ata mblidhen dhe parajsën e ndajnë për vete, kuptohet se, ato pak njerëz të mirë do të përfshihen në mesin e tyre, veçmasnjerëzit që janë ballafaquar me vështirësitë dhe padrejtësitë e kësaj jete. Te poezia “Apoteozë” tregon lidhjet shpirtërore të njerit me këtë botë, traditat dhe botën tjetër. Në poezinë e saj gjejmë disa nga dilemat e sotme, që poetesha, jo vetëmqë merr flatra e kërkon të fluturojë në qiejt e poezisë, poredhe kërkon duke gjykuar mbi mundësitë rele të njeriut midis dy botërave.

Natë e enjte,
Thonë është natë Perëndie.
……………………………………….
Në botën e shpirtrave
njeriu u bë qenie e pangopur,
mori hise me tepër seç i takonte.
……………………………………………….
dhe zotat do ta ndanin parajsën mes vete.
E në ëndërrat e harruara përpush frymëzimin
………………………………………………………………….
Dhe sonte nata qenka shterpë.
Prore mbetem personazh i dhomës.
Ligështuar është frymëzimi.
Me perëndinë mëkatova.
……………………………………….
Natë e enjte.
Thonë është natë mëshire.

Në këtë poezi gjejmë disa dilema të të sotmes, ku,autorja me flatrat e sajkërkon të fluturojë në qiejt e poezisë duke menduar mbi mundësitë që njeriutë kthehet sipas rrugës së zotit. Heshtja dhe pritja janë një dëshmi tjetër për poezin me flatra të Dulahut. Jo rastësisht në këtë poetikë vjen në shprehje konceptualiteitii mistikës, që na orienton nga bota surealee që në ndërkohë ajo magjishëm shndërrohet si transfer në realitetin jetësor.Duke i kënduar lirikës së dashurisë jetësore, rrymave shpirtërore u jep kahjen e duhur, të cilat lexuesi me lehtësi i bënë si rrugë të kapshme për jetën e vetë. Njëherësh, ajo, jo vetëm që u jep drejtim rrymave shpirtërore,por, ajo studiuesit i çon vargundrejt një studimi ndryshe, veçmas aty ku merret me shpirtinte njeriut, qofshin në aspektin idealist, fetar, apo edhe psikologjik. Kjo duket qartë te poezia “Monolog vetmie”:
Bregdetit endesha për t’i bërë vetmisë shoqëri.
Hëna ishte zgjuar e lante sytë në det
plot dashuri.
Deti nën abazhurin e hënës përkundte veten.
Miliona yje spektatorë në këtë monolog.
Monolog i një aktori.
Aktor i dështuar në dialog.

Poezitë e Dulahut shpesh flasin në heshtje për heshtjen. Gjithsesi prezent është qielli, mjegulla, shiu, nata, ëndrrat, ujëvaret e shpirtit, vargmalet etj. Dashuri të madhe tregon për trojet tona, veçmas aty ku ajo ka lindur e rritur, ku duken sa imazhinative, po aq edhe mistike. Ndryshe nga poetë dhe poeteshat tjera, vergjet i sjell me plot dashuri dhe pa sllogane patetike, siç shohim sot, veçmas në poezinë e facebook-ut. Dashuria ndaj vargmaleve që ajo i njeh mire, përshkrimi i tyre të duket se kalon me kalorësit e Eposit të kreshnikëve tanë. Marë në tërësi, ky varg poetik nuk rëndohet me fjalë të mëdha, por me artin si thellësi e veçantë shpirtërore, poezinë e kthen në forcë abstragimi rreth koncepteve dhe fenomeneve të caktuara shoqërore dhe jetësore në përgjithësi. Ajo gjithmonë niset nga më e thjeshta dhe kalon majave të poetikës:
Facebook-u veç lajmet e tangave,
asnjë shkrim,
asnjë varg të laj sytë.
Librat e vitrinës i kam lexuar të gjithë.
Do ikë dhe kjo ditë pa frymëzim.
Ç’dimër shterp!
Ç’mëngjesë i zymtë!
Ç’kafe e idhët pa poezi!

Ajo me çdo kusht kërkon portën e vjetër të Ohrit të lasht ilir, që gjatë historisë ia kanë ndryshuar ngjyrat e tij të bukura, duke e përlyer me ngjyra barbarësh, po nuk shkon gjatë rrena e mashtrimi i historive, pasi kombëtarja ecën nëpër dejet e brezave që vijnë, pasi edhe poetesha e re këtë ndjenjë e përjeton thellësisht, prandaj u drejtohet Lyhnidasve të vjetër, me qëllim që të mos harrohet koha e lashtë e qyteteve të moçme shqiptare, siç është Ohri i sotëm. Ajo lutet me qiellin për fshehtësitë historike të qyteteve të antikës sonë të lavdishme. Këto poetesha i quan pasuri që na i dhuroi Zoti si popull i mrekullueshëm, por bota mori brushat në dorë për të fshirë gjithçka që është e bukur dhe e jona kombëtarisht:

Valët e liqenit m’i tundin kujtimet.
Matanë toka e bekuar që s’e gëzuam.
Përballë kryqi i Shën Naumit na shkishëron.
E ka marrë malli për meshë shqip.
Hije – hije kalojnë ohrianët e vjetër.
Janë të panjohur për banorët e rinj.
Qortojnë në gegnisht e mallkojnë në toskërishtë.

Te një poezi tjetër e titulluar”Sekura“ na duket se edhi poezia me estetikë tronditëse. Një mrekulli poetike më vete.Botë e veçantë shpirtërore, pastaj vargje plot krahasime dhepoezia na duket si një metaforë më vete. Do kisha thënë një kënaqësi poetike, ku me vështirësi duken pikat e lotit te poetesha jonë shumë e nderuar. Këtu lexuesie sheh se është ngritur një vullkan midis maleve dhe poetesha mundohet ndaloj me vargun dhe lotin e zemrës së sajë.Lotët e këtij shpirti poetik derdhen kur çelin qershitë. E veçanta poetike këtu na del veçmas te përplasja e madhe midis të bukurës dhe të madhërishmes në këtë botë të dështimit e tëtrishtimit. Këtu qëndron madhështia e poeteshës. Duket se udhëton me një oqean të largët dhe kujton bukuritë që do ta kishin joshur përgjithmonë. Fillimisht, vargu i saj na duket i trishtuar, pastaj dalëngadalë qetësohet shpirti:

Do të bëhem shpejt dhe
E stinët do kalojnë mbi mua

Këto vargje nuk trajtohen edhe fort lehtë pasi kanë simbolikën dhe kuptimin shumëdimensional. P.sh. simbolika e dheut në këtë rast ka dy kuptime. Epara kuptondheun që eshtë mrekullia e kesaj bote, pasi nga dheu jeton njerëzimi, dhe, kur njeriu vdes dhe e mbulon dheu. Prandaj duhet kujdes gjatë kësaj poezie, pasi lehtë kritiku mundet të zhytet në ujëra të turbullta gjatë anëlizës poetike të kësaj poeteshe. Pastaj edhe thellësia filozofike është e vështirë për t’u trajtuar mirëfilli:

Asgjë nuk kërkoj nën zotërim
Veç harrimit se ekzistova.

Libri vazhdon me cilin e dytë Me motivet tona, ku vjen në shprehje njëllojekzistencializmi me forma impresive, ku është plot momente ku abstraktja kthehet në konkrete dhe anasjelltas. Bora, acari, shkallët e vjetra, vjeshta, natyra, hëna, qielli etj. Janë simbolikë e theksuar sharrjançe, të cilat me shumë sukses i përdorën Valdeta në krijimtarinë e saj poetike. Se sa është e lidhur poetesha me sharrjanët, zakonet e tyre, traditat, krenarinë, durimin, peshën e rëndë burrërore që kanë ato, flet edhe poezia e saj Sharrjani:

Borë e acar në Sharr.
Borë e acar në zemrat e sharrjanëve.
Bora mbulon tokën,
por se mund dot sharrjanin,
se ngrin dot zemrën e tij.
Sharrjani është furtuna, stuhia,
është vet acari.

Gjetja potike e Valdetes lidhet shumë me pasuritë kulturore dhe tradita e sharrjanëve. Për shembull kur shkruan për përmendoren, njeriun e prekin të rrënqethurat se si vetë natyra i lind dhe i krijon heronjtë që në barkun e nënës. Pastaj, festat si Dita e Verës te Guri i Cucës, Dita e Shëngjergjit e shumë festa të tjera pagane, që i krijuan sharrjanët nderë shekuj, ato sot po zbathen e po u humbet fara, gjë e cila dhembë në shpirtin poetik të Dulahut. Ja, te poezia Kohë e ikur kemi:

Ikën të gjithë.
As vajza nuk ka për kurorë beli,
për Ditën e Verës,
si njëherë.
As shtëpitë nuk zbukurohen,
s’ka më Shën Gjergj.

Te cikli i tretë Shënjim dhe cikli i katërt Dilli i bebzave, poezitë vijnë si një parabolë e që orientohet nga uji qielli, drita, natyra vjeshta, dashuria etj., e cila me mistikën poetike e kënaq fuqishëm lexuesin e vet. Liria dhe dashuria, janë këto dy shqetësime që i trajton ndryshe nga të tjerët. Edhe pse në këtë drejtim duket shumë e sofistikuar, por është e kundërta, tejet e hapur dhe pragmatike:

Ke per të pare.
Stinët do të mësohen pa mua.
Era do i shkundë kujtimet
dhe vjeshta do të ta ndryshkë dashurinë.

Kjo është meritë e saj, pasi di që gjërat t’i thot hapur, por pa u dukur nudo. Ajo nuk përsëritet, dhe në asnjë rast nuk mundesh të prekësh edhe një varg të vetëm, pasi atëherë mundet të rënohet e krejt poezia. Kjo ëshë një mjeshtri më vehte e poeteshës,e cila shkëlqen jo vetëm në thurjen mjeshtërore të vargut, por edhe në thellësinë artistike dhe stilin e veçantë që krijon ajo.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura