Oslo, 10. 01. 2014 – Më duhet të ripërsëris se nuk është e nevojshme që në këtë kohë e në këto rrethana të papërshtatshme gjeo-politike, të rindezet debati reth rolit të Ibrahim Rugovës në Politikën e viteve 1990-2001. Për çfarë arsye? Mendoj se kjo “kritikë” dhe ky “debat” mediatik janë të qëllimshme, të menduara “mirë” dhe gjithsesi kanë një strategji politike: Ky “debat”, ndër tjerash, ka edhe elemente të luftës speciale dhe të fushës së propagandës, e që në teorinë e shkencave të mediave dhe të komunikimit njihet edhe me emrin “spin doctors”. Shprehje kjo e përdorur për herë të parë ne gazetën “The New York Times” në vitin 1984. “Spin doktors” janë mjeshtër të komunikimit që kan për detyrë kontrollimin e komunikimit dhe atë të debatit publik. Këta janë specialistë që e planifikojnë dhe e shtyjnë debatin dhe porosinë aty ku këta duan.
Duke u nisur nga kjo teori mund të argumentoj se, debati për Rugovën është i mbështjellur me cilësitë e “spin doktorëve”.
Maskarejtë e Kosovës: Kur të shkruhet historia e vërtetë, do të shpërfaqet e keqja që i kanë sjellur këta “baballarë” të Kombit, të ardhmes së Popullit Shqiptarë në Kosovë! (sh.b)
* * *
Politika dhe ekonomia shqiptare, kanë probleme shumë të mëdha. Territori i Kosovës është në rrezik. Qeveria nuk ka ndikim e as kontrollë „atje“. Organizmat politike dhe ekonomike të Serbisë dita ditës po instalohen e po aplikohen „atje“. Shkurt e shqip, bisedimet e Thaçit me Beogradin na morën në qafë. Këto „bisedime“ na sollën Serbinë dhe Josip Broz Titon në Prishtinë. Kapitullimin politik, ekonomik dhe atë kulturor tashmë po e shohim.
Serbia agresive po ecën e po udhëheqë e Thaçi po e ndjekë pas!?
Të gjithë po e shohim.
E tërë Kosova po pret!
E po pret!
Situata retorike dhe ajo politike të thërret që të reagosh, të detyron që të kritikosh e të debatosh.
Po, e vërtetë, situata e ngutshme retorike po na alarmon që të kundërshtojmë e të mos pajtohemi me humbjen. Dhe mu atëherë kur nga forumi intelektual i shqiptarëve pritet debat dhe kritikë në drejtim të atyre që po e „ndërtojnë“ një „Republika Sërbska“ në brendësi të Kosovë së vogël, shpërthen debati dhe kritika. Por ky debat dhe kjo kritikë shpërtheu në drejtim tjetër, çuditërisht e krejtësisht në anën tjetër: Në vend se të mirremi me problemin e madh të Kosovës, tanimë zhvillohet debati dytësorë dhe kritika fare periferike për Ibrahim Rugovën.
PSE?
SEPSE largimi i vëmendjes së popullit nga bisedimet e Thaçit, dhe nga tragjedia që po na instalohet nga këto „bisedime,“ dhe orientimi i opinionit tek Rugova, nuk është asgjë tjetër pos një strategji e specialistëve të mediave dhe komunikimit për të „shitur“ dhe për t`i dhënë debatit kah ku këta e dëshirojnë. Pra zhvendosjen e opinionit publik nga problemi madhor e kombëtarë tek një „problem“ që historia e publicistika ka mundësi të merret më të edhe më vonë.
_____________
Gëzim Mekuli:
– M A in Media Science and Rhethoric, – University in Bergen
– Communication, – University in Agder
– Film, Media and Communication, – University in Oslo
– Political science, – University in Mainz, Germany
– English language and litteratur, – University in Prishtina
– German in communication, – Østfold University college (1)
– Education theory in a multicultural context, – Oslo University college (1)