Prishtinë, 15. 01. 2015: Nuk e di pse, por ja qe sot tek po gjarpëroja midis pishave të larta nëpër parkun e qytetit, kujtimet ecnin bashkë me hapat e mi të shpejtuar teksa po zbrisja me ngut tatpjetë gurëve të shtruar në një simetri që të kënaqte syrin! Edhe rrezet e diellit që kishin ngjyer majat e drunjëve me rrezet e veta, të shkaktonin një ndjenjë gëzimi që po ecja kështu me ngut për të arritur në Fakultet, e mobilizuar sot për studentët e mi, me një kompozitor tepër të njohur gjerman, të cilit nuk po ia them emrin, sepse jam e bindur se përveç komunitetit të muzikës, nuk e njeh askush tjetër!Krejt artin e tij të shkruar për bukurinë e jetës, për neve është i panjohur dhe kompozitorit i ka shkuar mundi huq, sepse ndoshta për shkak të rrethanave në të cilat jemi zhvilluar, apo pse shija jonë për artin vërtetë ka ndryshuar, duke i përhumbur edhe vlerat e artit tonë të mirëfillt, se lëre më të artit të popujëve tjerë! Sidomos pas luftës, sikur kemi pasur një nostalgji për muzikën rome, sepse e kemi kultivuar ate nëpër studiot tona “artistike”, e kemi ‘kultivuar’ me aq dashuri kudo: nëpër mediet tona televizive, në ahengje dasmash,nëpër ditëlindje, e shumë manifestime tjera që kemi në përditshmërinë tonë! Vetëm muzikën dhe shijen ndaj saj e kemi pasur fortë të unisuar – ate rome të përzier me motive Shumadie dhe orienti! E keqja e çdo muzike është që kur nuk intepretohet nga ata që u gëlon në gjak, del si një art i bastardhuar ose plagjiat siç thuhet, dhe ka rrezik romët të na akuzojnë me norma ndërkombëtare për plagjiaturën që ju kemi bërë që nga paslufta e këndej!
Por , parku ku unë po eci, di edhe një histori tjetër prej kësaj që po flas! Larg në kohët e shkuara , përafërsisht qe 70-80 vjet, në park është kryer një mizori që është quajtur “strelishqe”, ku krerët e udhëheqjes së ish jugosllavisë kanë “strelatë” çdo shqiptar që ka rezistuar kundër padrejtësive që i bëheshin popullit të mjerë, të sakatosur e të këputur nga varfëria!
Parku i qytetit tim!
– “Edhe sot më ushton veshi nga kërsimat e pushkëve kur bëhej vrasja, pasi që i renditnin në rresht gjithë ata njerëz që ishin të rrahur e leckosur më parë nëpër burgje” – më rrëfen vjehrri im 85 vjeç (i cili atëherë kishte qenë fëmijë 7-8 vjeçar). Nga sytë dhe mimika e fytyrës së tij, e vëren se ka qenë një traumë e pashëruar nga këto ngjarje të dhimbëshme për familjet shqiptare! Kjo traumë dhe kjo dhimbje, vjehrrit tim iu përsëritë në tre muajt e fundit të luftës në Kosovë, atë ditë kur paramilitarët serb hynë nëpër shtëpitë e tyre dhe ia morën djalin e ia ndanë nga anëtart e tjerë. Bozha-shoku i tij i klasës ishte mbuluar me shamijë dhe ngjyra famëkeqe në fytyrë, dhe me tytën e automatit në fyt, po ia kërkonte çelësat e veturës dhe gjithë markat që kishte fshehur! ”Boga mi Bozho,ti znash dobro da mi nemamo pare, jer sto puta sam te zvala na rucak sa mom sinom.” E kishte lutur vjehrra ime që ta shpëtonte djalin e saj, i cili me vite të tëra përkujdesej për familjen e tërë pa asnjë të ardhur materiale, sepse pushteti okupues i kishte dëbuar që të gjithë nga vendet e tyre të punës!
Eh!Ti kthehemi historisë!
..Ndërsa romët në at kohë ishin më të privilegjuarit, e kishin për detyrë t’i “strelatnin” këta shqiptar të pabindshëm! Këtë detyrë romët e patën edhe gjatë atyre muajve të luftës kur popullësia po dëbohej nga shtëpitë e veta dhe ishte në gojën e paramilitarëve! Shumicën e keqtrajtimeve ndaj nënave e vajzave tona, ndaj djemëve tanë, i kryenin ata! Tash shumë frik, më ka treguar vëllau se “at ditë kur hyri rusi në Prishtinë” ne kemi qenë në rrezik të madhë prej romëve të cilët u gëzuan tej mase për hyrjen e shpëtimtarit të tyre – rusit e jo NATO’s si prisnim ne pjesa tjetër e popullatës së izoluar nëpër shtëpitë e huaja në Prishtinë, varësisht se në cilën lagje ishim katandisur!
Shyqyr, pas luftës, romët u zhdukën nga parku, sepse ka qenë i rrethuar nga kasollet e tyre, dhe neve na u hoq dalngadal trauma nga rreziku i tyre! Por,kështu dalngadal,parku gati qe nuk po dukej nga grumbulli i madhë i mbeturinave që vinin nga të gjitha anët e qytetit! Pra, u shndërrua nga vendbanim i romëve, në plehërishte të qytetit! Kur po dukej nga qielli se ne kishim rrezikun e infekcionit fatal, një zotëri amerikan afër të “70 tave në moshë, ishte me mision në Kosovë dhe banonte në lagjen përkundruall parkut! Atëherë ai, mori iniciativën, gjeti fondet e duhura, organizoi punëtorët e shumtë, edhe ata qytetarë që jetonin afër u gëzuan shumë për këtë iniciativë të tij dhe e përkrahnin në forma të ndryshme, duke i ndihmuar për pastrim në park (ku dilte edhe ai vet me qeset e mbeturinave),duke gatuar mëngjese e dreka dhe duke e ftuar edhe nëpër shtëpitë e tyre!
Me një fjalë u familjarizuan aq shumë me te sa kur i erdhi koha të shkonte, banorët përreth parkut, vërtetë që patën arsye të mërziteshin shumë! Nuk e di nëse dikush nga këta qytetar mban kontakt me te! Viteve të fundit, banor i afërm me parkun e qytetit, është bërë edhe një djalosh shqiptar, i cili në kohën sa Delli (amerikani) po pastronte parkun nga mbeturinat e shqiptarëve, ai kishte qenë në burgjet e ish-jugosllavisë, edhe pse lufta kishte përfunduar në Kosovë! Jo për djaloshin intelektual tonin, që lufta e kishte zënë nëpër burgjet e Sërbisë! Mirëpo, kohët e fundit, sidomos verën që kaloi, ai herët në mëngjes e shetiste vogëlushen e tij në karrocë që të mirrte ajër të pastër. Këtë ritual ai e bënte pothuaj çdo mëngjes, por rreth vetes kishte edhe familjartë e tij me të cilët tërë kohën bisedonte! Sa herë që sillej afër tavolinave të restorantit në park, përshëndeste njerëzit, të cilët ia kthenin”mirëmëngjes” plotë admirim! Jam e bindur që secili nga ata e mirrte me mend çka bluante në kokën e tij, teksa i bënte ato xhirot e shumëta rreth e qark parkut dhe kthehej në apartamentin e tij!
Djaloshi i izoluar në shtëpi që i mungon sot Parkut tim!
Dhe nuk e di pse, por këto kujtime vere rreth tij, më sollën një valë turpi, sepse, ja unë kisha dalë e lirë sot të ecja dhe të pija kafen me gjyshen, e cila hiq më larg se dje e kishte përmendur “qe tash nuk po e shohim më!” Gjynahit e shkojë djalit jeta për këtë Kosovë e për këta njerëz pa rahmet”- thoshte ajo gjithë dhembshuri për mosmundësinë e daljes së tij të lirëshëm, sepse ishte në arrest shtëpiak! Kësaj here vërtetë nuk e dimë se çfarë të keqe ka bërë ai, përpos përpjekjeve që mos të na hyjnë në hak prap pazarllëqet e interesave të Fuqive të Mëdha në Europë! E Habitshme është që ai sërish nuk ka mundësi të dalë në park! Që nga dita që i është shqiptuar dënimi, nuk më hiqet nga mendja vogëlushja që kohëve të fundit pat filluar ti qiste hapat e saj të parë! Ata hapat e parë të foshnjeve , të cilat i bëjnë të pasigurt dhe shpesh bien përtoke, por që i gëzojnë pa masë! Dhe atë gëzim e buzëqeshjen e saj kur i përplaste këmbët kuturu-nuk po e shohim më! O Zot! Vërtetë më vjen turp nga liria ime! Nga mundësia ime që sot të shkoj dhe t’u ligjëroj studentëve për një kompozitor të para 150 vjete, për kulturën e tij, për dashurinë e tij ndaj jetës, kombit të tij, për aftësinë e tij që këngët dhe vlerat e tyre t’i merrnin përmasat e zogjëve të lirë shtegtarë dhe të bëheshin pjesë e kulturës së çdo populli të civilizuar në Europë e më gjërë! Sepse këto këngë dhe vepra të tij muzikore, kanë depërtuar dhe njihen në do cep të globit! Ato njihen shumë për vlerat e tyre arttistike dhe për përmbajtjet e tyre të frymëzuara nga dëshira e njeriut për jetën,për lirinë e kombit të vet, për dashurinë ndaj atdheut dhe tokës ku ke lindur!
Dhe të gjithë ata që këto vlera njerëzore mundohen t’i mbajnë në arrest, të burgosur me dhunë, në kohën e sotme kur lajmi është më afër se këmisha në trup, ta dinë se jo vetëm që janë të shëmtuar, por dalin shumë qesharak para botës dhe historisë së vet!NJeriu i sotëm po mundohet të fitojë lirinë, të depërtoj edhe nëpër Gjithësi, se lëre më të luftojë të jetë i lirë e i dinjitetshëm në Tokat që Zoti na i ka falë!