EXCELSIOR / KUR FRONI I SHQIPËRISË U PROPOZOHEJ, MË 1914 DHE 1922, TRASHGIMTARËVE TË NAPOLEON BONAPARTIT

Francë, 10 Qershor 2019: “Excelsior” ka botuar, të mërkurën e 1 korrikut 1914, në faqen n°7, dhe të hënën e 9 janarit 1922, në ballinë, shkrimet në vijim në lidhje me propozimin e fronit të Shqipërisë, asokohe, trashgimtarëve të Napoleon Bonapartit, të cilët, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, i ka sjellë për publikun shqiptar:

Napoleoni I i Francës nga Andrea Appiani

Një Bonapart kandidat në fronin e Shqipërisë (1914) ?


Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

“Romë, 30 qershor (shkresë e veçantë nga Excelsior). – Personalitetet shqiptare që kanë sugjeruar kandidaturën e princit Roland Bonapart në fronin e Shqipërisë, kanë deklaruar se dëshirojnë të propozojnë këtë emër për konsultim popullor, në rast se Princ Vidi abdikon.”
Kandidatët e mundshëm në fronin e Shqipërisë
Z. dhe Znj. Zherom-Napoleon Bonapart (1922)
“Froni i Shqipërisë, i cili ishte i zënë përkohësisht nga Princ Vidi, sapo i është ofruar Z. Zherom-Napoleon Bonapartit, i cili banon në Shtetet e Bashkuara ku është shumë i njohur në shoqërinë e lartë. Nip i Zherom, mbretit i Vestfalisë dhe vëllai më i ri i perandorit, Z. Bonapart është i martuar me një grua amerikane.”
Nga Aurenc Bebja, Francë – (Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania).


Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura