Fronti i Kuq – Roter Frontkämpferbund

Nga Xhafer Durmishi
Fronti i Kuq, Ibrahim Kelmendi: “Xhahili propozoi ta emërtonim ’Fronti i Kuq’, duke arsyetuar se duhet të ndjekim shembullin e organizatave çlirimtare “Brigada Rosa”, “Rote Army Fraktion”, etj.” (Atentatet, Prishtinë 2007, faqe 41)

Roter Frontkämpferbund
Fronti i Kuq – Roter Frontkämpferbund Gjermanisht – Roter Frontkämpferbund, në përkthim si ”Aleanca e luftëtarëve të Frontit të Kuq” ose ”Lidhja e luftëtarëve të Frontit të Kuq”, zakonisht e quajtur Rotfrontkämpferbund (RFB) ka qenë një organizatë e skajit të majtë e lidhur me Partinë Komuniste të Gjermanisë (KPD) gjatë kohës së Republikës së Weimar -it, e formuar në vitin 1924.

Lideri i saj ka qenë Ernst Thälmann. Zyrtarisht ka qenë organizatë e pavarur nga partitë politike dhe legalisht e regjistruar si shoqatë. Organizata është ndaluar më 1929 nga qeveria Socialdemokrate. Gazeta e ”Aleanca e luftëtarëve të Frontit të Kuq” (Rotfrontkämpferbund (RFB) ka qenë ”Die Rote Front”, – Fronti i Kuq.
Në pika të shkurta mund të thuhet se politika e Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik, që i ka dirigjuar Partitë tjera komuniste deri në imtësitë më të vogla individuale, në periudhën 1924-1929 nuk ka bërë dallime të mëdha në mes partive socialdemokrate dhe partive borgjeze. Kjo taktikë përmes Frontit të Kuq ka pësuar katastrofë në vitin 1933 me ardhjen e Hitlerit në pushtet.
Pas vitit 1933 është heq dorë nga politika e Fronteve të Kuqe, dhe është dhënë orientimi kah Frontet Popullore. Frontet popullore janë formuar në disa vende pas vitit 1933 e në vitet gjatë dhe pas Luftës së Dytë Botërore.
Fronti Popullor (Narodni Fronti) i UDB-së në Jugosllavi është formuar në vitin 1945. Fronti Popullor i UDB-së, i Jugosllavisë në Kongresin IV (që i ka zhvilluar punimet nga 22-25 shkurt 1953) e ka ndërruar emrin në Lidhja Socialiste e Popullit Punonjës të Jugosllavisë.

Më 16 shtator 1942, Fronti Nacional-Çlirimtar u themelua me iniciativë të Partisë Komuniste të Shqipërisë me synim bashkimin e të gjithë shqiptarëve në një luftë çlirimtare kundër pushtimit italian (dhe më vonë atij gjerman). Më 29 nëntor 1944 vendi u çlirua dhe FNÇ zhvilloi kongresin e parë më 5 gusht 1945. FNÇ u riemërua në Fronti Demokratik. Enver Hoxha u zgjodh kryetar dhe këtë detyrë e mbajti deri më 1982. Nga viti 1987 e deri Tërmetin e Berlinit dhe disa pastërmeteve Frontin e udhëhoqi Nexhmije Xhuglini.
Në vitin 1979 në Gjermani është formuar Fronti i Kuq, dhe sipas atyre që kanë qëndruar pas tij është emërtuar nga UDB-ja.
Prej themelimit e deri në kohën tonë UDB-ja serbe dhe Tanjug-u sa herë u jepet rasti flasin me nostalgji për Frontin e Kuq, si organizatën më të rrezikshme për UDB-në serbe dhe Jugosllavinë.

Cila është anatomia e kësaj propagande?
Kur Tanjug-u dhe UDB-ja me mediumet serbe e kanë trumpetuar me tërë forcën Frontin e Kuq, para opinionit Gjerman e Zviceran, kurrë nuk e kanë pasur ndërmend që para këtij opinioni të përkujtojnë e të krijojnë asociacione me kohën e Narodni Frontit të Jugosllavisë dhe as me Frontin Demokratik të Enver Hoxhës, por vetëm e vetëm me kohën Rotfront-it të Gjermanisë (Republikës së Weimarit) të viteve 1924-1929 si paralojë, si stërvitje, para ardhjes së Hitlerit në pushtet.
Nga analiza e këtyre rrethanave konkluzioni është i qartë: Gjermanisë, Zvicrës dhe opinionit perëndimor evropian i thuhet se shqiptarët nuk luftojnë për të drejtat e tyre kombëtare, por qëllimi i tyre është që me aq forca sa kanë ta kthejnë, Gjermaninë dhe Evropën në vitet 1924-1929.
Kur Jusuf Gërvalla arratiset nga Kosova në dhjetor 1979 e mbërrin në Gjermani, ai nuk pret derisa të kthjelltohet tërësisht horizonti, pasi kohëra me horizont krejtësisht të kthjelltuar për të gjithë vështirë se ekzistojnë. Ai menjëherë hynë në veprim dhe pa dyshuar në prapaskenat e Frontit të Kuq e ndihmon gazetën “Bashkimi” deri në numrin e janarit 1981.
Ibrahim Kelmendi, në dhjetor të vitit 1980 e dërgon Hysen Gegën me Sadik Blakajn në Kosovë. Ibrahimi thotë se Hyseni ka shkuar pasi ka dashur të bëhet kurban i Frontit të Kuq. Pas këtij rasti Jusuf Gërvalla, Frontin e Kuq, e bën kurban të Hysen Gegës. Pas këtij rasti Jusuf Gërvalla, ndërprenë çdo bashkëpunim e marrëdhënie me gazetën Bashkimi, me Frontin e Kuq e me Ibrahim Kelmendin.
Jusuf Gërvalla, e bën këtë në bazë të dyshimeve të forta se në qendër të Frontit të Kuq qëndron UDB-ja. Gazeta Bashkimi nuk del pas janarit 1981. Në praktikë Fronti i Kuq përfundon në janar 1981. Në teori përfundon para tetorit 1981, kur Ibrahim Kelmendi ia bashkangjet Frontin e Kuq, Frontit Popullor për Republikën e Kosovës, të Kadri Zekës – të Organizatës Marksiste-Leniniste të Kosovës.
Jusuf Gërvalla hyn në luftë në mes forcave shumë të fuqishme dhe jo krejtësisht të dukshme. Këto forca të fuqishme, prapa të cilave kanë qëndruar qeveri e shtete, e politika kriminale nuk ekzistojnë më sepse kanë ra në kurthat e veta, në kurthat që kanë qenë të planifikuara për të tjerët.
Frontet kanë qenë e kanë shkuar. Shumë organizata të vetëquajtura komuniste kanë qenë e kanë shkuar. Jusuf Gërvalla ka qenë i rrethuar nga shtete, Fronte e organizata komuniste, dhe i patrembur e i pathyer ka lundruar në mënyrë të pagabueshme nëpër valët e ndërgjegjes së tij.
Shkrimet e fjalët e tij kanë mbetur si një monument i asaj kohe. Këto shkrime ashtu siç u kanë mbijetuar organizatave e sistemeve politike të kaluara është shumë e sigurt se do të mbijetojnë; si përpjekje e ndihmë për ndërtimin e së tanishmes dhe së ardhmes.
Pas 17 janarit 1982, në moshën 23 vjeçare jam ndeshur me të gjitha valët e me të gjitha ato forca që e kanë rrethuar Jusuf Gërvallën. Kam vepruar në bashkëpunim me shokë e duke u udhëhequr nga ndërgjegjja e edukata ime që e kam marrë prej ditëve të fëminisë. Botëkuptimi im për botën është në bazat e filosofisë – Western Philosophy. Megjithate, ka shokë që mendojnë ndryshe dhe më kanë thënë se ndoshta një dorë e padukshme gjithmonë ka qëndruar afër meje, ashtu siç ka qëndruar pas Jusuf Gërvallës.
Jusuf Gërvalla ”Në fillim të qëndrimit këtu, më ofroi bashkëpunim me gazetën „Bashkimi“, organ i Frontit të Kuq Popullor, njëri nga bashkëpunëtorët e saj. Meqë gazeta edhe më parë shkonte në popull, madje në një gjendje të keqe, unë e pashë të udhës dhe të lejueshme dhe bashkëpunova me të në disa numra.” (Letër Sabri Maxhunit-Novosellës, 14 prill 1981)
____________
XHAFER DURMISHI: PROGRAMI DHE STATUTI I FRONTIT TË KUQ POPULLOR I PËRPILUAR NGA JUSUF GËRVALLA
***
JUSUF GËRVALLA – FRONTI I KADRI ZEKËS DHE IBRAHIM KELMENDIT (8) https://pashtriku.org/qendra-jusuf-gervalla-fronti-i-kadri-zekes-dhe-ibrahim-kelmendit-8/