Ekuacioni i demokracisë politike shqiptare: pozitë+opozitë=korrupsion
Nga Skënder Sadri KAPITI
Në Shqipëri korrupsioni është ngritur në sistem . Dhe cmontimin e tij e bëjnë vetëm SHBA e BE, sepse politika e tranzicionit e ka montuar sistemin korruptiv , dhe prandaj ajo nuk mundet dhe as nuk ka as dëshirë dhe as vullnet për cmontimin e korrupsionit dhe as vënien në funksionim të ligjit, shtetit e të shoqërisë. Kjo pra është kështu sepse në Shqipëri prej 30 vitesh ka pushtet të korruptuar dhe opozitë ortake me pushtetin në korrupsion, pra politikë pozitë+opozitë=korrupsion.
Demokracia shqiptare është betejë e politikës për pushtet me qëllim per të kapur korrupsionin ose pjesë të tij.
Shqipëria ndodhet në këtë udhekryq korrupsioni sepse politika, demokracia, drejtësia,diplomacia dhe shoqëria civile nuk funksionojnë lirshëm dhe me transparencë por funksionojnë korruptivisht. Nuk ka alternativa ndryshimi e përmirësimi, nuk ka elita të reja politiko-shoqërore dhe as në administratë e as në shërbimin civil sepse rektutimi nuk bëhet bazuar te merita, as te morali, as te patriotizmi e as te pastërtia, por rekrutimi bëhet mbi baza partizane, klanore, nepotike, servilizmi e sidomos nga paraja e korrupsioni.
Tranzicionin në Shqipëri e ka sunduar, kapur e qeverisur korrupsioni dhe se për korrupsionin është thënë se:“Korrupsioni është më e keqe se prostitucioni…prostitucioni mund të rrezikojë moralin e një individi. Korrupsioni rrezikon moralin e gjithë vëndit” . Karl Kraus
Ndërrimi i pushteteve në Shqipëri vetëm sa ka ricikluar në pushtet po korrupsionin.
Pozita e opozita politike shqiptare kanë qenë dhe janë të bashkëlidhura e të zhytura në korrupsion.
Shqipëreia vëndi kampion Europe në këto vite për korrupsion dhe askush nuk u ndëshkua për korrupsion deri sa filloi punën SPAK.
Të korruptuarit dhe hajdutët akuzonin e akuzojnë njeri-tjetrin për hajni e korrupsion, në fakt mbronin dhe mbrojnë njëri-tjetrin dhe trafikojnë e matrapazojnë mes vete hajni e korrupsion.
Nuk kanë për qëllim politikanët e politikanet shqiptare të luftojnë korrupsionin por kanë synim që të bashkëpunojnë e të kapin korrupsionin ose pjesë të tij.
Me dogmën dhe me vellon antikorrupsion politika, politikanët e politikanet shqiptare mashtrojnë publikun që t’i marrin votën, mandatin e deputetetit, te qeveritarit, pushtetarit e komunarit vetëm për të pasë mundësi që të bëhen pjesë e hajnisë dhe e korrupsionit.
Këtë e ka vertetuar koha apo periudha 30 vjecare e këtij tranzicioni, ku nga pushteti në pushtet , dhe nga qeverisja në qeverisje, pra cfarëdo rotacioni politik që ka ndodhur, vetëm sa është rritur e shtuar numri i të korruptuarve, dhe vetëm sa është rritur shkalla e korrrupsionit dhe vetëm sa është perfeksionuar korrupsioni. Po e mbyll këtë thënie për atë kategori politikanësh e politikanesh që H.L. Mencken i ka cilësuar kështu:
“Një politikan profesional është një njeri i çnderuar profesionalisht. Për të kapur një post sa më të lartë, atij i duhet të bëjë aq shumë kompromise dhe të pësojë aq shumë poshtërime, saqë në fund nuk ka ndonjë ndryshim të madh me një prostitutë”/H.L. Mencken
Dhe kur politiken dhe politikanin koha e nxjerr vërtetësinë se ai përfundon kështu,atëhere atë nuk ka pse e mbeshtet më kush.
Hmmm is anyone else having problems with the pictures on this blog loading?
I’m trying to find out if its a problem on my end or iif it’s the
blog. Any feedback would be greatly appreciated.
Here is my site https://spincasino.evenweb.com/
Hi there!This ost could nnot be written any better! Reawding this
post reminds me of my good old room mate! He always kept chatting about this.
I will fforward this write-up to him. Fairly certain he will havee
a good read. Thanks for sharing!
my blog; http://Www.Adtgamer.Com.Br