ENKEL XHANGOLI: KRIMI KRYQËZON SHQIPËRINË!

Elbasan, 22. 04. 2016: Jetojmë në një vend i cili është antar i NATO-s dhe gjithashtu aspirante për statusin kandidat për tu antarësuar në BE. Në një vend i cili e pati të veshtirë të shtronte bazat e demokracisë dhe të hidhte hapa e para drejtë një integrimi i që do të na barazonte me vendet e tjera të rajonit. Por sot shohim një shqipëri të lodhur, kaotike ku i fundit nuk merr vesh të parin.
Një ndër faktorët kryesor përveç atij politik është edhe kriminaliteti i lartë që po tund themelet e shtetit shqiptarë. Vetëm brenda një nate në Tiranë shënohen tre antentate me pasojë vdekjen e një personi. Kjo gjë tregon qartë se në shqipëri duhen ndezur sirenat e alarmit për të zgjuar institucionet tona të përgjumura. Dhe pse përflitet për një polici profesioniste, gjithçka flet ndryshe.
Vetëm në javën e parë të viti 2016 janë shënuar 4 vrasje të tipit mafjoz, e për tu pasuar më pas nga ngjarje të tjera të rënda si ajo e 3 Shkurtit në qytetin e Elbasanit apo vrasjet seri nëTiranë. Në një kohë fare të shkurtër kemi dhjetëra viktima të vrarë nga dora kriminale që po trëndit mbarë shqipërin,duke na treguar se këtu sundojnë gangësterat dhe jo shteti. Numri i vrasjeve në vend është treguesi dhe njësia matëse më e mirë për të treguar paaftësin e shtetit dhe dështimin politik të Ministris së Brendëshme. Por qeveris sonë siç duket nuk po I bëjne përshtypje vrasjet,antentatet dhe shpërthimet që kanë përfshirë mbarë vendin.. Edhe sa vrasje të tjera duhet të ndodhin që policia dhe institucionet tona te përgjumura të zgjohen nga gjumi gati tre dekadësh? Por nëse këto vrasje vazhdojnë me këtë intesitet, dhe sa viktima të tjera do të numërohen deri në përfundim të vitit 2016? Sigurisht që dalin shifra alarmante që do të tmerronte këdo që jeton në territorin e quajtur Shqipëri.

Gjithashtu kohët e fundit vë më re se janë shtuar vjedhjet dhe grabitjet me dhunë, sidomos në zonat urbane. Krimi dhe situata e përgjithshme e sigurisë mbeten ende shqetësuese. Këto ngjarje vijnë pas deklarimit të Ministrit të së Brendëshme , se në shtetin shqiptarë kriminaliteti ka pësuar rënie të ndieshme po keshtu dhe niveli i krimit të organizuar. Por ngjarjet e ndodhura kohët e fundit flasin për një realitet krejt ndryshe,një realitet që nuk përputhet ma atë që Z.Ministër do t`ia mbushë mendjen popullit të trembur dhe të hutuar.Sot Shqipëria renditet si një ndër vendet e para në Ballkan dhe Europë përsa i përket rritjes së krimi,po kështu edhe në rang botëror shqipëria radhitet në 50 vendetet e para.
Por, ndërkohe u premtua një polici jo si ajo që ka qenë për 25 vjet, por një polici e rilindur,e kualifikuar dhe më profesiniste e cila granton jetën e qytetarëve dhe sigurinë publike. Por edhe sa femije do te duhet ngelin jetim, dhe sa familje do te mbulohen nga velloja e zisë, që të rilind policia e premtuar? Por protestat që shoqëria civile ka zhvilluar në mbrojtje të “Parkut te Liqenit ” kanë treguar shumë qartë paaftësin dhe mungesën e profesionalitetit të policis së vendit tonë. Polica turret dhe dhunon fizikisht protestuesit duke mos kursyer edhe gra. Siç i ishte rasti i zonjës Mimoza Boçari e cila po protestonte me të drejtën e çdo demokracie në botë.
Kjo ngjarje njollos komplet pa përjashtim të gjitha institucionet e rendit në shqipëri. Gjithashtu pamjet skandaloze të publikuara në media ,ku një polic ende në detyrë nën kërcënimin e armës kërkon të grabis një taksist i cili rri në timon nga mëngjesi në darkë për të ushqyer familjen e tij. Këtë akt mund ta konsiderojmë si turpi I radhës I shqiponjave të Shqipëris. Arrijmë në përfundimin se edhe ky ishte nje premtim bosh i cili nuk u realizua sepse pëveç ndërrimit të uniformave dhe pajisjes me nje kamera në gjoks nuk ndryshoj asgjë.Persupozohet që kamerat janë sytë e popullit që ndiekin aktivitetin e policit në detyrë,a thua se korrupsioni bëhet vetëm nga policat te cilët ushtrojnë detyrën e tyre në terren? Une medoj se këta polica jane vetëm allka e fundit e një zinxhiri të gjatë korrupsioni. Duke filluar nga që nga shefat e komisariateve,drejtorë të krimeve dhe funksionarëve që i emrërojnë ata , të cilët një zot e di se si kanë ardhur aty ku janë. Por le të rikthehemi në “fenomenin” që mban emrin krim. Sa më shumë vrasje ndodhin në shqipëri aq me shumë shtohen dosjet kriminale pa autor.
INSTAT tregon një shkallë të ulët përsa i përket zbulueshmëris së vrasjeve dhe akteve të tjera kriminale ne vend.Por si ndikojnë gjithë këto ngjarje në jetën e njrëzve? Cdo dite e më shumë edicionet e lajme janë mbushur me kronika të zeza të cilat raportojnë vrasje ,dhunim ,vjedhje dhe aktet të tjera banditetske të shëmtuara, duke u treguar qytetarëve panoramën e zymtë që ka mbërthyer vendin tonë .Një panoramë që shfaq mëse qartë imazhin e një shteti të degraduar dhe nga dita në ditë e çon nje hap mbrapa shqiperine drejt Bashkimit Europian. Nuk duhet të habitemi pse mijëra shqiptarë largohen nga vendi i tyre duke mbushur kampet e përqendrimit.
Një vend që nuk mund të ofroj siguri dhe kushte jetese te përballueshme,eshte një shtet i dalë duarsh. A thu se ne jemi në luftë. Në një farë këndëvështrimi .ne jemi në luftë,por jo në një luftë si ajo që po ndodh në Siri por në një luftë ku ne shohim vetëm pasojat,viktimat,njerëz të friksuar ,por jo autorë. Rrjedhoja e ngjarjeve të fundit kriminale po ushtrojnë një dhunim psikologjik tek njerëzit , duke i bërë edhe me pesimist për të jetuar në shqipëri sepse tanimë jetojne me frikën se gjithçka mund të ndodhe në çdo çast. Në ditët e sotme prindërit kanë frik të dergojnë fëmijën e tyre në shkolllë,kanë frik të shëtisin rrugëve të qytetit , sepse pa pritu mund të bëhësh viktimë e ndonjë grabitje ordinere.
Ingranazhet e ndryshkura të sistemit të drejtësis e rrit edhe më tepër mosbesimin e popullit ndaj shtetit, dhe më të pafuqishëm kundrejt korrupsionit, vrasësve apo grabitësve. Frika që po ngulitet në mendjene njerëze po i kufizon nga aktivitetet e tyre te përditëshme.Policia nuk mobilizohet për të goditur krimin dhe banditët që lëvizin lirshëm në shqipëri,por e tregon forcën dhe rreptësin e saj per te çuar para ligjit qytetarë e thjeshtë të cilët në pa mundësi ekonomike nuk mund të shlyejn detyrimet e energjise elektrike. Gjendja në te cilën ndodhet rendi shqiptarë është për të ardhur keq dhe për tu patur frikë njëkohësisht. Në vendin ku ne jetojmë krimi rreh policin dhe policia i akerrehet popullit. Ky është shteti jonë ,kjo është policia e Shqipërisë.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Postime të Lidhura
Read More

KISHK: MEMORANDUM

Bern, 10 nëntor 2018: -Kombeve të Bashkuara: -Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara; -BE-së dhe Instancave të…