Pashtriku.org, 12 shkurt 2018: Ekspozita “Rrënjët e shtetit” është ndër aktivitetet që kanë shënuar ditën e dytë të festimeve për nder të dhjetëvjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës.
Ekspozita, kurator i së cilës është Bejtullah Destani, është hapur në orën 15:00, në sheshin “Skënderbeu” dhe përmban 110 fotografi të ballinave të gazetave të botës që kanë raportuar për zhvillimet në Kosovë nga 1968 e deri më 2008.
“Ekspozita tregon rrugëtimin e Kosovës nga demonstratat e vitit 1968, nëpër zhvillimet në vitet 80 e 90, e deri te festa dhe gëzimi i shpalljes së pavarësisë më 2008”, tregon për ekspozitën Ardian Arifaj nga Këshilli Organizativ për Shënimin e Dhjetëvjetorit të Pavarësisë së Kosovës.
“Është një rast i mirë të kujtojmë historinë apo për të rinjtë që ta mësojnë historinë e vonë, por të lavdishme të Kosovës”, ka thënë ai.
Postime të Lidhura
Skënder Sadri KAPITI: Prokosovarizmi fallco i politikës dhe i mediave të Tiranës
Durrës, 25 nëntor 2019: Që Shqipëria, politika, akademia, intelektualizmi dhe mediave të saj nuk u ka interesuar sa…
LQSHA: GJYQI EVROPIAN I TË DREJTAVE TË NJERIUT KA VENDOSUR NË RASTIN E KOLA DEDVUKAJ DHE RROK DEDVUKAJ vs. MALI I ZI…
Pashtriku.org, 13. 12. 2015: (…GJASHTË VITE PASI LQSHA ANGAZHOI NJË AVOKAT TË NJOHUR BRITANIK PËR TË PËRFAQËSUAR SHQIPTARO-AMERIKANËT…
DR.MOIKOM ZEQO: DOMOSDOSHMËRIA JETIKE E EMANCIPIMIT TË POLITIKËS
Tiranë, 8 qershor 2017: Kërkimi i së vërtetës u përket intelektualëve që nuk nënshtrohen nga zallamahia e gjëmshme…
RRAHIM BEKTESHI: DITARI I MËSUESIT DHE PUSHKA E UÇK-së!
Prizren, 20 maj 2018: Pranvera e vitit 1998 ishte një pranverë ndryshe, ngase ka nisur me epopenë e…