ELIFE PODVORICA – JASHARI: SERENATË DURRËSI!

Prishtinë, 23. 03. 2016: – Jo! Ne jemi romë dhe feja jonë është “rome” dhe Zotin kemi atje lartë! Më pohonte gruaja e re rome, që ushqente fëmiun e saj me gji, në barkun e saj të fryrë në pritje të një fëmiu tjetër!Ishte kjo përgjegjja e saj, kur unë me kureshtje i pyesja se cilit religjion i përkisnin! Jetonin në një vend, ku shqiptarët u përkisnin të tre religjioneve, jetonin nën qiellin shqiptar, dhe prisja që ato do të ma thoshin ndonjërën nga të tri religjionet! Por jo! Ata fe e komb – vetëm Rom! Atëherë, pse i bëni gjithë këta fëmijë kur e dini se nuk keni për të ngrënë? A diskutoni në komunitetin tuaj për këto gjëra? A keni ndonjë rregull ku ju përpiqeni ta sistemoni familjen tuaj? Në këto pyetje nuk dinin t’më jipnin ndonjë përgjigjje konkrete!
Po pse bëni kaq shumë fëmijë? Pse zoti juaj e lejon këtë gjë, apo për ndonjë arësye tjetër? Të dyja përnjëherë më thanë – jo! Që ta shtojnë racën e tyre rome! Mbeta pa fjalë! Sepse biseda zhvillohej para Xhamisë së qytetit të Durrësit në pjesën e plazhit! Ato treguan se dalin për çdo të premte dhe i presin njerëzit derisa të falen që të shtrijnë dorën dhe të lypin lëmoshë! Dhe lëmoshë lypte edhe shoqja e saj tjetër rome që kishte poashtu fëmiun në prehër dhe ishte fëmiu i tetë i saj! Më habitëse ishte prezenca e një gruaje shqiptare që qëndronte midis tyre! Edhe ajo kishte dalë për lëmoshë! Gjersa prisnin para xhamisë ato diskutonin kokë më kokë dhe qanin hallet e tyre!

I pyeta se a organizohet ndonjëherë ndonjë ndihmë humanitare nga ana e Xhamisë!
– U zot! Thanë të dyja njëzëri! Ata le që nuk organizojnë e as që japin, por i hanë të gjitha për vete, bile ankohen që nuk ju dalin! Edhe njerëzit që tani po falen brënda shumë pak ofrojnë ndihmë për ne! – rrëfen gruaja 22 vjeçe që ishte në pritje të fëmiut të katërt! Kur u tregova se unë vij shumë shpesh në Durrës, më lutën shumë që tu sillja batanie e gjëra veshmbathjeje, dhe pasi u dhashë gjëra ushqimore që kisha me vete, kur u ndava nga ato, u premtova se në njërën nga të premtet tjera do të vijë dhe do t’u sjellë gjërat që i kërkonin!
***
Nuk është i panjohur ky detaj as nga qytetarët e Kosovës, ku nëpër çdo cep të kryeqendrës sonë ke fëmijë romë që zgjasin dorën për lëmoshë, që lajnë xhamat e veturave në semaforë, deshe apo s’deshe ti, vetëm e vetëm që të marrin ndonjë lek nga ty! Nuk di se si janë të organizuar, kush qëndron pas këtyre lypësve, ku jetojnë ata, ku hajnë e ku flejnë, gjersa tërë ditën rrijnë nëpër rrugët tona! Ajo që di, është se ata janë fëmijë dhe para së gjithash qenie njerëzore! Për këta që po flas, janë pothuaj që të gjithë romë nga Shqipëria, nuk janë romë që jetojnë në Kosovë! Sepse, romët e Kosovës, kanë një situatë tjetër nga romët e tjerë! Në Parlamentin e Kosovës kanë përfaqësuesin e tyre që përkujdeset për të drejtat e tyre si minoritet, duke pasur edhe simbolet e tyre “kombëtare”, shkollimin e organizuar, ndihmat e pandërprera nga ana e shtetit të Kosovës dhe nga organizatat e ndryshme humanitare nga vendet e perëndimit që veprojnë në vendin tonë!
Pyetja që më sillej vërdallë nëpër kokë, pas përshëndetjes sime me gratë rome ishte: a thua ka një shtet tjetër europian që në Parlamentin e tyre kanë përfaqësues romë dhe që romët e atij vendi kanë simbolin e tyre kombëtar? A ka ndonjë organizatë apo institucion ndërkombëtar në Bruksel apo gjetkë, që mirret me integrimin dhe organizimin e romëve si komunitet që do duhej të kishte shtetin e vet ku do të përqëndroheshin në një vendbanim të caktuar gjeografik dhe ku do të njihej si shtet i romëve? Pyetja bëhej duke u bazuar në interesimin e madhë të Brukselit që në Kosovën “multietnike” të ketë barazi dhe të drejta të njëjta edhe për romët si qenie njerëzore! Sa do të doja të kisha një shembull të tillë edhe në ndonjë shtet tjetër europian! Apo, edhe në këtë rast, Kosova është ”Sui Generis”!??
Po supozoj – sikur secili shtet europian, edhe ballkanik të bënin pak kompromis me demarkacinin e shtetit të tij, pra, të ndanin dhe të falnin nga një cep toke të shtetit të vet – do të krijohej shpejt një shtet në të cilin do të jetonin romët. Kështu edhe do të zgjidhej problemi i tyre! Mendoj se Kosova do të ishte një shembull i shkëlqyer për këtë problem! Ajo le që u siguron të drejta maximale romëve brenda territorit të saj, por është në gjendje të bëjë kompromis edhe me demarkacionin e saj!
***
Nejse….Pjesa tjetër e qëndrimit tim në Durrësin e bukur bregdetar, bëhej përgjatë plazhit të gjatë me detin e pafund, me ajrin e pastërt dhe diellin e ngrohët! Na erdhi dita edhe ne shqiptarëve që më në fund, në shekullin e XXI, ta bindim Europën se, ne jemi të gjithë shqiptar dhe nëse udhëtojmë tek njëri tjetri andej e këndej kufirit, nuk paraqesim rrezik për askë! Askujt nuk i rrezikohet rehatia në shtetin e tij, nëse ne shqiptarët komunikojmë në tokat tona mijëravjeçare. Bile, të rrezikuar nuk po ndjehen as fqinjët tanë maqedon, që përveç ardhjes së tyre si turist për të shijuar bukuritë e bregdetit shqiptar, janë edhe pronarë të shumtë të pallateve të bukura nëpër të gjitha vendet bregdetare shqiptare. Poaq të sigurt ndjehen edhe fqinjët tanë sërb, të cilët flasin e enden lirshëm nëpër plazhin e Durrësit! Bile, është e pamundur që në të gjitha shkuarjet e mia atje, mos të dëgjoj të folurën e tyre të zëshme dhe kënaqësinë që shprehin për prezencën e tyre midis “miqëve”të tyre shqiptar!

Kësaj here, një grup i të rinjëve rus që po shëtisnin përgjatë plazhit dhe detit të skuqur nga perëndimi i diellit, ishte mbresëlënës. Ata donin që të blenin çorape të leshta nga një plakë shqiptare, dhe po mundoheshin të ulnin çmimin me të cilin plaka donte të bënte pazarin. Kur ia arritën qëllimit për kompromis, u afruan dhe e përqafuan plakën duke i thënë ”faleminderit” në gjuhën tonë!
Euu! – thashë me vete! Më parë don të bëhet “Bashkimi kombëtar” me këto vendet nga po vijnë turistët, sesa midis vet ne shqiptarëve!
Durrësi i largët vetëm për tre orë vozitjeje nga kryeqyteti i Kosovës, nuk vizitohet aq sa është e mundur dhe sa do të duhej të u ofrohej fëmijëve tanë mundësia e ajrit të pastërt dhe të mirave tjera bregdetare! Nuk e di sa orë vozitje bëjnë maqedonët, serbët, rusët, gjermanët e italianët, por ata i takon për çdo herë artje!!!
Asnjë politikanë, as intelektualë i ndonjë fushe që njihet në opinionin tonë, nuk shihet përgjatë plazhit të Durrësit, dhe unë tërë kohën e pyes veten: ”A thua elitës shqiptare të Kosovës, nuk i vihet në Durrës, por shkon diku tjetër gjatë fundjavës, apo njëherë e kemi problemin që Bashkimin Kombëtar ta bëjmë në letër, pastaj të vijmë e të shëtisim dhe të kënaqemi edhe me bukuritë e bregdetit shqiptar, dhe me njohjen nga afër të njerëzve atje, të cilët në mos asgjë tjetër, ia vlen të njihesh e të bisedosh me ta vetëm për të folurën e tyre të bukur e të pastër shqiptare! Jam e bindur se kështu do ta pasuronin edhe oratorinë e tyre, e cila është pjesë shumë-shumë e rëndësishme e suksesit të tyre politik, sidomos kur kanë të bëjnë me homologët e tyre sërb apo europian!

Por, nuk mund të them se plazhi i Durrësit të shtunën dhe të dielën ,nuk mbushet nga qytetarë e familjarë të thjeshtë nga Kosova! Ata janë qytetarët të cilët dalin dhe e mbushin edhe sheshin e Prishtinës, kur është në pyetje intëresi për vendin e tyre. Dhe janë pikërisht ata të cilët luftojnë për “një pëllëmbë ma knej, a ma andej”, siç i dha vetes së drejtë një natë – një debatist yni jurist kur fliste për “hallet” e qytetarëve, duke theksuar se qytetari i Kosovës e ka sikletin vetëm të mbijetesës së tij, e jo të çështjeve politike me të cilat është kah rrezikohet statusi i saj si shtet. Nuk e di si guxojnë këta debatist ta nënçmojnë, dhe të flasin në emër të atij qytetari, i cili në protestë kishte dalë pikërisht për këtë çështje, sepse në atë soj qytetari kishte intelektual e rini që e ka shëtitur tërë Europën, është shkolluar e edukuar në sistemin e saj arsimor, dhe pikërisht nga ai sistem e ka mësuar se për tu çmuar nga qytetari europian, duhet fillimisht të dish ta mbroshë dhe ta ruash dinjitetin tënd kombëtar, ta ruash dhe të luftosh për çdo cep të vendit tënd! Dhe ta duash e të përkujdesesh për atë hise që Zoti ta ka përcaktuar të jetosh si shqiptar, duhet të njihesh pak më shumë, ta shijosh, ashtu siç po bënin qytetarët e shumtë, këtyre dy ditëve të fundjavës në Durrës!

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Postime të Lidhura
Read More

HEPATITI!

HEPATITI! Nga Sheradin Berrisha, Pashtriku 25 Prill 2022 Një hepatit po prek fëmijët në mbarë botën! Organizata Botërore…