FLORA BEKTESHI: TË IZOLUAR NGA BRUKSELI E TË SUNDUAR NGA OLIGRAKIA POLITIKE!

Prishtinë, 18. 12. 2015: Të izoluar nga Brukseli e të sunduar nga oligarkia politike, popullit nuk i ka mbetur ndonjë rrugëdalje shpresëdhënëse. Ky është çmimi i rëndë që vazhdojmë ta paguajmë, për shkak të regjimit autokratik, qeveritarëve të korruptuar dhe mashtrues. Qysh para pesë vjetësh, lideri më i votuar, aktualisht kryetar i partisë më të madhe dhe ministër i Punëve të Jashtme deklaroi se brenda 15 muajsh do të hiqeshin vizat. Premtimin e mori era, bashkë me shumë të tjerë, por ish-kryeministri sërish arriti ta mashtrojë elektoratin dhe me ndihmën edhe të strukturave, që e kanë kapur shtetin, mbeti në krye të pushtetit. Sot, pa pikë turpi, ai bashkë me partnerët e koalicionit akuzojnë BE-në për mosliberalizmin e vizave, duke e ditur se përgjegjësia kryesore bie mbi vetë liderët e papërgjegjshëm.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Postime të Lidhura