FAHRI DAHRI: GJENOCIDI GREK NË ÇAMËRI (Pjesa II)

Tiranë, 16 korrik 2020:
D) KUR KA NDODHUR GJENOCIDI?.-(WHEN)? (¹)
Gjenocidi ortodoks Grek ndaj banorëve autoktonë të rajonit etnik shqiptar të Çamërisë, ashtu si çdo ngjarje, ndodhi, luftëra lokale apo Botërore, nuk kanë një datë fikse të fillimit, por të gjitha fillojnë gradualisht dhe mbarojnë në fund, në vartësi të synimit pozitiv apo negativ të akteve të ndërmarra. Kështu ka ndodhur edhe me gjenocidin ortodoks Grek ndaj shqiptarëve të rajonit të Çamërisë (çamëve të lrishterë e myslimanë).
●- Fillesën e ka që nga Kongresi i Berlinit, mbajtur më 13, qershor 1878, ku u vendos që prefektura e Artës, territor etnik pellazgo-ilir (shqiptar), i u dhurua shtetit Grek.

Është e nevojshme të informohemi me rrethanat e asaj kohe, ku trojet e Gadishullit të Ballkanit ishin nën pushtimin e Perandorisë Osmane. Në ato kushte për trojet etnike shqiptare flitej për troje të perandorisë osmane dhe duke qenë se ajo perandori kishte marrë tatëpjetën, fatet e trojeve etnike shiptare ishin të “zbuluara”, të pambrojtura.
Pavarësisht ndodhjes në ato kushte, ku gjithçka trajtohej territor i Perandorisë Osmane, në të vërtetë ajo perandori, për efekte administrimi, edhe trojet tona ishin të ndara në vilajete dhe prefektura e Artës ndodhej në vilajetin e Janinës, ashtu si dhe tre vilajetet e tjera të cilësuara shqiptare, duhej të trajtohej nga Kongresi i Berlinit me kujdes dhe me drejtësi duke mos lejuar një coptim të tillë.
●- Goditje e madhe raciste me synim shpërbërjen e etnisë shqiptare, e cila e bazon përcaktimin e kombit jo mbi baza fetare, ishte shtypja e Lidhjes së Prizrenit. Rilindasit shqiptar ishin të vetëdijshëm se ashtu si popujt e tjerë ballkanike krijuan shtetet e tyre, duhej që dhe shqiptarët të kishin shtetin e tyre. Por Perandoria Osmane nuk i lejoi Rilindasit të realizonin aspiratën e kahershme shqiptare. Një goditje e madhe etno-racore në dëm të shqiptarëve.
●- Goditje tjetër raciste ndaj kombit shqiptar, ishin vendimet e Konferencës së Londrës të vitit 1913, ku Fuqitë e Mëdha coptuan trojet shqiptare në favor të sllavo-grekëve, ashtu dhe rajoni i Çamërisë i kaloi në administrim shtetëror ortodoksisë Greke.
●- Më 30 janar 1923 u nënshkrua në Lozanë marrëveshja turko-greke, mbi shkëmbimin e ortodoksëve të Anadollit me “turqit” e Greqisë. Duke filluar nga 1 maji i vitit 1923 u vendos: ”…duhet të kryhet shkëmbimi  i detyrueshëm i banorëve ortodoks në tokat e shtetit Turk dhe i shtetasve të besimit mysliman banues në tokat e shtetit Grek”. Të shkëmbyerit duhet të linin vendin e origjinës dhe duhej të fitonin atë të vendit ku shkonin, pa të drejtë kthimi. Pa u zgjatur në shtjellimin historik të këtij Traktati të turpshëm dhe vrasës i popujve, ai ishte shkelje tepër arbitrare e të Drehtave të Njeriut.
Traktati krijoi mundësira lehtësuese në kryerjen e spastrimit etnik e fetar brenda popullsisë shumë etnike të shtetit Grek. Goditja rëndoi më e ashpër ndaj shqiptarëve myslimanë të rajonit të Çamërisë. Megjithë deklarimet e përfaqësuesit grek Caclamanos se: “Greqia s’ka për qëllim të kryejë këmbimin e myslimanëve me origjinë shqiptare. Shqiptarët banojnë në një krahinë të përcaktuar qartë, “Epir”, se ata ishin bashkëfetarë me turqit, “por s’janë anëtarë të një kombi”.
Një deklarim i tillë në pamje të përgjithshme duket i pranueshëm, por  në të vërtetë fshiheshin dy probleme tepër të rëndësishëme që do dëmtonin më vonë popullsinë shqiptare të Çamërisë. Dhe në fakt, pak kohë më pas, nga ana e shtetit Grek, vendimet e marra u interpretimet ndryshe. Shteti Grek duke u bazuar në deklarimet e bëra, pretendonte se në Traktatin e Lozanës theksohej vetëm për Epirin dhe jo krahinat e tjera të banuara në Greqi nga shqiptarët dhe e dyta shprehja “me origjinë shqiptare”, interpretohej se banorët e Çamërisë që të trajtoheshin shqiptar duhej të kishin një nga prindërit të lindur në Shqipëri. Një interpretim djallëzor mbasi dihej që para 1913 nuk kishte shtet shqiptar dhe se banorët e rajonit të Çamërisë ishin autoktonë, dihej gjithashtu se përpara vitit 1913 rajoni i Çamërisë përfshihej në vilajetin shqiptar të Janinës.
Shteti ortodoks Grek, shfrytëzonte çdo klauzolë ligjore Ndërkombëtare që krijonte hapësira për interpretime të ndryshme, klauzola të vendosura në aktet ligjore me ndikimet e palës greke gjatë hartimit të projektdeklaratave, traktave dhe Ligjeve që kryheshin në tavolinat Ndërkombëtare. Bazuar në ato klauzola, të cilat shfrytëzoheshin për interpretime ndryshe, u përdorën si argumente për shpërnguljen e çamëve myslimanë në Turqi. Kjo mbasi ajo popullsi si e besimit mysliman e trajtonin si “turq” gjatë dekadës së dytë të shekullit që kaloi. Trajtim në kundërshtim me realitetin e padiskutueshëm të identitetit etnik të shqiptarëve myslimanë të rajonit të Thesproti/Çamërisë.
Ndikimet greke, lidhur me masakrat, dëbimet e dhunshme, përvetësimin e pronave dhe mohimin e të drejtave të padiskutueshme në tërësi të çamëve të dëbuar, janë të dukshme (evidente) në vazhdimësi, ku në të gjitha rastet, kur institucionet përkatëse ndërkombëtare kanë shqyrtuar ankesat individuale të disa çamëve, gjykimi apo vendimmarrja për zgjidhje u është caktuar dhe besuar personave (gjyqtarëve , avikatëve, etj.) me origjinë greke!!.
Në përfundim të Luftës së Parë Botërore, shteti ortodoks Grek, me Ligjin nr. 1073, viti 1917, zaptoi tokat e çamëve myslimanë, në kundërshtim me neni 6 të Konventës midis Greqisë dhe Turqisë, i nënëskruar në Athinë në datën 1/14 nëntor të vitit 1913. Në atë Konventë shteti Grek detyrohej të njihte të drejtat e pronësisë mbi pronat agrare të paluajtshme, të zotëruara nga persona privatë, sipas dokumenteve të lëshuara nga shteti Osman para aneksimit të Çamërisë nga Greqia në vititn 1913.
Shteti ortodoks Grek, në vazhdim të zbatimit të strategjisë për helenizim të Epirit, në vitin 1918 përpiloi dhe vuri në zbatim planin e grabitjes së tokave të popullsisë çame. Ligji i të ashtuquajturës Reforma Agrare, i aplikuar vetëm në Çamëri, u rrëmbeu tokat dhe pronat shqiptarëve çamë myslimanë deri edhe kopshtet. Për të kuptuar se tokat e shqiptarëve të Çamërisë dhe i gjithë rajoni, historikisht nuk kanë qenë asnjëherë të atij shteti, na vërtetohen edhe nga mënyra se si vetë shteti Grek i trajtoi në ligjet përkatse të asaj kohe. Konkretisht në ligjet greke të asaj periudhe, Rajonin e Çamërisë duke mos qenë territor i shtetit Grek para vitit 1913, trajtoheshin “toka të abandonuara”, “Toka pa pronarë”, “Toka të vendeve të reja”, etj. Çdo koment për të vërtetuar se ai Rajon nuk ishte i shtetit Grek, për çdo institucion ndërkombëtar që mrrret me mbrojten dhe ruajtjen e të drejtave të njeriut, do ishte i tepërt.
Institucionet Ndërkombëtare të ngarkuara për të ruajtur dhe vendosur drejtësinë, sipas Konventave dhe Ligjeve Botërore, duhet të bëhen të ndërgjegjshëm dhe të kuptojnë përgjegjshmërinë që kanë, për të kuptuar realitetin se ai rajon nuk i takonte shtetit ortodoks grek, por duhet ti ”përvishen” punës serioze në kryerjen e detyrave që u takojnë dhe të nxjerrin vendmmarrjen për të korigjuar veprimet e gabuara të Fuqive të Mëdha. Të detyrohet shteti grek të tërhiqet nga tokat që nuk i përkasin; të pendohet; të kërkoj falje dhe të pranojë pasojat e krijuara nga çmenduria e shtetit Grek, duke filluar nga viti 1913 e në vazhdim.
Shteti ortodoks Grek, për synimet e tij ekspansioniste, të shtrirjes dhe zgjerimit të ortodoksisë, ka ngritur akuza të cilat nuk kanë argumente, por me përdorimin e teorive mohuese kanë arritur suksese, duke përfituar edhe nga “shkelja” e syrit euro-atlantik. Akuzat greke nuk arrijnë të mbështeten me asnjë akt marrëveshje, ku të vërtetohet “de juro” dhe “de fakto” që çamët myslimanë të kenë bashkëpunuar me okupatorin. Përkundrazi dokumentet vërtetojnë që EDES-i, kishte marrëveshje bashkëpunimi me okupatorët që sëbashku të luftonin kundra ELLA-sit dhe luftëtarëve çamë të inkuadruar me ELLAS-in, të cilët luftonin për çiirimin e Greqisë nga okupatori.
Këto të vërteta dokumentohen edhe nga ditarët e luftës të mbajtur nga oficerët gjermanë, të cilët në ditarët e tyre të luftës, deklarojnë se në periudhën që kanë qenë të dislokuar në hapësirën tokësore të rajonit të Çamërisë, nga 23 qershori i vitit 1943 deri më 5 tetor 1944, nuk kanë kryer aksione luftarake kundër EDE-sit.
Shteti ortodoks Grek, në strategjinë e tij kundra parimeve demokratike, për të përmbushur asimilimin e rajonit etnik shqiptar të Çamërisë, hap pas hapi nisi vënien në zbatim të planit për gjenocid duke filluar me ndërrimin e toponimeve të fshatrave dhe qyteteve të rajonit të Çamërisë; përvehtësimin e pronave; nxjerrjen e Çamëve jashtë cdo shërbimi socialo-politik; ekonomik duke i quajtur të pa dëshirueshem dhe popullsi këmbyese. Ai shtet vazhdon për 76 vite mos njohjen e vendlindjeve të çamëve të lindur në vendin e tyre; u ka ndaluar levizjes së lirë çamëve që kanë lindur në Çamëri/Thesproti etj. Nuk do ndalemi në të drejtat e ligjshme për të drejtat e pakicave kombëtare, si në mos lejimin e gjuhës amtare, në hapjen e shkollave, në shkatërrimin e objekteve të kultit, mos lejimin e besimit fetar, etj, të gjitha këto dihen mbasi edhe sot shteti ortodoks Grek nuk i ka nënshkruar Ligjet Ndërkombëtare për njohjen e të drejtave të pakicave kombëtare.
Euro-Atlantikë e dinë këtë shkelje greke, por parapëlqejnë heshtjen dhe shurdhërinë, pse ndodh ky absurditet, mirë është tu kërkohet që ta japin ata arësyetimin.
Institucionet shtetërore dhe kishtare Greke, sot flasin e çirren, duke kopjuar vrasësit, prindërit dhe gjyshërit e tyre nazifashistë. Ata që kanë kryer gjenocid me përdorim akuzash aspak të bazuara, arrijnë dhe bëjnë presione idiote që nga personalitetet e larta shtetërore, me “veton” europiane. Nivelin e ulët llogjik të tyre, e vërteton edhe deklarata e Presidenti grek Pavlopoulos, i cili ka deklaruar: “Po deshët Europën, mos flisni për çamët”. “Shqiptarët më mirë të mos kujtojnë të ashtuquajturit çamë gjatë periudhës së mizorive naziste në Greqi”.
Urrejtja, që i ushqehet popullit grek dhe filogrekëve në anën tonë të kufirit dhe kudo ku janë, edhe nga personalitet e larta greke ndaj një komuniteti që historinë e tij e ka në Rajonin e Çamërisë, është një holokaust moral i rëndë. (Holokausti ishte një gjenocid sistematik hebre i kryer nga Gjermania naziste gjatë L2B).
E) SI KA NDODHUR GJENOCIDI?.-(HOW)?
Nuk janë dyzimet fetare që gjenden në mjedisin shqiptar ato që pengojnë zhvillimin dhe prosperitetin e kombit tonë, por ekspansionet, ndërhyrjet agresive që, parreshtur diktojnë me mënyra dhe forma nga më të ndryshmet, homogjenizmin greko-sllav si në territorin verior dhe atë jugor të Shqipërisë. Këto mënyra përdorimi vërehen edhe në shkrimet që lexohen në shtypin tonë të përditshëm.
Tërheqin vëmendjen postime dhe publikime të tilla si: ”Shumëkush, radikalistë që kërkojnë me pathos e mllef kthimin e të kaluarës të “Jasha Padishah”, e kërkojnë bashkimin e trojeve shqiptare sikur ajo të ishte thjesht një copë kristali e thyer që mund të ngjitet lehtësisht”. Më tej vazhdohet: “Nuk duhet harruar që në këtë ndarje të trojeve, pas 1878 morën pjesë dhe shqiptarët jo-myslimanë pra të krishterët që kishin gjetur strehë dhe mbështetje tek kishat përkatëse sllave, siç ishin shqiptarët ortodoksë të trojeve shqiptare të veriut ose shkiet, dhe shqiptarët ortodoksë të trojeve të jugut ose arvanitasit”.
Një konkluzion i tillë, lidhur me ndarjen e trojeve etnike shqiptare, megjithëse dyshoj në vërtetësinë autentike të këtyre thënieve, është i pakonceptueshëm, sidomos në qendrimet e shqiptarëve të RSH, ku intelektualët e të tre besimeve fetare kanë ndikuar fuqishëm në formimin e ndërgjegjes kombëtare, në devotshmërinë e padiskutuar për pavarësinë dhe krijimin e shtetit Shqiptar.
Intelektualët shqiptarë të të tre besimve fetare kanë kontribuar dhe kontribuojnë për zhvillimet politike, diplomatike, ekonomike, sociale dhe ajo që është edhe më e theksuar, ata sëbashku kanë ndihmuar dhe kontribuar edhe për zhvillimin e ndërsjellë të besimeve përkatëse fetare. Përpjekjet e djallëzuara për të argumentuar qendrimet e shqiptarëve mbi bazën e dy feve dhe konkluzionin se “Arbëria dhe Epiri” tashmë nuk mund të bëhen shtet më vehte, sepse janë të pushtuar nga turqit dhe se shqiptarët e fesë islame nuk janë shqiptarë, janë arritje pa asnjë argument, por rrjedhin thjesht nga gjykime dhe llogjika të cilat nuk kanë qenë efektive as në mesjetë për mjedisin shqiptar!.
Në kendvështrimin tim, bazuar në njohuritë historike, këto konkluzione të kujtdo qofshin, nuk kanë asgjë të vërtetë. Në Lidhjen e Prizrenit, e cila përdoret si argument duke apeluar: “Historia është e dhimbshme dhe nëse duhet zbuluar e vërteta ajo nuk duhet të na kushtëzojë për të ardhmen e popullatës shqiptare dhe të trojeve shqiptare, por thjesht për të gjetur zgjidhjen më të mirë të mundshme në këtë realitet të ri ballkanik dhe europian, sigurisht nëpërmjet integrimit”; sipas dokumenteve të e përdorura në “Lidhjen e Prizrenit” nuk vërtetojnë asnjë qendrim kundër unitetit shqiptar; përkundrazi atje u identifikua dhe u çimentua ndërgjegja kombëtare e etnisë shqiptare, me pjesmarrjen e intelektualëve të të gjitha besimeve fetare. I njëjti qendrim u vërtetua edhe në Kongresin e Manastirit, duke u kurorezuar me shpalljen e pavarësisë.
Në vazhdimësi shqiptarët, pa dallime fetare vazhdojnë në unitet të mbrojnë dhe zhvillojnë shtetin Shqiptar, të respektojnë besimet fetare të njëri-tjetrit.
Tek ne, historikisht nuk është vërtetuar fenomeni i armiqësisë ndërfetare, përkundrazi nderohemi dhe respektohemi për tolerancat fetare!. Pikërisht pse nuk kultivohen të tilla koncepte, dashakeqët përpiqen të na godasin fort në këtë konceptim, me synim për të arritur përçarjen mes nesh nëpërmjet futjes së dyzimeve fetare. Ne i njohim dhe i dimë këto metoda pasi përdorimi i tyre është i kahershem, shumë shekullor.
Nga përvoja personale konstatoj se njerëzit kur i kalojnë vitet dhe jetojnë në moshat e treta, patjetër mbartin në kujtesë ngjarje të shumta të ndodhura rreth tyre dhe, duke qenë se kanë “fituar” kohë të lirë, të bollshme, në momente të veçanta reflektimi, fillojnë nga “ripërtypja” e ngjarjeve të ndeshura gjatë jetës. Nuk janë raste të vetme as të rralla kur, qoftë një person, ose grupnjerëzish, të cilët kanë lindur në një shtëpi dhe në një vend të përveçëm, më pas largohen në një ose disa vende të tjera, për shkaqe të ndryshme dhe nuk u jepet mundësia, jo vetëm për t’u kthyer e qëndruar ku kanë lindur, por as për ta vizituar vendin, që në të gjitha rastet quhet “Atdhe”.
Në këto raste, sigurisht fatkeqe për kategori të tilla shoqërore, detyrohen të kërkojnë dhe gjejnë vende të tjera për vazhdimësinë e jetës. Edhe gjetja e vendqendrimit të ri, ka në brendi të bashkëjetesës “ngecje”. Është e natyrshme për njerëzit që i presin, mbasi edhe ata e duan dhe kërkojnë ta mbrojnë të pastër (pa përzierje) Atdheun e tyre. Me këtë këndvështrim apo gjykim, për “miqtë” emigrantë, ai vend qendrimi, me keqardhje nuk mund të jetë Atdheu i tyre.
Asnjë vendqendrimi nuk mundet të përmbushë të tërat e vendlindjes dhe Atdheut të të parëve, ashtu si dhe asnjë njeri tjetër nuk mundet të përmbushë të tërat që gjenden mes prindërve, fëmijëve, motrave dhe vllezërve.
E trajtoj këtë fenomen, apo dukuri sociale, për të arritur tek ndryshimi i qendrimeve të fqinjësisë. Dikur ishim fqinjë dhe përgjithësisht fqinjë të mirë me banorët e kombit grek. Janë shumë arësye që fqinjësinë e bëjnë të domosdoshme, ato diktohen nga nevoja të shumta dhe të përbashkëta, kërkesa të vetë jetës në bashkësi, qofshin këto brenda pallateve, lagjeve, qyteteve por edhe ato mes shteteve. Nevoja të përbashkëta, të cilat doemos realizohen nëpërmjet fqinjësisë së mirë, të kuptueshme, tolerante dhe tepër i nevojshëm respektimi i parimit të reciprocitetit, për të gjithë fqinjët. Duhet kujdes dhe të kuptohet dallimi mes fqinjësisë dhe miqësisë, ndërsa e para është e pranishme në kushte të caktuara dhe përcaktohet nga vendqendrimet, e dyta lidhet, shprehet me ndjenjat, të cilat nuk ndodhin domosdoshmërisht nga vendqendrimet.
Ish banorët e rajonit të Thesproti/Çamërisë, me fqinjët ortodoksë të fshatrave kufitare greke, ishin vërtet fqinjë të mirë dikur, derisa kufijtë kombëtar ishin të ndarë, ata mes tyre ruanin marrëdheniet e fqinjësisë normale, të regullt. Kur rajoni ynë u gllabërua nga shteti Grek, fqinjësia e mirë filloi të venitej derisa arriti të sillej në mënyrë agresive, ç’njerëzore. Pala greke e ktheu fqinjësinë në armiqësi, vrau dhe preu, bëri spastrim etnik dhe fetar, në përmbushje të platformës famëkeqe të “MegalloIdea”. Shtetit Grek i erdhi përshtat mania e sundimit të të fortit-shumicës, ndaj të dobëtit-pakicës. Veprime dhe sjellje që kanë treguar dhe tregojnë fytyrën raciste, ekspansioniste, agresive të shtetit ortodoks Grek.
F) PSE KA NDODHUR GJENOCIDI?.-(WHY)?(¹)
Në mbyllje të kësaj trajtese le të njihemi me disa nga arësyet “Pse” është mbajtur ky qendrim i shtetit ortodoks Grek karshi pakicave etno-fetare. Për shtjellimin e tyre do të njihemi me disa dëshmi (witness) që tregojnë qendrimet hipokrite të palës greke ndaj të vërtetave.
● Italo-gjermanët, në vitet 1940-1945 e pushtuan Greqinë, nëpërmjet territorit të Shqipërisë, e cila ishte e pushtuar nga Italia fashiste më 07.04.1939. Me mbarimin e L2B shteti Grek, me që ato ishin dhe janë shtete të fuqishme, krijoi marrëdhënie diplomatike, bashkëpunimi dhe miqësie; ndërsa me shtetin Shqiptar (i pa fuqishëm), me pretekstin se u sulmua nga territori shqiptar, vazhdon të mbajë “Ligjin e Luftës”. Në thelb ky qendrim allagrek tregon qëllimin ekspansionist për të pushtuar edhe më troje shqiptare! Qendrim Lajkatar-obsequiousness, me ata që e pushtuan, dhe qendrim arrogant me fqinjin e mirë të dikurshëm, para krijimit të shtetit ortodoks Grek!
● Tmerri i vërtetë, si i djeshmi dhe i sotmi, që mban të pushtuar shtetin dhe kishën ortodokse Greke, janë të vërtetat historike që përmban Rajoni i Çamërisë (që sot përfshin tre prefekturat: Thesprotinë, Prevezën dhe Artën), të cilat me gjithë përdorimin e mjeteve, metodave dhe veprimeve keqdashëse për zhbërjen e emrit Çamëri dhe banorëve të saj autoktonë, si ata të krishterë e myslimanë (vllezër të nje gjaku) nuk ja ka arritur, kjo sepse dihet që të vërtetat nuk zhbëhen kollaj.
● Rajoni i Çamërisë, i banuar nga banorë të etnisë shqiptare, historikisht asnjëherë nuk ka qenë i përfshirë në territorin e Greqisë para 1913-tës dhe as të Greqisë së lashtë. Por duke qenë territor etnik në vazhdim të kufirit greko-shqiptar, përbën ankth të vazhdueshëm të shtetit dhe kishës Greke.
● Banorët e Thesproti/ Çamërisë, duke qenë se ishin dhe janë të besimit mysliman, nuk përcaktohen dot të kombit grek, sepse duhet të ndërronin besimin, të pagëzoheshin të besimit ortodoks. Një ndërrim i tillë në besimin fetar, i siguronte Kishës dhe shtetit Grek shtrirjen e helenizmit edhe në rajonin e Çamërisë. Nëse arrihej ai akt, veprim, përjetësohej rajoni i Çamërisë si territor grek dhe banorët e saj do të quheshin shtetas dhe kombas grekë. Kjo nuk ndodhi, siç ndodhi në rajonet e tjera të qyteteve dhe fshatrave shqiptare si të Janinës, Konicës, rajonit të Grebenesë etj. Një e vërtetë që mban të ndezur zjarrin e patriotizmit për vendlindjen e të parëve, nëpërmjet qendresës së pathyeshme të çamëve, banorë të etnisë shqiptare.
Erdhën luftrat Ballkanike dhe dy Botëroret, ku diplomacia, forca shtetërore dhe pozicioni i favorshëm i ngjarjeve, i dhanë shanset e suksesit kishës dhe shtetit Grek, ku mashtrimet e tyre duke i përdorur herë me “Aleatët” dhe herë me “Boshtin”, arritën dhe e mposhtën qendresën paqësore të çamëve, por kursesi ndjenjën e ndërgjegjes kombëtare.
● Kisha dhe shteti Grek, përdorën me sukses, përcaktimin e kombit mbi baza fetare. Në bashkëpunim me shtetin Turk, realizuan Konventën e turpshme, që banorët me besimin ortodoks, në trojet e tyre në Turqi, dhe që quheshin rum, i konsideruan të kombit grek dhe i përfshinë në këmbimin e popullsisë nga Turqia në Greqi. Po kështu vepruan edhe me banorët shqiptarë çam myslimanë të Çamërisë, duke qenë të besimit mysliman, i quajtën turq dhe gjysmën e popullsisë çame, e shpërngulën dhunshëm në Turqi. Ndërsa pjesa tjetër, megjithëse u vërtetua në Lozanë se nuk ishin turq, por të etnisë shqiptare, mbetën pa u shkëmbyer, gjë kjo që për kishën dhe shtetin ortodoks Grek ishte e papranueshme, prandaj vazhduan me mashtrime dhe “marifetet” greke, derisa sa arritën tek kryerja e gjenocidit etno-fetar ndaj çamëve myslimanë, të cilat tashmë janë të njohura por të pa dënuara.
● Epiri, jo ai i termave të ndarjes që u shfaq nga viti 1914, në të vjetër dhe në të ri, ka lindur si emër gjeografik dhe politik aty nga shekulli i IV-të para Krishtit dhe u krijua mbi bazën e tre fiset ilire: Kaonët, Thesprotët dhe Mollosët. Epiri dhe epirotët, nuk ka asnjë dyshim, asnjëherë nuk janë përfshirë në hapësirë Greke, as në Greqinë e vjetër dhe as në të renë deri para vitit 1913. Por në fillimet e shekullit që shkoi lindi emri “Epiri i Veriut” ose “Vorio Epiri”. Duke qenë se në Epir, ashtu si në gjithë Shqipërinë kishte edhe shqiptarë të besimit ortodoks, sipas teorive abstrakte të kishës ortodokse greke, ata i quan grekë dhe territorin e lakmojnë hapësirë greko-helene.
Del shumë qartë se kufiri shpresëmbajtës i kishës dhe i shtetit Grek për “Vorio-Epirin”, që, sipas tyre fillon me jugun e Shqipërisë, u prish punë dhe hedh në “erë” gjithë pretendimet dhe mundin për “Vorio Epirin”. Kjo sepse rajoni i Thesproti/Çamërisë, është shumë më në jug se Përmeti, Këlcyra, Himara, etj, si rrjedhojë nuk mund të shkohet në “Vorio-Epir” pa kapërcyer malet, fushat, detet dhe lumenjtë e Çamërisë. Prandaj Rajoni i Çamërisë dhe banorët çamë myslimanë, bashkë me “Çështjen Çame”, kurrsesi, sipas palës greke, nuk mund të ekzistojnë, dhe për këtë ndërtohet kori grek “Çështja Çame” është inekzistente. Andaj ata tmerrohen sa herë u dëgjojnë veshët këtë çështje, që për ta është vdekje e “Epirit të Veriut” dhe e frenimit të përhapjes së helenizmit në trojet shqiptare.
● Edhe marrëveshja dypalëshe nuk ka arritur ende të kapërcejë racizmat e lloit “Pavlopoulos“, fakt ky i qartë që pala greke nuk heq dorë nga synimi i shtrirjes dhe zgjerimit të helenizmit, prandaj shteti Shqiptar nuk ka pse të humbasë më kohë. Me që po shtjellohet problemi i komunitetit shqiptar të Çamërisë, shteti Shqiptar është me shumë vonesë në krijimin e një organizmi të veçantë, me miratim nga Parlamenti dhe i dekretuar nga Presidenti i Republikës. Ky organizëm është tepër imediat dhe një orë e më parë duhet të krijohet dhe të ngarkohet me fillimin e procedurave për hartimin dhe dërgimin në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës Akt-padinë ndaj Republikës së Greqisë, për gjenocidin e kryer ndaj shqiptarëve të rajonit të Thesprotisë si dhe të drejtat e komunitetit shqiptar çam të besimit të krishter me banim në vendin e tyre në Çamëri, sipas Konventave dhe Ligjeve Ndërkombëtare.
● Hipokrizia, ligësia dhe nënvlerësimi inferior që mbart shteti dhe kisha greke ndaj kombit shqiptar, del qartë edhe në incidentin me heqjen e flamurit grek, nga nxënësit feancezë në një varkë në ishullin e Kretës-Greqi. Fillimisht incidenti shkaktoi reagime të forta dhe u vu në qendër të vëmendjes dhe pa asnjë burim informacioni, akuzat u derdhën “lumë” ndaj shqiptarëve me pretendimin se flamuri grek ishte hequr nga shqiptarët. Më pas u saktësua se heqja e flamurit ishte kryer nga disa nxënës francezë, pala greke nuk i akuzoi nxënësit francezë, por me dinakërinë e saj e justifikoi veprimin e nxënësve francezë, të cilët i përkasin një shteti më të fuqishëm dhe superior ndaj shtetit grek, me finokllëk (insidious), gjoja se nxënësit francezë e hoqën flamurin për ta patur si “suvenir”!!. Gjetja e justifikimit nga pala greke, është një mashtrim për faktin se nxënësit e kujtdo shteti, një flamur grek për “suvenir” mund ta blinin ose mund t’ju dhurohej nga agjencia turistike. Trajtohet kjo ndodhi rutinë për të treguar qendrimet armiqësore të palës greke dhe dy fytyrësinë e saj ndaj të përdorur në të gjitha rastet kundër kombit tonë. Në rastin konkret, nëse atë veprim do ta kryenin nxënës shqiptarë, do kuzohej Shteti Shqiptar, në Bruksel po se po, por deri edhe në OKB.
Shteti Grek, nëpërmjet mashtrimeve arrin që të vërtetat ti paraqesi të pavërteta me synim përdorimi për përkeqësim dhe armiqësi mes dy vendeve tona. Mënyra se si u përdor nga pala greke incidenti i flamurit, me pak humor, na lë të kuptojmë se edhe pushtimi i dikurshëm “nazi-fashist”, nuk ishte se ata donin ta pushtonin Greqinë, por e deshën për “souvenir”, ndërsa me shtetin Shqiptar, megjithëse nuk ka luftuar asnjëherë territorrin grek, vazhdon të ruaj “Ligjin e Luftës” dhe të tjera qendrime të marrosura. Këto janë disa nga “Pse-të” e kryerjes së gjenocidit ortodoks grek ndaj banorëve të Çamërisë!.
Disa të vërteta-përfundime
● Mos harroni: Të vërtetën e madhe e keni mes jush, tek ata që janë më të mëdhenj se ju, ata mbartin edhe të vërtetat e brezave para tyre. Të gjitha ngjarjet e shkuara, për ju janë të reja, ndërsa për ata jo!. Mbani parasysh se ngjarjet para se ti lexoni, apo dëgjoni, krijoni kujtesën se etnia shqiptare, e kudo ndodhur në Gadishullin e Ballkanit, i ka ndierë, si i thonë fjalës, në “mishin dhe thoin“ e tij të gjitha mashtrimet, përbuzjet, diferencimet profane (përdhosëse), deri edhe spastrimet etno-fetare, shpërnguljet me dhunë, të cilat kanë hyrë në vetëdijen e traumatizuar fizike dhe shpirtërore të brezave para jush. Mos u besoni deklarimeve greke, qofshin dhe të pranueshme, në brendi të tyre fshihen gënjeshtrat, mashtrimet, hipokrizia, por i dëgjoni dhe me kujdes e durim i hetoni!
● Për të ardhmen alternativat janë nga më të ndryshmet, por mendoj se njerëzit pas shumë përpjekjesh arritën të shkëputen nga “Katërkëmbëshi”, por në të ardhmen, fatkeqësisht njerëzimi po shkon drejt “shkëputjes” edhe nga “Dykëmbëshi, si efekt i inteligjencës artificiale.
● Kush është Atdheu për këtë grupnjerëzish (komunitetin çam) që sapo u fol?. Përvoja personale më shpie në përkufizimin: Po. Atdheu i tyre është një kujtim fëmijërie, e gërshetuar me dëshirën dhe shpresën për t’a rigjetur!?. Atdheu është historia jonë, janë ngjarjet e përfshira në kujtesën e kombit ndër shekuj, është flamuri, identiteti dhe rrënjët tona, janë gjuha e nënës, traditat, zakonet. Atdheu ështe djepi i fëmijërisë së secilit dhe për fatlumët është edhe streha e prehjes së përhershme.
● Kujtohuni se “Gjenocidi ortodoks grek ndaj banorëve autoktonë të Rajonit të Çamërisë”, me etni dhe besim fetar ndryshe nga ai i shtetit Grek, është dhe mbetet një “Holokaust moral, politik, social, ekonomik i rëndë”, por dhe përcaktues i seriozitetit të Euro-Atlantikëve ndaj zbatimit të parimeve demokratike.
● Dijetarët para nesh, shqiptarë dhe të huaj, edhe të kombeve që na kanë sunduar dhe kërkuar asimilimin, jo vetëm që nuk e kanë vendosur kombin tonë në hemisferet e lindjes, por kanë deklaruar me shkrim e me zë se: “Në mesjetë, Albania ishte e zhvilluar në nivelet e vendeve më të përparuara të europës”. Krahas rolit të fisnikëve arbëror, në lidhjen e Albanisë me perëndimin, luajti rol kisha katolike, si thotë M. Šufflai:“Me ndihmën e Selisë së Shenjtë, Tivari dhe më pas e gjitha Albania, u shndërruan në bazat operative të perëndimit, kundër ortodoksisë dhe kundër sllavizimit”; ndërsa L.Thallòczy shkruante: “Françeskanët ishin e vetmja rezervë e perëndimit, që qëndroi në Albania dhe kur interesat e Europës për këto vise u shterën krejtësisht”.(shif Prof.dr.Lutfi Alia, tek “Zemra shqiptare”, dt. 08/06/2020).-
Paragrafe këto që tregojnë dy të vërteta të veçanta, specifike, që e kanë ndarë dhe e ndajnë kombin tonë, si me lindjen dhe me ortodoksinë e Bizantit (lindjes). Janë pikërisht këto dy qendrime dhe të vërteta shqiptare, që kemi qenë dhe jemi shinjestra (objekt) sulmesh nga kishat ortodokse serbo-greke.
Në përmbledhje të historisë 100 vjeçare të komunitetit shqiptar të Çamërisë, të cilat u renditën sipas gjashtë pyetjeve, që përbëjnë strukturën e përgjithshme të elementeve të ndryshme të fjalive, konkretisht: WHO- WHAT-WHERE-WHEN-HOW- WHY, në shqip: KUSH-ÇFARË-KU-KUR-SI-PSE, mendoj se kam arritur të jap edhe gjashtë përgjigjet, të cilat tregojnë vërtetësinë e historisë së trishtuar dhe tronditëse të banorëve të krahinës etnike shqiptare të Çamërisë që nga viti 1913 e në vazhdim.
● Pyetja e shtatë i takon të ardhmes së tyre, por përgjigjja e pyetjes së shtatë është shumë komplekse dhe e vështirë, për vetë faktin se kjo pyetje lidhet me numurin 7 (shtatë). Dihet, njerëzit numrin 7 e konsiderojnë numër të “Fatit”, kjo pasi përkon me disa të vërteta natyrore si: java ka shtatë ditë, ylberi ka shtatë ngjyra, shtatë janë notat muzikore, shtatë kontinente, shtatë janë mrekullitë e botës, shtatëshja e trupit të njeriut; një tjetër sistem Diellor ka 7 Planete, shtatë mrekulli janë edhe në vitin 2020.
Në Gadishullin e Ballkanit njihen 7 popuj sipas racave: shqiptarët, maqedonasit (thrakët), grekët, rumunët, turqit, sllavët dhe egjyptianët. Nga këta, dy popuj kanë qenë dhe janë agresorë, ekspansionistë, njëri nga këta është një pjesë e sllavëve që përfaqësojnë shtetin serb (i ardhur në këto troje) me strategji: projektin “Нацертание” (Naçertanie) (1844); tjetri është shteti ortodoks grek (shtet i sajuar me bazë fenë-ortodokse) me strategji- projektin “Μεγάλη Ιδέα”-Megalloidea që parapriu shpalljen e Kushtetutës të vitit 1844.
Kuptohet, nuk është e nevojshme të ndalemi tek “pse”-ja e këtyre dy shteteve, që në të njëjtin vit hartuan të njëjtën strategji për shfarosjen e etnisë shqiptare. Nisur nga ky realitet, në mos qofsha i gabuar, por qofsha i mirëkuptuar, mendoj se përgjigja e pyetjes së shtatë (e ardhmja e komunitetit çam), varet nga serioziteti, sinqeriteti, përgjegjshmëria e “Euro-Atlantikëve” e niveli të vënies në zbatim të të Drejtave Universale të Njeriut.
Nëse arrihet që komunitetit shqiptar të Çamërisë do ti njihen të gjitha të drejtat sipas Konventave dhe Ligjeve Ndërkombëtare, atëhere përgjigja e pyetjes së shtatë, është se vërtet numuri 7 është numur “Fati” dhe të gjithë popujt e Gadishullit të Ballkanit, do të kenë “fatin” të jetojnë në paqe, do të sigurohet vllazërimi, bashkëpunimi reciprok dhe bashkëjetesa kaq shumë e dëshiruar prej të gjithëve. Është detyrim dhe domosdoshmëri që e nesërmja t’a korigjojë historinë gjeo-politike të Rajonit të Çamërisë, sepse është një e drejtë e pamohueshme historike.
●- Zakonisht tre qendrime njihen në vendim marrjet e çdo lloj problemi: pro veprim; kundër veprim; dhe mos veprim. Në trajtimin e historisë së shqiptarëve të Çamërisë, ku ndaj saj u vërtetuan qendrimet armiqësore shumë dimensionale të kryera nga disa shtete dhe insitucione ndërkombëtare, arrihet në dallimin e vendimmarrjeve.
● Pala greke që nga viti 1913 e në vazhdim është karakterizuar nga qendrimet kundër të vërtetave dhe të së drejtës;
● Pala shqiptare që nga 1939 e në vazhdim karakterizohet nga qendrimet e mos veprimit ndaj të vërtetës dhe të së drejtës;
● Ndërsa vetë pala e dëmtuar (shqiptarët e rajonit të Çamërisë) karakterizohen nga qendrimet pro veprimit të së vërtetës dhe kërkimit të vendosjes të së drejtës.
Duke shkruar mendimet në fund të këtij studimi, u njoha me një konkluzion të Friedrich Nietzsche të botuar tek “Fjala e Lirë” nga z. Arqile V. Gjata: “Nëse e vështroni për një kohë të gjatë humnerën edhe ajo ju vështron juve”. Gjykova se kjo thënie shumë kuptimplotë, nëse do ta përdorim në rastin e ngjarjeve të masakrave dhe dëbimit të komunitetit çam (humnera e padrejtësisë së çamëve), duke mos e harruar dhe trajtuar vazhdimisht problemiin, sigurisht edhe për një kohë të gjatë, konstatoj se vërtet Çamëria çështjen e banorëve të saj nuk do na harrojë, por do të na vështrojë neve. Kështu që Çamëria sëbashku me njerëzit e prejardhur prej saj, sigurojnë përjetësinë e tyre.
MOS HARRONI ÇAMËRINË!
76 VJET GJENOCID ETNIK, FIZIK, PRONËSOR, DHE MORAL
Shënim (¹):- Si një memorial në 76 vjetorin e gjenocidit për 8,332 burra, gra dhe femijë që humbën jetën gjatë gjenocidit ortodoks grek në vitin 1944 dhe për 19,314 çamët që gjatë 76 viteve kanë ndërruar jetë larg vatanit, duke marrë me vehte ngjarjet masakruese, dhimbjet e shpirtit për pronat e shpronësuara, plagët, dëshpërimet, pasojat e dëbimit të dhunshëm dhe marazin që nuk e vizituan më vendlindjen e tyre.
Tiranë, më 15/korrik/2020. Studiues Fahri Dahri
____________________
FAHRI DAHRI: GJENOCIDI GREK NË Ã’ÂªAMËRI (Pjesa I)
https://pashtriku.org/?kat=63&shkrimi=10265

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Postime të Lidhura