FATMIR BRAJSHORI: GJURMËVE TË NJË EMISIONI ‘NE DHE DIASPORA’ DHE BELBËZAKU VALON SYLA!

Zürich, 14 prill 2019:
HYRJE
Shumë vite më parë, kur ishte bërë atentati mbi Jusuf Gërvallën, në spital si i plagosur, akoma pa dhënë shpirt, thuhet se fjalët e tij të fundit që i kishte thënë gruas ishin:

„Dashtë zoti, që atentatorët, të mos jenë shqiptarë!“
Në emisionin „RUBIKON“, një me emrin Valon Syla fyu me fjalorin më të poshtër mërgatën shqiptare.
Pas kësaj, lexova por edhe më shkruan, që të injorohet ai njeri sepse, siç më thanë „nëna e tij qenka serbe!“
Dhe gjëja e parë që m‘u kujtua ishin fjalët e fundit të Jusuf Gërvallës, që në variantin e sotshëm drejtuar këtij Valon Sylës do të ishin:
„Dashtë zoti që nënë ta keë serbe,sepse një me të dy prindër shqiptarë s‘flet ashtu!“
1.
Migrimi ka qenë, pa dashjen tonë, pjesë e jona historike, si shprehje e ekzistencës së individit karshi rreziqeve të kohës, qofshin ato të natyrës ekonomike apo edhe politike.
Migrimi tek shqiptarët ndahet në disa etapa, që mund t’i përmendim shkarazi si; migrimi i arbërorëve pas vdekje së Skënderbeut nga invazioni otoman ku pastaj në Itali dhe Greqi u krijua «diaspora arbëreshe».
Migrimet e shqiptarëve janë të njohura në fund të shekullit XIX dhe fillim të shekullit XX. Nga kolonit e mërgimtarëve aso kohe njiheshin ato të Stambollit, Bukureshtit e sidomos ajo e Shteteve të Bashkuara të Amerikës “Vatra”.
Një nga migrimet më të mëdha të shqiptarëve dhe nga më të dhimbshmet, janë ato,të pas luftës së Dytë Botërore, nën shtetin e ri të dal nga kjo luftë, e që njihet me emrin Jugosllavi, nën okupimin e së cilës mbeti gjysma e kombit shqiptarë.
Migrimet,qofshin të dhunshme, ekonomike apo edhe politike, të shqiptarëve të Kosovës, Iliridës, Anamalit, Luginës së Preshevës, panderprerë kishte nga viti 1945 e gjerë në qershor të vitit 1999…
Migrimi i një natyre tjetër vazhdoj edhe pas vitit 2000…
2.
Kohë më parë, në emisionin « RUBIKON» ku tema ishte «Ne dhe Diaspora» u bisedua dhe u fye, mërgata shqiptare, me fjalorin me të cilin, këtë mërgatë as edhe një herë, as vet pushteti antishqiptarë Rankoviq-Millosheviq, nuk e kishte fyer ashtu siç e bënë autori i emisionit indirekt dhe njëri që fliste përçart si „musafir në emision.“
E para, ishin ftuar në studio, persona jo kompetent dhe të cilët flisnin për mërgatën, duke mos e njohur atë ; të cilët flisnin me fjalorin,e të të dëgjuarit apo edhe me mendjen e huazimit.
Kulminacioni ishte njëri,që vetën e quante «gazetar» (dorën në zemër pak kush e njihte këtë bacil ngjitës) me emrin Valon Syla, i cili për mjerimin e gazetaris së Kosovës (nëse është gazetar), fliste dobët dhe keq gjuhën shqipe; fliste me fjalorin e rrugës dhe të «mahallave», duke mos mundur të radhiste një fjali të duhur sipas rregullave gramatikore…
Por më lejoni që të mirrem pak me këtë «gazetarin» analfabet, i cili duke mos pasur njohuri, i lëshonte fjalët si «lopa baglën» duke e quajtur «mërgatën si analfabete!»
Mërgata shqiptare, si dje po ashtu si sot, ishte ajo që para botës, krijoi dhe paraqiti shqiptarin e avansuar, të shkolluar dhe të martirizuar. Të gjitha vlerat më të mëdha kombëtare që kemi sot, ishin dhe janë krijuar nga shqiptarët që jetuan dhe jetojnë jashtë trojeve kombëtare.
Që nga Skënderbeu që erdhi nga mërgata për të çliruar Arbërin, kijimi i Rilindjes sonë Kombëtare, i alfabetit, flamurit dhe simbolet e kombit, i krijoi mërgata. Edhe pavarsinë e Shqipërisë londineze dhe pavarsinë e Kosovës Ahtisarjane, e krijoi mërgata.
3.
Tash t’i kthehemi analfabetizmit dhe total mos njohjes dhe mos dijes të të ashtuqujtuarit «gazetar» që emrin e kishte Valon Syla dhe që dikush tha se quhet Vlladan, për arsimimin dhe jo ARSIMIMIN E MËRGATËS…
Se sa «lopar u tregua« ishte fakti kur përmendi që «vëllai i tij paska emigruar në Kanada dhe për tre vite paska marrë shtetësinë dhe pasaportën e atij vendi!»
Për mua kjo ishte thënja më analfabete e tij.
E para, ky nuk e dinte që secili shtet ka ligjet e veta të shtetësisë për qytetarët e huaj që kanë dallim shumë të madh… Zvicra është shembulli më i mirë për këtë gjë. Në këtë shtet secili Kanton është shtet në vete dhe secili kanton ka ligjet, që janë të ndryshme, të dhënjes së shtetësisë për qytetarët e huaj por që janë rezident në shtetin helvetik.
Pastaj, ligjet kantonale, dikund lejojnë shtetësinë pas 12 vitesh, dikund tjetër pas tetë vitesh: dikund duhet t’ju nënshtrohen Provimit me shkrim rreth njohjes së Historisë së Zvicres, legjislaturës në shtetin helvetik dhe shumë gjërave tjera.
Por pak e dinë që, në kërkesën e shtetësisë jo që dallojn ligjet kantonale por edhe mbrenda një Kantoni dallojnë ligjet komunale. Sa për ilustrim; para shumë vitesh në qytetin e Cyrihut, mjaftonte të ishe banor në 12 vitet e fundit, të kesh një vend pune, të mos ishe në konflikt me ligjin dhe të mirrje shtetësinë. Por vetëm 5 kilometra më larg qytetit të Cyrihut, në Komunën e Dietikonit, ekzistonin rregulla krejt tjera fare në krahasim me Cyrihun si përshembull: «nëse gjatë kohës sa ke qenë banor i Dietikonit, ke marrë ndihma sociale, për t’marrë shtetësinë, duhej që të ishe i pavarur financiarisht dhe të ktheje të gjitha parat që ke marrë nga sociali»… Dhe kishte shumë që ndërronin vendbanim, kalonin në Cyrih për t’marrë shtetësinë ngaqë rregullat ishin më të lehta…
Dhe ky bacili infektues, në « Rubikon» fliste për një farë vëllai të tij, duke mos spjeguar s’pari se si ishin rregullat në Kanada për t’marrë pasaporten kanadeze.
Nuk tregoj ngaqë nuk e di.
Edhe vet shteti ynë shqiptarë, ka rregullat e veta të dhënjes së shtetësisë, dhe ka shumë shqiptarë të Kosovës që do të donin të ishin pajisur me pasaport shqiptare por që s’u jepet mundësia…
Me siguri shteti shqiptar sipas këtij të «ashtuqujturi gazetar» nuk pajis me pasaporta analfabetët…
4.
Arsimimi në vendet e Europës dallon shumë me atë të Kosovës dhe për këtë përgjigjen më të mirë e ka dhënë PISA kur Kosovën e vuri në fund të listës me arsimimin më të dobët…
Mërgata shqiptare, sidomos ajo e viteve të 90-ta, fëmijët e tyre kryesisht, studiojnë nëpër Universitete më prestigjioze të Europës. Në Zvicër, bie fjala, diplomat e fakullteteve të Kosovës nuk pranohen dhe s’duhet dy palë mend për t’kuptuar arsyen…
Në krahasim me Kosovën, në Zvicër nuk e ka të drejtën që të studjoi gjithësecili ngaqë ka kritere dhe rregulla…
Sa për ilustrim një përshkrim :
Në Cyrih, pas klasës së gjashtë, nxënësit që kanë notë mesatare më shumë se 5, marrin rrugë për të vazhduar mësimin nëpër gjimnaze të cilat njihen me emrin: Shkollat kantonale.
Ata i nënshtrohen provimit pranues. Dhe ata të cilët marrin notën mbi 4,5 fillojnë mësimin, në gjimnaz që zgjatë 6 vite. Ky njihet si «gjimnazi i gjatë» sepse ata që nuk e kalojnë provimin por edhe të tjerë, nëse i kanë notat, mund të konkurojnë pas përfundimit të klasës së tetë, por që ky gjimnaz, pastaj njihet si «gjimnazi i shkurt» dhe zgjatë vetëm katër vite. Dallimi është që: Gjimnazi i gjatë është i përgjithshëm dhe ky i shkurtri për profil të caktuar.
Dhe me kaq nuk përfundon e gjitha… Pas fillimit të mësimit në Gjimnaz, tre muajtë e parë janë «muaj kualifikues« që do të thotë: «ata që nuk munden të përcjellin mësimet dhe konkurencën dhe marrin nota jo të mira, pas tre muajve largohen nga gjimnazi dhe janë të detyruar, të vazhdojnë mësimet në shkollat sekundare… Dhe këtu përfundon aventura dhe ëndërra për studime. E kanë edhe një mundësi, që duke ndjekur mësimet në një shkollë sekundare, nëse notat i plotësojnë kriteret, të vazhdojnë edhe për dy vite të ndjekin «Maturen për Profesion»,që zgjatë dy vite dhe pastaj të studiojnë për profilin që kanë bë, në shkollimin e mesëm. Por edhe këtu «te Berufs Matura» nëse nuk i përballon konkurencës, largohesh nga vazhdimi i mëtutjeshëm.
E njëjta gjë është edhe me studimet:
Ti fillon studimet por nuk mund t’jesh student i përjetshëm. Përshembull në Fakulltetin Juridik të Cyrihut, studenti ka të drejtë që vetëm një herë, të bie nga një provim dhe nëse edhe herën e dytë nuk e jep të njëjtin provim, të largojnë nga studimet, pavarësisht se provimet e tjera i ke dhënë…
Pra dallim i madh i të studiuarit në Cyrih në krahasim me ata që studjojnë në Kosovë ku mjafton që; ta marrësh dikund një diplomë të shkollës së mesme (bujqesisë përshembull) dhe të shkosh në Universitet me studiuar dhe atë nëse është nevoja 30 vite me të zgjatë studimet…
5.
Pavarsisht këtyre kritereve, në Universitetin e Cyrihut, sudiojnë një numër i madh shqiptarësh (gati 1000 veta), të cilët kanë shoqatën e tyre të studentëve dhe të cilët janë mjaft aktiv.
Duke marrë numrin e përgjithshëm të shqiptarëve në Zvicër që mendohet se janë dikund 120.000 mij (sipas regjistrimit të ministrisë së diasporës) numri i studentëve shqiptarë në Universitete të Zvicres / Cyrih, Llozan, Gjenevë, Sant Gallen, Luzern, Wintherut (këtu studiohet Ekonomiku) është shumë më i madh se i të gjitha komuniteteve tjera që jetojnë këtu siç janë: italianët, portugezët, spanjollët, grekët, turqit, ish jugosllavët, rusët e tjerë… Për nga numri, në Uni Cyrihut shqiptarët janë të barabart me gjermanët, të cilët vijnë po ashtu me studiuar në Cyrih…
***
Për ta kuptuar këtë gjë autorët e emision « RUBIKON» i bjen kështu:
Nuk mund të thuhet që më shumë studiojnë shqiptarë që janë rezident në Kosovë, në Universitete Europiane se fëmijët e shqiptarëve e të cilët jetojnë në vende të ndryshme të Europës. Ta zëmë, munden me qenë 100 shqiptarë të Kosovës, që shkojnë me studjuar jashtë vendit dhe ky numër është mizerje në krahasim me numrin 10, që nga të rinjtë shqiptarë në Zvicër që studiojnë nëpër Universitete Europiane.
Pse numri mizerje?
Sepse Kosova ka 1,8 miljon banorë teksa mërgata shqiptare në Zvicër, me popullsi dhjetë herë më e vogël…
6.
Se ku është Kosova me arsim dhe me mentalitet tregon e dhëna që :
Edhe sot e kësaj dite në Kosovë vdesin njerëz nga pickimi i rriqrave, ethet e minjëve teksa nga ana tjetër, fëmijët shqiptarë të lindur në Europë, punojnë nëpër laboratorët më më zë të Europës, në selinë e NASAS në Gjenevë, kirurg nëpër spitalet më të njohura e kështu me radhë…
Por çka bëhet me ata të rinjë që nuk studiojnë?
Edhe ata kanë perspektiv të mirë të edukimit. Ka nga ata që zgjedhin të bëhen kontabilist dhe punën praktike e bëjnë nëpër banka. Bankat i sponsorizojnë dhe i profilizojnë për nevojat e tyre. Pas provilizimit, kanë punë dhe të ardhura të sigurta.
Në Kosovë, mjafton të kesh, para, të blesh një diplomë ose t’i japësh provimet me të njofshëm dhe sërish të mos kesh të ardhme…
Diplomat e Kosovës Zvicra i zbret për katër shtufa më poshtë.. Përshembull Diplomën e shkollës së mesme, ajo e njeh vetëm si Diplomë që njihet këtu si tetëvjeçare…
7.
Tashti si do ndjehen ata 1,8 milion banorë të Kosovës, nëse një si unë do të fliste me gjuhën e RUBIKONIT?
Në Kosovë po ka papastërti dhe atë jo vetëm në rrugë por edhe gjithëkund. Njerzit atje nuk po laheshin ka një muaj dhe me secilin që rri i vjen era, si plehut që hedhet arave. Dhëmbët e zinjë si futa, duke mos i pastruar teksa të folurit katastrofë.
Shkollimi më i dobët në rajon teksa pacienti duhet „vet të blej barnat, vet të shtrohet në spital, vet të operohet dhe vet të lirohet nga spitali.
Në Kosovë operojnë mbi 50 kanale televizive(se ka gazetaruca) teksa në Zvicrën Analfabete dhe të „varfër ekonomikisht dhe financiarisht“ mezi gjenë 5 kanale televizive shtetërore se për ato private nuk flasim…
Në Mërgatë ka edhe analfabetë, padyshim që ka ndonjë por nuk ka pllumagji, rrugaqë, hajna shtëpish, kockar, pular, dhunues dhe „mashtrues!“
Në faktë në Kosovë ka shumë Universitete Private por mjerisht s‘ka mësimdhënës(me përjashtime) dhe student(me përjashtime) ani pse frekuentues ka sa të doni.
Në Cyrih ka pak studentë por ata pak që janë marrin mësim nga profesor shkencash dhe fitues të çmimit Nobel në fusha të ndryshme…
8.
Shqiptarët në Mërgatë, si dje po ashtu edhe sot, e bënë botën të mësoj, se ku gjendet Kosova.
Edhe reprezentacioni i Kosovës në futboll, komplet ekipa, e të cilën kur ndeshjet po i luan në Prishtinë, po i përcjellin „ live“ 25.000 veta dhe nja dy milion në TV dhe merreni me mend, të gjithë ata futbollist,janë analfabetë dhe të pashkolluar…
Por kur u thua këtë gjë, të thonë:“jo bre s‘po flasim pë ata!“
E po matematika thotë: 10% të mërgatës janë sportist të mirë; 20% studiojnë, 20% kanë firmat e tyre private,20% punojnë nëpër firmat publike(kontabilist, motra medicinale, sociolog, pedagog)…
20% janë të moshës jo madhore,,,
Atëherë ka mbet ky 10% heterogen ku bëjnë pjesë të gjitha kategorit!
Sot e gjithë vlera e jonë kombëtare, qoftë në fushën intelektuale (shkenca ekzakte, shoqërore, juridiko-ekonomike) atë kulturore (Art, Muzik, Letërsi, gazetari) etj,i ke në mërgatë dhe vetëm pak vlera dhe më shumë paterica kanë mbetë në Kosovë..
Të gjithë emrat tanë që krenohemi i takojnë mërgatës nga Nëna Tereze e Ferid Murat, Ibrahim Kodra e Bekim Fehmiu, Zenel Doli e Inva Mula, Kadareja e Eliza Dushku, Rita, Dua, Bebja e Ava Maksi; Stan Dragoti,Malota e Bellushi etj,se lista mu bë e plot dhe me u lexuar do një muaj…
EPILOGU
Nuk është e rastësishme që, Adriatik Kelmendi kishte ftuar në emision pikrisht atë çunin që vetquhej „gazetar“ ngaqë kam bindjen që vet autori i RUBIKONIT, indirekt, nëpërmjet të folmës belbëzake të këtij Valon Sylës, nga xhelozia për të arriturat e mërgatës, e kishte qëllimin e njëjtë; fyerjen e shqiptarëve e të cilët jetojnë dhe prosperojnë në shoqeritë mondane dhe jo si Adriatik Kelmendi dhe belbëzaku i tij Valon Syla me mendësi akoma anadollake!
***
Në fillim të qershorit, në Kosovë do vijë me makinë. Makinën do ta pastroj në një „Auto Larje.“ Shpresoj që jashtë ta pastroj ky farë Valon Syla dhe mbrenda Adriatik Kelmendi. 3 Eurot për „Auto Larje“ do ja paguaj pronares Flaka Surroi.
Këtë shkrim po e përfundoj me fjalët e fillim shkrimit:
Shumë vite më parë, kur ishte bërë atentati mbi Jusuf Gërvallën, në spital si i plagosur, akoma pa dhënë shpirt, thuhet se fjalët e tij të fundit që i kishte thënë gruas ishin:
„Dashtë zoti, që atentatorët, të mos jenë shqiptarë!“
Në emisionin „RUBIKON“, një me emrin Valon Syla fyu me fjalorin më të poshtër mërgatën shqiptare.
Pas kësaj, lexova por edhe më shkruan, që të injorohet ai njeri sepse, siç më thanë „nëna e tij qenka serbe!“
Dhe gjëja e parë që m‘u kujtua ishin fjalët e fundit të Jusuf Gërvallës, që në variantin e sotshëm drejtuar këtij Valon Sylës do të ishin:
„Dashtë zoti që nënën ta ketë serbe,sepse një me të dy prindër shqiptarë s‘flet ashtu!“
***

Gazetari Valon Syla: Diaspora shqiptare është primitive, janë pasardhësit e analfabetave.
https://www.youtube.com/watch?v=5EK6qo2Ap0E

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Postime të Lidhura