Prishtinë, 4. 7. 2016:
Pse bëhesh që s’më njeh
Mikja ime tani me pozitë të re
Motër të idealit më thirrje dikur
Por tani për ty jam krejt një e huaj
Makiazhi të pikon me buzëkuqin gacë
Po si vallë e ndryshove tërë atë surrat
Kohën që e lam pas e quan demode
Tani thua bëjmë politikë të re
Ooo verbëri e përdalë
Ҫ’shëmti djallëzore mendjen të ka errësuar
Flakës së mallkimit do të vërvitesh një ditë
Si mëkatare e penduar
▼▼▼▼▼▼▼▼▼
Autore: Elife Luzha
Prishtinë, 4. 7. 2016
____________________________
ELIFE LUZHA: TË PAGJETURIT
https://pashtriku.org/index.php?kat=47&shkrimi=5268
***
ELIFE LUZHA: KTHIMI DHE TINGËLLIMË VETMIE
https://pashtriku.org/index.php?kat=47&shkrimi=5153
***
ELIFE LUZHA: KTHEHU NË ITAKËN TËNDE
https://pashtriku.org/?kat=47&shkrimi=5018