FATON TONY BISLIMI: POLITIKA E KOMPROMISIT PO E RREZIKON TË ARDHMEN E KOSOVËS!

Pashtriku.org, 23. 09. 2013 – Në një mbledhje maratonomike e cila filloi të dielën me 21 Prill në orën 20:00 sipas orës lokale dhe e cila mbaroi pas mesnatës të hënën me 22 Prill, Kuvendi i Kosovës votoi në favor të një rezoluteje e cila në parim pranon dhe përkrah marrëveshjen e arritur në Bruksel në mes të Kryeministrit të Kosovës Thaçi dhe Kryeministrit të Serbisë Daçiç. Projekt-marrëveshja e lehtësuar nga Baronesha Ashton e BE-së dhe e përkrahur me të madhe prej BE-së e poashtu edhe prej SHBA-ve, thuhet se ka për qëllim të ndihmojë të dy kombet në normalizimin e marrëdhënieve.
Pranimi i projekt-marrëshevjes 15-pikëshe e cila ishte nënshkruar të premten me 19 prill nga ana e të dy kryeministrave dhe e Baroneshës Ashton do t’i mundësojë Serbisë të ecë përpara me procesin e saj të bashkimit me BE-në. Gjithashtu, ia bën të mundur Serbisë që në mënyrë të përhershme të mund të ndërhyjë në punët e mbrendshme të Kosovës.
Marrëveshja i hap rrugë themelimit të Bashkësisë së Komunave Serbe e cila në mënyrë ekskluzive do të përfshijë katër komunat me shumicë Serbe në Kosovën Veriore (Veriu i Mitrovicës, Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviç). Bashkësia, e cila mund të shpërbëhet vetëm prej anëtarëve të saj, do të ketë një sërë kompetencash në fusha të ndryshme të qeverisjes si policia, gjykatat, zhvillimi ekonomik, shëndetësia, edukimi, planifikimi urban, etj. Do të ketë një strukturë hierarkike të organizuar shumë mirë duke përfshirë Presidentin, Nënpresidentin, Këshillin dhe Kuvendin. Autoritetet qendrore të Kosovës mund t’i japin më shumë kompetenca Bashkësisë, por ato nuk mund t’i ndryshojnë apo t’i heqin ndonjërën nga kompetenca të cilat ia ka dhënë marrëveshja.

Planet serbe për ‘republika srbskën’ në Kosovë!

Për pothuajse më shumë se 14 vite strukturat paralele të qeverisjes, duke përfshirë agjencitë lokale të sigurisë të përkrahura dhe të organizuara nga ana e Serbisë, kanë vepruar në pjesën veriore te lumit Ibër. Krimi i organizuar, korrupcioni, kontrabanda dhe trafikimi kanë qenë vazhdimisht të pranishme në Kosovën Veriore. Autoritetet e Kosovës nuk kanë pasur qasje atje përderisa UNMIK-u, KFOR-i dhe EULEX-i kanë luajtur vetëm rolin e shikuesit. Që prej 1999 15,000 shqiptarë etnikë janë përzënë me forcë prej shtëpive të tyre në Kosovën Veriore, përderisa disa prej tyre edhe janë vrarë duke përfshirë edhe një zyrtar të Policisë së Kosovës. Për shkak të mungesës së madhe të ligjit u bë e njohur si “parajsa e krimit” për të cilën një pjesë e madhe e meritave i shkojnë agjencise lokale serbe të sigurisë, të cilat kanë ndihmuar dhe mbrojtur ata të cilët janë përfshirë në veprime kriminale si shpagim për financimin dhe për lloje tjera të përkrahjes.
Marrëveshja e fundit bënë thirrje për përfshirjen e strukturave ekzistuese të sigurisë së Kosovës Veriore në Policinë e Kosovës. Me fjalë të tjera, marrëveshja jo vetëm që ofron falje të plotë për ata të cilët janë përfshirë në vepra kriminale në Veri, por gjithashtu edhe i paguan duke i bërë të ligjshëm të njëjtët duke i futur në Policinë e Kosovës.
Për më tepër, duke e pasur parasysh numrin e madh të kompetencave që marrëveshja i jep Bashkësisë së Komunave Serbe, i jep kësaj sajese të re status të plotë operacional autonom. Po, teknikisht do të jenë pjesë e Kosovës por praktikisht do të veprojnë në mënyrë të pavarur pasiqë ata do të kenë të gjitha kompetencat të cilat do t’i kishte një qeveri rajonale apo një tërësi autonome, duke përfshirë komandantin rajonal të policisë së tyre dhe një gjykatë të lartë me ulëse të përhershme në Veriun e Mitrovicës. Duke u mbështetur në faktin që një tërësi e re, e ndarë dhe e bazuar në etni apo strukturë e qeverisjes është duke u formuar në Kosovë, slogani mbi të cilin u ndërtua Kosova e pasluftës – shumëkombësia – tashmë ka humbur. E, është pikërisht ideja e shumëkombësisë të cilën e gëlltitën shqiptarët etnikë kur e pranuan planin e Ahtisaarit. Kjo ide u realizua goxha mirë në pjesën më të madhe të Kosovës. Për shembull, nëpër të gjithë Kosovën u krijuan disa komuna me shumicë serbe (në pjesën jugore të lumit Ibër) dhe kjo që t’u jepen serbëve kompetencat më të mëdha të mundshme të qeverisjes. Këto komuna të reja – si p.sh. Graçanica, Parteshi, Kllokoti, pa pasur nevojën e një Bashkësie të Komunave Serbe kane funksionuar dhe kanë plotësuar kërkesat e komuniteteve lokale serbe në mënyrë shumë të kënaqshme.
Por, Beogradi dëshironte diçka më shumë se plani i Ahtisaarit. Dëshironte mundësinë që të kishte pikëmbështetje në mënyrë ligjore përbrenda Kosovës, siç u bë e dukshme me dhënien fund të status kuosë e cila lejonte institucionet ilegale të Serbisë të vepronin në Kosovën Veriore. Kjo marrëveshje e fundit e arritur në Bruksel duke se ofron vetëm këtë: mundësi e përhershme për Beogradin për t’i dhënë formë dhe për të ndikuar politkën e mbrendshme të Kosovës përmes Bashkësisë së Komunave Serbe.
E, a ishte ky një kompromis i cili ia vlente për Kosovën? Prishtina argumenton se marrëveshja është historike dhe se ua bën të mundur autoriteteve të Kosovë të zgjerojnë autoritetin e tyre edhe në Kosovën Veriore. Prishtina gjithashtu thotë se me këtë marrëveshje Beogradi ka njohur realitetin e ri, pasiqë ka pranuar faktin se Kosova Veriore duhet të jetë brenda kufinjve të tanishëm të Kosovës dhe të veproje brenda Kushtetutës dhe ligjeve të tanishme të Kosovës. Marrëveshja, sipas Prishtinës, do t’ia bëjë të mundur edhe Kosovës rrugën drejt BE-së. E, prej projekt-marrëveshjes, duket se kjo është arsyeja – të paktën sipërfaqësisht. Nuk nevoitet kushtetutë e re dhe nuk nevoiten ligje të reja për Bashkësinë e Komunave Serbe që të funksionojë. Sidoqoftë, ajo që Prishtina nuk e merr parasysh është ajo që vetëm për shkak që kjo Bahkësi nuk kërkon ligje të reja për të funksionuar, nuk do të thotë domosdoshmërisht që krijimi dhe veçanërisht funksionimi i saj është apo do të jetë plotësisht ligjore, respektuese ndaj ligjeve dhe në pajtim me Kushtetutën e Kosovës.
– Çka nëse Bashkësia ndërmerr masa të cilat janë në kundërshtim me ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës?
– Kush apo cili institucion mund t’i ndalojë ata që t’i bëjnë këto?
– Mos harroni se Bashkësia mund të shpërbëhet vetëm prej anëtarëve të saj, kështu e përcakton marrëveshja.
Republika Serbe në Bosnje fillimisht u themelua si bashkësi e komunave me shumicë serbe në Bosnje. Por, shikoje tani këtë: Republika Serbe funksionon si tërësi që është sikur shtet në vete. Po, Marrëveshja e Dejtonit nuk ka parashikuar fuqi shtetërore për këtë “bashkësi”, por realiteti duket që tregon se ka ndodhur e kundërta. Republika Serbe ka kuvendin e vet, qeverinë dhe presidentin me ulëse të përhershme në Banja Llukë e jo në Sarajevë siç e ka përcaktuar Marrëveshja e Dejtonit. Republika Serbe menaxhon të gjitha punët e serbëve të Bosnjës – si shëndetësia, edukimi, zhvillimi ekonomik, planifikimi urban, policia, gjykatat, etj. Si e tillë, Republika e Bosnjës është bërë pengesë e pakapërcyeshme për proceset e bashkimit në strukturat Euro-Atlantike dhe sfidë e madhe për lëvizjen e Bosnjës drejt prosperitetit si një tërësi.

Republika srbska në Bosnje e Hercegovinë!

Përderisa Bashkësia e Komunave Serbe në Kosovë mund të mos jetë e njëjtë me një Republikë Serbe të re, me siguri se e ngrit mundësinë që kjo tërësi të mund të bëhet pengesë për ecjen përpara të Kosovës drejt përparimit dhe bashkimit me strukturat Euro-Atlantike. E qeverisur pothuajse në mënyrë të pavarur prej Prishtinës, kjo tërësi e re mund të mos ndjekë udhëzimet dhe udhëheqjen e Prishtinës në shumë prej reformave që Kosova ka nevojë t’i ndërmarrë për të lëvizur më afër BE-së.
Marrëveshja përcakton që të dyja palët të ndërmarrin masa për të mos bllokuar njëra-tjetrën dhe për të mos nxitur të tjerët për të bllokuar njëra-tjetrën në rrugën drejt BE-së. E, siçu tha edhe më lartë, Prishtina i kthehet kësaj pike të marrëveshjes për të argumentuar se pranimi i kësaj marrëveshjeje me Serbinë është e rëndësishme për të ardhmen Eurpiane të Kosovës. Por, ajo që nuk duhet të harrohet është që Beogradi nuk ka qenë pengesa më e rëndësishme e Kosovës në rrugën drejt BE-së. Në të vërtetë, Beogradi nuk mund të bllokojë bashkimin e Kosovës me BE-në përderisa Serbia vetë nuk është anëtare e BE-së. Rruga e Kosovës drejt BE-së varet më shumë prej funksionimit të mbrendshëm të Kosovës si demokraci se sa prej marrëdhënieve me Beogradin. E, me themelimin e kësaj Bashkësie, mund të jetë që Prishtina sapo ka përbirë një patate të nxehtë; diçka e cila me siguri mund të bëhet pengesë e madhe në rrugën e Kosovës drejt BE-së; diçka e cila e cila me siguri mund të dëmtojë qënien shtet të Kosovës; diçka e cila mund të ngrisë një Bosnje apo Qipro të re në prag të BE-së.
Kosova dhe Serbia duhet të zgjidhin dallimet e tyre përmes bisedimeve. Nuk ka rrugë tjetër. Por, nxitimi për të arritur marrëveshje pa analizuar në mënyrë të qartë pasojat mund të ngrisë probleme të reja në vend se t’i zgjidhë të vjetrat. BE dhe SHBA kanë investuar me të madhe në procesin e ndërtimit të Kosovës. Nuk është as në interesin e Uashingtonit e as në interesin e Brukselit për të përkrahur një marrëveshje e cila nuk garanton zgjidhjen e problemit Kosovë – Serbi. Ajo që më së miri mund të bëjë marrëveshja e tanishme është që të heq qafe problemin e Kosovë – Serbi për pak kohë në mënyrë që BE-ja dhe SHBA-ja mund t’i kushtojnë me shumë kohë problemeve më të mëdha ndërkombëtare më të cilat po përballen.
/Ky artikull fillimisht u publikua më 21 prill 2013 në revistën Eurasia Review/
*) Faton Tony Bislimi është Anëtar i Bordit të Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane, anëtar në Këshillin e Kanadasë e Shkencave Shoqërore dhe të Kërkimeve Njerëzore (SSHRC) dhe Kandidat Doktorature i Shkencave Politike pranë Universitetit të Albertës në Edmonton. Këtë analizë Shirley Cloyes DioGuardi e bëri pjesë të dosjes së Dëgjimit Kongresional të 24 Prillit 2013.

====================================
THE POLTITICS OF COMPROMISE IS COMPROMISING KOSOVO’S FUTURE

By Faton Tony Bislimi * 21 April 2013
In a marathon session which started at 8 PM local time on Sunday, April 21, and ended after midnight local time on Monday, April 22, the Assembly of Kosovo voted in favour of a resolution that supports and accepts in principle the agreement reached in Brussels between PM Thaci of Kosovo and PM Dacic of Serbia. The draft agreement, facilitated by EU’s Ashton and supported heavily by the EU as well as the US, is said to help the two nations normalize their relations.
The acceptance of the fifteen-point draft agreement which was initialled by the two PMs and Baroness Ashton on Friday, April 19, will enable Serbia to move on with its EU integration process. It will also enable Serbia to permanently be able to interfere in the internal affairs of Kosovo.
The agreement gives way to the establishment of a Community/Association of Serb Municipalities in Kosovo, which will exclusively include the four Serbian majority municipalities in the Northern Kosovo (Mitrovica North, Zubin Potok, Zvecan, and Leposavic). The Community, which can only be dissolved by its own members, will have a series of powers on different areas of governance such as police, judiciary, economic development, health, education, urban planning, etc. It will have a well organized hierarchical structure of leadership including a President, Vice President, Council, and Assembly. Kosovo’s central authorities can delegate more powers to the Community, but they cannot modify or withdraw any of the powers given to it by this agreement.
For almost fourteen years now, parallel structures of government, including local security agencies, supported and sponsored by Serbia have operated north of the Iber River. Organized crime, corruption, smuggling, and trafficking have been continuously present in Northern Kosovo. Kosovo authorities have had no access there, while UNMIK, KFOR and EULEX have only served as observers. Since 1999, about 15,000 ethnic Albanians have been forcefully displaced from their homes in Northern Kosovo, while a few have also been killed, including a Kosovo Police officer. Because of its high level of lawlessness, Northern Kosovo became known as a “crime haven,” for which a great deal of credit is owed to the local Serb security agencies, which promoted and protected those involved in criminal activities in return for funding and other kinds of support.
The recent agreement calls for the incorporation of existing security structures in the Northern Kosovo into the Kosovo Police. In other words, the agreement not only provides full amnesty for those involved in criminal activities in the North, but it also redeems them by legitimizing the same into the Kosovo Police.
Furthermore, given the relatively high number of powers that the agreement provides for the Community of Serb Municipalities, it gives this new creature a fully autonomous operational status. Yes, technically, they will be part of Kosovo, but practically, they will operate independently, as they will have all of the powers a regional government or an autonomous entity would have, including their own regional police commander, and a high court with a permanent seat in Mitrovica North. By virtue of the fact that a new, separate and ethnically based entity or structure of governance is being created in Kosovo, the slogan under which post-war Kosovo was built-multiethnicity-is now gone. And, it is exactly the idea of multiethnicity that the ethnic Albanians bought into when they accepted the Ahtisaari Plan. Quite well, this idea was brought into reality in most of Kosovo. For example, several Serb-majority municipalities were created throughout Kosovo (south of the Iber River), so as to give the local Serbs the outmost local government powers. These new municipalities-such as Gracanica, Partesh, Kllokot, for instance-without the need for a Community of Serb Municipalities, have functioned and fulfilled the needs and demands of the local Serb communities quite satisfactorily.
But, Belgrade wanted something more than the Ahtisaari Plan. It wanted the possibility to have a footing inside Kosovo, in a legal way, as it became apparent that the status-quo that allowed Serbia’s illegal institutions to operate in Northern Kosovo had to come to an end. This recent agreement reached in Brussels seems to provide just that: a permanent ability for Belgrade to shape and influence internal Kosovo politics through the permanent Community of Serb Municipalities.
And, was this a worthwhile compromise for Kosovo? Pristina argues that the agreement is historic as it enables Kosovo authorities to extend their sovereignty in Northern Kosovo as well. Pristina also says that with this agreement, Belgrade has recognized the new reality, as it has accepted the fact that Northern Kosovo must be within Kosovo’s existing borders and operate within Kosovo current constitution and laws. The agreement, according to Pristina, will also enable Kosovo’s path towards the EU. And, from the draft agreement, it seems that is the case—at least superficially. No new constitution is needed and no new laws are required for the Community of Serb Municipalities to be created and to function. However, what Pristina does not take into consideration is that just because the creation of this Community does not require new laws, it may not necessarily mean that its creation and especially its functioning is or will be fully legal, lawful, and in accordance with the Constitution of Kosovo. What if the Community undertakes measures that are in contradiction with the laws and the Constitution of Kosovo? Who or what institution can prevent them for doing so? Recall that the Community can only be dissolved by its own members, the agreement stipulates.
The Republika Srpska in Bosnia was initially established as a community of Serbian-majority municipalities in Bosnia. But, look at it now: Republika Srpska functions as its own state-like entity. Yes, the Dayton Accords foresaw no statehood for this “community”, but the reality seems to show the opposite has happened. Republika Srpska has its own assembly, government, and president with a permanent seat in Banja Luka not in Sarajevo as the Dayton Accords stipulated. Republika Srpska manages all of the affairs of Bosnian Serbs – such as health, education, economic development, urban planning, police, judiciary, etc. As such, Republika Srpska has become an unsurpassable barrier to Bosnia’s Euro-Atlantic integration process and a major challenge to Bosnia’s move towards prosperity as a whole.
While the Community of Serb Municipalities in Kosovo may not be equal to a new Republika Srpska, it certainly gives rise to the possibility that this new entity may become a barrier for Kosovo’s move towards prosperity and Euro-Atlantic integration. Governed almost completely independently from Pristina, this new entity may not follow Pristina’s guidance and leadership in many of the reforms that Kosovo needs to undertake to move closer to the EU.
The agreement stipulates that both parties undertake that they will not block or encourage others to block the other party’s path towards the EU. And, as stated above, Pristina turns to this point of the agreement to argue that accepting this agreement with Serbia is important for Kosovo’s European future. But, what one should not forget is that Belgrade has not been the most important barrier in Kosovo’s path towards the EU. Indeed, Belgrade cannot block Kosovo’s EU integration unless Serbia itself is a member of the EU. Kosovo’s path towards the EU depends much more on Kosovo’s own internal functioning as a democracy than its relations with Belgrade. And, with this Community being established, Pristina may have just swallowed a hot potato; one that can certainly become a major barrier in Kosovo’s path towards the EU; one that can certainly detriment Kosovo’s statehood; and one that can give rise to a new Bosnia or Cyprus on the EU’s doorstep.
Kosovo and Serbia must resolve their differences through dialogue. There is no other way. But, rushing to reach an agreement without clearly analysing its repercussions may give rise to new problems instead of solving old ones. The EU and the US have heavily invested in the state-building process of Kosovo. It is neither in the interest of Washington nor in the interest of Brussels to support an agreement which does not guarantee the resolution of the Kosovo-Serbia problem. The current agreement may, at best, put off the Kosovo-Serbia problem for some time so that the EU and US can devote more of their time to other major international problems facing them.

* Faton Tony Bislimi is a Social Sciences and Humanities Research Council of Canada (SSHRC) Doctoral Scholar of Political Science at the University of Alberta in Edmonton.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Postime të Lidhura