NA PRISNI SE NE DO VIJMË (*)

Në 42 vjetorin e demonstratave të pranverës 1981

NA PRISNI SE NE DO VIJMË (*)

Nga Xhafer Durmishi, Pashtriku 27 Mars 2023

Jo vetëm shqiptarët, po edhe pjesa më e madhe e opinionit botëror e kanë thënë mendimin e tyre, në lidhje me Kosovën. Prandaj në këtë pikë nuk ka kurrfarë dilemash. E drejta jonë në njërën anë dhe në anën tjetër përkrahja morale e opinionit botëror na tregojnë se Kosova me çdo kusht duhet të bëhet Republikë. Pra, kur kjo punë teorikisht është sqaruar deri në fund atëherë ne s’na mbetet tjetër përveç ta bëjmë Kosovën Republikë.

U mbush viti nga fillimi i një lufte në përmasa të gjera. Në këtë luftë u përfshinë të gjithë shqiptarët, duke u nisur nga fshatrat më të vogla të Kosovës e deri tek qendrat e ndryshme të botës.

Hapa të rëndësishëm kësaj lufte i dhamë edhe ne shqiptarët në mërgim. Shtypja e madhe që ushtrohet ndaj popullit tonë reflektohet në mënyrë të drejtpërdrejtë edhe tek ne punëtorët në mërgim. Lufta e vendosur që po bëhet në Kosovë, për arritjen e barazisë së popullit shqiptar në Jugosllavi kundër një dhune kaq të egër, na bëri edhe ne mërgimtarëve që të marrim një qëndrim të patundur në lidhje me këtë luftë.

Kot u munduan serbomëdhenjtë ta mashtrojnë popullin e Kosovës me demagogjinë e tyre të njohur qe dyzet vjet. U përdor dhunë e egër dhe ne na u mbytë zëri për një kohë. Kur ne po bëheshim gati për vlime të reja në mënyrë dinake shovinistët përdorën demagogjinë duke na i bërë ca lëshime të cilat nuk na paraqitnin ndonjë garancë për të ardhmen.

Ngritja e vetëdijes kombëtare dhe klasore e të dy milion shqiptarëve në Jugosllavi si dhe ngritja e tij në atë shkallë sa të jetë në gjendje të krijoj mendim të pjekur politik, dhe kërkesat e tij për afirmimin kombëtar kanë bërë që në luftën e tij të qëndroj i patundur dhe të jetë në gjendje të vazhdoj luftën për kaq kohë dhe për asnjë moment të mos tërhiqet nga ajo. Sot popullit tonë nuk mund t’i mbytet zëri. Ai më nuk po i nënshtrohet dhunës aq të egër e cila po vazhdon ma se një vit, kurse rrenave u ka dalur boja. Pra as shtypja me tanke, ushtri e milici dhe as llomotitjet e mërzitshme që nga forumet më të larta e deri tek bashkësitë lokale jo vetëm që nuk po mund të kenë sukses, por nga arroganca dhe sjelljet çetnike të ushtrisë dhe policisë po e thellojnë edhe më tepër hendekun në mes popullit dhe serbomëdhenjëve.

Deri më sot klika shoviniste i ka përdor të gjitha mjetet e saja, kurse populli ynë në gjirin e tij përmban rezerva më të mëdha se kurrë më parë për vazhdimin e kësaj lufte.

Një kaptinë të veçantë në këtë luftë zëmë edhe ne punëtorët në mërgim. Neve na takon një barrë e madhe për vazhdimin dhe popullarizimin e saj në arenën ndërkombëtare. Dhe ajo çka kemi bërë deri më sot është një punë e madhe. Se jemi me të vërtetë në një luftë e cila prej ditës në ditë po bëhet më e ashpër na tregon edhe vrasja e tre shokëve tanë në fillim të këtij viti. Kësaj radhe na u vranë tre kuadro me rëndësi, prandaj vazhdimi i luftës merr një rëndësi të jashtëzakonshme. Për këtë na obligon puna e deritanishme, gjaku i dëshmorëve dhe zhvillimi i ngjarjeve më të reja.

Këto ngjarje janë duke u zhvilluar në një kohë kur kriza e kapitalizmit është në rritje e sipër. Kur masat e shteteve të Evropës Perëndimore ndaj punëtorëve të huaj e kjo vlen edhe për ata nga Jugosllavia, po vijnë duke u ashpërsua.

Në qoftë se disa qeveritarë jugosllavë e kanë me gjithë mend kur thonë se punëtorët tanë në botën e jashtme ndodhen vetëm përkohësisht, atëherë nuk po e kuptojmë pse i kapin ethet kur po përmendet kthimi i punëtorëve nga vendet e huaja. Këtu del në shesh se ata gënjejnë. Shihet se janë të mbështetur për muri dhe është shumë e natyrshme të mos u zihet vendi vend.

Prandaj po u themi derisa nuk është vonë: Jepuani të drejtat popullit se ne do të vijmë pa marrë parasysh se a do të na ndalni me orë të tëra në kufi apo jo. Edhe pak e ne do të vijmë 110 mijë veta, së bashku me 500 mijë punëtorë nga republikat tjera të Jugosllavisë. Në qoftë se hahen përrallat, nuk keni pse të bëheni merak, përndryshe nuk i dihet.

Ne jemi mërgimtarë dhe punë të thella nuk dimë, por lirinë e duam më së shumti, sepse pesha e robërisë rëndon më së shumti mbi ne.

Bon, 3 prill 1982

***

(I botuar në gazetën “Zëri i Kosovës”, organ i LRSSHJ, Nr. 1, Qershor 1982, faqe 10 – 11.)

Ilustrimet nga arkivi © Pashtriku.org

______________

(*) Fjalim i lexuar në demonstratën e LRSSHJ-së në Bon, më 3 prill 1982 që u organizua nga Komiteti Vëllezërit Gërvalla – KVG)

Total
0
Shares
1 comment
  1. HEU, NA PRISNI SE NE DO VIJMË!” EU, NA SHNDRISNI OUH, QE DO JU PRIJMË!.” THIRRJA E DIASPORES, SHTRIRJA E PRIADORES; NGA SHPIRTI EDHE HIRTI OH,
    MERGIMTARIT BRENGË SHQIPTARIT, QË NGETË O PRETË NËNË BABË TË MJERË
    DJERË, VETMUAR, SHKRETËRUAR, DUKE PRITUR DITË NETË KTHIMIN E TË BIRIT
    HIMIN OU, E ILIRIT; PËR LIRI, PAVARËSI DHE DEMOKRACI; AH,TIK TAKU I ZEMRËS
    NA PIK GJAKU SEDRËS; KRYE VATRE, FRYE ZJARTË; FLAKA ZJARRIT OU SHLAKA E VARRIT, PËR PLOTSIMIN DHE ZOTSIMIN, PËR ME U DALË ZOT, SI PËRJETË MOT
    EDHE SOT; PËR TA PLOTËSUAR EDHE ZOTËSUAR, DUKE UA FALUR PA U NDALUR,
    RINGRITEJEN, RILINDJEN, RIATDEHSIMIN, RITRASHËGIMIN, PËR LIRI O ILIRI NGA
    PËRGJEGJA DHE NDERGJEGJJA, SHPIRTI E HIRTI KRYELEGJENDARE HEEEJ OU
    HYREGJENDARE, THELL THELL KËSHTJELLË SHTATË GJERË NËNTË PALË- PALË GJENE TOKË; PLOT LOT O LOT VALË O VALË OOOJ, NENË LOKË; A, LARTË-LARTË
    NDËR BREZE OU RREZE DIELLORE; TË RREZATOJMË, BREZATOJMË; RREZATIME,
    BREZATIME; TRIUMFE QË RIGUFE, DUKE RIKTHYER DHE RISHKELQYER KURORËN
    OU URORËN TË RI ILIRISË, RI LIRISË, RI SHQIPTARISË, RI SHKRIPKA VËRRISË OUH
    PRAPË TËPRAPË, ZOTI SHI MOTI DHE NGA ZOTI; KËMBË PËR KËMBË, PËLLËMBË
    PËR PËLLEMBË; VËLLAZËRO RIHIRO FARË SHKRIPKA VËRRISË, PELLAZGO ILIRO OU MBARË SHQIPTARISË; KRYELEGJENDA HYREGJENDA SHQIPE SHQIPTARIA O
    SHKRIPKA SHKRIPKA VËRRIA; NGA KRUJA PREKAZA O, BUJA PELLAZGA HEEEJ,
    SHQIPJA DY KRENARE, SHKRPJA HYDRENARE GJEGJKA NGA MOTI-ZOTI DHEUT
    BASHKA DASHKA PËRGJEGJKA OH, GRANDEMA HYEREGJENDARE OUH HEEEJ,
    GJERGJA KASTRIOTA SKENDERBEU ADEMA SHQIP SHQIPE KRYELEGJENDARE!.
    MANI USA

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura