GENT CARRABREGU: IDEALIZMI REALIST I UKSHIN HOTIT

(Pashtriku.org, 14. 05. 2012) – Jeta dhe vepra e Ukshinit ishin dhe mbeten guri i vërtetë provues (gashta) në raport me aspiratën popullore të shqiptarëve të Kosovës për Republikë, si hallka tranzitore, siç e quan Hoti, në drejtim të zgjidhjes përfundimtare të çështjes shqiptare-bashkimin me shtetin nukleus shqiptar. Me veprën e vet studimore që për të, si një studiues kritik i politikës në traditën më të mirë hegeliane dhe marksiste, nuk mund të kuptohej ndryshe pos si praxis – pra praktikë teorike me pasoja të drejtëpërdrejta në realitetin politik – Ukshini i ftoi të gjithë për pozicionim politik. Mund të ishe përbri ose kundër tij, por kursesi indiferent ndaj tij.

UKSHIN HOTI

________________________________

     Nuk mund të pretendoje që e ke seriozisht punën e Kosovës Republikë e të mos thoje se çfarë mendon për Ukshinin. Republika dhe Ukshini u njësuan dhe ky njësim ndodhi pikërisht sepse Ukshini kishte të tria cilësitë që, siç na mëson Sokrati në dialogun e sipërpërmendur, duhet t’i ketë një gur provues i vërtetë. Ai kishte dijen/mençurinë (kushti epistemologjik), vullnetin e mirë dhe guximin e palëkundur për të folur hapur mendjen e vet (kushtet morale). Ai duhej të burgosej, izolohej, etiketohej, heshtej si nga pushteti serb ashtu edhe nga një pjesë e asaj që quhej alternativa kosovare në atë kohë sepse duke pasur këto tre cilësi ai e nxirrte në pah qartësisht dhe njëkohësisht mosseriozitetin e të parëve për një Jugosllavi moderne – pra, një Jugosllavi ku të gjithë popujt, përfshirë popullin shqiptar të Kosovës, do të ishin të barabartë në lirinë e tyre për të vetëvendosur – dhe mosseriozitetin e të dytëve për Republikë të mirëfilltë të Kosovës, si hap i rëndësishëm, ndonëse tranzitor, në drejtim të zgjidhjes të asaj që Hoti e quan çështja shqiptare.
 – Kjo kumtesë u lexua në Tribunën: ‚Mbi veprën e Ukshin Hotit‘, të organizuar nga Lëvizja VV, më 03 mars 2012 – në Prishtinë.

__________________________

PËR TA LEXUAR KUMTESËN TË PLOTË KLIKONI LIDHJEN NË VIJIM:

http://www.scribd.com/doc/83677590/Idealizmi-Realist-i-Hotit-Gent-Carrabregu

……………….

 

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura