SHEMSI REÇICA: PËRBALLJET BRENDASHQIPTARE GJATË LUFTËS NË KOSOVË (V)

Pashtriku.org, 9 korrik 2018:
QEVERIA BUKOSHI DHE LPK-JA E KANË DËMTUAR RËNDË UÇK-në (1)
Masakra e bandave policore serbe në Familjen Jashari, në pranverë të vitit 1998, nga njëra anë, dhe reagimi shpërthyes e presioni i madh i mërgimtarëve shqiptarë, nga ana tjetër, i detyruan krerët e LPK-së dhe Bukoshin, (kësaj radhe edhe LDK-në, LKÇK-në e disa grupime të tjera, më të vogla, të mërgimtarëve shqiptarë), të ulën në një tavolinë, për të arritur një marrëveshje, për veprime të përbashkëta.

***
Lufta në Kosovë, si çdo luftë tjetër, është një zingjir i gjatë, që përbëhet nga hallka të forta, por edhe më të dobëta; të rëndësishme, por edhe më pak të rëndësishme; të dukshme, por edhe të padukshme; të njohura deri sot, por edhe të panjohura ende, që janë të lidhura pazgjidhshmërit, por edhe jo aq fort, me njëra-tjetrën.
Koncepti i plotë e i qartë për luftën në Kosovë, si për çdo luftë tjetër, mund të formohet vetëm atëherë kur të njihet secila hallkë veç e veç dhe, sidomos, kur të njihen lidhjet ndërmjet tyre dhe, sidomos, kur të njihen lidhjet ndërmjet hallkave kryesore të luftës në Kosovë.
Qeveria Bukoshi dhe LPK-ja, janë, pa dyshim, hallkat më të forta dhe më të rëndësishme, prandaj edhe kryesoret, në zingjirin e gjatë, por të këputur copë-copë, të luftës në Kosovë.
Qeveria Bukoshi, ose, më saktësisht, Bukoshi vetë, sepse ishte ai që ka matur, ka prerë dhe ka qepur vetë, në emër të Qeverisë së Kosovës, pra dr.Bukoshi vetë, bashkë me Fondin e “tij“ të 3 %-shit, në njërën anë, dhe LPK-ja, ose, më saktësisht, disa drejtues të saj, që kanë folur e vepruar në emër të LPK-së, pra krerë të LPK-së, bashkë me fondin e “tyre“ Vendlindja thrret, në anën tjetër, janë të lidhur ngushtë me UÇK-në dhe me luftën e saj, për çlirimin e Kosovës.
Sipas deklaratave të drejtuesve të LPK-së, ishin ata vetë dhe fondi i “tyre“, që e kanë ndihmuar UÇK-në, ndërsa Bukoshi, me bllokimin e fondit të “tij“, e ka sabotuar dhe, kështu, e ka dëmtuar UÇK-në dhe luftën në Kosovë.
Sipas deklaratave të dr.Bukoshit, ishte ai vetë dhe fondi i “tij“ që e ka ndihmuar luftën në Kosovë dhe që ishte përpjekur për “institucionalizimin“ dhe “profesionalizimin“ e UÇK-së, por drejtuesit e LPK-së e kanë dëmtuar dhe e kanë penguar këtë proces.
Pavarësisht këtyre deklaratave të kundërta, e vërteta për raportet Bukoshi-UÇK dhe për raportet e disa krerëve të LPK-së me UÇK-në, si duket, gati si gjithmonë, qëndron diku në mes të deklaratave të njërës palë dhe të palës tjetër.
MARRËVESHJA BRENDASHQIPTARE QË ZGJATI VETËM NJË DITË
Raportet ndërmjet Qeverisë Bukoshi dhe LPK-së janë të hershme dhe kanë kaluar nëpër disa faza. Në fillim, pas shfaqjes së saj në Mërgatën shqiptare, Qeveria Bukoshi, për një kohë, është mbajtur nën vëzhgim të kujdesshëm të LPK-së, në pritje të (mos)veprimeve të tij. Në këtë kohë, mund të thuhet, raportet e tyre ishin as të mira, as të këqija.

Bujar Bukoshi (kryeministri i 3%’shit) dhe Sabri Kiçmari (LPK)

Më vonë, krerët e LPK-së u “bindën“ se kryeministri Bukoshi, përveç angazhimeve verbale të tij, për Republikën e Kosovës, dhe mbledhjes së fondeve nga mërgimtarët shqiptarë, ai s’po bënte gjë tjetër. Në këtë fazë, ata i filluan kritikat dhe sulmet e tyre verbale, kundrejt Bukoshit e qeverisë së tij.
Pastaj, ishte një fazë tjetër, faza e tretë, pas “mosmarrëveshjeve“ të njohura ndërmjet doktorëve Rugova e Bukoshi (pra, pas “mosmarrëveshjeve“ të institucioneve kryesore të Kosovës, Presidencës dhe Qeverisë), kur ndërmjet Bukoshit dhe krerëve të LPK-së, filluan marrëdhënie më të mira. Në këtë kohë, fotot me deklaratat dhe intervistat e dr. Bukoshit, sidomos ato që shprehnin pakënaqësinë e tij me dr. Rugovën dhe me LDK-në, zinin vend në faqet e para të ZIK-ut, organ i LPK-së.
Në fazën e katërt, në prag të shpërthimit të luftës në Kosovë, marrëdhëniet Bukoshi-LPK, u acaruan prapë. Kjo kohë përkonte me tërheqjen e heshtur të kritikave e të sulmeve publike të Bukoshit, në ardesë të kryetarit Rugova, të LDK-së e të institucioneve të tjera në Kosovë, në prag të fillimit të vitit shkollor-akademik 1996/97, për të arritur kulmin, pastaj, gjatë gjithë kohës, sa zgjati lufta në Kosovë, dhe pas saj.
Masakra e bandave policore serbe në Familjen Jashari, në pranverë të vitit 1998, nga njëra anë, dhe reagimi shpërthyes e presioni i madh i mërgimtarëve shqiptarë, nga ana tjetër, i detyruan krerët e LPK-së dhe Bukoshin, (kësaj radhe edhe LDK-në, LKÇK-në e disa grupime të tjera, më të vogla, të mërgimtarëve shqiptarë), të ulën në një tavolinë, për të arritur një marrëveshje, për veprime të përbashkëta, në Diasporë dhe në Kosovë.
Takimi u mbajt në Bon të Gjermanisë dhe “palët“ shqiptare arritën marrëveshje që të heqin dorë nga grindjet dhe nga akuzat e ndërsjella publike; të ndihmohet financërisht e në çdo mënyrë tjetër UÇK-ja; dhe që ndihmat e bashkatdhetarëve tanë në Perëndim, të derdhen në një fond – në Fondin e Republikës së Kosovës.
Lajmi për arritjen e kësa marrëveshjeje, i publikuar në media, u prit mirë nga mërgimtarët shqiptarë, por, për çudi, vetëm një ditë më vonë, marrëveshja e arritur, ndërmjet “palëve“ shqiptare, u prish. Të nesërmen, përfaqësuesi i LPK-së, Sabri Kiçmari, kërkoi derdhjen e menjëhershme të të gjitha ndihmave financiare të bashkatdhetarëve tanë, në Fondin “Vendlindja thrret“(!), por Bukoshi nuk e pranoi këtë kërkesë.
Pastaj, pas dy ditësh, krerët e LPK-së e publikuan në media, tërheqjen e tyre nga bashkpunimi me Bukoshin dhe, në takimet e tyre të dendura, anembanë Perëndimit, ata i vazhduan me intenzitet edhe më të madh akuzat e tyre, në adresë të Bukoshit.

(VAZHDON)

________________
SHEMSI REÒªICA: PËRBALLJET BRENDASHQIPTARE GJATË LUFTËS NË KOSOVË (I)
https://pashtriku.org/?kat=43&shkrimi=7825
***
SHEMSI REÒªICA: PËRBALLJET BRENDASHQIPTARE GJATË LUFTËS NË KOSOVË (II)
https://pashtriku.org/?kat=43&shkrimi=7826
***
SHEMSI REÒªICA: PËRBALLJET BRENDASHQIPTARE GJATË LUFTËS NË KOSOVË (III)
https://pashtriku.org/?kat=43&shkrimi=7827
***
SHEMSI REÒªICA: PËRBALLJET BRENDASHQIPTARE GJATË LUFTËS NË KOSOVË (IV)
https://pashtriku.org/?kat=43&shkrimi=7828
***
SHEMSI REÒªICA: PËRBALLJET BRENDASHQIPTARE GJATË LUFTËS NË KOSOVË (V)
https://pashtriku.org/?kat=43&shkrimi=7837
***
SHEMSI REÒªICA: PËRBALLJET BRENDASHQIPTARE GJATË LUFTËS NË KOSOVË (VI)
https://pashtriku.org/?kat=43&shkrimi=7841
***
SHEMSI REÒªICA: PËRBALLJET BRENDASHQIPTARE GJATË LUFTËS NË KOSOVË (VII)
https://pashtriku.org/?kat=43&shkrimi=7846
***
SHEMSI REÒªICA: PËRBALLJET BRENDASHQIPTARE GJATË LUFTËS NË KOSOVË (VIII)
https://pashtriku.org/?kat=43&shkrimi=7850

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura