Oslo, 17. 01. 2014 – Pse disa tema të mëdha e të rëndësisë së veçantë, qofshin ato politike, kulturore apo ekonomike, nuk janë temë e diskutimeve dhe nuk trajtohen fare në median publike? E pse disa tema e «probleme» dytësore e të parëndësishme bëhen këtu kryelajm e kryetemë diskutimi? “Mediat vendosin se cila temë do jetë temë diskutimi dhe cila do të tërheqë vëmendjen në opinion. Këto vendosin se cilës temë do t’i japin përparësi e cilës jo”, – thonë McCombs dhe Shaw. A e keni parë se sa përparësi i jep RTK-ja «problemeve» që kanë për subjekt trajtimi personat me prapashtesën “viq”. Pra pikënisje e lajmit dhe temave të RTK-së, përsëri, është etnia. E përsëris, një përqindje e madhe e lajmit, të prodhuar nga gazetarët e RTK-së, i kushtohet pakicës serbe.
Shtrohet pyetja:
– sa përqind serb jetojnë në Kosovë, e sa përqind të minutazhit të lajmeve i kushtohet kësaj pakice?
Unë kamë bërë një hulumtim dhe aty del se serbët janë të “përkdhelur” e të favorizuar.
– Pse kështu, Po krijon lajmi shqip pakica “të rëndësisë së veçant” dhe “pakica të parëndësi fare?
– A është gazetaria shqipe duke “vallëzuar tango” me mitologjinë dhe përrallën serbe?
RTK – Trushpërlarësi i shqiptarëve! (*)
Dihet se për një vallëzim duhet dy personë, dhe njëri nga këta duhet edhe të udhëheqë vallen. Në rastin e mediave shqipe, shpesh herë, është mitologjia serbe që është duke udhëhequr këtë “valle”. Gazetaria shqipe, pavetëdishëm, po shndërrohet në “rob” të burimit të lajmit të manipuluar. Nuk ka gazetari kritike rreth mitologjisë serbe në Kosovë. Është e censuruar kritika rreth historisë serbe dhe politikave të shtetit serb. Dikush nga gazetarët e RTK-së do të thotë se ka diçka të tillë. Por kjo nuk është e vërtetë. Veçanërisht kjo nuk qëndron për edicionin e lajmeve të RTK-së të orës 19.30. Këtu është censura. Këtu fillon kontrolli mbi lajmin shqip. Këtu sajohet propaganda.
Po, në edicionin e lajmeve të orës 19:30 bëhet “shpërlarja e trurit” dhe manipulimi me hapsirën publike. Në RTK ka emisione “të vockla” e që shfaqen atëherë kur “bota flen”, pra kur shiqueshmëria në RTK është e vogël. Por mos harroni, atëherë kur shiqueshmëria është e madhe, aty s‘ka lajm kritik e gazetari hulumtuese.
Shtrohet pyetja:
– ku janë problemet e shqiptarëve?
– A ka pakica tjera Kosova?
– Ku janë turqit, boshnjakët, ashkalinjët dhe kroatët?
– A nuk i shef lajmi i RTK-së problemet e tyre?
Ky televizion, servil i EULEX-it dhe mbeturinave të UNMIK-ut, përpos që prodhon lajme etnikisht selektive dhe manipuluese, ndihmon edhe në ndërtimin e një fotografie «të shtrembëruar» historike për Kosovën dhe shqiptarët.
“Lajmi i RTK-së”, shpesh, nuk ka guxim e as pavarësi profesionale të trajtoj e të nxitë debat rreth kapitulimit të politikës dhe ekonomisë së Kosovës para shtetit serb.
Them se nuk ka medium publik në Kosovë, sepse për të qenë publik, duhet, pikë së pari, të mos jesh “stativë mikrovoni” i intereseve private. Them se nuk ka televizion publik, sepse për të qenë publik, duhet të mos jesh “rrogëtar” i partisë, por “ushtar” i shoqërisë.
Lajmi i prodhuar nga kjo “shtëpi publike”, nuk reflekton mentalitetin historik, kulturor e as sociologjik të këtij populli e të këtij “shteti”.
Nuk ka të vërtetë politike, nuk ka të vërtetë kulturore, nuk ka të vërtetë historike, nuk ka të vërtetë ekonomike. Ska! Ska! Ska!
_________________
Gëzim Mekuli:
– M A in Media Science and Rhethoric, – University in Bergen
– Communication, – University in Agder
– Film, Media and Communication, – University in Oslo
– Political science, – University in Mainz, Germany
– English language and litteratur, – University in Prishtina
– German in communication, – Østfold University college (1)
– Education theory in a multicultural context, – Oslo University college (1)
……………………………..
(*) Ilustrimi është i pashtriku.org)