Skënderaj, 11. 04. 2014 – Kur sheh në televizor politikanë hipokritë dhe të sëmurë e të varfër… Të del nga shpirti thirrja: O pushtetarë! O kusarë të pangopshëm!! O ju bij bastardë të këtij populli fatkeq e injorant!!! Ndani diҫka, jo nga fitimet tuaja të ligjshme, por nga hajnitë e pasuritë e paligjshme, për të sëmurët e shumtë, për të varfrit e këtij populli – paratë e të cilit po i vidhni! Këta fatkeqë do të ju jenë mirënjohës edhe pse e dinë se ju po u jepni fare pak nga paratë që ua keni grabitur atyre vetë, sikur që po ju janë mirënjohës që po ua ‘rritni’ pagat, pensionet…, po ua lironi konviktet e mensat, po shtroni asfalte… me paratë e tyre dhe jo me tuajat! Merrni vesh se në fund gjithҫka do të lini jashtë varri, bashkë me emrin tuaj të keq a të mirë, prandaj ngopuni njëherë, o të pangopshëm! Se do të lini pas kutërbimin tuaj…
Kjo thirrje i drejtohet, jo pakicës së ndershme, por shumicës së pandershme – në pushtet! Kësaj thirrjeje nuk do t’i përgjigjet askush, sepse të ndershmit nuk po i thërret kush, ndërsa të pandershmit nuk përgjigjen sepse vetidentifikohen. Sidoqoftë, tanimë të gjithë janë identifikuar…
———————————————–
Jakup Krasniqi: “Hashim Thaçi është hajn dhe mashtrues ordiner”
—————————————-
(Ilustrimet janë të pashtriku.org, sh.b)