FOTOGRAFITË ME VLERË HISTORIKE NË NJË VJETORIN E KUVENDIT TË VLORËS, MË 28 NËNTOR 1913

Në 110 vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë në Kuvendin e Vlorës, më 28.11.1912

FOTOGRAFITË ME VLERË HISTORIKE NË NJË VJETORIN E KUVENDIT TË VLORËS, MË 28 NËNTOR 1913

Nga Sheradin Berisha, FB – 18 Nëntor 2022

Këto tri foto nuk pasqyrojnë festimin e aktit të shpalljes së pavarësisë në Vlorë, më 28 Nëntor 1912. Janë tri foto të shkrepura para godinës së Qeverisë së Ismail Qemalit, në përvjetorin e parë të Shpalljes së Pavarësisë, më 28 Nëntor 1913. Është bërë e zakonshme që fotografi të tilla me vlerë historike të mos shoqërohen me emrin e autorit, në  botimet shqiptare.

***

Kush është autori i tri fotografive, që i shkrepi më 28 Nëntor 1913 në Vlorë?

Autori i fotografive është Petro Dhimitri i njohur si Petro fotografi apo Petro shqiptari, me pushkë dhe aparat në dorë shëtiti gjithë jugun e Shqipërisë madje zhvilloi aktivitetine tij patriotik edhe në veri të vendit. Petro Dhimitri ka lindur në Korçë në vitin 1869. Ai ishte babai i dy vajzave dhe një djali, të cilët kanë ndërruar jetë në emigrim. Petro mjeshtërinë e fotografimit e mësoi në Stamboll ku ka punuar në një studio fotografike. Kryesisht ishte i fokusuar në fotografinë dokumentare dhe kjo ndikoi në formimin e tij si fotograf. Në arkiv ka shumë fotografi historike, duke përfshirë mes tyre disa foto të çetave patriotike, të kapedanëve e atdhetarëve të shquar, si Çerçiz Topulli dhe Mihal Grameno. Si arkivues të historisë, Petro Dhimitrin e veçon edhe fotografia masive e mijra atdhetarëve të mbledhur më 14 shkurt 1910 në Kodrat e Shëndëllisë (Korçë), në “Mitingun e Shkronjave Shqip”, që në të vërtetë  ishte një manifestim i fuqishëm i shqiptarëve për liri kombëtare. Ai ishte dhe aktor teatri, dhe si i tillë luajti në dramën “Besa” të Sami Frashërit, që u shfaq në Korçë në vitin 1908. Prandaj ekziston një foto e kësaj trupe teatrore e bërë pas shfaqjes nga Petro Dhimitri. Në gjysmën e dytë të nëntorit 1913, ai shkoi në Vlorë për të marrë pjesë në kremtimet e Përvjetorit të Parë të Pavarësisë, dhe me këtë rast manifestimin e përjetësoi me aparatin e tij fotografik, duke kryer kështu një shërbim të çmueshëm për historinë tonë kombëtare. Fotografi Petro Dhimitri u shua nga jeta në vitin 1949 në Korçë. Prej vitit 1953, ai prehet në varrezat e qytetit të Korçës në parcelën e patriotëve, ku për ironi të fatit varri i tij është jo vetëm i dëmtuar, por edhe pa fotografi!

– Në foto autori i tri fotografive Petro Dhimitri.

____________________

Në 110 vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë në Kuvendin e Vlorës, më 28.11.1912

RRUGËTIMI I SHQIPËRISË DERI TE SHPALLJA E PAVARËSISË (VLORË, 28 NËNTOR 1912)

http://www.beepworld.de/…/pashtriku/kosova_vlora_1912.htm

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura