FATMIR BRAJSHORI: AFORISTIKA E NJË RRËFIMI ESEISTIK DRAMATIK

Zürich, 16 janar 2019: Njeriu i madh nuk e ka vetëm shpirtin e vet. Ai e ka edhe shpirtin e miqve të tij! (Fridrih Niçe)
Markezi thotë: „Të shkruash një tregim është shumë më vështirë se të shkruash një roman. Të marrësh guximin të bësh publike romanin dramatik të jetës personale, mendoj, është akoma më vështirë.
„Makth“ – libër me tregime.

Duke lexuar tregimet e Ganiut, të shkruara dikur moti, ke përshtypjen që lexon skicat e Migjenit dhe fatin e njÄ—jtë të bijve të shekullit të ri, të cilët i përfaqëson Zeneli. Ai shpresonte të gjente punë, qoftë edhe si sharraxhi. Dimri po afronte dhe ai duhej të siguronte ushqim për fëmijët. Të kishte mundësi të blinte një grusht mish apo edhe vetëm kocka mishi, sepse edhe i biri i tij i sëmurë për vdekje i thoshte: se edhe ai e ha mishin“. Por ai mish, që rrinte i varur, radhë-radhë aty në dyqan, për Zenelin duarbosh ishte i paarritshëm. Zeneli kthehet në shtëpi, merr unazën e shoqes, del dhe e shet tek artari. Blen pak mish për të birin, mishin të cilin ai kurrë se hëngri nga që, sapo hyn në shtëpi, Zeneli kupton se i biri kishte ndëruar jetë!
Dashuria lulvocërrjane për mësuesin shprehet tek tregimi „Kohë rrebesh bubullimash“ por që kësaj radhe mësuesin nuk e kishin ngrënë tollumbat e Lulit të vocërr por e kishte ngrënë koha. “Koha or bir, koha e hëngri mësuesin…” thotë Ganiu!

Historia herë- herë mund të jetë edhe trillim… Letërsia, krijimtaria ndonëse mund të jetë edhe trillium, sajim, që shpshherë edhe është, ajo mund të krijohet vetëm nëse e ndjen, nëse barku e mendja ta thonë atë…Kjo sa i përket librit me tregime të Gani Bytyçit.
Në librin e tij të fundit „ Fletëza dhembjeje“ Gani Bytyçi shprehet:
„Populli vetën e shndërroi në shkollë…Në det ka edhe mbeturina por valët i nxjerrin përjashta ato… Edhe populli vetëspastrohet.“
Ganiu i hakmirret Europës, e cila na kishte shkelur, mes për mes,duke na ndarë e copëtuar. Edhe ky tani e ndanë atë (me tren) por me epilog jo të njëjtë.
Ai shprehet se mërgimtarët edhe pse kanë mundësi proteste, aty ku janë, do të dëshironte që ata të ishin aty ku s‘janë. Pastaj ai grushton fort, kur pohon: „Na është bërë jeta protestë!“
Ai flet për durimin e dhunës. Flet se si e gëlltisim fyerjen, e përballojmë dhembjen…
Te fletëzat e Ganiut gjithçka është funksionale dhe në shërbim të krijimit.
Ai nuk e koncepton as nuk e krijon librin në formë ditari dhe me ndërtim kronologjik. Ai, gjatë rrëfimit e freskon dhe rikujton, herë fëmijërinë, ikjen, errësirën e ankthin, herë ngjyrat që e pÄ—rcjellin edhe sot, herë telat me gjemba, fotografinë e prindÄ—rve, qëndresën, rënien, ngritjen, lirinë. Këtë rrëfim ai e bën sipas rastit e çastit dhe nevojës së narracionit, pa kronologji radhore dhe rëndësie!
Lëndën e substancës metafizike Ganiu e ka autoktone, burimore, rrjedhimore dhe atë e brumos, e skalitë gjithë kohën. Është dramatik rrëfimi në gjysmën e parë të librit, ku ankthi ekzistencial për të mbijetuar është gjithçka. Kjo është një ndjenjë tronditëse.
Tek Ganiu është ngjizur artisti me rrëfimtarin, piktori me tregimtarin. Për mendimin tim, ka dy lloj krijuesish: Ata që zotërohen nga lënda dhe ata që e zotërojnë lëndën, pra narracionin. Në këtë libër Ganiu i zotëron që të dyja.
Autori asnjëherë nuk zgjatet në pakufi për ta ngarkuar përjetimin, që pastaj idea me porosi të mos i dalë e goditur e thelbësore. Frikën nga mali i Dikës, Ganiu sot nuk e ka, por kujtimin e frikshëm prej tij e bartë edhe sot me vete, si traumë e pushtimit, robërisë e që është segmenti, i cili e përshkon gjithë librin. Është po aq epik rrëfimi që gjejmë aty, i cili shpreh gjithë sakrificën dhe flijimin e pafund të popullit për liri, kur autori thotë : „këtë tokë pëllëmbë për pëllëmbë ne e kemi mbjellur me eshtrat tanë ».
Pastaj, duke vërejtur edhe veprime të papërgjegjshme të njerëzve tanë, ai gjithë dëshprim, pyet vetën: „…çfarë na shtynë deri në këtë gjendje? ». Dhe konstaton gjithë rënkim: “sa shpejt thyhemi, sa lehtë përçahemi, sa paturpërsisht armiqësohemi! »
Dhe për Ganiun, kjo është fatkeqësia jonë më e madhe.
Vjedhja e Rilindjes, atij ia kujton atë nevojën e edukatës sipas Dantonit, kur thotë : « Nevoja e parë, pas bukës, për një popull është edukata ». Ai, pastaj shtron pyetjen: « A thua ne e kemi bukën që të mendojmë edhe për atë nevojën e Dantonit » ?! Autori flet edhe për burgun dhe lirinë , dy nocione këto, aq kundërshtuese e aq përjashtuese ndaj njëra tjetrës. Ai flet për xha Halitin dhe aty na e sjell atë përgjigjen mitike të tij, si qëndresë stoike, drejtuar kryexhandarit Momir:
„Kapela ime (qeleshja shqiptare) nuk bie në tokë, veç kur të bie me gjithë kokë!“ Nëpërmjet këtij rrëfimi, Gani Bytyçi, na bën me dije se ai gjithë kohën në egzil, ka frymuar me ndjenjat që i kanë shkaktuar ngjarjet në atdhe e në mërgim, si pikëllimi, gëzimi, dhembja, durimi, krenaria, frika, guximi, shpresa, dyshimi…
Pra rrëfimi i Bytyçit është përshkrim i shkurtër ngjarjesh e faktësh, me një gjuhë artistike brilante dhe me mesazhe shumë goditëse, sidomos në gjysmën e dytë të librit, gjuhë që gjatë gjithë leximit, nuk të lë të ikësh, tek faqet tjera, po të shtynë të mendohesh thellë për domethënien e secilës fjalë dhe kuptimin e porosinë që bartin ato.
Për mua kulminacioni i librit, nëse mund të themi këtë fjalë, është eseu „Ideali i Agimit ishte ribërja e Atdheut“, ku artisti flet për artistin, nga që ata nuk e thonë, as një të vetmën fjalë, po që se atë, nuk e shndërrojnë në vepër. Kur e lexon këtë, është diçka, nga shkrimet më të bukura, nga më të madhërishmet, më kuptimplotja, që kam lexuar gjer më sot për Agim Ramadanin dhe ribërjen e atdheut.
Kodi i Artistit, thotë Ganiu është se gjithësecili (artist) e ka kodin e vet, e ka enigmën e tij. E unë them se pikërisht për shkak të kësaj enigme, ne nuk mund të gjejmë kodin e zbërthimit të mendjes së autorëve. Dhe pasi nuk është i rëndësishëm autori por teksti i tij, atëherë ne jemi interpretuesit e atyre teksteve.
Respekti më i madh që mund t‘i bëhet lexuesit me libra të llojit të tillë është që përjetimet t‘i ndani miqësisht me të dhe të mos ia mbyllni atij, lexuesit pra, që të përdorë imagjinatën e tij, për heronjtë (Jusufin, Bardhin, Kadriun, Agimin), errësirën dhe dritën, burgun dhe lirinë, atdheun dhe mërgatën, Murin e Berlinit, Gorbaqovin, Kolin dhe Bushin e të tjera…
Vepra letrare zakonisht i ka dy pole: artistike dhe estetike. Autori e krijon të parën artistiken sepse krijohet nga ai ndërsa realizimin dhe përmbylljen estetike e bën lexuesi.
Ganiu, në libër, i kishte të dyja polet: artistiken dhe estetikën.
 

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura
Read More

PERANDORIA SOROS!

PERANDORIA SOROS! Nga Sheradin Berisha, Facebook 7 Mars 2022 Ashtu sikurse të gjithë miliarderët globalistë edhe globalisti Xhorxh…