FATMIR BRAJSHORI: AFRIM ZHITIA, HEROI I LINDUR HERO!

Pashtriku.org, 2 nëntor 2017: (Fragment nga poema me të njëjtin titull, kushtuar militantit të radhëve të organizuara të LPRK-ës (LPK-ës) Afrim Zhitisë)

 

 

 

I
Me botën përpara linde,
u nise rrugës së madhe, pa kthim.
Që nga vaji i parë, pas lindjes u betove:

“Unë nuk do t’i nënshtrohem fatit
vetë do t’jem fati i jetës sime!”

” Moj jetë, ëndërr pashë që luan linda!”
kështu u thoshte të gjithëve nënë Qamilja.
Që prej kësaj ore,
bacë Osmani shkrepi maliherin,
e jehoi zëri tij kryengritës:
« le t’jetë i lirë ky bir nga prangat e robëris»!
Nisu bir!
Udhës së madhe, që në afrim,
në tokën e gjyshit Sylë,
ku çdo gjë është e bukur.

Zbrazja e shpirtit së nënëlokës,
për një kujtim kohësh,
në pikë të ditës së diellit ndezë gjakun,
buzë hijeve të lisave e gjetheve të Llugave
ku ty Afrimi i vogël,
në fëmijëri tek përshkoje rrugët e fshatit
dheu të dukej i ashpër,
i pakuptuar në fillim për moshën që kishe
edhe pse që atëherë, kuptove dogmat dhe dogmatet,
që me doktrinat e tyre të belbëzuara
shënderroheshin në lakuriq të natës
së cilës edhe pse e zezë ishte, errësirë futë
kurrë s’ia pate frikën.

II
Afrim!
Nuk e dinim që udha e jonë e panjohur
përpara shtrihej me plot xhemba e ferra,
që zemërzinjtë i vunë për t’namë emrin tonë,
” Mos u zmbrapsni!” – na folën shekujt.
« Ne po ju ushqejmë me kryengritje t’përditshme,
ani pse shpesh, s’do keni bukë e krip e ujë»
Po, ç’na duheshin këto ç’na duheshin?
E pse na duheshin?
…Kur librin të hapur për lexim në shtëpi,
për Naimin, Migjenin,Fishtën e Demaçin
e lexonim fshehtas,
nga sytë vrastar
të bishave të natës
dhe tërë akuzat pastaj,
ia veshnin mësuesit.

E ky me brengën e shekujve mbi supe
duke lënë në zemrat tona,
alfabetin e Manastirit,
me pranga në duar duke ikur,
me një të mbylluri të syrit na thoshte:

” Vazhdoni! Mos u dorëzoni!”

Së bashku me shpirtin tonë
dëgjuam këngën e zogut,
si në ëndërren tonë, me flamuj lufte,
dhe ne, me shokët idealist,
e mbushnim natën me afishe vendimtare,
si për natën e vitit të ri,
me letra urimi për liri,,,
Për një fije shprese për qytetarin si n’vegim,
kur lëshonim grushtet së mbajturi lart
pastaj befas shpërthenim në gaz e brohori:
” s’do të ketë më brohori, kur t’bëhemi Shqipëri!”

«Paska akoma një fije shprese për ne»

i fliste fqinji- fqinjit me rrezet e para të mëngjezit.
” E morët edhe ju letër bardhën me kushtrim lirie?”
E pyesnin njëri tjetrin pa zë,
vetëm me shkëlqimin e syve.

III

Afrim!
Jeta jote nuk ishte thjeshtë vetëm një libër,
Se ti veprove si të ishe një akademi.
Edhe në vargje poetit i lejohet një diskrecion:

” sot kur kaloj rrugicave të qytetit tonë
fryma jote më përcjell,
rreth e rrotull si aureol!”

E dëgjoj, se janë ankuar, kundër nesh,
sot,
ata që dje ruanin Institucionet e armikut,
se gjoja ne po duam të prishim godina qeverie,,,
Akuzat vijnë nga tabori i njejtë i ’81es,
që na ndanin në dysh,
si dje sot e kush e di nesër,
por që s’na lëkundin dot,
nga i vetmi Institut i yni kombëtar:
Ideal brezash ndër shokë!

Afrim!

Që moti tek ne, u shfaq, sërish Juda
dhe tradhtoi çdo shpresë shekujsh për pare,
u radhit krah për krah me vrasësit e jetës tënde.
I njejti, që e mallkonim si kurrë më parë,
u shfaq sërish, si të dilte nga toka,
me veprime të njejta
si të shekujve të kaluar.

” S’ka rëndësi, – foli si di të flasë vetëm Juda.
” Më jepni çfarë më jepni dhe unë sërish tradhtoj!”

E ne se dinim,
se n’mesin tonë,
kishim më shumë Judë, Hamza e Ballaban
Se sa Vranakont, Tanushtopi e besnikëri…

(Fragmente nga poema me titull: «Heroi i lindur si hero»! Autor: Fatmir Brajshori)

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura