Itali, 24 korrik 2018: Thesprotia me trashëgimtaren e saj Çamërinë, është me fillesë, popullsi Pellazge, e cila i ka ruajtur veçoritë dalluese me botën tjetër të lashtësisë deri në ditët tona. Hijet e zeza perandorake gjatë dymijëvjeçarit pas Krishtit, si dhe gam-gamet fqinjësore, sado që kanë errësuar historinë, mes ndërhyrjeve kirurgjikale në tabanin pellazgjik, nuk kanë arritur ta shuajnë, sepse:“E vërteta e largon errësirën”.
Sot të gjithë flasim, kudo dhe me ç’fardo, përdorim foltore të ndryshme këndej dhe andej kufinjëve, shkruajmë në gazeta, në libra, në samite dypalëshe dhe shumëpalëshe, betohemi e stërbetohemi për demokraci, për liri, për të drejta të popujve qofshin të mëdhenj në numur apo dhe të vegjël. Por brenda qenies njerëzore jeton urrejtja, ligësia, e cila kamuflohet si hameleonët. Ligësitë, armiqësitë dhe urrejtjet e palës greke ndaj banorëve të Çamërisë, të mbështetura në shkaqe hipotetike, përshtaten sipas situatave, por vetëm në dukje (aparencë); ato veprojnë të nënëdheshme, duke ndjekur me vemendje sinjalet e fshehta që i vijnë nga gjeopolitika e sëmurë.
Në njohje të këtyre situatave të nënëdheshme e të mbidheshme, detyrohem të mos bëj komente në këtë shkrim, por do të përqendrohem për të treguar të vërtetat, me referime të personaliteteve të shquara si historianë, filozofë dhe dijetarë të mëdhenj të lashtësisë dhe të këtyre dymijë viteve tona.
Atëhere, le të njihemi me qendrimet vlerësuese të Thesprotisë, që është vijëmësisht Çamëria “Pellazgo-epiroto-shqiptare”.
Realisht të gjithë autorët grekë kur flasin për thesprotasit apo dhe për mollosët, thonë se ata janë barbarë, dmth të huaj kundrejt grekëve. Grekët, për tu dalluar prej kombeve të tjera i përmbaheshin formulës: “Πας μη ελλην βαρβαρος”: dmth “Ti nuk je grek, je barbar”.
Homeri: “Thesprotët janë banorët më të lashtë të Epirit dhe është thënë se kanë marrë emrin nga Thesprotues, djali i Lycaon. Ata ishin pellazgë dhe vendi i tyre ishte një nga fronet udhëheqëse të kombit pellazg. Këtu ishte orakulli i Dodonës, qendra më e madhe e besimit pellazg. Prej thesprotëve rrodhën Thesalinjtë që zotëruan territorin që më vonë u quajt Thesali”.
Kjo thënie e Homerit, informon disa të vërteta: Thesprotët ishin një popull, jo vetëm para Homerit (i cili mendohet se ka jetuar rreth shekullit IX-të para Krishtit), por ai e cilëson dhe si populli më i lashtë i Epirit; Homeri pa hezitim, thesprotët i cilëson pellazgë dhe Thesprotinë, vendi nga ku ishte froni që udhëhiqte kombin pellazg. Nga Thesprotia dhe populli thesprot, lindi bija, që sot quhet Thesali dhe banorët thesalinj. Në Thesproti ishte orakulli i Dodonës, faltorja më e madhe e besimit pellazg.
Herodotus deklaron se: “Fise shumë të sigurta Pellazgjike në kohën e tij flisnin një gjuhë barbare.”
Strabon: “Atëherë në kohët e lashta, Dodona ishte nën sundimin e thesprotëve; dhe në malin Tomarus, ose Tmarus (është quajtur në dy emra) ishte vendosur tempulli. Të dy poetët tragjike dhe Pindari e kanë quajtur dodonën: “Dodona thesprotiane”.
Straboni, në shkrimet e tij, e bën të qartë se ai sheh katër grupe të mëdha të njerëzve: Ilirët, Epirotët, Hellenët, dhe Thrakët. Theksojmë gjithashtu se Straboni nuk është i vetëm në gjetjen e jo-hellenasve në Epir, dhe që Thukididi i quan ata barbarë.
Në Telegonia, një poemë e lashtë epike, shkruar në shek. e VI, thuhet se Odiseu (vitet 1180 BC-1170 BC), komandoi Thesprotët për herë të parë, por pa sukses kundër fisit ilir Brigjëve (Brygi), pasi ai ishte kthyer në Itakë. Fakt i vërtetuar nga gjetjet arkeologjike në Kiperi, pak kilometra prej kalasë Mikeniane mbi Nekiomanteion në luginën e lumit Akheron (11 km në veri të Prevezës).
Plutarku: “Historianët na thonë se mbreti i parë i thesprotëve, pas përmbytjes, ishte Pheidon (Feidoni-pellazg), një nga ata që erdhi në Epir bashkë me pellazgët…”
Disa nga fiset e lashta Thesprote ishin Eleans, Dodonaeans, Agestaeans (Agest = të moçmit- më të vjetrit-bëhet fjalë për fisin Dagavi që përfshinte territorin sipër Margëllëçit deri në fshatin Risian, ose në jug të lumit Kalama-FD) dhe Elins. Disa nga qytetet e lashta Thesprote ishin Titani (Gitani), Elea dhe Dimokastro. Në shekullin IV p.e.s. fortifikimet e para janë ndërtuar rreth qyteteve në Thesproti.
Perandori i Bizantit Leoni i Mençur, në shekullin e X-të të erës sonë, në një nga librat e tij përmend faktin që “banorët e Epirit janë shqiptarë”.
Pukvili (1770-1857), njihej si mik i helenëve, i cilësuar si fillogrek, shkruan “për Pirron dhe Thesprotinë që nuk janë grekë” si dhe jep mjaft prova etnografike, arkeologjike për autoktoninë çame (libri “Udhëtime në Greqi” vol. 1 fq.98). Gjithashtu në fillim të shek XIX, studiuesi francez F.Pouqueville, në veprën e tij prej gjashtë vëllimesh “Voyage delle Greece”, përshkrimi i Çamërisë dhe i krahinës së saj, Sulit, zë pesë kapituj. Racën shqiptare ky autor e ndan në katër regjione etno-gjeografikë: në gegë, në toskë, në labë, e në çamë. “Katundet e zallit te Thyamis (sot lumi Kalama) janë shqiptarë të krishterë të gjuhës çame” (Vëll II, fq 103)… Çamëve u ka hije lëvdata për trimërinë, bukurinë, pastërtinë e zgjuarsinë.
Martin Lik në librin “Kërkime në Greqi” botuar në Londër, në 1814, në fq. 266 thotë: “Çamët zotërojnë vendin në jug të lumit Kalama (Thiam i vjetër) dhe kam arësyen të besoj, se çamët e kanë nxjerrë emrin e tyre nga një aliternacion i lumit. Vendit i thonë Dar, dhe shtrihej deri rrotull fshatrave të Janinës, vendet kryesore të Çamërisë janë: Suli, Paramithia, Margariti, Parga, Agjija”.
Enciklopedia e madhe helenike, vëllimi 15 fq. 405 provon se, çamët janë banorët e parë të Thesprotisë dhe jep njoftime se emrin çam e kanë marrë prej lumit Thiam (Kalama i sotëm). Nga pikëpamja gjuhësore pranon se dy të tretat e Çamërisë, megjithëse të ndarë në të krishterë dhe myslimanë, flasin shqip, por një shqipe të veçantë.
Studiuesit, konsujt dhe udhëtarët e ndryshëm si Pukvili, Lik, Brukton, Helon, Bul, Liri, Dozon etj, që vizituan Shqipërinë në shek. XIX-të, konstatuan se populli i Çamërisë, trevë që shtrihej në mes të lumit Kalama, gjirit të Artës e deri në Prevezë, popullohej nga shqiptarët autoktonë.
Sami Frashëri për Çamërinë, botuar me 1878, shkruan:“Gjuha e poetit Homer të “Iliadës dhe Odisesë” shihet si më e afërt me pellazgjishten, si gjuha e filozofit Platon. Emrat e perëndive greke, pothuaj të gjithë janë pellazgjisht, ndaj gjuha e vjetër e Epirit nuk ka qenë greqishtja, por ka qenë pellazgjishtja”.
“Fjalor i pergjithshem i historisë dhe i gjeografise” (Konstandinopoje 1889). Vepra 2 e Sami Frasherit, bot. i Akademise se Shkencave, 1988. Tesprotia (Çamëria), shkruhet: “Thesprotianët e vjetër i perkasin thjesht popullit pellazg”.
Naim Frashëri: Tek “Bagëti e Bujqësi”, kur i drejtohe dallëndyshes:
“Eni vjen prej Çamërie …me milëra fjalë e me gluhë perëndie”. Për gati dy dekada ai i ra kryq e tërthor Çamërisë dhe ky është nëndialekti që dëshmon, më shumë se çdo gjë tjetër, lashtësinë e gjuhës shqipe e sa kishte hyrë thellë tek Naimi. Naimi e dinte me themel nëndialektin e Çamërisë.
Abdyl Frashëri, “Çështjen Çame” e bëri problem në kancelaritë e perëndimit. Ai arriti të zgjojë atdhetarizmin, në të gjitha trevat shqiptare. Abdyli bashkë me Mehmet Ali Vrionin, shkuan në kabinetet e Europës për të mbrojtur çështjen Shqiptare, kryesitsht të Epirit, të ndihmuar fuqimisht nga djali i Çamërisë, Abedin Pashë Dinon. Në udhëtimet e tij në Europë për të mbrojtur Çamërinë, ai shkriu 7 barrë flori, kurse kryetari i Lidhjes Shqiptare për Jugun e Shqipërisë, Abedin Dino (djalë i Prevezës-FD), shiti 2000 hektarë tokë dhe paratë që mori i përdori për nevojat e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Abdyli me ndihmën edhe të Abedin Dinos, firmosi letrat e përfaqësimit në Çamëri dhe në krye të një delegacioni të dalë nga Kuvendi i Dibrës, u ngarkua për t’i paraqitur Sulltanit kërkesën për një autonomi territoriale administrative të Shqipërisë.
Në çdo memorandum, në mbrojtje të Çamërisë, në krye janë firmat e Abdyl Frashërit. Abdyl Frashëri bashkë me Abedin Dinon, në Mbledhjen e Prevezës të vitit 1879, arritën që grekët, me pretendimet tyre shoviniste për të grabitur Çamërinë, të dështojnë. Në saj të Abdylit, të Abedin Dinos dhe të Hasan Tahsinit, Çamëria dhe Janina edhe për 35 vjet të tjera mbeti në duart e shqiptarëve.
Martin P. Nilson, studiues i njohur suedez, në veprën: “Studime mbi historinë e Epirit të lashtë”, botuar në Londër në 1909, sqarohet më së miri, se Epiri nuk ka qenë ndonjëherë grek, ky rajon ka ruajtur natyrën e vet ilire të pandryshueshme.
Kaklamanos, përfaqësuesi grek në Lozanë, më 19 janar 1923, deklaroi se qeveria e tij nuk kishte aspak ndërmend të fuste në shkëmbim “myslimanët me origjinë shqiptare” për të cilët ai vetë kishte pohuar se “banojnë në një krahinë të përcaktuar qartë-Epirin” dhe se “derisa janë bashkëfetarë me turqit, nuk janë aspak bashkëatdhetarë të tyre”.
Nga sa më sipër, del mëse e qartë autoktonia dhe vazhdimi i pellazgo-epiroto-shqiptarëve të banorëve të Çamërisë. Thesprotët janë quajtur fise pellazge me qendër shpirtërore tempullin e Dodonës. Banorët e vjetër të Çamërisë, përgjigjen për vendndodhjen e Çamërisë e shprehnin në të folurën e tyre: “Çamëria zihet ka lumi i Shalësit (Pavllo) në veri, jaram te “Tre Gurët e Zezë” në Prevezë”-[“Çamëria fillon nga lumi Pavllo i Shalësit (fshat në komunën e Konispolit) në veri, deri tek “Tre Gurët e Zezë” në Prevezë-FD]. Çamët dhe epiriotët, kanë patur me helenët ndryshime nga kultura, gjuha, historia, zakonet, territori, etj.
ââÂââÂââÂ
Të gjitha këto të vërteta, kanë arritur të shpëtojnë nga fshirja dhe ndërhyrjet e shumta për shtrembërimin e tyre në historinë e shkuar, siç po veprohet edhe sot me ndërhyrjet e fuqishme që bëhen nga shteti Grek, për emërin e Ish Republikës Jugosllave të Maqedonisë dhe zhdukjen e emrit të Çamërisë. Por jo vetë pala greke, ka dhe studiues sharlatanë shqiptarë, që përpiqen për të rritur vlerat historike krahinore, gabojnë pa dashje apo me dashje të ndihmojnë në shuarjen e të vërtetave dhe na e spostojnë me laps Dodonën mijravjeçare, nga mali Tomar, në malin Tomorr, ose e marrin “hopa” nga Thesproti/Çamëria dhe e vendosin në Malin e Tomorrit?. Me këtë veprim mendje shkurtër, i thuhet historisë që gjeografikisht Thesproti/Çamëria nuk është trevë pellazgo-epiroto- shqiptare, por e lëshojnë që të bjeri ku ta shpjerë era e tradhëtisë kombëtare.
Për ti hedhur poshtë edhe këto përpjekje tradhëtie në ndihmë të shuarjes dhe fshirjes së historisë, lidhur me “Dodonën”, po citojmë Strabonin: “……Të dy poetët tragjike dhe Pindari e kanë quajtur dodonën: “Dodona thesprotiane”. ….Në çdo rast, nga poeti askund nuk janë quajtur orakujt “themistes”, por është thënë se dekretet, statutet dhe ligjet janë quajtur “themistes”; ndërsa banorët, njerëzit janë quajtur “tomouroi “, sepse “tomouroi ” është një tkurrje (shkurtim) i fjalës “tomarouroi”, (fq. 329), ekuivalente e fjalës rojtar, ose portjer “tomarophylakes” (fq. 467). Nga kendej del dhe emri i malit në Dodonë “Tomar” dhe jo Tomorr, siç dikush pretendon.
ââÂââÂââÂ
Nga viti 1830 deri sot, shteti Grek në zbatim të “Megalloidesë”, ka synuar dhe realizuar shtimin e territoreve nëpërmjet luftërave, mashtrimeve, shpifjeve, predikimeve ortodokse kishtare; ndërsa me shekullin e XXI, krahas atyre metodave, kanë hedhur në arenën politike, diplomatike, ushtarake, këmbënguljen, të shoqëruar me kokëfortësinë për shuarjen e toponimeve të emrave të fshatrave, të rajoneve dhe deri edhe të shteteve, siç po vepron me ish banorët çamë myslimanë dhe rajonin e Çamërsië, apo dhe me Republikën ish Jugosllave të Maqedonisë, sot “Maqedonia e Veriut”!
Kokëfortësia e cila synon shuarjen dhe fshehjen e historisë së kaluar në dëm të fqinjëve, shoqërohet edhe me diktimet për të siuruar tjetërsimin politik dhe gjeografik të territoreve të popujve fqinjë jo-grekë. Koha na ka vendosur përballë disa metodave të reja, që në thellësi të synimeve të tyre, padashje na shpien në drejtime të padëshiruara.
Ndaj mendimeve dhe debateve të lira, politikat kontrolluese, duam nuk duam na kanë vendosur frikën. Sot ndodhemi përpara fenomeneve, që në dukje të parë na shfaqet tepër dashamirës, tepër popullor, na jepet të kuptojmë se kemi siguruar “të përbashkëtën” e mendimit politik, dhe akoma më shumë paskemi plotësuar “të përbashkëtën” e mendimit popullor. Kjo, gjoja arritje, na është ofruar nga disa subjekte, por kryesisht vihet re tek deklaratat e politikanëve, sepse siç po dëgjojmë, politikanët na japin përshtypjen se janë “njëzëri” në mendimet e tyre rreth bërjes së Reformës në drejtësi, apo dhe për plotësimin e detyrave të shtëpisë për të na u hapur dyer e Bashkimit Europian.
Po ku është vendosur kjo gjetje që emërtohet “Polikat kontrolluese?”. Me pak vemendje, këtë e gjejmë kudo, në parlament, në media, në të gjitha institucionet shtetërore, në partitë politike dhe në subjektet juridike të Sh.a.-ve. Dhe, për realizimin e këtyre uniteteve, mjeshtërisht janë rrjeshtuar të gjitha llojet e mediave, të cilat na sundojnë duke u “futur” në trurin tonë, pa pushim nga mëngjesi deri në darkë. Cili është ky fenomen, që qenka kaq i maskuar? Shumë e thjeshtë dhe e drejtëpërdrejtë, është gjetja e epokës që jetojmë, instirucioni: “Marrëdhënia me publikun”.
Është mendimi unik shoqëror, ose kolektiv, që përgaditet nga mediat dhe nga e ashtuquajtura shkenca “Publik Relation”, të cilat veprojnë tek ne me shumë profesionalizëm. Si një perde e padukshme mbulon mendjet tona, të ngriturit me “zë të fortë”, gjoja për të kundërtat mes parlamentarëve çdo ditë të enjte, për transparencat e deklarimit të pasurive të krijuara nga burime informale, kur në realitet ndodh ndryshe. Ato “Zëra”, duke mos u shoqëruar edhe me sekuestrimin e pasurive, veçse ligjërojnë pronësitë duke i kthyer nga informale në pasuri formale. Forma të tilla, të cilat përfshihen në “thesin” e “marrëdhënieve me publikun”, aktualisht tek ne gjenden të shtrira gjërësisht, horizontalisht dhe vertikalisht në politikë, në sistemin e drejtësisë, të ekonomisë, shëndetësisë, gjithandej pa përjashtim.
Ende pa u nënëshkruar marrëveshja mes dy shteteve, pa pritur as miratimi nga parlamentet përkatëse të dy shteteve, pala shqiptare, me entuziazëm të paparë, me një shpejtësi dhe fshehtësi të rrufeshme, fillon dhe vë në zbatim disa nga çështjet që janë në diskutim. Ndërsa pala greke, arrin deri tek deklarimet, bile tepër gazmorë (të gëzueshme) se: “po diskutohet kjo dhe ajo”, por për asgjë nuk vepron apo lëshon përpara “vulosjeve zyrtare”. Taktikë e përdorur ndërshekuj. Ne, si ne!!?
Le të ndalemi pak edhe në deklarimet e ditëve të sotme, të cituara në gazetën greke “Protothema”, të cilat na i sjell gazeta “Dita”, dt. 02/07/2018 ku lexohet: “Dhamë Epirin e Veriut”. “..E përditshmja “Protothema” i mëshon faktit për Epirin e Veriut. “Japin Epirin e Veriut për Çamërinë që nuk ekziston”, është titulli i këtij shkrimi. Sipas saj, pala greke ka pranuar që të heqë termin “Epiri i Veriut”, megjithatë kjo nuk është e konfirmuar zyrtarisht. Nga ana tjetër, edhe Shqipëria nuk do të përdorë më termin Çamëria, shkruan gazeta greke. Në të dyja rastet, thuhet në artikull, nuk do të ketë pretendime formale territoriale”.
Trajtimi i dy çështjeve: “Epiri i Veriut” dhe Çamëria janë dy gjëra të ndryshme nga pikpamja gjeopolitike dhe historike. “Vorio Epiri” është një toponim i sajuar gjatë Luftës së Parë Botërore dhe atyre Ballkanike, duke u bazuar në dëshirat e shfrenuara të zgjerimit të hapësirave të helenizmit me bazë besimin fetar të ortodoksisë. Çamëria apo Thesprotia historikisht, gjeografikisht, antropollogjikisht ka qenë dhe do mbetet e banorëve autoktonë të etnisë pellazgo-epiroto-shqiptare, siç u relatua më lart.
Po shuaj këtu edhe dyshimet e shumta, sidomos të palës greke, të cilët i përmbahen tezës së sajuar se toponimi “Çamëri” na qenka vendosur në kohën e pushtimit Osman dhe, meqë pala greke ka alergji dhe tmerr nga ajo perandori, kërkon ta shuajë nga harta, nga historia dhe deri nga librat shkollorë, që për fat të keq mundet të pranohet nga ndokush që historia kombëtare për ‘të është e panjohur, por që do ta gjykojë!.
Çamëria në kohën e hershme (shekulli i IV-të para Krishtit), ishte e ndarë në tetë njësi bashkësish të brendshme fisnore me emërtimet dhe kufijtë ndarës brenda Thesprotisë si vijon: Parakallamo; Dagavi; Phanari (Fanari); Çamohori (Thsamokhori), (Fjala “hor” tregon tokë me gropa-sopa (rough); Lamari (Lumara dmth ara lumëla, që përshkohen nga uji i lumit); Kampos; Llaka; Kato Skala (Shkalla e poshtëme).
Një nga njësitë e bashkësisë së Thesprotisë, e cila daton që nga shekulli IV para Krishtit, quhet “Çamohori”. Kohë kur ende nuk kishte lindur perandoria romake, as bizantine, apo ajo osmane, që grekët e sotëm duan të maskojnë gjithshka me gjoja toponime osmane. (Shif: Njohuri historike për Thesproti/Çamërinë, fq.76, bot. i vitit 2014-Tiranë FD).
ââÂââÂââÂ
Për shqiptarët çamë, që historia i ka caktuar të jenë një grup njerëzisht fatkeq, analiza ndaj tyre detyrohet të përqëndrohet në disa rrethana të veçanta. Nuk ka alternativë tjetër për zgjidhjen e problemit kombëtar të trojeve etnike dhe gjenocidin grek ndaj pjesës së popullsisë shqiptare të Çamërisë, përveç shtetit Shqiptar dhe Konventave Ndërkombëtare, që Këshilli i Europës duhet të kërkojë zbatimin rigoroz prej të gjithë shteteve.
Rëndësi e veçantë dhe aspak tolerim kërkohet të kenë personalitetet e shtetit Shqiptar, në deklarimet e tyre lidhur me çështjet kombëtare, si nga pikpamja historike ashtu dhe gjeografike. Nuk është shteti Shqiptar që ka pushtuar territore të huaja, por fqinjët tanë kanë përfshirë në territoret e tyre hapësira etnike shqiptare. Është ky realitet, që e bën të detyrueshëm pozicionin “shmangës” të personaliteteve të larta të shtetit Shqiptar, lidhur me deklarimet: “Nuk kemi pretendime territoriale ndaj fqinjëve”.
Nuk arësye të mbahen qendrime euforike, që realisht janë të pasinqerta, nuk pasqyrojnë të vërtetat, por gjoja i përgjigjen rregullave ndërkonbëtare të kohës. Qendrimet gjoja “tolerante”, bien ndesh me qendrimet e vazhdueshme të fqinjëve që edhe në ditët e sotme vazhdojnë të mbajnë të ngrehur “Ligjin e luftës” ndaj nesh, pra, ata paskan pretendinme kufijsh ndaj Shqipërisë. Dy qendrime në të njëjtën periudhë, po ato rregulla ndërkombëtare. Njëri qendrim inferior, gjoja parimor, dhe tjetri qendrim superior, jo parimor, por i pranuar dhe i justifikuar nga gjeopolitika e sotme europiane. Paqartësia konstruktive (“Ambiguity konstruktiv”) ka qenë strategjia e preferuar e Bashkimit Europian në mënyrën e sjelljes me Ballkanin.
Ende pa u nënëshkruar marrëveshja mes dy shteteve, pa pritur as miratimi nga parlamentet përkatëse të dy shteteve, pala shqiptare, me entuziazëm të paparë, me një shpejtësi dhe fshehtësi të rrufeshme, fillon dhe vë në zbatim disa nga çështjet që janë në diskutim. Ndërsa pala greke, arrin deri tek deklarimet, bile tepër gazmorë se: “po diskutohet kjo dhe ajo”, por asgjë nuk vepron apo lëshon përpara “vulosjeve zyrtare”. Ne, si ne!!? Taktikë e përdorur ndër shekuj.
Kush e ka autorizuar Drejtorinë e Përgjithshme të Gjendjes Civile, që të mos lëshojë pasaporta për nënështetasit shqiptarë që kanë lindur në rajonin e Çamërisë?. Megjithëse, siç thuhet nga pala greke, zgjidhja e “probblemit çam”, nuk përfshihet në këto negociata dhe nuk diskutohet, në të vërtetë sipas veprimit me mos pasijen e pasaportave të nënështetasve shqiptarë të lindur në Çamëri, ajo diskutohet, por vetëm ndaj shqiptarëve çamë që atyre tu shuhet edhe vendlindja?.
Nëse është vërtet kështu, rezulton se të dy kryediplomatët deklarojnë drejt: pala greke mohon trajtimin e “Çështjes Çame”, por kërkon të sigurojë edhe zhdukjen e toponimeve të vendlindjeve të banorëve dëshmitarë të masakrave ‘44-45. Ndërsa pala jonë pranon zhdukjen nga historija të banorëve dhe trojeve etnike pellazgo-epirote dhe hapjen e krahut për zgjerim dhe shtrirje të helenizmit edhe në Epirin Verior!.
Nëse me pasaportat shqiptare nuk do të paisen çamët e lindur në Çamëri, pasi do pritet deri sa dy palët të bien në ujdi për fshirjen e toponimeve historike që nga lashtësia dhe të vendosen toponimet e reja, atëhetre do ndeshemi përpara kryerjes së veprimeve antikushtetuese, do të ligjërohen tjetërsimet, jo vetëm të pronave të shqiptarëve çamë, por dhe të territoreve etnike shqiptare. Sepse nesër, pala greke do të thotë: “Ju, more çamë (ose njerëz pa emër!), vërtet i keni këto tapi për pasuritë që kërkoni, por ja që në shtetin Grek nuk ekzistojnë emrat apo toponimet që shkruhen në “fletushkat tuaja”, prandaj na “vjen keq” por jeni adresuar gabim dhe ne (grekët) nuk ju ndihmojmë dot”!.
Pala shqiptare, duke pranuar toponimet që dikton pala greke, i vihet në shërbim drejtëpërsëdrejti plotësimit të idesë së helenizimit të Epirit, e cila ka afro 200 vjet që vazhdon me të gjitha mjetet, deri tek më çnjerëzoret për realizimin e synimeve të “megalloidhesë”.
Sipas shtypit, pala shqiptare e etur për të treguar gadishmëri dhe korrektësi (pa marrë parasysh pasojat e rënda kombëtare), fillon nga venia në zbatim të bisedave që bëhen në tryeza, pa pritur të sigurohet ligjëshmëria e ndërsjelltë dhe veprimi reciprok për ato që “Vulosen”. Në gazetën “Panorama” të datës 16 korrik 2018, fq. 4, lexohet:
“Varrosen në fshehtësi në Bularat 100 ushtarët grekë”. “….Në ceremoni ishin të pranishëm përfaqësuesit e Ministrisë së Brendshme dhe të Jashtëme, ambasodaorja e Greqisë Eleni Sourani,…..etj.”. “Në ceremoninë e zhvilluar në Bularat, Metropoliti i Gjirokastrës, pas përfun dimit të Liturgjisë Hyjnore, ka thënë se: “Ushtarët sakrifikuan gjithçka për të jetuar të gjithë ne sot. Jo vetëm si grekë, por edhe si popull i lirë, duke dëshiruar që helenizimi të mos humbasë kurrë nga Veriu i Epirit, me që çdo cep është ujitur “me gjak grek”.
Është i tepërt komenti, por qëllime të tilla përputhen me platformën e strategjisë së “Megalloidesë”, hartuar e miratuar 200 vite më parë..
Masat antinjerëzore, antidemokratike, me ndalimet e lëvizjeve të lira, tregojnë realitetin e sotëm të sistemit diktatorial europian, të cilat kushtëzohen me pranimin ose jo në BE, ashtu siç kanë vepruar të tria perandoritë që për fat të keq kanë shkelur këtë vend dhe popull, duke diktuar kushtet për ndërrimet e besimeve nga paganizmi, në katolikë, ortodoksë, islamikë e deri me komunizmin që diktoi ateizmin. Shekulli XXI, gjoja trumbeton lirinë, barazinë, të drejtat e pronës, të individit, garanton lëvizjen e lirë, etj, deklarime të bujshme, por të rrejshme!.
Sot pa droje, pa ligje, pa marrëveshje, ose me marrëveshje të realizuara, por të fshehura, detyrohen institucionet shtetërore shqiptare, të “izolojnë pleqtë dhe plakat çame mbi 74 vjeçarë”, të lindur në ato troje autoktone, pavarësisht dhe krahas pamundësive që u krijon mosha, na u detyrokan të qendrojnë të “veçuar” nga pjesa tjetër e shoqërisë, duke u mbyllur në “kafazet e demokracisë europiane”, por të “bekuara nga buzëqeshjet, shtrëngim duarsh vëllazërore të diplomaciësë superiore greke dhe inferiore shqiptare!.
Kjo është e vërteta për pranimin ose jo në Bashkimin Europian, që deklarohet për epërsi sistemi në vendosjen e të “dejtave Univetsale të Njeriut”, kur realitetet na shpien në zbatimin e dhunave perandorake, por me shkopinj të ngjyrosur me ar, apo argjend. Ku mbështeten drejtuesit e “emëruar” të shtetit Shqiptar, për të cënuar të drejtat e njeriut?. Kush e pranon dhe e lejon shtetin Grek të ndërhyjë egërsisht në punët e brendshme të një shteti tjetër?
Nëse e nesërmja do vërtetojë se në këto negociata është pranuar një gjë e tillë, diplomacia e sotme shiptare, jo vetëm ka kryer tradhëti ndaj atdheut, por ka shkelur në dinjitetin e kombit shqiptar. Nuk duhet t’u nënështrohemi “vetove” çnjerëzore që sillen në qiellin e Europës Plakë, dhe përdoren për përfitime të territoreve etnofetare.
ââÂââÂââÂ
Në ritualin e përkujtimit të banorëve të Çamërisë, të cilëve kockat u gjenden në nënëdhéun e Kllogjerit të Konispolit, të datës 24 qershor 2018, disa nga deklarimet e mitingmbajtësve, kërkohej dhe duhej të ishin më të sinqerta e të drejtpërdrejta. Në ato deklarimeve veçojmë: Sipas gazetës shqiptare news 55: “Qeveria tradhtoi çështjen Çame”, e Diel, 24 June 2018 . “Kryetari i PDIU-së, ..ishte i pranishëm në homazhet e zhvilluara në Varrezat e Kllogjerit në Konispol. Në këtë vend më shumë se 2.900 shqiptarë të Çamërisë kanë humbur jetën pasi u dëbuan me dhunë nga trojet e tyre në Çamëri nga Greqia. Në atë takim, mes të tjerash u deklaruat se: “çështja çame zgjidhet nëse në tavolinën e bisedimeve do të jenë PDIU dhe Shoqata Çamëria”.
Në këto të shprehura vrehen disa nuanca të dyshimta, të cilat përpiqen të bejnë diferencën mes etnisë shqiptare në tërësi, duke e vënë theksin se gjoja ai komunitet i dhimbset, apo duhet ta mbrojë vetëm Shoqata Çamëria dhe PDIU. Duke ecur në “linjën e veçimit”, u deklarua dhe u mohua puna e madhe diplomatike e shtetit Shqiptar, i cili gjatë dekadës së dytë dhe të tretë të shekullit të kaluar, ka mbrojtur vendosmërisht çështjen e shqiptarëve të Çamërisë. Nuk mund të shpërfillen përpjekjet tepër serioze të bëra në të gjitha takimet ndërkombëtare. Është e pa pranuar që sjellja jonë e sotme të mos njohë dhe të mos nderojë mbrojtjen kombëtare që është bërë në kohën e Mbretërisë së Ahmet Zogut, të qeverisë së Fan Nolit.
Absolutisht është i pavënd deklarimi …”se sot Shqoqata Çamëria dhe PDIU u paska dashur t’u a mësojnë historinë e Çamërisë atyre”, apo shtetit të sotëm Shqiptar, i cili e zgjoi nga harresa dhe heshtja. Ky deklarim: “ju mësuam historinë se nuk e kishin haberin”, lë të kuptohen paramendime të qëllimshëm, ku me “marifet”, hidhet poshtë gjihçka e bërë nga paraardhësit, si autoritetet shqiptare dhe atdhetarët çamë (kur keta të sotmit nuk kishin lindur), duke deklaruar se para PDIU-së dhe drejtuesave të sotëm, nuk njihej historia e Çamërisë. Kushdo që mendon kështu, duhet të kuptojë ndikimin negativ, se gjoja “Çështja Çame”, ashtu siç pretendohet sot, na paska lindur gjatë Luftës së Dytë Botërore. Është në nderin tonë përulja me respekt dhe nderim para veprës së paraardhësve dhe përpjekje me përkushtim për të ndikuan në zgjidhjen e problemit “çam”, një çështje kombëtare shqiptare.
Parashtrimi i këtyre pretendimeve, përgadit terren që nesër historia të shkruhet duke u a atribuar njohjen e historisë së Çamërisë vetëm këtyre afro 14 viteve të krijimit të PDIU-së dhe se para kësaj partie, sipas tyre, ajo histori nuk njihej dhe nuk e kishin haberin. Kështu realizohet, me kujdes politik, uni i këtij apo atij drejtuesi partiak, që gjoja pretendohet të mbrohet dhe zgjidhet “Çështja Çame” dhe e rajonit të Çamërisë, vetëm prej tyre, kur dihet që partitë politike ndihmojnë në proceset e ndryshme. Vendimmarrja për zgjidhje është e drejtë e vetme shtetërore me qeveritë përkatëse.
Nëse kjo alternativë është mision i asaj partie, në mënyrë kategorike nuk përkon me pikëpamjet e popullit shqiptar në përgjithësi dhe hidhet poshtë me indinjatë (indignation) nga pjesa çame e këtij populli. Populli shqiptar dhe shqiptarët e Çamërisë, pavarësisht rezidencave, shprehin nderimin dhe përgëzimet më të sinqerta ndaj atyre qeverive shqiptare të djeshme dhe të sotme, të cilat janë ngritur në nivelin e duhur kushtetues të mbrojtjes së të drejtave kombëtare.
Kjo është e vërteta e Thesprotisë apo e Çamërisë. Por ja që ka dhe gënjeshtra, mashtrime, shpifje që ndërthuren me endje, tregëtohen me dinakëri e dhunë për të ndryshuar identitetin e prejardhur nga lashtësia para Homerike, që të tjetërsohen si territore të ardhacakëve aziatikë gjatë shekullit XX. Fallsifikime mjeshtërore, nuk e kanë të vështirë të zënë vend në mendjet e shumta mediokre, ku finesa e dinakërisë greke u ngjitet si me zamkë.
E përsëris: “Nëse zyrtarët e “emëruar partiakë” që sot drejtojnë shtetin, bien në kurthet antikombëtare; përfaqësuesit e nesërm po të shtetit Shqiptar, por të “zgjedhur nga populli”, me bindje do ti gjykojnë”.
Së fundi nuk mund të mos shpreh gjykimin tim lidhur me dhimbjet e thella që mbartin në shpirtin dhe zemrat e tyre, ata pleq e plaka çame, që aktualisht janë 74 vjeç e sipër, që kanë akoma të gjalla mizoritë e kryera nga gjenocidi grek ndaj prindërve, vllezërve, motrave të tyre.
Të nderuar vllezër dhe motra, të dashur bashkëmoshatarë dhe dëshmitarë të kasaphanës greke ndaj nesh, mos u ligështoni nga këto sjellje çnjerëzore që na bëhen edhe në ditët e sotme. Qoftë për ndalimin e shkuarjen në vendilindje, qoftë dhe për mos dhënien e pasaportave, përkundrazi të jemi krenarë se veprimet e padenja të drejtuesave të sotëm ndaj nesh, tregojnë zbrazëtinë shpirtërore, dashakeqësinë, urrejtjen, frikën që i ka pushtuar nga gjenocidi i kryer. Sot me veprimet që kryehen ndaj nesh, zbulohet hipokrizia e diplomacisë së sotme e shteteve europiane. Zbulohet fallsiteti i të gjitha deklarateve, konventave, marrëveshjeve qofshin bilateriale apo multiraterale, zbulohet cektësia ndaj qendrimeve humane, korrekte që kërkohet të mbahet ndaj “NJERIUT”.
Mos u zhgënjeni! Me kohë jemi 74 vite mbas gjenocidit, por qendrimet e pushtetarëve, bazuar në veprimet e tyre, na çojnë përsëri në vitet 1944-1945.
Fatkeqësia jonë i përshtatet thenieve të Volterit: “E keqja është kur populli ka të drejtë, por qeveritë e kanë gabim”.
Studiues Fahri Dahri, 24 korrik 2018