GJEKË GJONAJ: TELEVIZORI I PARË NË TRIESH TË POSHTËM ISHTE NË SHTËPINË TONË!

Ulqin, 6 korrik 2018: Kampionati Botëror në futboll është ngjarja më e madhe sportive në gjithë globin. Atë e ndjekin miliona tifozë nga të gjitha kontinentet. Botërori i vitit 1982 për rininë e Trieshit të Poshtëm, dhe jo vetëm, do të mbetet i paharruar përgjithmonë. Sepse pikërisht atë vit autori i këtyre rreshtave, i cili asokohe drejtonte rininë e Trieshit, vendosi që në shtëpinë e tij të lindjes në Rudinë të blejë televizorin e parë në këtë fshat. Këtë vendim e mori në prag të Botërorit 1982, duke parë edhe interesimin e madh të të rinjve të kësaj trevë për këtë spektakël. Meqë atëherë Trieshi i Poshtëm ( fshatrat Rudinë, Nikmarash dhe Muzheçk), ende ishte i paelektrifikuar ( pa drita) duhej blerë televizorin në bateri. Disa ditë para Botërorit 1982 në Podgoricë, në të cilin për herë të parë morën pjesë jo 16 , por 24 skuadra, të ndara në 6 grupe, blemë një televizor të vogël bardhë e zi në bateri, në shitoren “EI” – Nish, në Podgoricë. Ky njëherë ishte edhe televizori i parë në Triesh të Poshtëm. E gjithë rinia, të cilëve nuk po ua përmend emrin nga droja se mund të harroj ndonjërin nga ata, u gëzua, mbase për herë të parë na u ofrua mundësia të kemi edhe ne një televizor në shtëpinë tonë. Domethënë televizori i parë në këtë trevë arriti vonë, gati një gjysmë shekulli pas transmetimit të parë televiziv. Megjithatë ardhja për herë e kësaj kutie magjike në Rudinë do mbetet një ngjarje e shënuar në historinë e të këtij vendi ( fshati),larg vetëm 18 kilometra nga kryeqyteti i Malit të Zi.

Si sot e kujtoj hapjen e Botërorit 1982 në stadiumin Nou Kamp në Barcelonë të Spanjës, ku erdhën 95.ooo ( nëntëdhjetë e pesë mijë) tifozë, me dëshirën që të njihen me cilësitë e mrekullueshme të futbollistit të ri , por shumë të famshëm të Argjentinës dhe të klubit katalonas “ Gauçoshi” Diego Armando Maradonës. Në këtë mbrëmje të bukur e të freskët qershori, në oborrin e shtëpisë sime, nën qiellin e hapur, pasi shtëpia ishte e vogël për të na pranuar të gjithëve brenda, ishin tubuar krejt rinia e Trieshit të Poshtëm. Të lumtur e të buzëqeshur ishim ulur pranë njëri-tjetrit, para këtij aparati të vogël televiziv, për të ndjekur emocionet që na i solli ndeshja midis kombëtares së Argjentinës dhe Belgjikës, e cila përfundoi me fitoren minimale të Belgjikës 1:0. Të gjithë ne u ngashëryem atë mbrëmje duke parë në shtëpinë tonë mrekullinë më të re të zbuluar në botë televizorin. Të gjithëve na lindi ndjenja e fascinimit për këtë dritare magjike, njërën nga shpikjet më interesante të njerëzimit, të cilën në atë kohë e shikonim si një pajisje të jashtëzakonshme. Me padurim e prisnim ndeshjen e radhës. Por për ta shikuar atë duhej patjetër të mbushnin baterinë e automjetit e cila zgjaste 3-4 orë. Më pas duhej mbushur përsëri baterinë, duke e vendosur atë në automjet dhe duke kaluar dhjetëra kilometra. Në këtë mënyrë, me ato pak vetura që kishin prindërit tanë, mbushnim bateritë gjatë gjithë kohëzgjatjes së kampionatit. Edhe përkundër kësaj vështirësie ne nuk lamë asnjë ndeshje pa parë.
Rikujtoj se në natën e madhe spektakolare finale u ballafaquan Italia dhe Brazili. “Kombëtarja e “axurrës” fitoi 3:2. Zemrat e të gjithë brazilianëve i “ theu” Paolo Rosi, i cili shënoi tri gola. Nga radhët e kombëtares së “ sambas” shënuan Sokrates dhe Seleçao. Aspektet që e bëjnë këtë ndeshje të mbahet mend gjatë janë sulmi brazilian ( Falkao, Ziko, Eder, Sokrates etj.) dhe mbrojtja italiane ( Bergomi, Cabrini, Collovatio, Gentile etj), të cilat i përkisnin një niveli të lartë.
Specialistët e futbollit e konsideruan jo vetëm si takimin më të bukur në historinë e kampionateve botërorë, por e cilësuan si ndeshjen më emocionuese që është luajtur ndonjëherë. Nga ana tjetër rina e Trieshit të Poshtëm e konsideruam këtë kampionat dhe këtë takim si ndeshjen më të bukur të jetës tonë.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura