REXHEP KASMUAJ: ÇLIRIMI MARRËZISË…

Berlin, 22 maj 2018: Diktatura, e mnertë sa di Zoti, ndoshta për arsye dialektike, dukej se pati dhe një të mirë.
Nga frika, njerëzit flisnin më pak dhe, ndaj, marrëzia ishte e kursyer apo e fshehtë.
Mirëpo Erazmo i Roterdamit, si për të justifikuar n’gjithnajë lirinë, ka një fillesë tjetër që vjen në formën e hymnit ngushëllimtar. I thurte lavdi hirsisë së saj që, si thotë, Hyu do t’a ketë zbritur poshtë për t’i dhënë hare botës së mërzitur nga serioziteti i mendimtarëve.
Kushedi, mbase urtaku ka të drejtë. Ajo kohë, për mungesë marrëzie të mjaftë, kje më zymtore. Dhe njerëzia, sipas sasisë që derdhej, ishte veç një grimë ose aspak e lumtur.
E pra, në gjurmë të këtij tëhollimi, i përulemi lavdisë së përshenjtë… Sepse, shpërngulja e tiranisë ka zgjidhur frerët e shtrënguar gaztor: frerët e marrëzisë!

Erazmo i Roterdamit

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura