GALABA PALIKRUSHEVA: SHQIPTARËT NUK I SOLLI PERANDORIA OSMANE NË MAQEDONI!

Pashtriku, 15 dhjetor 2019: Defterët kadastralë osmanë përmbajnë në vetvete të dhëna që mund t’i rrëzojnë shumë nga përfytyrimet tona për mesjetën.
Për fat të keq, studiuesit shqiptarë, me përjashtim të Skender Rizajt, Muhamet Tërnavës dhe Selami Pulahës, nuk janë thelluar në analizimin e detajuar të tyre.
Një kontribut të shënueshëm në studimin e këtyre defterëve kanë dhënë edhe orientalistët maqedonas.
Specifikat etnike e kulturore të krahinës së Rekës së Epërme në periudhën e hershme të pushtimit osman janë studiuar hollësisht nga historiania maqedonase Galaba Palikrusheva.

Ajo e rrëzon pretendimin se shqiptarët në Maqedoni janë dyndur aty si pasojë e ardhjeve të vona.
Në mesin e shumë të dhënave që provojnë praninë e shqiptarëve para periudhës osmane, ajo sjell edhe një rast interesant.
Në katundin Bogde të Rekës së Epërme përmendet një banor me emrin Nikola Ishklav (Shkllav), emërtim, që sipas saj, përmban atributin «shkla» të dhënë nga etnosi shqiptar për një njeri që s’ishte shqiptar.
Siç dihet emërtimi «shkla» është ruajtur vetëm në dialektet arkaike shqipe në Greqi, derisa togu bashkëtingëllor /kl/ evuloi në /kj/ e më vonë vetëm në /k/.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura