SHERADIN BERISHA: SI PO SHKATËRROHET SHTËPIA E HOMERIT SHQIPTAR – AT GJERGJ FISHTA?!

(Pashtriku.org, 08. 11. 2012) – Shtëpia ku ka lindur e jetuar At Gjergj Fishta, ndodhet në fshatin Fishtë (Zadrimë) të Lezhës, dhe nga pamja e jashtme duket së është katandisur si mos më keq, ka pësuar dëmtime serioze në gjithë strukturën e saj, ndërsa premtimet për ta rindërtuar atë, kanë qenë të vazhdueshme. Është një pllakë e vënë në muret e shtëpisë /dhe asgjë më shumë/, që tregon se këtu ka jetuar At Gjergj Fishta, para se të shkonte në kolegjin e françeskaneve të Troshanit. Pasardhësit e At Gj.Fishtës, fajësojnë strukturat qeveritare se nuk e kanë trajtuar me vëmendjen e duhur shkrimtarin e Madh, që ka lënë pas kryevepra, si: Lahuta e Malësisë.


At Gjergj Fishta (23 tetor 1871 – 30 dhjetor 1940)

……………………………………………….

Nuk është i panjohur fakti, se, Lezha është një nga qytetet më të lashta dhe me shumë vlera historike, kulturore, arkeologjike dhe etnografike, por fatkeqësisht shumë prej këtyre vlerave kombëtare vazhdojnë të shkatërrohen. Ky shqetësim edhe pse është ngritur disa herë në opinion, janë mbi 810 objekte historike-etnografike, që po rrezikohen çdo ditë nga rrënimi, dhe në mesin e këtyre objekteve është edhe shtëpia e At Gjergj Fishta. “Fishta asht nji Homer shqiptar. Ai nuk asht vetëm nji poet i madh kombëtar. Ai asht nga ma të mëdhajt në botë. E randsishme asht që ai të njihet prej saj” – kështu ka thënë Giuseppe Valentini i quajtur nga shqiptarët Zef, italian i lindur në rrethinat e Padovës, në një fshat të quajtur Brenta, më 1 korrik 1900. Zef Valentini vdiq më 16 nëntor 1979 në Palermo.
Shtëpia ku ka lindur e jetuar At Gjergj Fishta, ndodhet në fshatin Fishtë (Zadrimë) të Lezhës, dhe nga pamja e jashtme duket së është katandisur si mos më keq, ka pësuar dëmtime serioze në gjithë strukturën e saj, ndërsa premtimet për ta rindërtuar atë, kanë qenë të vazhdueshme. Është një pllakë e vënë në muret e shtëpisë /dhe asgjë më shumë/, që tregon se këtu ka jetuar At Gjergj Fishta, para se të shkonte në kolegjin e françeskaneve të Troshanit. Pasardhësit e At Gj.Fishtës, fajësojnë strukturat qeveritare se nuk e kanë trajtuar me vëmendjen e duhur shkrimtarin e Madh, që ka lënë pas kryevepra, si: Lahuta e Malësisë. Ata thonë se, me ngelizhencën e treguar gjatë këtyre viteve në demokraci, ndjehen sërish si të përsektuar, ndërsa kanë apeluar vazhdimisht për kthimin e shtëpisë në muze. Në një realitet të tillë të hidhur dhe trishtues, nipat e gjeniut të letrave shqipë apelojnë për kthimin në identitet të kësaj shtëpie – në këtë 100 vjetor të Pavarësisë, e cila dikur ishte shpallur monument kulture, por që sot të ngjan me një rrënojë!

Shtëpia ku ka lindur e jetuar At Gjergj Fishta….

…………………………………………..

At Gjergj Fishta me anëtarë të familjes së tij.

………………………………………………

TV – “Vizion Plus” ka kontaktuar, specialistë të monumenteve në Lezhë, të cilët premtojnë se do të ndërhyhet, por pa dhënë një afat konkret. Një premtim të tillë e bëri edhe Ministri i Turizmit Aldo Bumçi (me rastin e 141 vjetorit të lindjes së Fishtës), kur në muzeun kombëtar në Tiranë u ekspozuan 250 objekte të përdorura nga shkrimtari, duke përfshirë nga mjetet e punës e deri tek ato të jetës së përditshme. Ndërkaq, ka më shumë se 10 vite që kërkohet ndërtimi i Muzeut Historik-Etnografik në Lezhë, por, kjo kërkesë ka hasur në vesh të shurdhër dhe vazhdon të jetë si një premtim i pambajtur…!
Derisa drejtuesit e institucioneve justifikohen me premtime mbi këtë çështje, shtëpia ku ka jetuar Homeri i letrave shqipe rrezikon që në një të nesërme të mos ekzistojë madje as si rrënojë!

=======================

Shtëpia e korifeut të letrave shqipe – drejt rrënimit…!!!

Shikoni në vijim një videomaterial të “TV- Vizon Plus”:

…………………………………….

NJË VIDEROMATERIAL I RRALLË

Një material i rrallë i filmuar në Tiranë, në 28 nëntor 1937 (në 25 vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë), shihet qartë figura e poetit dhe atdhetarit Gjergj Fishta. Ai është prezent në përurimin e monumentit të Pavarësisë, që ndodhej në qendër të Tiranës, aty ku sot është monumenti i Gjergj Kastriot Skendërbeut.

…………………………………………..

AT GJERGJ FISHTA RECITON PJESË NGA LAHUTA E MALËCISË

………………………………………………..

Gjergj Fishta – 28 Nëntor 1913 (Reshat Arbana)

……………………………………………

Gjergj Fishta – Gjuha Shqipe + Teksti i Poezisë

==================================

( Përgatiti: Sh.Berisha, pashtriku.org)

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Postime të Lidhura