Prishtinë, 20. 01. 2017: “Vetëm bashkimi i të gjithë shqiptarëve, pa dallim feje, klase a pikëpamjesh politike mund të shpëtojë atdheun tonë nga kthetrat e përgjakshme të armiqve”. (Kadri Zeka)
“Në ballë të këtij populli dhe te këmbët e këtij populli, flijimi dhe vdekja për realizimin e aspiratave të tij, do të na vijnë si përjetimi më i bukur e më fisnik në gjithë jetën. Dhe s`do të ketë forcë, që të na ndalë në rrugën tonë…” (Jusuf Gërvalla)
Më 17 Janar 2017, në ambientet e Institutit Albanologjik në Prishtinë, u mbajt simpoziumi shkencor me rastin e 35 vjetorit të rënies së tre Heronjëve: Jusuf Gërvallës , Kadri Zekës dhe Bardhosh Gërvallës!
Idea e këtij simpoziumi shkencor ishte nga shoqëria “Lëvizja”, shoqata e të burgosurve politik të Kosovës dhe Instituti Albanalogjik-Dega e Historisë me organizatorët e saj: Hysni Matoshi-drejtor i Institutit Albanalogjik, Hydajet Hyseni-kryetar i të burgosurve politik të Kosovës, Xhevat Bislimi- kryetar i Shoqatës “Lëvizja , ”Sadri Ramabaja dhe Memli Krasniqi-Shef i Degës së Historisë në Institutin Albanalogjik!
Zakonisht Përvjetoret e Heronjëve dhe Figurave të mëdha të kauzës sonë kombëtare , përkujtohen nëpër manifestime të ndryshme duke mbajtur Akademi Përkujtimore, duke i vizituar të rënët tek Lapidarët e tyre dhe duke u vënë atyre buqeta lulesh! As dje nëpër mediat tona televizive nuk ishte më ndryshe ,ku shikuesit patën rastin të shihnin plotë aktivitete e vizita tek varret e tre Heronjëve!
Por, ajo që nuk u pa në asnjërën nga mediat tona vendore, ishte edhe një aktivitet i cili për nga përmbajtja e tij kushtuar Heronjëve në fjalë, ishte pak më ndryshe !
Instituti Albanalogjik i Kosovës, në kuadrin e punimeve të veta shkencore , kësaj radhe kishte vendosur që me një përkushtim e seriozitet të veçantë, në bashkëpunim me një numër të madhë bashkëpuntorësh të tij historianë e intelektualë të dalluar të Kosovës, veprimtarinë dhe përpjekjet patriotike të këtyre tre Heronjëve kombëtar, t’i paraqiste me punimet e veta shkencore, punime këto që i kishin paraqitur më se 28 kandidat që u përkisnin fushave të ndryshme! Ata me përgjegjësi i ishin përveshur hulumtimeve shkencore për mbledhjen e materialeve, dokumenteve të shumta, për të prezantuar në mënyrë sa më dinjitoze jetën dhe veprimtarinë e këtyre tre burrave shqiptarë, që ishin vrarë në një atentat nga shërbimi sekret i Sërbisë së asaj kohe në një qytet gjerman, në ditën e 17 janarit 1982!
Në Simpoziumin Shkencor një ditor, kryetari i Shoqërisë “Lëvizja”, z.Xhevat Bisilimi, në fjalën e tij përshëdetëse përveç tjera theksoi:
“Shoqëria “Lëvizja”, bashkë me Institutin Albanologjik, me Shoqatën e të burgosurëve, me Institutin e Historisë, me universitetet tona publike e private dhe me gjithë të interesuarit tjerë ka dëshirën dhe vullnetin që të kontribuojë në mbledhjen, hulumtimin, studimin dhe botimin e kësaj veprimtarie dhe trashëgimie voluminoze e komplekse politike e kombëtare. Nxënësit, studentët dhe njerëzit tanë duhet ta njohin, ta mësojne e studiojnë këtë periudhë të historisë shqiptare dhe të mburren me të. Edhe publiku i huaj dhe sidomos qarqet shkencore, politike e diplomatike të vendeve tjera duhet të njihen me këtë histori të lëvizjes sonë politike e kombëtare. …dhe vazhdoi:
“Sot, nuk do të flas për ata shqiptarë të pakët që ishin bërë mbështetja dhe jataku i butë politik e ideologjik i pushtuesit! Nuk do të flas as për ata shqiptarë të pakët që ishin bërë syri dhe veshi i pushtuesit! Pati edhe nga ata që ishin bërë kërbaç në duart e pushtuesit! Sot, nuk po flas as për këta shqiptarë që po angazhohen me një zell të paparë për zhbërjen e identitetit kombëtar dhe për krijimin e një ”kombi” të ri e të një gjuhe të re sipas dëshirës dhe kërkesës së fqinjve tanë shovinistë dhe miqve të tyre! Mbase në ndonjë simpozium të ardhshëm studjuesit tanë do të flasin e do të shkruajnë edhe për këtë anë të medaljes për ta nxjerr sa më të plotë të vërtetën shkencore.”
Fjalë përshëndetëse mbajti edhe drejtori i Institutit Albanalogjik,z.Hysen Matoshi, si dhe Hydajet Hyseni-kryetari i të burgosurve politik të Kosovës!
I ftuar special dhe mysafir nderi ishte ish Presidenti i Shqipërisë,z. Alfred Moisiu, i cili përveç që kishte nderuar Simpoziumin me ardhjen e tij,ai me kumtesën e tij “Demonstratat e vitit 1981 dhe Republika e Shqipërisë” dha një kontribut tepër të çmuar gjithë Simpoziumit shkencor, duke dhënë fakte e dokumente relevante të kohës kur ai ishte Zëvëndës Ministir i i Mbrojtjes dhe Sigurisë së Shtetit Shqiptar të atyre viteve. Presidenti, pavarësisht moshës së tij të shtyrë(88 vjet),me një vitalitet dhe kthjelltësi të theksuar i sqaroi dhe i bëri të ditura nga afër gjithë atë gadishmëri , syqeltësi e vigjilencë të shtetit shqiptar të viteve ’80, periudhë kjo kur në Kosovë kishin shpërthyer demonstrata e vitit 1981 dhe studentët bashkë me gjithë popullin shqiptar të Kosovës, ishin ngritur të kërkonin të drejtat e tyre për pavarësinë dhe të drejtën për Republikë të Kosovës, e cila siç dihet deri në atë kohë ishte një Krahinë Autonome në kuadër të Ish Jugosllavisë Federative!
Z.Moisiu me një oratori dhe elokuencë të spikatur, nga afër i bënte të ditura përpjekjet dhe brengosjen e shtetit shqiptar për trazirat e vitit 1981,si dhe përpjekjet e tija të paluhatura që t’i dilte zot gjysmës tjetër të popullit të tij , i cili po vuante nën thundrën e pushtuesit sllav! Z.Moisiu me aftësinë e një lideri dhe me afërsinë e një prindi tanimë në moshë të shtyrë, në fund të fjalës së tij, tërhoqi vërejtjen se elita politike shqiptare e Prishtinës , por edhe ajo e Tiranës, duhet që në mënyrë tejet vigjilente dhe të pjekur të ndërmarrë hapa në ndërtimin e demokracisë në të dy anët e kufirit, pa e anashkaluar për asnjë moment rrezikun që e kemi në mënyrë permanente nga fqinji ynë – Serbia!
Me kumtesat e tyre u prezentuan pothuaj të 28 kandidatët,në dy periudhat kohore sa ishte planifikuar mbajtja e Simpoziumit Shkencor!
Në kohën prej orës 10h-14h, u prezantuan këto Kumtesa:
1.Alfred Moisiu ; Demonstratat e vitit 1981 dhe Republika e Shqipërisë,
2.Hydajet Hyseni; Heronjtë e Janarit dhe themelimi i Lëvizjes,
3.Mazllum Baraliu: Pozita kushtetuese – juridike e Kosovës në prag të Pranverës së madhe të vitit 1981,
4.Maranglen Verli;Shfrytëzimi kolonial i Kosovës – pozita ekonomike 1974-1981 ;
5. Hakif Bajrami: Qëndrimi i LKj ndaj Demonstratave të vitit 1981 dhe grupeve ‘ilegale’,
6. Sabile Keqmezi; Evoluimi i kërkesave të Lëvizjes “ilegale’ Shqiptare në Kosovë 1945-1990,
7.Hysen Matoshi; Grupet majtiste në Lëvizjen Kombëtare Shqiptare dhe roli i tyre,
8.Sabit Syla; Qëndrimi i Shtetit Shqiptar kundruall kërkesës për Republikë,
9. Dilaver Gogjaj; Forcat e armatosura të Republikës së Shqipërisë në prag , gjatë dhe pas shpërthimit të Demonstratave të vitit 1981 ,
10.Mehmet Hajrizi; Roli i GMLK-së në organizimin dhe orientimin e kërkesave politike në Demonstratat e vitit 1981,
11.Sadrin Ramabaja: Kadri Zeka-ideolog dhe organizator,
12.Sabri Kiçmari; Këndvështrimi politikologjik për Demonstratat e vitit 1981 si moment kthese historike për Kosovën,
13.Bedri Islami;Viti 1981 – qënrimi i shtetit shqiptar dhe mediave,
14.Bajrush Xhemajli: Roli dhe kontributi i Nuhi Berishës në përafrimin e grupeve ilegale ,
15.Ibrahim Kelmendi: Dëshmi autentike për 17 janarin 1982,,
Ndërsa në kohën prej orës 16h-19h u lexuan këto Kumtesa:
16.Hasan Ukëhaxhaj: Marëdhëniet e Kosovës me Republikën e Shqipërisë në fushën e arsimit , shkencës,dhe kulturës dhe refleksionet e tyre në Lëvizjen Kombëtare nga janari i vitit 1968-deri në Pranverën e vitit 1981,
17.Memli Krasniqi: Shtypi amerikan për ngjarjet e vitit 1981-1082,
18.Fazli Veliu : Rëndësia historike e themelimit të Lëvizjes -LPK
19. Faton Topalli: Takimi i Stambollit 919810-dështimi i bashkimit të organizatave atdhetare ,
20. Bislim Elshani: Viti 1981 dhe zëri intelektual,
21. Fatmir Arifi dhe Albulena Halili: Tezat e Frontit për Republikën e Kosovës në kontekstin gjeopolitik rajonal,
22. Kadri Rexhaj: Bashkëpunimi i Jusuf Gërvallës me Kadri Zekën,
23.Adnan Asllani: Jehona mediatike e një vrasjeje të trefishtë,
24. Berat Luzha: Përpjekjet e OMLK-së për bashkimin e grupeve ilegale në vitin 1981 ,
25. Isak Sherifi: Veprimtaria politike e Jusufit, Kadriut dhe Bardhoshit në shtypin e kohës,
26.Ramadan Avdiu: Lëvizja pararendëse e gjithë qëndresës së organizuar kundër pushtuesit- nga gurët deri te lufta e armatosur ,
27. Emrush Xhemajli: LPK-vështërsitë e formimit të saj,
28.Ismail Kastrati: Pabarazia ekonomike dhe revolta studentore –popullore
Në bazë të titujve të Kumtesave , lexuesi fiton një pasqyrë të përafruar se është bërë fjalë dhe është shtjelluar në mënyrë të përpiktë periudha dhe rrethanat në të cilat kanë vepruar me aktivitetin e tyre dhe angazhimin e vetmohueshëm të tre Heronjët e 17 Janarit 1982!
Jusuf Gërvalla ishte një figurë poliedrike në të cilën mplekseshin të gjitha veçoritë e një njeriu me virtyte të rralla. Ai ishte një intelektual , një poet dhe një artist !Lozte shumë bukur kitarë dhe ishte një kantautor!
Andaj, të flasësh, të bësh simpoziume shkencore për Figura të tilla kombëtare, jo vetëm që e nderon veprimtarinë patriotike të heronjëve të kombit, jo vetëm që e nderon sakrificën e tyre deri në vdekje për çështje kombëtare , por edhe e respekton dhe e nderon vet qenien shqiptare në përgjithësi ,sepse të gjithë patriotët e shquar shqiptar që prej më se një shekulli , por edhe më herët gjatë historisë , kanë patur një synim: që popullit shqiptar t’ikthehet borxhi nga hilet e proceseve ndërkombëtare , në të cilat trojet shqiptare dhe vet populli shqiptar u bë pik e pesë, duke u ndarë e coptuar katërcipërisht, dhe në këtë mënyrë duke pamundësuar zhvillimin normal të tij si komb në të ardhmen e tij!
Figura të tilla, duhet ti respektojmë në çdo rrahje të impulsit tonë kombëtar,sepse falë guximit të pashoq në rrethanat në të cilat ata organizoheshin e vepronin në të mirë të çështjes sonë, falë syqeltësisë dhe aftësisë së tyre të madhe që të organizoheshin e vepronin nën tutelën e egër të përndjekjes sërbe në çdo hap të tyre, fal aftësive intelektuale dhe njohjes së mirëfilltë të historisë së popullit të vet, ata na e bën të mundur që ne sot, në një Simopzium shkencor të tuboheshim e të diskutonim tok-nga Tirana, Tetova e Shkupi,Presheva e Bujanoci, dhe në këtë mënyrë , me një bashkëpunim shumë të ndërsjellë të zhvillohemi dhe të avancohemi si popull në mesin e popujve tjerë !Kjo ishte ëndërra e Jusuf Gërvallës me shok!Andaj , siç e tha edhe kryetari i Shoqërisë “Lëvizja” në fjalën e tij z.Bislimi”Le të jet ëkjo një nismë e mbarë e cila do të bëhet një vazhdimësi e çmuar në zbardhjen e punës dhe aktiviteteve të të gjithë atyre burrave shqiptar që luftuan për çlirimin e Kosovës. Tek e fundit , kjo është edhe përgjegjësi dhe e domosdoshme që të ua mësojmë historinë fëmijëve dhe rinisë tonë,sepse e ardhmja e një populli ndërtohet duke e çmuar dhe respektuar të kaluarën e tij dhe duke marrë shembull prej saj”!
Shoqëria Lëvizja në Prishtinë mbjati simpozium shkencor për Flakën e Janarit
LPK ishte ideatore e luftës kundër pushtuesit serb