Pashtriku.org, 22 prill 2017: “Familjarët e martirëve, në mënyrë të organizuar, kërkojnë nga deputetët e Kuvendit të Kosovës që ta ndryshojnë Ligjin për Gjykatën Speciale, duke mundësuar që kjo gjykatë të merret edhe me përgjegjësit e krimeve serbe, si dhe ta kushtëzojnë dialogun me Serbinë, deri sa Serbia të bashkëpunojë me Gjykatën Speciale për krimet që paramilitarët dhe ushtria serbe i kanë kryer në Kosovë” – kështu thuhet në një kërkesë drejtuar Kuvendit të Kosovës, nga familjarët e shqiptarëve të masakruar nga regjimi serb gjatë luftës në Kosovë (1998 – 1999).
“Institucionet tona deri më sot kanë neglizhuar me këtë çështje, për krimet e bëra nga aparati serb. Deri tash nuk u ngritën zërat as nga presidenti z. Thaçi, as nga kryeministri z. Mustafa. Parlamenti votoi Specialen për ndjekjen e çlirimtarëve dhe të masakruarit e popullit të vet i kujton në heshtje. Në heshtje 18 vjet i kaluan edhe partitë politike për krimet e bëra në Kosovë, por heshtja juaj po na vret” – thuhet në një kërkesë tjetër.
Këto kërkesa i drejtohen kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli dhe Kuvendit të Kosovës, por dhe presidentit Hashim Thaçi dhe kryeministrit Isa Mustafa.
Familjarët e viktimave shprehen të zhgënjyer me UNMIK-un dhe EULEX-in dhe thonë se u janë shuar shpresat se ndonjëherë do të vihet drejtësia për familjarët e tyre të vrarë dhe masakruar nga forcat serbe.
Lexoni kërkesën (nr.174, 7 shkurt 2017) e familjarëve të familjes Deliu nga Abria e Epërme e Drenasit (që iu vranë 23 anëtarë më 26 shtator 1998), drejtuar Hashim Thaçit, Isa Mustafës, Kadri Veselit dhe grupeve parlamentare (PDK,LDK, VV, AAK dhe NISMA):
Lexoni kërkesën (nr.327, 9 mars 2017) e familjarëve të martirëve të fshatit Reçak të Shtimjes, drejtuar, Kadri Veselit, Hashim Thaçit dhe Isa Mustafës:
(Editori i pashtriku.org, sh.b)