FEHMI AJVAZI: HULUMTIM DHE STUDIM PËR FIGRURËN E KOMANDANTIT LEGJENDAR ADEM JASHARI

(Pashtriku.org, 17. 01. 2013) – Adem Jashari, lindi më 28.11.1955. Kjo ditë ose kjo datë, pasqyron ditën ose datën e shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, që domethënë ditën e pavarësisë së kombit shqiptar. Duke u bazuar në këtë të dhënë faktike, figura e Adem Jasharit, qoftë në kuptimin simbolik dhe qoftë në kuptimin etnik dhe historik, është e lidhur në mënyrë unike me çdo element ose dimension që e përshkonë luftën çlirimtare të një populli, ose fenomenin e lirisë kombëtare… Adem Jashari, lindi 43 vite pas shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, që domethënë pas shpalljes së pavarësisë së kombit të tij. Kaq zgjati edhe jeta e tij: 43 vjet.
Kapitulli i katërt
PROVANIA IDENTIFIKUESE
Në kontekst, ky njeri i rrallë dhe sublim (Adem Jashari) pavarësisht pranisë së tij të normalshme fizike në konditat e jetës reale (në familje, në rrethin e gjerë etj.), me veprimet dhe me aktin e tij të njohur, na shtynë domosdo ta kundrojmë me intuitë dhe me preokupim serioz, fillim e fund: që prej këndeve të veçanta, e deri tek këndet e përgjithshme! Si në një tryezë arkeologjike ku ekspertët arkeologjik e konstruktojnë skeletin e shkapërderdhur të një trupi njerëzorë, jam munduar t’i shestojë dhe t’i zbërthejë disa elemente, disa veti, tipologjinë, cilësitë, disa dhunti dhe shumëçka që e karakterizon figurën e tij: së gjalli, por edhe pas rënies-flijimit! Dhe ky kundrim, në raport me figurën e tij, pothuajse s’ka fund. Në bazë të hulumtimeve që kamë bërë, qysh prej luftës së Trojës e këndej nuk është shfaqur kurrë në historinë njerëzore dhe as në historinë mitologjike ndonjë personazh apo ndonjë figurë e këtillë që, e ka personifikon në mënyrë kaç të jashtëzakonshme dhe të pa shembullt sakrificën-flijimin, në këtë rast sakrificën apo flijimin e lirisë. Në këtë libër kam shkruar gjerësisht për disa elemente, veti, ndjesime, karakteristika, dhunti që e kanë personifikuar figurën e Ademit. Ne i njohim dhe shkenca i njeh dy ligje kryesore që, jo vetëm janë imponuese dhe kushtëzuese në korpusin e jetës sonë, por janë edhe vendimtare: ligjet natyrore, dhe ligjet shoqërore. Meqë këto të dytat (lidhet shoqërore) janë produkt yni, pra produkt njerëzorë, ligjet natyrore janë më të pavarura nga ne, më pak zotëruese nga ne, madje edhe më pak të njohura nëse mund të themi kështu! Nuk ka dyshim që Ademi, gjatë jetës së tij ka vepruar nën ndikimin e këtyre dy ligjeve, më shkurt brenda gamës së tyre. Por pyetja që e shtroj në vijim dhe në kontekst, është e një interesimi tjetër të bazuar. Nuk është se, unë po dua ta shtroj pyetjen kështu siç do ta shtroj pse dua ta shtroj, porse, e shtroj pse s’kam qare pa e shtruar: A ka vepruar Ademi Jashari edhe nga shtytjet dhe ndikimet e ndonjë ligji të tretë ?

Shenjat e shenjta
Jam munduar të sjellë shpjegime, konstatime, teza, nënteza, dilema, fakte, dëshmi, krahasime etj., lidhur me “dy pamje ose pjesë” të figurës së tij, domethënë lidhur me Ademin si të dyzuar, si unik, si i jashtëzakonshëm, si legjendarë, si mitik! Nuk mund të prononcohem lidhur me faktin se sa ja kam arritur, megjithatë do të vazhdojë ta ruaj edhe më tutje besimin tim se, mbi të gjitha Adem Jashari ka qenë një figurë e dhënë, një figurë delikate, një figurë misionare. Porse, a ka vepruar Ademi Jashari edhe nga shtytjet dhe ndikimet e ndonjë ligji të tretë ? Përpara se të them çfarëdo qoftë në këtë drejtim, mendoj që Ademi mbi të gjitha, ishte një gjenom i formulave të të gjitha ligjeve që ne i njohim! Si përfundim më i gjerë, më konstant (bazuar në disa vrojtimeve të mia hulumtuese dhe analitike të mbështetura në dëshmi dhe fakte), figura e Ademit është e denjë për t’u parë me shumë seriozitet dhe mbi dimensione të cilat, i përjashtojnë madje edhe ligjet shoqërore. Disa dimensione të tjera, i përjashtojnë madje edhe ligjet natyrore! T’i pasqyrojmë me radhë:
1. Adem Jashari, lindi më 28.11.1955. Kjo ditë ose kjo datë, pasqyron ditën ose datën e shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, që domethënë ditën e pavarësisë së kombit shqiptar. Duke u bazuar në këtë të dhënë faktike, figura e Adem Jasharit, qoftë në kuptimin simbolik dhe qoftë në kuptimin etnik dhe historik, është e lidhur në mënyrë unike me çdo element ose dimension që e përshkonë luftën çlirimtare të një populli, ose fenomenin e lirisë kombëtare.
2. Foshnja mashkull, mori emrin e parë njerëzorë. Ky, është një emër jo vetëm simbolikë. Gjithë historia njerëzore e emrave, në këtë rast të emrave që u vihen foshnjave meshkuj, fillon ose renditet nga ky emër. Adami, Adamusi ose Ademi (shqip), ishte njeriu i parë (teoria e besimit), ashtu siç qe i parë edhe ky emër. Ky emër i parë njerëzorë, rri sot e gjithmonë në krye të të gjithë emrave që njohim, dhe që i kemi dëgjuar. Është bartur e bartet nga miliona e miliona njerëz. Vihet nga dhjetëra, qindra e qindra popuj e komunitete kudo nëpër botë. Vihet pothuajse nga të gjitha fiset, kombet, racat. Përbëhet prej dy zanoreve, dhe dy bashkëtingëlloreve. Ky emër, u takon edhe tri besimeve më të mëdha njerëzore: besimit katolik, atij ortodoks dhe besimit mysliman.
3. Adem Jashari, lindi 43 vite pas shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, që domethënë pas shpalljes së pavarësisë së kombit të tij. Kaq zgjati edhe jeta e tij: 43 vjet.
4. Adem Jashari, është fëmija e tretë mashkull, i Shaban dhe Zahide Jasharit.
5. Bazuar në fushëveprimtarinë dhe sturkturën ilegale të lëvizjes kombëtare për çlirim në ish Jugosllavi, për arsye të vëmendjes dhe pamundësisë për t’u dekonspiruar, pjestarët e kësaj lëvizje prej viteve të 80-ta e këndej kanë vepruar kryesisht në sistemin organizativ të “Tresheve”! Sipas dëshmive të kohës, kjo formulë ( më shumë a më pak), është përdorur edhe në fillim të organizimit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Edhe Adem Jashari, më shumë a më pak, ka vepruar sipas kësaj formule.
6. Tri përballje ose konfrontime, në fakt tri sulme të regjimit okupues serb bëhen ndaj shtëpisë apo familjes së Adem Jasharit.
7. Sulmi i tretë në familjen Jashari, bëhet viza-vi: 43 ditë pasi që kishte ndodhur sulmi i 22 janarit. Kaq vite jetoi Adem Jashari.
8. Sulmi i tretë i forcave serbe kundër Adem Jasharit dhe familjes së tij, filloi në mëngjesin e 5 marsit. Lufta zgjati tri ditë (5, 6 dhe 7 mars).
9. Sipas rrëfimit të Besartës, Adem Jashari ka luftuar duke kënduar dhe është vrarë ditën e tretë të luftimeve…
10. Po sipas rrëfimit të Besartës, Adem Jashari u vra i treti i parafundit nga të gjithë anëtarët e familjes. Besarta, vajza e të vëllait të tij Hamzës, qe e vetmja që mbeti gjallë. Ajo, mbase mbeti gjallë që të jetojë, dhe që të dëshmojë për sakrificën-flijimin hyjnorë…
Gama e zotërimit të vetëdijes
Figura e Adem Jasharit, është figurë e një strukture polodimensionale, e jashtëzakonshme, unike. Si pasqyrohet edhe më tutje në thellësi, në vetëdije, në shpirtë kjo strukturë e figurës së tij? Pse kjo gamë e jashtëzakonshme e jetës dhe e veprës së tij, është edhe si një “gamë” e ardhur ose e formësuar përtej ligjeve natyrore dhe shoqërore që ne njohim: e çuditshme, dhe me plotë shenja të shenjta? Njësoj si dita e lindjes së tij, si emri, si vepra e tij në përgjithsi, si rënia ose flijimi (akti) i tij janë një mënyrë çudie, një botë e pa shembullt, unike. Thënë me gjakftohtësi, dhe sidomos duke u bazuar në aspekte të ndryshme dhe në rrethanat e ndryshme të asokohshme, ne e akceptojmë një Adem i cili pas një periudhe lufte të vazhdueshme dhe titanike të brendshme (fizike dhe shpirtërore), ngrihet vetëdijshëm mbi vetveten e tij. E dini që thuhet: “Lufta më e vështirë, është lufta ndaj vetëvetës sonë”! Duke e fituar betejen me vetëveten, Ademi lehtësisht e kalon shkallën transcedentale dhe, vihet në krye të misionit shpirtërorë që i është dhënë nga një fuqi për mendimin tim, e panjohur-mbinatyrore! Ai, kësisoj, është zotërues i vetvetes. Pasqyrohet si një Zeus! Qysh? E para, Ademi si një qenie njerëzore, e shmang çdo ndjesi pasigurie fizike dhe personale përballë armikut, dhe sidomos përballë vdekjes! Pra, ai në rend të parë e shmangë me kohë frikën që sjell fenomeni më trishtues që njeh njeriu: fenomenin e vdekjes. Madje, e shmangë në mënyrë të atillë sikurse ajo, t’mos ekzistonte fare! Ky moment, domethënë “shmangja e frikës së vdekjes”, e shndërron Ademin në një hero dhe në një legjendë të gjallë. E dyta, Adem Jashari ngrihet mbi vetveten e tij në raport me familjen dhe me rrethin familjar dhe ai shmangë çdo emocion, çdo dhimbje dhe gjithë peshë dashurie qenësore që ka njeriu ndaj gjakut themelor të tij, me një fjalë ndaj pjellës së tij! Pra, thelbi i gjendjes së tij personale në raport me familjen dhe anëtarët e familjes së ngushtë dhe të gjerë, është zhvendosur në vetëdijen dhe në shpirtin e tij në hapësira të tjera: familja e tij tani është populli i tij, dhe shtëpia e tij tani është atdheu i tij…!
M’u kjo “gjendje” e tij personale, na stepë dhe na lë pa fjalë! M’u ky karakter kaq i guximshëm dhe kaq madhështor, e tregon shumë qartë misionin e tij fisnik e hyjnorë, në fakt e tregon ndërmarrjen e tij për zhvendosjen e çdo ndjesie dhe të çdo ideali personal dhe familjar në një pozicion tjetër: në pozicionin e idealit të sakrificës për atdhe dhe për liri. Thelbi i kësaj “zhvendosjeje”, mendoj që qëndron brenda sakrificës së tij të madhe dhe të pa shembullt si njeri dhe si prind në raport me ndjenjat personale, me karakterin, me emocionet etj. Adem Jashari, e sakrifikon jo vetëm vetvetën e tij por edhe familjen e ngushtë dhe të gjerë të tij për idealin e lirisë. Ky ideal i tij, është kryekëputë në shërbim të lirisë së popullit dhe të atdheut të tij. Ky ideal i tij, është kryekëputë në shërbim të të gjithë atyre njerëzve dhe shoqërive që e kultivojnë fenomenin e lirisë dhe që luftojnë për këtë vlerë universale pavarësisht nga gjuha që flasin, pavarësisht nga raca, feja, kombi që kanë. Me veprën dhe me aktin e tij Ademi Jashari arrinë veç tjerash, ta zhveshë dhe ta përmbysë në përmasa ndërkombëtare historike, fytyrën e egër dhe barbare të fenomenit të robërisë.
Një oqean kaq të madh dhe kaq të thellë vetëdije dhe shpirti në një trup të vetëm njeriu, unë s’kam mundur ta gjejë askund dhe në asnjë epokë historie! Një oqean kaq të madh dhe kaq të thellë vetëdije dhe shpirti në një trup të vetëm njeriu, unë s’kam mundur ta hasë tek asnjë racë, dhe tek asnjë lloj civilizimi që njeh bota! Në parantezë, nuk është se e kuptojmë Adem Jasharin pa ndjenja të tjera! Ademi, nuk ka qenë i kursyer nga goditja e pikëllimit, nga ndjenja e dhimbjes, e mërzisë, e dashurisë etj. Sigurishtë, ai i ka pasur thellë në shpirtë edhe këto ndjenja dhe këto emocione sepse, s’ikur t’mos i kishte në masën që i ka pasur, ai s’kishte për t’u ngritur kurrë mbi vetëvetën e tij dhe mbi çdo ndjesi tjetër individuale, në shkallën që u ngritë, dhe që u dëshmua! Pse ai u flijua për ne ? Sepse, i kishte të fuqishme dhe suptile edhe këto ndjesi. Por ai, i zotëronte ato. Ai, ishte zotërues i vetëdijes dhe i shpirtit të tij, në masën që duhej të ishte! Si i veçantë dhe mitik që ishte, Ademi ishte edhe i mirëkuptueshëm, i drejtë, i sinqertë, parimorë etj. Pra, bota e tij e këndejme, ishte gjithëpërfshirëse, universale. Madje, edhe në raport me armikun. Në ç’mënyrë? Si komandant i UÇK-së, Adem Jashari kurrë nuk propagandoi dhe as nuk dha ndonjë urdhër që të sulmohet popullsia civile serbe, të urrehet ajo, të bëhet ndonjë hakmarrje ndaj saj. Si rezultat i ndërgjegjes dhe parimeve të këtilla, e që këto janë parime dhe kode të larta nacionale dhe universale, UÇK në luftën e saj nuk i njohu dhe as e përdori kurrë hakmarrjen, masakrat, dhunimin, kidnapimet, zhdukjen me një fjalë nuk i përdori krimet dhe sagën e tyre kundër popullsisë civile serbe dhe jo serbe. Pra, tipologjia dhe vetëdija e Ademit, është e madhërishme dhe markante edhe në këtë drejtim.
Fenomeni i lirisë
Ademi, bashkë me familjen e tij e pret armikun qindra fish më të organizuar dhe më të fortë, në shtëpinë e tij: këmbëkryq, siç thuhet! Nuk trembet, nuk e braktisë pragun e shtëpisë. E di saktë që armiku i cili ka ardhur te pragu i shtëpisë dhe e ka rrethuar në të gjitha anët, është vdekja vet. E pikërisht kësaj, domethënë “vdekjes armike”, Ademi ia shpalos gjoksin dhe ia pretë udhën, siç i pret deti dy brigjet e maleve! Në vend se vdekja ta ndajë Ademin, ai e ndanë këtë lloj vdekjeje më dysh: njëren pjesë të saj e hudhë në plehun e historisë, dhe tjetrën pjesë të saj e shtynë kah disfata e thellë. Adem Jashari kësisoj, jo vetëm që është i gatshëm për luftë, por është i gatshëm për çfarëdo lloj sakrifice! Ademi, qëndron përpara mizorisë serbe, si përpara një tufe qensh të zgjebosur! Ajo, si bënë përshtypje fare! Në fakt, si bën përshtypje shteti i Serbisë. Ky shtet okupator, e kishte dënuar Ademin tri herë me nga njëzetë vite burg në mungesë.

Gjatë tri ditëve të luftimeve në Prekaz, si mund ta shpjegojmë karakterin dhe tipologjinë e këtij njeriu i cili, edhe pse i rrethuar për tri ditë me radhë nga mijëra e mijëra forca të armatosura deri në dhëmb, jo që s’trembet por lufton deri në fund me këngë në gojë ? A mund ta paramendojmë shkallën dhe cilësinë e vetëdijes dhe të shpirtit të këtij njeriu i cili, edhe pse i ka nëpër këmbë (njerëzit e familjes së tij të ngushtë dhe të gjerë) të plagosur, të shtrirë gjithandej nëpër kthinat e shtëpisë, të vrarë etj., lufton deri në fund i pa epur, heroikisht dhe duke kënduar në kupë të qiellit? A është dëgjuar ndonjëherë dhe a është parë ndonjëherë në historinë njerëzore këso trimërie, këso beteje, kësi flijimi…? Beteja, të cilën ai e zhvillon me forcat armike, duke i pas në krah anëtarët e ngushtë dhe të gjerë të familjes së tij (gruan, fëmijët, nënën, babain, vëllaun, nipat, mbesat etj.), zgjatë tri ditë. Tri herë, sipas kronologjisë historike është rrethuar dhe është sulmuar nga forcat serbe shtëpia e tij në Prekaz, njësoj siç është rrethuar dhe sulmuar tri herë nga osmano-turqit Kruja e Skënderbeut. Sipas dëshmisë së gjallë të Besartës, Ademi ka luftuar fillim e fund. Prandaj, mënyra se si Adem Jashari e përmbyllë jetën e këndejme, është absolutisht e një sfere unike, e një sfere të panjohur. Sipas hulumtimeve që kamë bërë, s’mund të gjendet një shembull përngjasues apo krahasues në historinë njerëzore sipas të cilit, një familje prej dhjetëra anëtarësh organizohet në mënyrë permanente për vite të tëra, përgatitet dhe vepron, stërvitet, konfrontohet dhe krejt në fund e zhvillon betejën vendimtare të saj: betejën kundër një shteti! Kryekomandant i familjes, është njëri nga anëtarët e saj! Jasharajt, e shndërrojnë shtëpinë e tyre në “organizatë” rezistente, në “shtab” lufte, në “fushëbetejë” lirie…! Ademi lufton duke e kthyer shtëpinë e tij në një mburojë atdheu, në një kështjellë lirie! Ademi lufton, duke e pas në shpirtë misionin e tij hyjnorë të lirisë. Epo, çfarë ka këtu të improvizuar, të konstruktuar, të rastësishme ? Asgjë, prej gjëje. Adem Jashari, në mënyrë krejt të vetëdijshme dhe me objektiva të caktuar, flijohet për liri. Në anën tjetër, pjesëtarët e familjes së tij, shtëpia, oborri, vendlindja e tij (Prekazi në miniaturë) shndërrohen për tri ditë me radhë “Atdheu ynë”, “Liria jonë”, “Shteti”, me një fjalë e ardhmja jonë ndryshe. Atdheu ynë pra, pas betejës ringjallet si feniksi. Pas kësaj ringjalljeje apo pas atyre tri ditëve, atdheu ynë (me të gjallët, dhe të vdekurit e tij), ngrihet dhe shpërthen në kryengritje…
(Pjesë e shkëputur nga libri në dorëshkrim me titull “Shenjtori”)

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura