EMRUSH XHEMAJLI UDHËHEQËSI I MADH I LËVIZJES POPULLORE TË KOSOVËS

EMRUSH XHEMAJLI UDHËHEQËSI I MADH I LËVIZJES POPULLORE TË KOSOVËS

I nderuar Emrush Xhemajli, Sekretar i Përgjithshëm shumëvjecar i LPK-së Dega Jasht Vendit deri në luftën e UÇK-së dhe pas çlirimit të Kosovës, Kryetar i LPK-së brenda vendit!

Faleminderit për komentin dhe mendoj se kjo është më e vogla që ka qenë dashur ta publikonit Ju, sepse ju jeni njëri nga shokët dhe bashkëveprimtarët e drejtues kompetent!

Jeni njëri nga udhëheqësit e pakët, që duhet të mos heshtnit, por përkundrazi, duhet të flisni duke publikuar shkrime e komente të ndryshme sqaruese dhe informative për opinionin!

Të publikoni qëndrime të vjetra e të reja, lidhur me historinë e LPK-së, luftën heroike të UÇK-së, të UÇPMB-së e UÇK-së  në Maqedoni të Veriut!

Duhet ta dijnë të gjithë pa përjashtim moshe a gjinie, në mënyrë të imponuar progresive, pra ta dijnë të gjitha shtresat, se në vitin 1990 kur ka ndodhur shkrirja e organizuar e LPRK-së me adresë në LDK-ë, të  cilët, nuk kanë asnjë meritë qoftë edhe të vetme në kuadër të LPK-së, e cila më 17 Nëntor 1994, e themeloi UÇK-në dhe pas përfundimit të luftës dhe hyrjes triumfale të  UÇK-së dhe NATO-s, në Kosovë, me ndihmën e madhe të aleatit tonë të madh Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Lëvizja Popullore e Kosovës – LPK, nuk e ndali aktivitetin dhe veprimtarinë e saj kombëtare aktive çlirimtare, por e themeloi UÇPMB-në dhe përfundimisht edhe UÇK-në në Maqedoninë e Veriut!

I dashur shoku e bashkëveprimtari ynë Emrush Xhemajli!

Sa i përket vlerësimit nga ana Juaj, të fjalës time të paraqitur më 17 Janar 2023 në sallën solemne të Kuvendit Komunal në Gjilan, edhe një herë të falenderoj nga zemra, dhe do të dëshiroja të shtoja edhe këtë se, unë e bëra tërë atë tekst të cilin pasi e vlerësova se ishte përafërsisht i mjaftueshëm, pavarësisht kësaj, mbeta i ngujuar në rrethin e shpërthimit informativ, të të dhënave në vija të trasha për të pranishmit, por edhe për ata që do ta dëgjonin e lexonin, sepse historia e veprimtarisë së shumanëshme  të LPK-së, të Këshillit të Rrethit në Gjilan, në Viti dhe në Kamenicë, ishte shumë më e ngjeshur, e shumë më e zgjeruar, se sa, aq sa kam vënë në spikamë të asaj kronologjie të prezentuar!

Mendoj se pavarësisht domosdoshmërisë fisnike për të manifestuar qëndrime të cilat përçojnë porosi të pajtimit e të paqës, megjithatë për hirë të së kaluarës që është e mbushur me fakte dhe e adresuar saktë me adresë dhe pa adresë e Komogllavës, duhet të thuhet me guxim dhe të dihet se kush ishte për e kush ishte kundër, kush heshti e kush foli, kush u ndal e kush vazhdoi, dhe krejt në fund, kush e gëzoi djersën e huaj dhe kujt iu morrën sukseset nga duart dhe mbeti me duar bosh, e kujtime të së shkuarës aktive e të panënshtruar etj., etj., etj..

Ismet Sylejmani,

Prishtinë, 22 Janar 2023!

__________________

LËVIZJA NË GJILAN, VITI DHE KAMENICË, ISHTE VAZHDUESJA E DREJTËPËRDREJTË E IDEALEVE TË HERONJËVE TË KOMBIT KADRI ZEKA, REXHEP MALAJ, NUHI BERISHA, ZIJA SHEMSIU E TË TJERË

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura