Prishtinë, 03. 06. 2105 – Një politikan yni, që nuk din të flas për një kompozitor të shquar botërorë gjatë takimeve me politikanët dhe diplomatët e huaj, nuk mund të ketë rezultate të dëshiruar bashkëpunimi, të cilat i synon! Është turp të bisedosh me një diplomat gjermanë e të mos e njohësh asnjë vepër të Bethovenit, të Mozartit apo të Schubertit; të bisedosh me një homolog italianë e të mos dish asnjë operë të Puccinit, Verdit, etj. Nuk mund ta gjesh dot asnjë politikanë të njohur europianë, që nuk e di “Odën e Gëzimit” të Bethovenit, këtë himn të Europës. Paramendojeni, kur kjo vepër ekzekutohet e intelektualët tanë, (jo vetëm politikanët), nga mosdija të mos ngriten në këmbë! Ҫka do të thotë kjo?! Është më shumë se anomali për shek. XXI! Andaj, është koha e fundit që Institucionet tona shtetërore, ta kuptojnë rëndësinë e kësaj fushe për kombin tonë, i cili aspiron zhvillimin krahas popujve tjerë të botës! Të besojnë në ata që trokasin në dyrt e tyre, për më shumë se një dekadë se, pa zhvillimin e këtyre shkollave artistike, pa ndërtimin e sallave Koncertale, pa ndërtimin e Shtëpisë Operistike, të mos mendojnë se dikush na çmon aq sa duhet, si popull e si shtet!
***
Më 23 maj 2015 në Sallën e Kuqe të Pallatit të rinisë në Prishtinë, u mbajt një koncert i nxënësve të shkollës së muzikës ”Prenk Jakova”! Fillimisht falenderojmë stafin përgjegjës të kësaj salle që na mundësojë hapësirën e duhur për performancën e artistëve të ardhshëm, të cilët po e shënonin përmbylljen e këtij viti shkollor!
Ajo që të bie në sy menjëherë, është emocioni i tyre që kanë para çdo prezentimi artistik, droja se a do të mund ta prezentonin me profesionalizëm gjithë punën njëvjeçare me mësuesit e tyre të muzikës, të cilët me përkushtim të madh kishin punuar vetëm e vetëm që nxënësit të aftësohen sa më shumë në realizimin artistik të veprave të kompozitorëve shqiptar dhe atyre botëror! Ashtu ishte dhe ky program me 24 pikat artistike, i larmishëm me të gjitha periudhat muzikore dhe me kompozitorët më të famshëm botëror e shqiptar! Mosha e fëmijëve poashtu ishte e larëmishme, duke filluar nga ata më të vegjëlit (mosha 6-7 vjeçe) e gjer tek ata më të rriturit që po e përfundonin klasën e dymbëdhjetë, dhe po e jepin fund shkollimit të mesëm. Në realitet të rriturit, po e përmbyllnin një periudhë dymbëdhjetvjeçare të shkollimit të tyre në lëmin e edukimit muzikor! Sepse, shumica prej tyre, shkollën e muzikës e kishin filluar qysh në klasën e parë të shkollës fillore. Është kjo një rrugë e gjatë plotë punë, angazhim e seriozitet, batica e zbatica në suksesin e tyre artistik. Ata gjatë edukimit të tyre, kanë ambicie dhe vullnet që të marrin pjesë në garime të shumta të artistëve të rinjë në vend dhe jashtë Kosovës, si në Shqipëri, Maqedoni, Itali dhe në vende të tjera të Europës, ku kanë mundësi të shpalosin talentin dhe punën e tyre artistike, për të arritur suksese më të mira! Viteve të fundit shumë nxënës nga kjo shkollë, janë kthyer me dekorata e vende të para nga Tirana, Shkupi , Barletta(Itali),etj!
Pikë artistike luajtur nga nxënësi Tomorr Kumnova.
Drejtoresha e shkollës znj.Violeta Krasniqi, me krenari bëri hapjen e kësaj mbrëmjeje artistike, duke i përshëndetur të gjithë të pranishmit në sallë, mysafirët e ftuar, pastaj prindërit dhe familjarët e nxënësve, të cilët janë përkrahësit kryesor të fëmijëve në edukimin e tyre! Drejtoresha me këtë rast përmendi suksesin e fëmijëve, të cilët jo vetëm që vendeve në rajon u bëjnë të ditur, se në Kosovë kjo fushë është shumë e begatshme me fëmijë të talentuar e amicioz në realizimin e tyre si artist, por se këta fëmijë janë ambasador të kombit tonë, të cilët me sukseset e tyre po ndërtojnë ura bashkëpunimi me popuj tjerë, duke ua promovuar atyre edhe thesarin e begatshëm muzikor shqiptar, të përpunuar me mjeshtri të lartë nga kompozitorë të të gjitha trevave shqiptare!
Drejtoresha e Shkollës Violeta Krasniqi pas përfundimit të koncertit, nxënësve pjesmarrës në koncert u dhuroi mirënjohje!
Lumbardha Klinaku – Pianistja më e sukseshmet e shkollës me rezultate të arritura edhe në gara ndërkombëtare.
Interesimi dhe angazhimi i tyre serioz në arritjen e sukseseve sa më të larta në fushën e muzikës, ka bërë që të organizohen edhe gara ndërkombëtare për talentët e rinjë të artit muzikor! Kështu për 15 vite me radhë u organizuan garat ndërkombëtare ”Ars Kosova”, në të cilat morën pjesë gjenerata të tëra të artistëve tanë të rinjë, por edhe nga të gjitha vendet e rajonit, përfshirë këtu edhe shumë vende europiane dhe aziatike. Në këtë mënyrë për 15 vite rresht u bë i mundur shkëmbimi i përvojave artistike midis të rinjëve shqiptarë dhe atyre ndërkombëtarë! Në këto gara u mundësua edhe bashkëpunimi midis pedagogëve të artit muzikor. Ajo që më së shumti fëmijët tanë përfitonin nga këto gara, ishin ftesat e shumta që i bënin vendet europiane për studimet e tyre të mëtutjeshme. Të gjithë ata pjesëmarrës të huaj në këto gara, çuditeshin me talentin e fëmijëve tanë dhe njëkohësisht me punën e tyre si dhe me krijimtarinë muzikore shiptare!
Vlen të theksohet se, shumë pedagog nga rajoni e Europa, nga kompozitorët tanë merrnin literaturë, që t’i përdornin me nxënësit dhe studentët e tyre nëpër vendet ku ata punonin! Me këto gara të organizuar mirë nga violinistja jonë e famshme, Sihana Badivuku – bashkë me stafin: pedagogen e profesoreshën e vyeshme, Aida Gjikolli, vioistin Blerim Grubi e shumë të tjerë, kishin hapur mundësitë për të rinjtë tanë, që rrugëtimin e tyre artistk ta përmbushnin edhe në shumë qytete europiane si: në Vjenë e Grac të Austrisë, në Berlin, në Detmold e vende të tjera të Gjermanisë, në Barletta të Italisë, etj.
Garat e tilla që mbaheshin çdo vit, sivjet nuk janë mbajtur për shkak të mos-përkrahjes financiare nga Institucionet tona të Kulturës! Këto Institucione arsyetohen se, nuk kanë mjete të mjaftueshme financiare për t’i mbështetur këto gara dhe shpresojmë se viteve tjera, do të futet në planin e tyre buxhetor ky aktivitet i rëndësishëm i komuniteti të artistëve të rinjë!
Kori i shkollës nën udhëheqjen e dirigjentit Rahmi Ymeri.
Edhe shkolla si institucion edukativo-arsimor ka bashkëpunim dhe aktivitete të shumta me shkollat artisike në Kosovë, por edhe ato të Shqipërisë dhe Maqedonisë – Shkupit dhe Tetovës! Realizimi teknik i këtyre projekteve nuk është aspak i lehtë, – thotë drejtoresha Krasniqi në këtë mbrëmje, – sepse duhet përkrahje dhe mbështetje financiare, e të cilat arrihen me shumë mund! Atë më së shumti e shqetëson sfida për sigurimin e një objekti të ri, në të cilin do të mundësohej edukimi i nxënësve tanë në kushte më normale, se sa ato që i kishte shkolla që në ditët e para të pasluftës! Nga marsi i vitit 2013 procesi mësimor i shkollës së muzikës dhe baletit “Prenk Jakova”, zhvillohet në objektin e Shkollës Ekonomike, në kushte të tmerrëshme, duke filluar nga mungesa e hapësirës së nevojshme për mësim, ushtrime, sallë koncertale,etj.
Tashmë dihet mirëfilli, se rrënimi i objektit të vjetër ka ardhur pas miratimit të vendimit nga Kuvendi Komunal i Prishtinës për caktimin e lokacionit për ndërtimin e objektit të shkollës fillore dhe të mesme të muzikës dhe të baletit “Prenk Jakova” në Prishtinë. “Lokacioni për ndërtimin e objektit të ri gjendet në lagjen “Dodona” në Prishtinë, në sipërfaqe të tërësishme prej 1160 metrash katrorë, në pronësi të Komunës”, thuhet në vendimin e Komunës të miratuar me shumicë votash nga kuvendarët komunalë. Kjo është hera e katërt që i caktohet lokacioni kësaj shkolle. Për ndërtimin e këtij objekti ende nuk ka asgjë konkrete, prandaj krahas zhgënjimit, të gjithë (mësimdhënësit, nxënësit e prindërit) janë të shqetësuar se si do t’i bëhet halli vitit në vijim.
Ky prezentim dinjitoz që u realizua në koncertin përmbyllës, ishte arritur me mund të madhë nga pedagogët e shkollës, pavarësisht mungesës së hapësirës në shkollë për vijimin normal të procesit mësimor! Është dashur që pedagogët të kenë mirëkuptim të jashtëzakonshëm midis tyre, për t’i lejuar njëri-tjetrit hapësirën që të punoi secili me nxënësit e tij. Sepse, shkolla ka shumë seksione të instrumenteve si: seksionin e pianos në të cilin përfshihen një numër i madhë i pedagogëve dhe nxënësve të interesuar, pastaj seksioni i instrumenteve frymore (flautë, klarinet, obo, solo-këndim, etj.) Është seksioni i instrumenteve harkore (violinave, vilonçelëve, violistëve, kitarës etj.) Orkestri i shkollës pastaj kori, të cilët gjithmonë e kanë problem kryesor përpilimin e planit kohor, sepse nuk ka hapësirë dhe është tepër e vështirë të bëhet një orar i përbashkët për të gjithë nxënësit! Pavarësisht kësaj, orkestri dhe kori në prezentimin e tyre dolën shumë solid në realizimin e veprave artistike që kishin zgjedhur! Shkolla në kuadrin e saj ka të përfshirë edhe degën e baletit e cila funksionon me sukses me vite të tëra!
Pikë artistike nga nxënësja në degën e baletit-Ertrita Abdullahu dhe Donmir Bilalli.
Nga bankat e kësaj shkolle ka dalur një plejadë e tërë artistësh, të cilët me punën dhe angazhimin e tyre kanë dhënë një kontribut të çmuar në fushën e artit dhe të kulturës sonë kombëtare, e ata/o janë: Mendi Mengjiqi, Baki Jashari, Bahri Mulliçi, Sihana Badivuku, Antonio Gashi, Fraim Gashi, Visar Kuçi, pastaj nga gjeneratat më të reja: pianistja jonë me famë ndërkombëtare, Ardita Statovci, solo-këngëtarja Krenare Gashi, dhe shumë të tjerë që aktualisht veprojnë e punojnë në disa qendra të njohura në rajon dhe në Europë!
Rrjedhimisht, pavarësisht kësaj sfide banale (me këto pasoja) që ka shkolla, aty nuk mungon as puna e angazhimi i mësimdhënëseve, as i fëmijëve tanë!
Pikë muzikore nga kori i shkollës i udhëhequr nga dirigjenti – Edmond Ramadani!
Transferimi i shkollës sonë në objektin e vjetër të shkollës ekonomike në Fushë Kosovë – në fillim të marsit 2013, (pra te ky lokacion për të cilin po bëjmë fjalë), ka bërë që në këto dy vitet e fundit të bie interesimi i prindërve dhe fëmijëve për kultivimin e talentit të tyre në suaza profesionale-artistike, sepse për prindërit dhe fëmijët është shumë i vështirë udhëtimi i përditshëm për në F.Kosovë! Për më tepër, kushtet e rënda në këto objekte, kanë bërë që prindërit të hezitojnë t’i sjellin fëmijët e tyre në këto objekte të demoluara me vite.
Sfida e radhës për shumë nxënës të talentuar që performuan në këtë mbrëmje, është padyshim viza për udhëtim jashtë Kosovës, e cila po ia pamundëson studimin në qendrat europiane si në: Vjenë, Berlin, Paris etj. Pra, duket tashmë që mosliberalizimi i vizave është bërë “armiku” kryesor i luhatjes dhe shkatërrimit të ëndrrave të tyre!
Nxënësit tanë, si qytetar të “vendeve të treta” duhet të vrapojnë dhe t’i thyejnë këmbët para ambasadave në Prishtinë, fillimisht për caktimin e një date për aplikim të vizës, e cila kërkon kohë e mund baras me orët e tyre të gjata të ushtrimeve që bëjnë në instrumentet përkatëse…!!!
Europa me këtë masë (mohimin e lëvizjes së lirë për qytetarët e Kosovës), i ka bërë dëmë të paimagjinuar rinisë shqiptare të Kosovës, e cila është mbyllur sikur ‘zogu në kafazin e saj mbytës’, në pamundësi të udhëtimit nëpër vendet europiane ku ata dëshirojnë të studiojnë!
Fusha e kulturës është një fushë, që kërkon një investim të gjatë kohor, pra kërkon punë e angazhim permanent si të pedagogëve e nxënësve, poashtu edhe të prindërve, sepse ata duan t’u rrinë afër fëmijëve të tyre në çdo hap të arritjeve artistike që ata bëjnë!
Rëndësia e kësaj pune dhe këtyre arritjeve e bashkëpunimeve është i madh për një popull që aspiron Europën!
Një politikan yni, që nuk din të flas për një kompozitor të shquar botërorë gjatë takimeve me politikanët dhe diplomatët e huaj, nuk mund të ketë rezultate të dëshiruar bashkëpunimi, të cilat i synon!
Është turp të bisedosh me një diplomat gjermanë e të mos e njohësh asnjë vepër të Bethovenit, të Mozartit apo të Schubertit; të bisedosh me një homolog italianë e të mos dish asnjë operë të Puccinit, Verdit, etj. Nuk mund ta gjesh dot asnjë politikanë të njohur europianë, që nuk e di “Odën e Gëzimit” të Bethovenit, këtë himn të Europës. Paramendojeni, kur kjo vepër ekzekutohet e intelektualët tanë, (jo vetëm politikanët), nga mosdija të mos ngriten në këmbë! Ҫka do të thotë kjo?! Është më shumë se anomali për shek. XXI!
Andaj, është koha e fundit që Institucionet tona shtetërore, ta kuptojnë rëndësinë e kësaj fushe për kombin tonë, i cili aspiron zhvillimin krahas popujve tjerë të botës! Të besojnë në ata që trokasin në dyrt e tyre, për më shumë se një dekadë se, pa zhvillimin e këtyre shkollave artistike, pa ndërtimin e sallave Koncertale, pa ndërtimin e Shtëpisë Operistike, të mos mendojnë se dikush na çmon aq sa duhet, si popull e si shtet!
Në Greqinë Antike edhe ligjet e universit dhe të matematikës, janë bërë në bazë të formulave muzikore, duke filluar nga Pitagora, Aristoteli e shumë dijetarë të vjetër…
Stafi i pedagogëve të shkollës me nxënësit pjesmarrës në koncert!
Aktivitetet jashtëshkollore
Orkestra e shkollës gjatë një koncerti
Kori i shkollës në aktivitetin e 7 Marsit
Shkolla bashkëpunon me institucionet tjera dhe kështu për nder të festave dhe manifestimeve të ndryshme, nxënësit tanë realizojnë pjesën artistike të programeve.
AKTIVITETET
Kori i shkollës së mesme të muzikës “Prenk Jakova” Prishtinë
Me këngën Zare ven mafesin
Në kuadër të mësimit të rregullt i cili organizohet gjatë orarit tërë ditor, organizohen edhe aktivitetet si: orët interne, koncertet e klasëve, kollogiumet, dhe në fund të çdo viti shkollor organizohen provimet përfundimtare në lëndët kryesore për vlerësimin e nxënësve. Përpos koncerteve që organizohen në shkollë, nxenesit tanë performojnë edhe në organizime jashtë shkollës, në kuadër të aktiviteteve të shkollave tjera fillore dhe të mesme si dhe atyre të muzikës. Gjithashtu nx. e shkollës sonë gjatë çdo viti shkollor marrin pjesë aktive në garat e ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare si: “Ars Kosova”, “Pianisti i Ri”, Kosovë, Shqipëri, pastaj garat për kitarë klasike në Tiranë, Zagreb – Kroaci, Gjermani, garat pianistike në CitaDi Barleta-Itali etj., dhe cilësohen lartë nga komisionet vlerësuese edhe çmime.
Shkolla e Mesme e Lartë e Muzikës “Prenk Jakova” Prishtinë
Adresa:RR”Tahir Zajmi”p.n. Prishtinë
Tel: 038/603.356 & 038/603.038
Email: [email protected]
Email:[email protected]
Facebook:Prenk Jakova-Prishtinë