XHEVAT BISLIMI: FUQITË E MËDHA ME DY KUTE (ME HILE)

Viti, 28 mars 2018: Pakica serbe, e cila per fajin e perfqesuesve politike e shteterore shqiptare u BARAZUA me popullin shqiptar ne Kosove (92%), vazhdon ta mohoje dhe kundershtoje shtetin e Kosoves! Perfaqesuesit e saj politike jane te lidhur drejtperdrejte me Beogradin dhe drejtohen e varen direkt prej tij. Deputete, ministra, zevendesministra e zyrtare tjere te pakices serbe ne Kosove marrin urdhera dhe porosi vetem nga Beogradi!!! Ata jane deputete, ministra e zyrtare te institucioneve te Republikes se Kosoves dhe paguhen nga taksapaguesit e Kosoves, mirepo i binden dhe i japin llogari Beogradit!! Fajin per kete situate sa paradoksale po aq edhe te rrezikshme e kercenuese per paqen dhe sigurine ne Kosove e me gjere e ka kryesisht klasa politike dhe shteterore e Kosoves!
Jane po keta politikane e krere te institucioneve qe kishin miratuar me fjalen, nenshkrimet dhe voten e tyre ndarjen e qytetit te Mitrovices dhe te Kosoves me pakicen serbe-Serbine!!! Eshte po kjo klase politike-shteterore qe e ka lene Kosoven pa forcat e saj te armatosura: pa ushtri dhe me nje polici te pafuqishme!! Prandaj, Beogradi dhe kreu i tij kercenon, shperfille, perbuze dhe nuk respekton integritetin territorial, pavaresine dhe sovranitetin e Republikes se Kosoves…

Me hile dhe me dy kute po sillen e po veprojne edhe Fuqite e Medha, po ia mbajne anen te fortit (logjike e shtetit, sidomos shtetit te forte)! Serbia, sherbimet e saj te sigurise dhe zyrtaret e larte te shtetit cenojne e dhunojne (edhe i sfidojne) rregullisht dhe boterisht ligjet e Republikes se Kosoves, kufijte e saj, por edhe territorin e Kosoves, ndersa Fuqite e Medha nuk kane ze as vullnet per t’ia thene nje fjale te keqe Serbise!!
Zakonisht dhe pergjithesisht presioni behet mbi klasen politike-shteterore te Kosoves! Ky presion eshte shoqeruar edhe me shantazh permes Gjykates se Hages e tash edhe me Gjykaten Speciale!! Ne asnje vend normal te apostrofuarit nga keto gjykata, sidomos tash nga Gjykata Speciale, nuk do te duheje te mbanin funksione politike e shteterore… Mirepo, me sa po duket pikerisht kjo kategori politikanesh dhe pushtetaresh e paten dhe e kane mbeshtetjen e Qendrave te Vendosjes ne bote!
Mund te pyet dikush: Pse?
Sepse vetem me keta politikane e pushtetare i kane shtyre dhe po i shtyne nismat dhe projektet e tyre per Kosoven!! Vetem me kete kategori politikanesh e pushtetaresh e ratifikuan marreveshjen per faljen edhe te 8 200 hektareve toke shqiptare Malit te Zi dhe tash po tallen me popullin e Kosoves! Vetem me keta do ta themelojne edhe “zajednicen” e vdekur serbe (minishtetin serb) ne Kosoven shqiptare!!
Hileja dhe qendrimi me dy kute i Fuqive te Medha u pa edhe keto dy dite! Pati bere vaki njehere te vetme qe perfaqesuesit e partive politike te shqiptareve ne Maqedoni te shkonin ne Tirane te Kryeministri i Republikes se Shqiperise… Aty u moren vesh qe ta kene nje platforme te perbashket per te drejtate, lirite dhe interesate e popullit shqiptar ne Maqedonine e tij. Nuk ishte platforme qe cenonte te drejtate, lirite dhe interesate e maqedoneve sllave… Ishte krejte ne perputhje me kushtetuten dhe me Marreveshjen e Ohrit. E, megjithate, nuk e di a pat mbetur ndonje qender e vendosjes ne bote apo ndonje qeveri e ndonje shteti me peshe ne marredheniet nderkombetare qe nuk reagoi dhe nuk e quajti kete platforme si nderhyrje te Tiranes ne punet e Maqedonise”!!!
Ndersa, grupi i deputeteve, ministrave dhe zyrtareve tjere te pakices serbe ne Kosove te gjitha vendimet e tyre (per rrenimin e sovranitetit te shtetit te Kosoves, cenimin e territorit!!…) i marrin ne Beograd ne takimet e kryesuara nga Kryetari (predsedniku) i Serbise! Edhe sot, vendimi i listes serbe per t’u larguar nga qeveria e Republikes se Kosoves u mor ne Beograd ne takimin qe e kryesonte kryetari i Serbise!!! Nuk kemi degjuar ndonjehere qe kjo sjellje dhe veprimtari teresisht armiqesore dhe destabilizuese (me rreziqe dhe kercenime te medha per paqen dhe stabilitetin ne rajon!) e Beogradit te jete denuar nga ndonje qender boterore e vendosjes, nga BE-ja apo nga ndonje qeveri me peshe ne ceshtjet boterore!!!…
Heshtja e ketyre Fuqive dhe qendrave, qe nga Serbia kuptohet si miratim i politikave te saj destabilizuese, po e trimeron Beogradin, nga njera ane, dhe po i iriton shqiptaret, ne anen tjeter… Kjo dyfytyresi dhe dykutesi po rezulton problematike dhe me pasoja per paqen-pajtimin midis dy popujve te medhenj ne Iliri: shqiptareve dhe serbeve!… Fuqite e Medha qe e duan paqen dhe stabilitetin ne Siujdhesen Ilirike duhet ta zhvendosin presionin nga Prishtina ne Beograd dhe t’ia njohin dhe respektojne Republikes se Kosoves dhe popullit te saj shqiptar pa ekuivoke te drejten per shkeputje te plote nga Serbia dhe per jete te lire, te pavarur e ne paqe…

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura