SHERADIN BERISHA: TANI E KA RADHËN REFORMA PËR NDRYSHIM (9 TETOR 2019)

Pashtriku, 11 tetor 2020: Më 9 tetor 2019, vetëm 3 ditë pas zgjedhjeve të pararkohshme të 6 tetorit, në rrjetin tim facebook kam shkruar këtë analizë! Lexoni dhe pastaj kujtoni të gjitha zhvillimet rreth formimit të qeverisë së Albin Kurtit, rrëzimin e kësaj qeverie pas 50 ditëve dhe formimin e qeverisë së Haxhi Topit!
***
Nga arkivi i FB., 09.10.2019:
TANI E KA RADHËN REFORMA PËR NDRYSHIM

Nga Sheradin Berisha
Jeta zhvillohet duke lëvizuar! Pa lëvizje s’ka ndryshim, dhe pa ndryshim s’ka as zhvillim!
Ndryshimi në Kosovë ka qenë dhe është i domosdoshëm, jo vetëm si koncept por, edhe si politikbërje!
Në politik ndryshimi bëhet me reforma!
Prandaj, rrjedhimisht në politik pa reformë s’mund të ketë ndryshim për zhvillim!
Legjislativi (kuvendi) dhe ekzekutivi (qeveria) që do të formohen (pas zgjedhjeve që u mbajtën me 6 tetor) duhet të nisin një reformë të thellë në kodin zgjedhor, dhe një të tillë në sistemin institucional, si në:
– gjyqësi,
– prokurori,
– polici,
– AKI,
– arsim,
– shëndetësi, e kështu me radhë!
A është kjo një punë që bëhet lehtë e shpejt?!
Jo, nuk është punë as e lehtë as që bëhet shumë shpejt!
Madje kjo punë ka shumë sfida!
Pse?
Sepse, partitë politike që u ricikluan për 20 vjet rresht në pushtet, ato parti të cilat njihen si kampionë të nepotizmit, korrupsionit e krimit të organizuar, mund ta pengojnë procesin për ndryshim! Uroj ta kam gabim!
Ndryshimi kërkon kohë, mund, durim e guxim! Prandaj në rrugën për ndryshim ka punë për të gjithë!
Personalisht e kam kërkuar ndryshimin në politikbërjen e derisotme, dhe në këtë drejtim do të kontribuoj individualisht (sepse nuk i takoj asnjë subjekti politik) si ‘opozitë’ e qeverisë (pozitës së re), sepse vetem duke qenë i tillë konsideroj se do t’i shërbej më mirë ndryshimit dhe zhvillimit!
Na priftë e mbara!

______________

Më 27 shtator 2019, në rrjetin tim facebook kam shkruar: “Ndryshimi është proces i zhvillimit, prandaj duhet t’i themi stop krimit. Sot me votë!”

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura