FONDI „LIRIA KOMBËTARE“ – VAZHDIMËSI E FONDIT „VENDLINDJA THËRRET“ (DËSHMI ARKIVORE)

Në 30 vjetorin e themelimit të Fondit “Vendlindja Thërret“

FONDI „LIRIA KOMBËTARE“ – VAZHIMËSI E FONDIT „VENDLINDJA THËRRET“

Nga Xhevat Zekaj

Këtë temë të cilën po e paraqes mbi veprimtarinë e Fondit „Liria Kombëtare“ si vazhdimësi e Fondit „Vendlindja Thërret“, themeluar mbi bazën e vendimeve të organeve të LPK-së, po e filloj me një thënie të njërit ndër themeluesit e UÇK-së dhe shokut e bashkëveprimtarit Ali Ahmeti, i cili sot është edhe udheqës i shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.

Ai në tubimin e Tiranës për diasporën me rastin e Festës së Flamurit tha: „Jam dhe kam qenë mërgimtar, e neve mërgimtarëve gjatë tërë vemprimtarisë tonë na kanë shërbyer dy porosi të rilindansëve tonë kombëtarë – Ajo e Jeronim de Radës, rilindasit të parë:

„Gjaku i arbrit po rrjell, dëshmi e mbijetesës së popullit tonë nder shekuj“ dhe – ajo e Asdrenit që i ligjëroi me aq përkushtim Kosovës: „nuk duam nuk, vetëm armë dhe ca bukë“, bukën na e dha nëna dhe armën na e dha nëna – Shqipëria.“

Shumë bëri mërgata jonë për atdheun që nga Bukureshti, Sofia, Stambolli, Egjipti, Amerika, dhe ajo më e reja, mërgata jonë në Evropë që udhëhiqej nga Jusuf Gërvalla, Kadri Zeka dhe Bardhosh Gërvalla, mërgatë kjo e cila u la me gjak, sepse u vranë prijetarët, por megjithatë ajo nuk u gjunjëzua por dridhi themelet e okupatorëve jugosllavë dhe kulmoi me themelimin e Ushtrisë Çlitrimtare të Kosovës.

Kjo tryezë është e rëndësishme sepse po mbahet në 30 vjetorin e themelimit të Fondit ,,V.Th”, dhe në 22 vjetorin e themelimit të Fondit ,,Liria Kombëtare”.

Por është e rëndësishme edhe se me kumtesa po paraqiten: Emrush Xhemajli dhe Sejdi Gega, i pari Sekretar i Përgjithshëm historik i LPK-së, ndërsa i dyti administrator i Fondit të LPK-së dhe Fondit „Liria Kombëtare“.

LPK e pamposhtura ndër beteja kundër pushtuesëve gjakatarë dhe kuislingëve, edhe për kundër goditjeve nga jashtë e nga mbrenda, ajo ngritej prap edhe më e fortë, sikur feniksi. Arriti të mobilizoj diasporën në mbështetje të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Pasë çlirimit të Kosovës në vitin 1999 dhe luftës së UÇPMB, të vitit 2000, LPK-në e priste beteja tjetër, atë e obligonte programi dhe betimi, e gjaku i shokëve të rënë, lufta për zgjidhjen e problemit të shqiptarëve në Maqedoni. Prandaj organet udhëheqëse të LPK-së duke pasur parasysh pozitën e shqiptarëve në Maqedoni, rrethanava ndërkombëtare por edhe indiferencën e faktorëve relevant ndërkombëtarë dhe atyre politik në Kosovë dhe Shqipëri, por edhe në Maqedoni të cilët po pajtoheshin me këtë realitet të hidhur, prandaj LPK vendosi të ndërmerr hapat e duhur për luftë të armatosur në Maqedoni. LPK qysh nga përgatitjet për luftën në Kosovë ajo kishte të organizuara njësitet guerile edhe në Maqedoni, bile edhe kishin kryer disa aksione të armatosura sepse në projektin e saj kishte qenë Zona Operative Nr.2, por që lufta ishte reduktuar vetëm në Kosovë nga udhëheqja e luftës së UÇK-së, nën trysninë e faktorit ndërëkombetar. Prandaj fillimi i Vitit 2001 ishte viti kur LPK po merrte edhe një barrë të rëndë mbi supet e saja. Ajo këtë brarë të luftës do t’ia ngarkoi për ta udhëqur e drejtuar, kujt tjetër pos atij që i kishin ngarkuar detyra të rënda edhe herave tjera, Ali Ahmetit, nënkryetarit të LPK-së.

Ndërsa LPK me Kumunikata të leshuar nga Prishtina, në takimet me diplomatë të shumtë që do të kenë udheheqësit e LPK në krye me sektretarin Emrush Xhemajli, do t’ua bëjë të ditur së LPK është mbështetja e fuqishme e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare.

Kështu më aksionin e armatosur të datës 22.01.2001 të kryer nga njësitet e UÇK-së në stacionin policorë në Tearcë ku mbeti i vrarë një polic maqedon dhe u plagosën dy të tjerë, dhe në: Komunikatën Nr. 4 të lëshuar nga ShP i UÇK-së, UÇK-ja merrë përsipër aktin e kryer, do të filloj lufta në Maqedoni. Njësitet guerile të UÇK-së edhe me parë kishin kryer disa aksione, për këtë komunikata mbanë Nr. 4.

Deri në gjysmën e dytë të Marsit 2001 Fondi i LPK „V.TH.“ do të jetë arma kryesore jo vetëm financiare por edhe propagandistike e mobilizuese për UÇK-në, anëtarët e LPK-së dhe veprimtarët atdhetarë do të jenë në teren në mesin e bashkëatdhetarëve pothuajse në të gjithë Evropën, në veçanti në Zvicër duke themeluar Këshilla të Fondi por edhe duke mbajtur tubime mobilizuese e informative mbi gjendje në atdhe dhe luftën e qëndrimet e SHP të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare.

Kështu me 10 Mars 2001 Këshili Qendror i Fondit „V.TH“ do të mbajë, mbledhjen e vetë të regullt në Leverkusen të Gjermanisë, ku marrin pjesë, Sejdi Gega, Xhevat Zekaj, Vaxhid Sejdiu, Selam Bajrami dhe Shaban Ipçja, si dhe shumë përfaqësues të Landeve të Gjermanisë. Pas shumë diskutimeve dhe raportimeve u vendos që për Gjermani të formohen komisionet punues dhe të caktohen përgjegjesitë e landeve të Fondit „V.TH“.

Në fillim të Shkurtit 2001 Kryesia e KP të LPK në Kosovë, kur UÇK po vazhdonte luftën e armatosur dhe për të mos u gjendur para situatave të ngjajshme me ato të UÇPMB-së, e që do të kishte pasoja për financimin e luftës dhe për unitetin në radhët e LPK-së, dhe në konsultim me udhëheqsin politik e ushtarak Ali Ahmetin do të merret vendim për themelimin e Fondit të UÇK-së më emrin „Liria Kombëtare“, ndërsa për kryetar të këtij Fondi do të emrohet Musa Xhaferi, anetar i hershëm i LPK-së dhe drejtor i parë i Fondit „V.TH“.

Në të njejtën kohë Kryesia e LPK-së do të thërret të gjithë anëtarët dhe simpatizantët e saj për mobilizim të përgjithshëm për të ndimuar në organizimin e strukturave të Fondit „Liria Kombëtare“ dhe në mbështetje të luftës çlirimtare.

Fazli Veliu, Kryetari shumë vjeçarë i LPK-së, më datën 11 Mars 2001 në intervistën dhënë gazetës së përditshme “Gazeta Shqipare” – Tiranë, jep të dhënat e para për ekzistencën e UÇK-së, ndërsa UÇK për të sqaruar opinionin e mbrendshëm dhe të jashtëm përmes “Komunikatës” së lëshuar njofton së: “UÇK për zëdhënës të saj zyrtar dhe përfaques politik ka Ali Ahmetin, nënkryetarin e LPK-së.

Më 17 Mars 2001 SHP i UÇK-së bënë të ditur edhe themelimin e Fondit të luftës “Liria Kombëtare”. Ndërsa gjatë kësaj kohe nën drejtimin e kryetarit të Fondit “Liria Kombetare” Musa Xhaferi, do të zgjidhet edhe kryesia e Fondit në këtë përberje:

1. Musa Xhaferi – kryetar, Përgjegjës për menaxhim

2. Sejdi Gega – nënkryetar dhe administrator i Fondit

3. Xhevat Zekaj – sekretar

4. Vaxhid Sejdiu – anëtar

5. Selam Bajrami – anëtar

6. Murat Jashari – anëtar

7. Xhevahir Qollaku – anëtar

8. Dhe Shaban Ipçja – anëtar

Shumë shpejt sektori për menaxhim dhe financa do të nxjerr edhe rregulloren e Fondit, sipas së cilës do të jetë e organizuar veprimtaria e Fondit “Liria Kombëtare”.

Me datën 21 Mars 2001 Kryesia e Degës J.V. të LPK-së dhe Kryesia Qendrore e Fondit „V.TH“, me qëllim të sqarimit dhe të orientimit të mërgimtarëve bazuar në vendimin e organeve të LPK-së në Kosovë dhe të SHP të UÇK lëshon një deklaratë me të cilën sqarohen dhe orientohen mërgimtarët por, edhe anëterësia dhe simpatizantët e LPK-së që të mbeshtet Fondi „Liria Kombëtare“ si Fond i UÇK-së. Kërkohet që të gjithë mërgimtarët dhe strukturat e LPK-së të ndihmojnë në organizimin sa më të mirë të këtij fondi të luftës. Ndërsa për Fondin „Vendlindja Thërret“ deklarata sqaron se, është marrë vendim që të ngrihet veprimtaria e këtij Fondi, sepse janë krijuar rrethana të reja.

Kërkohet gjithashtu, që të grumbullohen të gjitha blloqet e lëshuara dhe së bashku me financat të dorëzohen në Administratën Qëndrore ku do të evidentohen, ndërsa të gjitha mjetet materiale – finaciare të grumbulluara përmes bllokave të Fondit „V.TH“ të evidentohen me procedurë të rregullt dhe t’u dorëzohen të ngarkuarve të Fondit „Liria Kombëtare“.

Këshili Qendror i Fondit „V.TH“ ju shpreh mirënjohje të gjithë aktivistëve të deritashëm të Fondi „V.TH“ për angazhim me përkushtimin më të madh të mundshëm në mbeshtetje të veprimtarisë politike e ushtarake të LPK dhe të UÇK-së, UÇPMB-së dhe UÇK-së në Maqedoni.

LPK për 30 vjet me radhë të veprimtarisë së saj politike e ushtarake, arsytoi eksistencën e saj sepse e tërë veprimtaria e anëtarëve të saj ishte aktivitet e përkushtim i jashtëzakonshëm në shërbim të atdheut e të luftës për liri. Anëtarët, drejtuesit dhe populli i ynë duhet të krenohen se kanë patur në gjirin e saj LPK, e cila e organizoi UÇK-në, UÇPMB-në, UÇK-në dhe bëri tri luftra për lirinë e popullit tonë të robruar në trojet e tyre në Jugosllavinë titiste. Fondi „L.K.” ka pasur një shtrirje dhe organizim në të gjitha shtetet e Evropës ku kanë jetuar dhe punuar shqiptarët, kjo është arritur falë një përkushtimi mjaft të madh të aktivistëve por, edhe kryesisë së Fondit „L.K.“, si dhe të kuptuarit drejtë të gjendjes së luftës në të cilën ndodhej vendlindja, por edhe përkushtimi për të përkrahur luftën e UÇK-së dhe udhëheqjen e saj në krye me Ali Ahmetin.

Përgjegjësit e Fondit „L.K.“ për Evropë ishin:

1. Maqedoni – Harun Aliu

2. Zvicër – Faxhid Sejdiu

3. Gjermani Veriore – Muhamet Ibrahimi dhe Abush Kamberi Gjermani Jugore – Shemsi Haziri

4. Austri – Dr. Florin Ramadani dhe Hamit Polisi

5. Itali – Xhesmi Shasivari

6. Angli – Fatih Iseni

7. Suedi – Musli Fida

8. Danimarkë – Abdylbaki Ademi

9. Belgjikë – Hazir Haziri dhe Agron Buxhaku

10. Holandë – Adil Adili

11. Kroaci – Ton Marku

Duhet cekur se aktiviteti i Fondit „L.K.“ në Zvicer është bërë me përkushtim të jashtëzakonshëm nga shumë aktivistë të dalluar të çështjes kombëtare dhe nga përgjëgjësit kantonal në krye me kryetarin e Fondit për Zvicër Vaxhid Sejdiu.

Përgjegjësit e kantoneve kanë qenë:

1. Selam Bajrami + Islam Ramadani – Bazel

2. Xhevahir Qollaku – Cyrih

3. Halit Zeqiri – Waud

4. Enver Alimi – Soloturn

5. Selami Bajrami – Glarus

6. Nebi Hani – Friburg

7. Shinasi Iseni – Turgau

8. Shaban Tahiri – Nushatel

9. Zeqija Rexhepi – Gjenevë

10. Sefer Ramadani – Argau

11. Resul Xhambazi – Lucern

12. Zemri Demiri – Walis

13. Ramadan Emini – Tiçino

14. Smail Behluli – Shvic

15. Sabri Islami – Graubynden

16. Admi Doko – Cug

17. Kabil Tahiri + Ejup Veseli – Bern

18. Januz Jakupi – St. Gallen

19. Musa Dauti – Shafhausen

20. Sylejman Emruli – AR/AI

Në tërë Evropën, sekretari i Fondit dhe i autorizuari nga kryesia Xhevat Zekaj ka lëshuar gjithsejtë 1798 blloka për aktivistët në teren dhe 116 blloka për përgjëgjësit Kantonal apo të Landeve, pra: gjithsejt 1914 blloka. Ndërsa blloka të Fondit V.TH. të cilët ishin në përdorim para bllokave të Fondit „L.K.“ janë të lëshuar 263 blloka.

Ndërsa për Zvicër ku edhe ka qenë i përqendruar aktiviteti më i madhë janë lëshuar 990 blloka, ndërsa janë përdorur 661 blloka.

Në tërë Evropën janë lëshuar 1227 autorizime të Fondit „L.K.“ nga nënkryetari dhe administratori Sejdi Gega. Të gjitha këto blloqe janë kthyer dhe janë kontrolluar nga Xhevahir Qollaku sekretari i kryesisë për Zvicër dhe Xhevat Zekaj i autorizuari nga kryesia dhe janë të arkivuara.

Më datën 05 Maj 2002 Kryesia e Fondit „L.K.“ për Zvicër paraqiti raportin financiar të veprimtarisë së fondit për Zvicër.

Ky raport u aprovua nga pjesëmarrësit në mbledhje:

Vaxhid Sejdiu – kryetar

Xhevahir Qollaku – sekretar

Sejdi Gega – administrator i Fondit „.L.K“

Xhevat Zekaj – anëtar

Murat Jashari – anëtar

Musli Fejzullahu – anëtar

Besim Begsati – anëtar

Në mbledhje munguan Selam Bajrami, kryetar i Fondit për Diaspor, Numan Beadini, anëtarë dhe Shaban Ipçja, arkatar.

Kjo mbledhje caktoi daten 01 Qershor 2002, për të raportuar para activistëve, donatorëve, përgjegjësve kantonal dhe bashkatdhëtarve për hyrjet financiare veç e veç nga kantonet.

Gjithashtu u caktua data 09 Qershor 2002 të mbahet në Wettingen Kuvendi i Shoqatës “Bashkësia e Shqiptarëve të Maqedonisë” në Zvicër, pra po bëhej tranformimi i Fondit “L.K.” në Shoqatë, sepse lufta kishte përfunduar, prandaj edhe misioni i Fondit të luftës po përfundonte.

Ky transformim po bëhej në konsultim me strukturat e Shtabit të UÇK-së dhe komandantin Ali Ahmeti.

Me dateën 01 Qershor 2002 para masës së veprimtarëve, aktivistëve e donatorëve (1500 pjesëmarrës) raportin e përgjithshëm të hyrjeve dhe daljeve financiare për Zvicër i raportoi kryetari i Fondit „L.K.“ Vaxhid Sejdiu dhe arkatari Shaban Ipçja.

Më datën 09 Qershor 2002 u mbajt Kuvendi i Shoqatës së Bashkësisë Shqiptare të Maqedonisë, i përgatitur nga Këshilli Qendror i Fondit „L.K.“ për Zvicer.

Shuma e mjeteve materiale të mbetura në Fondin „L.K.“ pas fundinimi të luftës (628000 CHF), janë deponuar në konton e BSHM në Zvicër me vendim të kryesisë së Fondit „L.K.“ dhe me pajtimin e SHP të UÇK-së.

Këto mjete u janë dërguar përmes kontove të hapura në bankë në vendlindje, direkt nga kontoja e BSHM në Zvicër 222 familjeve të dëshmorëve dhe invalidëve të luftës. Lista e dëshmorëve është dërguar nga Shoqata e Veteranëve dhe Invalidëve të UÇK-së në Maqedoni.

Që nga 15 Prilli 2002 e deri më 31 Dhjetor 2004 këto familje kanë marrë nga 150 Euro plus nga 25 Euro për fëmijë deri në moshen për studime, kurse për studentët 50 Euro në muaj.

Këto mjete ishin mjetet e Fondit të luftës që kishin mbetur të pashfrytëzuara dhe nga të hyrat e anëtarsisë së BSHM deri më 31 Dhjetor 2004.

Ju faleminderit për vëmendjen!

Më 03 dhjetor 2023, Xhevat Zekaj

© Pashtriku.org

_______________

Në 30 vjetorin e themelimit të Fondit “Vendlindja Thërret“

FONDET E UÇPMB-së DHE UÇK-së NË MAQEDONI, VAZHDIMËSI E FONDIT „VENDLINDJA THËRRET“ /Nga Beqir Beqa

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura